Close
Faqja 3 prej 59 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 583
  1. #21
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    S'kam qetësi.....

    Pak diell kam lypur
    Në pikën e vrerit,
    Eklipsi e zhyti
    Në thonjtë e territ.

    Në shtegun e malit
    Kërkova pak hënë,
    M'u fsheh prapa kodrës;
    Prit pjesën e ngrënë.

    Ju luta pak natës
    Të fsheh prapësitë;
    Jam jotja e gjitha
    Merr çelsat e shtëpisë....

    Ju drejtova ligjit
    Për rrugën e humbur,
    Nga kuleta nxjerr kokën,
    Këtu jam i lumtur...

  2. #22
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    E di se ku vete.....

    E di, jam i vogël,s'kam përse të mburrem,
    Ndonse fati im, më ngjiti në majë.
    Si gërsheta e vajzës,pleksem edhe çthurem,
    Si uji i burimit,sytë kushdo ti lajë.

    Kam një gjë të mirë, e di se ku vete.
    Edhe pse i vogël, llumi s'më mbulon,
    S'më lëkundet trupi, kur bien tërmete,
    Dhe pse e gjith bota,djeg e përvëlon.

    Do të thoni ju : Ku është vlera jote?,
    Ku është krenaria që s'na e tregon?!
    Un' kam ngelur i vogël,mot e nëpër mote,
    Se nuk di të çirrem si një megafon.

    Po kur fryn stuhia, s'fshihem mbrapa derës,
    Erë bëhem dhe unë,nëpër shpate, maja.
    Miq un' jam i vogël,vetes ja di vlerën,
    Shpirtin kam të madh, si në hon rrungaja.

  3. #23
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    As vet' nuk di ç'far thua....

    Ti shpesh zotri gërthet si i xhindosur,
    Me zërin shpellë e gishtin shpatë të mprehtë.
    Kërkon pushtet me votë të përdhunosur,
    Kërkon obor,oborr si mbreti vetë.

    Sepse siç thua,as vetë nuk di çfar thua.
    Demokraci me ty lozin në lojë.
    Kur shoh pushtetin në kthetrat e tua,
    Si një skifter me zogun nëpër gojë.

  4. #24
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    O Njerëz....!


    O Njerëz të bekuar : Ç'far kini?!
    U shtypët në mitingje partie,
    S'më duhet nga jeni,nga vini,
    Më dhimbset që kini padije.

    O Turma, drejtuar së prapthi,
    Akoma me njëshin jetoni?!
    Ç'i doni aman më qafshi,
    Mendoni për vete,Mendoni.....

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-02-2009
    Postime
    33
    Duke ju dëshiruar shëndet të plotë dhe gjithë të mirat në jetë, ju përgëzoj për poezitë
    që na ofroni në forum. Veçmas përshëndes qëndrimin tuaj ndaj politikave që na servohën
    në Kosovë.

  6. #26
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Kanë filluar.......

    Kanë filluar njerzit të flasin me vete,
    Me gojë e me dorë, japin edhe marrin.
    Pema e braktisur,s'nxjerr lastarë për gjethe,
    Njerzit e vetmuar, s'dihet ku kanë varrin.

    Kanë filluar njerzit, qeshin kot së koti
    Dhe ëndrra shikojnë ditën me sy hapur.
    U lodhën kaq vjet,shum i egër moti
    Dhe yjet në qiell do ti kishim kapur.

    Kanë filluar njerzit, merren vesh me shënja,
    I ka poshtëruar,pa faj, kjo rrëmujë,
    Çdo ditë, shi e ngricë,pëllitje e gjëma,
    Çdo orë fatkeqsi,të qara me kujë.

    Kanë filluar njerzit të flasin me vete,
    Vite më përpara,i huaj ky ves.
    S'di se nga të shkoj, si një gjethe vjeshte,
    Që e rrëmben era, e s'di se ku vdes.


    Përshëndetje have! Respekte për leximin dhe komentimin e poezive të mia.

  7. #27
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...


    Vetëm pas mesnate........


    Vetëm pas mesnate, bëj shëtitje parku,
    Kohë kur mitingashët, tulaten për gjumë.
    Nga ndotja e fjalëve, ndjej një prerje barku,
    Si grua shtatzënë, me barkun në hundë.

    Ndjej erën e Lanës ,nga pshurrjet masive
    Dhe stolat e parkut, thyer me tokmak.
    Pemët zverdhulluar, s'vlejnë as për hije
    Mëndje turbulluar them ë çlodhem pak.

    Po zërat e çjerrë, ngrihen si fantazma,
    Me shishe në dorë, dehur nga alkoli.
    O hapim kutitë, o vdesim nga astma,
    S'e lëmë këtë popull, ta mbuloi gjoli.

    Ëndrra me sy hapur, shikojnë të gjithë,
    Bashkqeveritarë edhe opozitë.
    Të gjith veshpalarët, shtrëmbërojnë turinjtë,
    Na vodhën pushtetin, do tu nxjerrim sytë.

    Politikë banale, pa sens e pa normë,
    Nxjerrje muskultierësh, çdo orë në ekran.
    Do tu heq dhëmballët, një zë i rëndomtë,
    Punistomafiozve, që s'gjëjnë derman.

    Kjo është politika, fjalor pasuruar,
    Zënka më banale, s'mund të gjësh askund.
    Ky është testamenti, që kanë trashëguar,
    Nga etrit e tyre,politika ...Llumb......

  8. #28
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Unë dhe libri....


    Unë po shkruaj një libër me vjersha,
    E nisa dhe do ta mbaroj këtë punë.
    I shkrojta ashtu siç i desha,
    S'edi! Tek ty a do të lënë gjurmë.

    Duke radhitur vjershat në libër
    Në siklet unë dhe bashkëshortia ime.
    Aman më thoshte- Më duket si dimër,
    S'kemi patur traditë për krijime.

    Do të thonë njerzit : Ja filloi dhe ky,
    Të shkruaj vjersha si një i "lënë".
    Njëri-tjetrin shikuam në sy
    Dhe vjershat na dukeshin si brengë.

    Po ç'kanë vjershat e mia moj zonjë?!
    I kthehem nuses duke qeshur.
    Ato janë, si një lastar i njomë,
    Jo si një hu gardhi që rri fjetur.

    Vendosëm: Librin do ta botojmë.
    Autori dihet, do jem unë.
    Në se nuk na ecin,na i refuzojnë,
    Atëhere recitoi ti- u pa kjo punë.

  9. #29
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...


    Fundtakimi.....

    Të pash' në buzën e greminës,
    Diku mes vdekjes edhe jetës.
    Si thik xhelati prapa shpinës,
    Si gënjeshtar pranë të vërtetës.

    Të pash' me syrin e një njerku,
    Më pe me shpirtin e një nëne.
    Si krisma që lëngon tek bregu,
    Si shpresa që s'i shkon një zëmre.

    Sërisht mes jetës edhe vdekjes,
    Si hije nate vjen harrimi.
    Ky fundtakimi i pikpjekjes,
    Po më shikon me sy pendimi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 08-01-2010 më 08:54

  10. #30
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë....

    Nuk e di ........?!

    Nuk e di nga iku zogu i rrallë,
    Ku shtegëtoi këtë dimër babëzi,
    Drutë në vatër bëhen dritë e valë
    Dhe furtuna kthehet në stuhi.

    Nik e di ku zogu i rrallë ndodhet
    Dhe fole a ngriti përsëri?!
    Ndoshta përmbi dëngje reshë çlodhet
    Dhe ankohet natën si fëmi.

    Po ku fshihet cicërima e tia?
    Mos u fshe në pyll a në korie!
    Ndoshta nata zgjohet nga mërzia
    Dhe më çfaqet ditën si një hije.

    Nis kërkoj,kërkoj e rroj me shpresë
    Dhe mes malesh vetëm kërkoj ndihmë.
    Ndoshta era që solli kjo vjeshtë,
    Ja rrëzoi,ja prishi shtëpinë.

    Ndoshta malli vetë do të ma sjellë,
    Në ballkon me sqep do të çukisë.
    Dhe së bashku të dy në pranverë
    Zemrat fati do ti gudulisë........

Faqja 3 prej 59 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •