Close
Faqja 2 prej 59 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 583
  1. #11
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Ky qytet....


    Ky qytet, ndoshta ka me mijra zëra.
    Zëra të lashtë e zëra të rinj.
    Disa i veçoj nga e tëra,
    Për disa të tjerë,ndes qirinj.

    Ah,sikur një zë,veç një zë,
    Të ishte zë i kthjellët,zë poeti.
    Mes turmës do ta dalloja që çke me të,
    Nga zëri i çjerrë i një deputeti.

    Ku janë zërat e ëmbël vargëzus,
    Që rrallë shfaqen në qytetin tim,
    Un' gjithmonë i pyes,gjithmonë i lus,
    Ti japin frymë jetës,që është në lëngim.

  2. #12
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë..

    Në ëndërr....

    M'u duk sikur ecia rrugës lakuriq
    Dhe të gjith me gisht drejtuar drejt meje.
    Më flet një zë i njohur: Ne jemi miq,
    S'ke përse i futesh kësaj beteje?!

    Ky dashamirës s'di nga dreqin doli,
    Hedh syt' vërdall s'përpëlit njeri.
    Nga pema lart, zogu sqepin nxorri,
    Me cicërimë më thot: Un' jam si ty.

    Nga cicërima ëndrra m'u largua
    I përgjumur shikoj trupin tim.
    Kjo ëndërr turpi s'di pse m'u afrua,
    Kur jashtë bie borë,fryn dhe një thëllim.

  3. #13
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Pas kaq vitesh.....


    Ka gjëra që koha i lë në harresë,
    S'kujtohen dhe humbasin si gjilpëra në kashtë.
    Dikur,për dikë,kishja debulesë,
    Tani, se di, ku jeton dhe a është.

    Kujtimin e saj ëndrra ma zbuloi,
    Pas kaq e kaq vitesh,ma solli përballë.
    Ajo flokë gjatë si pëndë palloi,
    Un,si fletë e tharë, që lundron mbi valë.

    Ajo më thoshte : Kush je ti vallë?!
    Unë i thoshja : Po ti kush je?
    Ëndra , na solli prapë, ballëpërballë,
    Të shkrrumbuar të dyve nga e njëjta rrufe.

  4. #14
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...



    Ti......

    Ti që ecën i shkujdesur,
    Herë pas here ndalesh dhe dëgjon.
    Të vjen si furtunë,si zë i mpleksur,
    Zëri i një të njohuri me megafon?!

    Ty, të bën përshtypje toni i tia.
    Herë i zbutur herë në kup të qiellit.
    Menjëherë të përqafon mërzia
    Dhe shkrihesh si rrëshirë nën rrezet e diellit.

    E vret mëndien thua :Ç'i ka ndodhur?!
    Kushedi ç'i ka shkrepur në kokë?
    Ndoshta natën nga ballkoni hedhur
    Dhe memoria i është bërë copë.

    Ndoshta është sëmurë nga karrikja
    Dhe me të në hall të math ka rënë.
    Ç'far ti thuash s'i qaset as mikja,
    E përbuz e thot : E kam të lënë.

    Ndaj ti zotri vazhdo i lirë,
    Lëre zërin pas në ndonjë pritë.
    S'e dëgjon, është puna më e mirë,
    Zëri tij më ngjan me një komit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 02-01-2010 më 16:16

  5. #15
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Më thot vargu.....

    Ma jep muza,shkruaj vargje,
    Shkruaj libra,zhgarravis.
    Ma do malli e puth pragje
    Dhe si erë e ngrohtë lëviz.

    Ma do halli,loton syri
    Dhe me lotin bashkjetoj.
    Terri natës del nga pylli,
    Si gjahtari me langonj.

    Ma do koha të qesh buza
    Dhe me qeshjen të këndoj.
    Më thot vargu të rroj muza
    Dhe si muzë të shtegëtoj.

  6. #16
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zëra e Çjerrë....

    Vjen një kohë......

    Vjen një kohë që turpi s'pika ujë,
    Zakonisht kur bëhesh person VIP.
    Tridhjet herë në ditë ndërron lekurë,
    Njëqind herë në vit ndërron partitë.

    E ku njihet turpi nga një VIP.
    Turp nuk ka as kur ka gruan k.....ë.
    Mjafton shkallët një nga një ti ngjit
    Dhe sikur, të jenë larë me shurrë.

    Është kjo kohë që pjell të tillë kallupa,
    Është fabrikë që nxjerr me porosi.
    I shikoj e më ngjallet krupa,
    I dëgjoj e mbyll veshë dhe sy.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 04-01-2010 më 15:57

  7. #17
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Ua them ta dini......

    Gabuat zotri që trokitët tek unë,
    Ndoshta në një vënd tjetër duhet trokitur.
    Unë ndjej ftohtë dhe kur flë gjumë
    Dhe friksohem,kur më vini pa pritur.

    Këtu s'kam as drita,as ujë.
    Jetë shpelle po bëj disa vjetë.
    Ua them ta dini këtë katraurë,
    Se as kush s'kujtohet,as dreqi vetë.

    Ma thoni ç'të bëj unë fatkeqi,
    Sonte me ju në errësirë?!
    Ç'patët? Ç'dreqi ju gjeti.....
    Që më gjetët gjallë,pa ngrënë e pa pirë.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 04-01-2010 më 17:08

  8. #18
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Dëshirat time s'kanë më vlerë..........(Çaste dëshpërimi)


    Dëshirat time s'kanë më vlerë,
    M'u lodhën ëndrrat përgjithnjë.
    Kjo jetë, më ngeli në derë
    Dhe mallkoj veten për këtë.

    Jetën time të bleruar,
    E vyshku kjo stuhi e fatit.
    Jetoj një jetë të ngatërruar,
    Ndaj fundin pres e them : Jam gati.

    Kështu në jetën rrjepacake,
    Ku drita s'ka,veç errësirë.
    Një yll i zbehtë,nuk sjellka fate
    Një fund i tmerrshëm të bëka mirë.

  9. #19
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Në se doni......

    Gjahtar' i zoti,s'vret mjelma në liqen,
    Se mjelma dihet që nuk vritet.
    Një derr i egër vritet nuk e them,
    Se në këtë kohë nga derrat ç'far nuk pritet.

    Por derrat nuk vriten me saçme qëni,
    As me artikuj gazetash kritikë.
    Në se doni Shqipërinë ta bëni,
    Operoni trurin dhe zvëndësoni turinjtë.

  10. #20
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    S'vlen për mua.....

    Çdo gjë e re xhaketë e vjetër,
    Tek një poet moderrn i kohës.
    Një varg i ri me një stil tjetër,
    Ardhur vërdall rreth metaforës.

    Kjo gjë nuk vlen aspak për mua,
    Dëshira ime ka tjetër normë.
    Çdo varg të vjershës të thjeshtë e dua,
    Të plotkuptimtë përmbajtje,formë.

Faqja 2 prej 59 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •