Close
Faqja 12 prej 59 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 583
  1. #111
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Ty të them.....


    Ty të them e shtrënjtë,lamtumirë,
    Veç se kaq mjafton,të kam në shpirtë.
    Unë jam mëndjekthjellët,s'jam i pirë,
    Por kjo jetë na ndau mizorishtë.

    Lamtumirë e dashur,fjalë e rëndë.
    Shpirtin për ta lodhur s'ka përse.
    Vdekja në këtë botë e lehtë pëndë
    Dhe vetë jeta duket si rrufe.

    Fati paska qënë i pamëshirshëm,
    Ndarjen na e dha si pa përtesë.
    Bashkë do shihemi,do shihemi sërishëm
    Dhe s'do kemi vetëm ndarjen pjesë.....

  2. #112
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Më duhet........

    Mos eja,mallkomë këtë herë:
    "Të pafsha tërë jetën qyqar"!
    Që zëmra mungesën ta ndjejë,
    Që shpirti të digjet si zjarr.

    Ta ndjej largësinë tënde,
    Mallkimi ndërgjegjen ta zgjojë.
    Të bëhem kufomë pa mëndje
    Dhe loti faqeve të pikojë.

    Më duhet një dallgë rrebeshi,
    Një mësim i mirë në jetë.
    Buza të mos tallet,të qeshi
    Dhe zemra të rrahi vërtetë.

    Një shëmbje si për në rrënojë,
    Më duhet,vërtet e kam hak.
    Një qeshje e ngrirë në gojë,
    Si lule e vdekur,si shuplak.......

  3. #113
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    E di.....


    Unë jam i vogël e s'kam përse të mburrem,
    Që ka gjeni në këtë fushë..,. E di.
    Unë si një kulpër përdridhem e thurem,
    Të sjell tek ju, një varg, një poezi.

    Për kaq sa bëj, krekosem si kaposhi,
    Sytë i mbyll e vargje them pa fund.
    Rri pres dikë, me lajka të më joshi
    Që fundin tim,kjo erë të mos ta mund.....

  4. #114
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Natë Vrastare.....


    Sonte zbriti nata si e krisur......
    Errësoi fytyrë,shpirt e zemër.
    E ndaloi ditën,për atje ku ishte nisur,
    Ja nxorri sytë,ja preu veshët,gishtrinj e thëmbër.

    Nga kjo ndodhi vet' bota heshti.
    E lanë Natën të bëjë batërdinë.
    U gjallërua miu,morri,pleshti
    Dhe e errësoi më thellë faqezinë.

    E ndjeva këtë masakër nga vjedhia e ajrit,
    Frymëmarria po mbytesh si miza në dhallë.
    Nata vrastare shëtiste pazarit
    Dhe i shkulte botës dhëmbë e dhëmballë.

    I pash' kur trafikonin organe,drogë,fëmijë,
    Vet' Nata mburresh për gjëmat.
    Kjo Natë ç'do gjë mundet të përpijë
    Si kuçedër mund të thajë detet ,
    E si fallxhore mund t'i tregoi bëmat...

    Nga kjo Natë dikush humbi një yll,dikush gjithçka
    Dhe prap' ua vodhën vajin,lotin.
    Jetohet plot' a jetohet batiava
    Askush s'të jep përgjigje motë-moti.....

  5. #115
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    ***********************


    Shikimi yt më fal një drithërimë,
    Mosqënia jote mërzi të madhe sjell.
    Një mjegullnai që varet në greminë,
    Ulet e ngjitet e prap vetveten nxjerr.

    Asgjë s'ka shije pa ty në këtë botë
    Dhe dielli vet' rrezet i shpërqëndron.
    Çdogjë e mirë pa ty duket e kotë
    Dhe vet natyra çdogjë e refuzon.....

  6. #116
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Shuhet llambadari i Hënës.....


    Rënkon deti nga furtuna,
    Si një plak' në agoni.
    Përmbi valë përdridhet shkuma,
    Kridhet,ngjitet si veri.

    Buzgreminës varur fati,
    Korridoreve buçet.
    Pafuqi,veç nga inati
    Errësira veten vretë.

    Shuhet llambadari i Hënës,
    Si feneri që s'ka vaj.
    Vdekur melodia e zemrës,
    Si violinë këndoj e qaj.

    Rënkon pylli,rënkon bota,
    Si një qyqe po vajton.
    M'u dogj shpirti,m'u ça koka,
    Ashkla,ashkla,tokën çpon.

    Qëllon që qaj i vetmuar,
    Në një hon a në një brinjë.
    Veç ty të kisha të çmuar
    Ndaj vajtoj me drithërimë....

  7. #117
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    S'di.......?!


    S'di,sepse u plakëm para kohe,
    Dimri shtigjet zuri me dëborë.
    Ç'far gëzuam në këtë jetë-llohe?
    Vetëm zënka,llazarë me këmborë.

    Kush na ka mallkuar,që s'e dimë
    Dhe na la në jetë këtë ndëshkim.
    Dimrat një pas një mbi krye rrinë,
    Si telvik në qafë,or miku im.....

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Përshëndetje Riza!
    Gëzohem që je mirë dhe këtë ma tregojnë 100 përqind poezitë e tua që i lexoj sa herë që ti i poston pavarësisht se nuk të shkruaj.
    Me respekt

  9. #119
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Përshëndetje Riza!
    Gëzohem që je mirë dhe këtë ma tregojnë 100 përqind poezitë e tua që i lexoj sa herë që ti i poston pavarësisht se nuk të shkruaj.
    Me respekt
    Beso! Ju falenderoj për pjesmarrjen dhe komentin.Për çdo gjë tjetër jemi më tepër se të mirkuptuar.Askush s'duhet të paragjykoi kërrkënd pse nuk komentoi tek postimi im,sepse kjo do quhesh fundi i çdo krijuesi.Shijet e mia janë krejt ndryshe me këto gjëra.Ç'do njeri e respektoj,por nuk e vlerësoj nga komentet.Urime mik i dashur......... Respekte Beso......

  10. #120
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Ti Pranverë.....

    Ti pranverë e majit' ëmbël,
    Hyr më thellë në shpirtin tim.
    Nxite gjakun mu në zemër,
    Ti sjell vajzës përcëllim.

    Maj' aromë i dehur, musht,
    Trokit hape shpirtin tim.
    Thuaj zoçëkës: Nuk jam pusht,
    Jam një djalë në përvëlim.

    Sythe lulesh më çel syri,
    Gonxhe bëhen në pranverë.
    Nis këndoj me zë bylbyli
    Shpirtin zoçkës t'ja bëj erë...
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 05-04-2010 më 07:35

Faqja 12 prej 59 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •