Close
Faqja 10 prej 59 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 583
  1. #91
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Krenaria e fjalës.......

    Krenaria e fjalës sime,
    Rri e fshehur prapa malit.
    Jap dhe marr me tërsëllime,
    M'i kthen klithmat si të djallit.

    Kur vjen çasti i mirkuptimit,
    Të pathënat janë tretur.
    I humbet vlera besimit
    Edhe fjala bëhet hekur......

  2. #92
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Trokas në portën tënde......


    E kush tjetër mund të jetë kaq von në këtë rrugë
    Dhe me hijen e natës portën ka mbuluar?!
    Kjo hije e zgjatur ngjason me një gur,
    Që i është shkëputur malit dhe rrugës është thërmuar.

    Mënyra se si rri e se si flas,besoj se jam i njohur,
    Për zogjtë e lagjes dhe gurët e sokakut.
    Un' s'jam më ai guri i parë,por ky guri i çkulur,
    I rrukullisur në brinjët e merakut.

    Nëse dëshiron të më puthësh o Njeri,
    Nuk gjën dot buzë e faqe të lëmuara.
    Unë jam rrugëtar i jetës pa kufi
    Dhe natën e zhvendos nga kjo portë me këto duar.

  3. #93
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Pushoj në shtretër çmëndurie.....


    Pushoj në shtretër çmëndurie,
    Në shtretër kohe egërsirë.
    Tutorë që rrojnë me gjak fëmije
    Buz lumit Lanë er' qelbësirë.

    Në semafor,rrugicë dhe parqe
    Fëmij të shtrirë mbi kartona.
    Tutor me bark e me mustaqe,
    Sundojnë nga larg si milingona.

    Fytyrë e shtetit lypsëria,
    E maskarait për tutor.
    Ç'far pret ti popull nga partia,
    Kur varfërinë ta sjell me zor......

  4. #94
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    As ai dhe.....


    Në as një cep të botës nuk më zë gjumi
    Dhe pse më shtrojnë çarçaf të mëndafshtë.
    Isha mësuar ta vendosia kokën tek gjuri
    Dhe të shtriheshim të dy në të njëjtin rrafsh.

    E ke ditur që përkëdhelitë më shëronin,
    Si valët e detit që shërojnë bregun.
    Zogjtë mbi pemë cicërimat tona imitonin
    Dhe bënin të lotnte dhe shelgu.

    Një jetë të tërë u rritëm bashkë
    Dhe vargmalet dot s'na ndanë.
    As ai dhe s'do na ndai, për një kohë të lashtë,
    Prap kokën do ta vendos tek gjuri yt, që do të kem pranë.

  5. #95
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    As kjo botë....


    U eklipsua dielli dhe humbe ti,
    Deti u tha dhe bota ngeli bosh.
    Një shkretëtirë shpirti,në sy stuhi,
    Zëmra asnjë lajkë s'po më josh.

    Bëhem Zot dhe lind një botë të re.
    Në gërmadhat e botës vjetër kërkoj përsëri.
    As kjo botë s'ma embëlson të shtrenjtin dhe,
    As kjo botë s'e kupton fjalën njeri......

  6. #96
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Eh.....!!!!

    Eh,sa brenga brënda meje,
    Hyjnë e dalin nëpër skuta.
    Të fshehur pas ferexheje,
    Të maskuar si hajduta.

    Jap e marr me brengën time,
    Si një foshnjë që s'di çfar bëhet.
    E kuptoj që çdo thërrime,
    Brënda zemrës po shpërbëhet.......

  7. #97
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Eja me mua.......


    Eja me mua në parkun Rinia,
    Tani që dimri iku dhe lulet po çelin.
    Nga boçet e ajrit po zbret vetë çudia,
    Në beben e syrit dashurinë ta mbjellim.

    Po,tani,ku stolat janë zgjuar
    Dhe presin vizitorë pakufi.
    Ta mbështjelli dashurine që na eshtë afruar,
    Pranë gjoksit e buzë më buzë të dy....

  8. #98
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Kështu dashurova unë........


    Unë të desha përtej vetes
    Dhe prap them: Të desha pak.
    Sipër lugjit afër mbretes
    Ndoshta duheshim pa cak.

    Si s'të desha pak më shumë,
    Ti them vdekjes mos m'u qas.
    Dhe kaq sa të desha unë,
    S'do të thot të të humbas.

    Përtej jetës,përtej vdekjes
    Kështu dashurova unë.
    Si një skllav i së vërtetës,
    Pse s'të desha pak më shumë?!.....

  9. #99
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Gjumin flak' në ëndërr....


    Orët e natës nuk i përfill,
    Gjumin flak në ëndërr.
    Largoj çdo ditë me mundin tim,
    Një vdekje shumë të ëmbël.

    Gjumi është vdekje.Dot s'më mashtron,
    Një gjumë i thellë qetsie.
    Një orë më pak më shum rinon,
    Më shmang prej skllavërie.

    Dhe pse i lodhur i rropatur,
    Ditës plot ngarkesë.
    I shmangem gjimit shum i matur,
    Do flë kur unë të vdesë.

    Kur më mund gjumi, më vë poshtë,
    Ndjehem njeri i vdekur.
    Me ëndrrën zihem,vdekjen mposhtë
    Dhe zgjohem krejt i mekur......

  10. #100
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Krenaria e fjalës.......

    Krenaria e fjalës sime,
    Rri e fshehur prapa malit.
    Jap dhe marr me tërsëllime,
    M'i kthen klithmat si të djallit.

    Kur vjen çasti i mirkuptimit,
    Të pathënat janë tretur.
    I humbet vlera besimit
    Edhe fjala bëhet hekur......
    Sa shume thote fjala, siç ka thene edhe ne keto vargje. Shume bukur!
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 10 prej 59 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •