Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 44
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Mesazhe inkurajuese!

    "Por tani, pasi u liruat nga mėkati dhe u bėtė shėrbėtorė tė Perėndisė keni pėr frytin tuaj shenjtėrimin dhe pėr fund jeta e pėrjetshme." (Romakėt 6:22)

    Nė kundėrshtim me ata qė besojnė se shenjtėrimi fitohet me vepra, Pali na thotė se shenjtėrimi ėshtė FRYT. Ka shumė tė krishterė sot qe me zemėr tė ēiltėr punojnė me gjithė fuqinė e tyre, me shpresen se njė ditė mund tė fitojnė shenjtėrimin. Kėtyre personave kur u thua se janė tė shenjtė, ata e quajnė gati blasfemi, sepse mendojnė se po marrin lavdinė e Zotit mbi veten e tyre dhe se po krenohen, nė vėnd qė tė jenė tė pėrulur. Ata i druhen krenarisė frymore sepse u ėshtė mėsuar se duhet tė jenė gjithmonė tė pėrulur.

    Por kėta vėllezėr/motra tė shenjtė, nuk e kuptojnė se ata janė tė shenjtė nė Krishtin, jo nė veten e tyre. Krenaria nė Krishtin, ėshtė njė krenari e Perėndishme, sepse e gjithė lavdia i takon Atij. Ne, nuk kemi nevojė tė punojmė pėr shenjtėrinė, pasi atė e kemi marrė dhuratė nga Perėndia, por ne kemi nevojė tė punojmė pėr tė qėndruar nė kėtė shenjtėri, qė na ėshtė dhėnė tashmė. Kemi nevojė ta kultivojmė kėtė shenjtėri.

    Le tė marrim si shembull pemėn. Pema, nė stinėn e duhur nxjerr frytin e saj, por pema ka nevojė pėr prashitje, vaditje dhe krasitje. Nėse pemės nuk i bėhen kėto punime, atėhere fryti i saj do jetė i varfėr. Por nėse i bėhen kėto punime, atėhere fryti do tė jetė i shėndetshėm dhe i bollshėm. Por nuk duhet tė harrojmė se fryti vjen si rrezultat i rrėnjėve tė pemės. Rrėnjėt tona ne i kemi tė ngulur nė Krishtin dhe thithim jetė prej Tij, kėshtu pra, le tė qėndrojmė nė kėtė Tokė tė pasur, nė tė cilėn na ka vėnė Ati dhe tė punojmė pėr shenjtėrimin tė cilin Ati na e ka dhėnė nė Krishtin.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Citim Postuar mė parė nga marcus1 Lexo Postimin
    "Por tani, pasi u liruat nga mėkati dhe u bėtė shėrbėtorė tė Perėndisė keni pėr frytin tuaj shenjtėrimin dhe pėr fund jeta e pėrjetshme." (Romakėt 6:22)

    Nė kundėrshtim me ata qė besojnė se shenjtėrimi fitohet me vepra, Pali na thotė se shenjtėrimi ėshtė FRYT. Ka shumė tė krishterė sot qe me zemėr tė ēiltėr punojnė me gjithė fuqinė e tyre, me shpresen se njė ditė mund tė fitojnė shenjtėrimin. Kėtyre personave kur u thua se janė tė shenjtė, ata e quajnė gati blasfemi, sepse mendojnė se po marrin lavdinė e Zotit mbi veten e tyre dhe se po krenohen, nė vėnd qė tė jenė tė pėrulur. Ata i druhen krenarisė frymore sepse u ėshtė mėsuar se duhet tė jenė gjithmonė tė pėrulur.

    Por kėta vėllezėr/motra tė shenjtė, nuk e kuptojnė se ata janė tė shenjtė nė Krishtin, jo nė veten e tyre. Krenaria nė Krishtin, ėshtė njė krenari e Perėndishme, sepse e gjithė lavdia i takon Atij. Ne, nuk kemi nevojė tė punojmė pėr shenjtėrinė, pasi atė e kemi marrė dhuratė nga Perėndia, por ne kemi nevojė tė punojmė pėr tė qėndruar nė kėtė shenjtėri, qė na ėshtė dhėnė tashmė. Kemi nevojė ta kultivojmė kėtė shenjtėri.

    Le tė marrim si shembull pemėn. Pema, nė stinėn e duhur nxjerr frytin e saj, por pema ka nevojė pėr prashitje, vaditje dhe krasitje. Nėse pemės nuk i bėhen kėto punime, atėhere fryti i saj do jetė i varfėr. Por nėse i bėhen kėto punime, atėhere fryti do tė jetė i shėndetshėm dhe i bollshėm. Por nuk duhet tė harrojmė se fryti vjen si rrezultat i rrėnjėve tė pemės. Rrėnjėt tona ne i kemi tė ngulur nė Krishtin dhe thithim jetė prej Tij, kėshtu pra, le tė qėndrojmė nė kėtė Tokė tė pasur, nė tė cilėn na ka vėnė Ati dhe tė punojmė pėr shenjtėrimin tė cilin Ati na e ka dhėnė nė Krishtin.
    Amen!
    Mesazh shume bukur
    kjo eshte e vertete, besoj se tek i krishteri shpallja i "shenjte",nuk vjen nga vet mos kuptimi i besimtarit,nese ja thua nje gje te tille ,askush nuk e kundershton sepse e njeh nga Shkrimet.
    Shkaku i vertet eshte se nder kisha nuk ju deklarohet kurre.
    -Sepse disa kisha e kthejne ne pronesi te dhene nga meritat dhe nga shkalla e perkushtimit pra kthehet ne titull,dhe jo vetem kaq por i ndan ne shkalle me te larta se te krishteret e thjesht(teme e konsumuar)
    -Ndersa shkaku tjeter eshte : nese nje vella/moter, i deklarohet vazhdimisht qe je i shenjte sepse eshte Krishti qe te ka bere te tille!Atehere shkallet hiearkise nder kisha thyhen.
    Arsyeja per akuza,dhenja e detyrave te renda nga drejtuesit vellezerve te thjeshte bien. Frika e vazhdueshme ndaj mekatit zbehet..Sepse nje i shenjte ka perballe nje te shenjte, nje vella nje vella po aq te shenjte.

    Barazia realizohet , mesuesit e shkrimit nuk jane me ne qender, por Krishti .
    Fokusohet arsyeja e te mbledhurit bashke,jo detyrat qe jep nje pakice me e privilegjuar,dhe e ashtuquajtur me e "ditur"( nga dhunti te dhena vetem atyre nga Zoti)Por funksjonimi organik i trupit te Krishti (kisha).

    Nese te gjithe jane vellezer dhe motra te shenjte.kemi Familjen e Tij.pa tituj dhe dallime te bera jo nga Perendia por njeriu.

    I cili me cilsite e fituar nga renja,vazhdon te luftoje, po vrare mendjen se po perdor emrin e Perendise per karjere,egoizem,dhe superjoritet, qe kudo qe ti jepet mundesia te udheheqe, dhe vendose vehten mbi te tjeret.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Mesazhe inkurajuese!

    Pėrveē kėsaj mos kėrkoni ēfarė do tė hani ose do tė pini, dhe mos jini nė merak, sepse njerėzit e botės i kėrkojnė tė gjitha kėto, por Ati juaj e di qė ju keni nevojė pėr to. Kėrkoni mė parė mbretėrinė e Perėndisė dhe tė gjitha kėto do t'ju jepen si shtesė. (Luka 12:29-31)

    Zoti ynė na inkurajon tė mos sillemi si njerėzit e botės. Ai na kėrkon tė mos merakosemi pėr ushqimin tonė, tė mos kėrkojmė se ēfarė do hamė dhe ēfarė do pimė. Ai kėrkon tė vendosė zemrėn tonė nė vėndin e duhur, nė thesarin e vėrtetė. E gjithė ēėshjta ėshtė se ku ndodhet thesari ynė. Nėse thesari ynė ėshtė te tė mirat e kėsaj bote, atėhere edhe ne do sillemi si njerėzit e kėsaj bote, zemra jonė do jetė aty ku ėshtė thesari ynė. Por Zoti ynė e di mirė se sa i rrezkishėm ėshtė ky thesar.

    Ēfarė do tė thotė kjo, se unė nuk duhet tė shqetėsohem pėr familjen time, pėr fėmijėt e mi? Nuk duhet tė punoj pėr t'i siguruar familjes ushqimin e pėrditshėm dhe njė jetė mė tė mirė? Sigurisht qė duhet tė punoj pėr tė mbajtur familjen time, por zemra ime duhet tė jetė e ngulur pas njė pasurie shumė mė tė madhe, pas pasurisė qiellore. Sė fundi, atje do kalojmė pėrjetėsinė, apo jo? Pėrse sillemi si tė marrė dhe shqetėsohemi, stresohemi dhe humbasim paqen tonė duke u munduar vazhdimisht tė bėjmė njė jetė mė "tė mirė" dhe harrojmė se kėtu jemi tė pėrkohshėm?

    Nė fund tė fundit, Zoti thotė se jeta vlen mė shumė se ushqimi dhe trupi mė shumė se veshja, nė njė kohė qė ne i japim mė shumė vlerė ushqimit, veshjes dhe pasurive materiale, duke sakrifikuar kėshtu jetėn dhe trupin tonė. Ne harrojmė se qėllimi i ushqimit dhe veshjes pėrveē funksionit praktik, ka edhe njė qėllim tjetėr mė tė lartė; tė na kujtojė nė jetėn tonė tė pėrditshme se Kush ėshtė Ushqimi i Vėrtetė dhe Veshja e Vėrtetė. Gjithēka qė na rrethon, s'janė gjė tjetėr veēse njė hije tė realitetit qiellor, tė realitetit tė Tij. Prandaj edhe Ai na inkurajon tė shohim tė vėrtetėn me sytė e Tij.

    Vėllezėr dhe motra, ju lutem nė emėr tė Zotit, sot sa nuk ėshtė vonė, le tė vendosim zemrėn tonė aty ku ndodhet Thesari i Vėrtetė. Le tė mos mashtrohemi nga tė mirat e kėsaj bote, por tė kemi besim tek Ai qė di tė kujdeset pėr zogjtė e pyllit dhe pėr lulet e malit. Ai ėshtė aq besnik sa tė mos na lėrė pa ato gjėra qė ne kemi me tė vėrtetė nevojė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #34
    e kapur nga Krishti Maska e Noku Ymeri
    Anėtarėsuar
    05-03-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    84
    Gjeni kenaqesin tuaj ne ligjin e Zotit.
    Kush ka Birin ka Jeten

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Nė fakt Jude nuk ėshtė ai qė duket i tillė nga jashtė, dhe rrethprerja nuk ėshtė ajo qė duket nė mish; por Jude ėshtė ai qė ėshtė i tillė pėrbrenda, dhe rrethprerja ėshtė ajo e zemrės, nė frymė dhe jo nė shkronjė; dhe pėr njė Jude tė tillė lavdėrimi nuk buron nga njerėzit, por nga Perėndia. (Romakėt 2:28, 29)

    Tė krishterėt nuk dallohen nga se ēfarė deklarojnė ata se janė, apo se nė ēfarė shteti, apo nga cilėt prindėr kanė lindur. Sot jemi mėsuar te ndajme njerėzit nė tė krishterė dhe jo, sipas vėndeve qė ata jetojnė. Njerėzit nuk lindin tė krishterė, as nuk bėhen tė tillė me pagėzimin foshnjor. Tė krishterė janė ata qė janė tė tillė pėrbrėnda. Nuk janė faktorėt e jashtėm qė pėrcaktojnė nėse dikush ėshtė i krishter apo jo, por faktorėt e brendshėm. Nėse Krishti nuk banon nė dikė, sado qė ai tė deklarojė se ėshtė i krishterė, nuk e bėn atė tė krishterė. Nėse rrethprerja nuk ka ndodhur nė zemrėn e dikujt, ai nuk mund tė jetė i krishter.

    Kur u themi disa tė krishterėve qė jemi tė shenjtė, ata frikėsohen nga deklarata tė tilla dhe e marrin si njė krenari. Ata thonė se duhet qė tė jemi tė pėrulur dhe se krenaria ėshtė mėkati mė i madh. Por ne u themi atyre se ky lloj lavdėrimi nuk buron nga njeriu, por nga Perėndia. Shenjtėria jonė nuk ėshtė meritė e jona, por e Perėndisė. Kur ne themi se jemi tė shenjtė, nė fakt ne lartėsojmė Perėndinė qė na ka bėrė tė tillė ne qė dikur kishim damkėn e mėkatit nė trup. Tashmė ne kemi damkėn e Frymės sė Shenjtė, e cila ėshtė njė damkė jo e jashtme, por e brendshme.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Me sa shoh Penieli ka hapur njė temė tė re tė bazuar nė postimin tim tė fundit dhe ka kaluar nė atė temė tė gjitha debatet qė u bėnė. Mendoj se ka bėrė shumė mirė qė i ka kaluar nė njė temė mė vete, por kjo nuk do tė thotė se kjo temė duhet bėrė monopol. Unė dua qė nė kėtė temė tė gjithė ju tė merrni pjesė duke sjellė mesazhe tė shkurtra inkurajuese.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #37
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Smile Lutja e Jabetsit

    !. Kronikasve. 4: 9-10

    1. Zot me beko
    2.Zot zgjero territorin tim
    3.Zot me ruaj nga e keqja qe te mos vuaj

    Kjo lutje eshte lutja e nje personi emri i te cilit ka kuptimin vuajtje.
    Zoti e bekoi kete person i cili i kerkoi Zotit keto tre gjera me gjith shpirt
    Ai i kerkoi Zotit se pari qe ta bekonte ne cdo gje, ne anen shpirterore, shendetsore, materiale, shoqerore, emocionale.
    Keshtu pra qe te ishte i forte ne fizikun e tij ne shendet, i forte ne emocionet e tij, me nje marrdhenie te ngushte me Perendine dhe te kishte financa te bollshme per vete dhe per te dhene te tjereve, qe te ishte bekim.

    Se dyti ai i kerkoi Zotit per ti zgjeruar territorin : fizikisht, shpirterisht.
    Keshtu ai do te kishte vend te bollshem per te jetuar ai dhe familja e tij si dhe toka ku do te mbillte dhe korrte.
    Por do te kishte edhe ndikim shpirteror per te sjelle te tjeret tek njohja e perendise.

    Se treti Ai i kerkoi Zotit qe ta mbronte nga semundjet nga njerezit e keqij, nga sulmet e satanit dhe nga fatkeqesite natyrore, patjeter edhe nga tundimi.
    Me kete ai do te kryente punen e tij te marrjes se territorreve te reja duke patur mbeshtetjen e Zotit dhe qe Zoti do ti ruante krahet.

    Keshtu edhe ne le ta bejme kete lutje nje lutje te perditeshme , qe Zoti te na bekoje ne cdo gje , ne cdo fush.
    Qe Zoti te zgjeroj vendin ku jetojme , te kemi mundesi te shtrijme kembet rehat si dhe te influencojme mbi territoret per ti sjellle te tjeret tek Krishti.

    Dhe qe te kemi perkrahjen e Zotit dhe qe Ai te na mbuloje krahet qe te jemi te sigurte ne ecjen tone me Perendine.

    Zoti ju bekofte nderkohe qe luteni per keto gjera dhe sjellte rizgjimin permes lutjes se secilit ne SHqiperi qe njerezit te vijne tek Krishti.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Mesazhe inkurajuese!

    Por Perėndia, qė ėshtė i pasur nė mėshirė, pėr shkak tė dashurisė sė tij tė madhe me tė cilėn na deshi, edhe atėherė kur ishim tė vdekur nė faje, na dha jetė me Krishtin (ju jeni tė shpėtuar me anė tė hirit), edhe na ringjalli me tė, dhe me tė na vuri tė rrimė nė vendet qiellore nė Krishtin Jezus (Efesianėt 2:3-5)

    O Atė, tė falenderojmė pėrmes Jezu Krishtit, se Ti, ndėrsa ishin tė vdekur nė faje, pėr shkak tė dashurisė Tėnde tė papėrshkrueshme, tė paimagjinueshme, na dhe jetė me Krishtin dhe nė Krishtin. Oh Atė, sa pak e njohim dashurinė Tėnde! Sa pak jemi prekur prej kėsaj dashurie! Oh Atė, dashuria Jote, ėshtė njė dashuri transformuese, ėshtė njė dashuri qė nėse tė prek, nuk tė lė tė jesh i njėjti person. Ėshtė njė dashuri qė i sjell vdekje mėkatit, por qė na jep jetė neve.

    Oh Atė, tė falenderoj me gjith zemėr, sepse ti na ke atribuar tė githa virtytet e Krishtit. Oh Atė, Ti sheh nė ne Krishtin, sepse Ti na ke vėnė nė Krishtin. Gjithēka qė i ka ndodhur Birit Tėnd, na ka ndodhur edhe ne. U kryqėzua Krishti, bashkė me Tė u kryqėzuam edhe ne, dmth, mishi ynė, u ringjall Krishti, bashkė me Tė u ringjallėm edhe ne, e vure nė tė djathtėn Tėnde, aty ndodhemi edhe ne, nė vendet qiellore. Oh Atė, Ti na ke dhuruar gjėra qe ne nuk do mund t'i imagjinonim as nė endėrrat mė tė bukura. Nė fakt, dhuratat Tuaja, ose mė mirė Dhurata jote, ėshtė kaq e pasur, saqė shpesh, ne nuk mund ta pranojmė dot.

    Oh Atė, na hap sytė tė shohim pasuritė qė Ti na ke dhuruar. Na hap sytė tė shohim dhe tė pranojmė pasuritė e Tua. Oh, sa keq qė ne mendojmė se derdhja e Dashurisė Tėnde bėhet me kushte, sa keq qė ne mendojmė se derdhja e Dashurisė tėnde varet nga sjellja dhe jeta jonė. Oh, hapna sytė o Atė, nė mėnyrė qė tė shohim se ti na do pa kushte, mjafton qė tė kthehemi tek Ty dhe tė pranojmė ēdo ditė Dashurinė tėnde. Na hap sytė tė shohim se ku na ke vendosur, nė mėnyrė qė tė mos jetojmė sikur tė jemi braktisur kėtu nė tokė. Na hap sytė qė tė shohim realitetin frymor, realitetin qiellor. Nė mėnyrė qė tė shohim me sytė e Tu.

    Qoftė i lavdėruar Emri Yt nė shekuj tė shekujve

    Amen
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #39
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Faleminderit Marcus1

    Mua me pelqejne shume keto vargje ku flitet per rendesine e secilit besimtar ne jeten e Kishes:

    12 Sepse tė gjitha gjymtyrėt e trupit, megjithėse janė shumė, pėrbėjnė njė trup tė vetėm dhe ashtu si trupi, qė ka shumė gjymtyrė, ėshtė njė, po ashtu ėshtė edhe Krishti.
    13 Sepse ne tė gjithė u pagėzuam nga njė Frymė nė njė trup, qoftė judenj apo grekė, skllevėr apo tė lirė dhe tė gjithėve na ėshtė dhėnė tė pimė nė njė Frymė tė vetme.
    14 Sepse trupi nuk pėrbėhet nga njė por nga shumė gjymtyrė.
    15 Sikur kėmba tė thotė: "Meqenėse nuk jam dorė, nuk jam pjesė e trupit", kjo nuk do tė thotė se pėr kėtė arsye ajo nuk ėshtė mė pjesė e trupit.
    16 Sikur veshi tė thotė: "Meqenėse nuk jam sy, nuk jam pjesė e trupit", kjo nuk do tė thotė se pėr kėtė arsye ai nuk ėshtė mė pjesė e trupit.
    17 Po tė ishte i tėrė trupi sy, ku do tė ishte dėgjimi? Po tė ishte i tėri vesh, ku do tė ishte tė nuhaturit?
    18 Por nė fakt Perėndia i ka vėnė gjymtyrėt, secilėn prej tyre, nė njė trup, ashtu siē deshi Ai.
    19 Po tė ishin tė gjitha njė gjymtyrė, ku do tė ishte trupi?
    20 Pėrkundrazi, vėrtet gjymtyrėt janė shumė, por trupi ėshtė njė i vetėm.
    21 Syri nuk mund t’i thotė dorės: "Nuk ta kam nevojėn"; as koka kėmbėve: "Nuk jua kam nevojėn."
    22 Pėrkundrazi, gjymtyrėt e trupit qė duken mė tė dobėta, janė tė domosdoshme,
    23 dhe atyre pjesėve tė trupit qė ne mendojmė se janė mė pak tė nderuara, atyre u bėjmė mė shumė nderim. Gjymtyrėt tona mė pak tė hijshme trajtohen me kujdes mė tė madh,
    24 ndėrsa gjymtyrėt tona tė hijshme nuk kanė nevojė pėr gjė. Por Perėndia e ka ndėrtuar trupin nė mėnyrė tė atillė qė t’u jepet mė shumė nderim pjesėve qė ky u mungon,
    25 qė tė mos kishte pėrēarje nė trup, por qė gjymtyrėt tė kishin tė njėjtin kujdes pėr njėra-tjetrėn.
    26 Nėse njė gjymtyrė vuan, tė gjitha gjymtyrėt vuajnė bashkė me tė; nėse njė gjymtyrė merr lavdi, tė gjitha gjymtyrėt gėzojnė bashkė me tė.
    27 Tani ju jeni trupi i Krishtit dhe secili prej jush ėshtė gjymtyrė e tij.
    28 Perėndia ka caktuar nė kishė, sė pari apostuj, sė dyti profetė, sė treti mėsues, pastaj ata qė bėjnė mrekulli, pastaj ata qė kanė dhunti pėr tė shėruar, pėr tė ndihmuar, pėr tė qeverisur, ata qė flasin lloje tė ndryshme gjuhėsh.
    29 Mos janė tė gjithė apostuj? Mos janė tė gjithė profetė? Mos janė tė gjithė mėsues? Mos vallė tė gjithė bėjnė mrekulli?
    30 Mos kanė tė gjithė dhunti shėrimi? Mos flasin tė gjithė gjuhė tė ndryshme? Mos janė tė gjithė interpretues?
    31 Por kėrkoni me zell dhuntitė mė tė mėdha. Dhe unė do t’ju tregoj njė rrugė edhe mė tė pėrkryer.


    1 Korintasve 12
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Faleminderit Marcus1

    Mua me pelqejne shume keto vargje ku flitet per rendesine e secilit besimtar ne jeten e Kishes:

    [I]12 Sepse tė gjitha gjymtyrėt e trupit, megjithėse janė shumė, pėrbėjnė njė trup tė vetėm dhe ashtu si trupi, qė ka shumė gjymtyrė, ėshtė njė, po ashtu ėshtė edhe Krishti.
    13 Sepse ne tė gjithė u pagėzuam nga njė Frymė nė njė trup, qoftė judenj apo grekė, skllevėr apo tė lirė dhe tė gjithėve na ėshtė dhėnė tė pimė nė njė Frymė tė vetme.
    14 Sepse trupi nuk pėrbėhet nga njė por nga shumė gjymtyrė.
    15 Sikur kėmba tė thotė: "Meqenėse nuk jam dorė, nuk jam pjesė e trupit", kjo nuk do tė thotė se pėr kėtė arsye ajo nuk ėshtė mė pjesė e trupit.
    16 Sikur veshi tė thotė: "Meqenėse nuk jam sy, nuk jam pjesė e trupit", kjo nuk do tė thotė se pėr kėtė arsye ai nuk ėshtė mė pjesė e trupit.
    17 Po tė ishte i tėrė trupi sy, ku do tė ishte dėgjimi? Po tė ishte i tėri vesh, ku do tė ishte tė nuhaturit?
    18 Por nė fakt Perėndia i ka vėnė gjymtyrėt, secilėn prej tyre, nė njė trup, ashtu siē deshi Ai.
    19 Po tė ishin tė gjitha njė gjymtyrė, ku do tė ishte trupi?.
    20 Pėrkundrazi, vėrtet gjymtyrėt janė shumė, por trupi ėshtė njė i vetėm.
    21 Syri nuk mund t’i thotė dorės: "Nuk ta kam nevojėn"; as koka kėmbėve: "Nuk jua kam nevojėn........."


    1 Korintasve 12
    Matrix patjeter qe te pelqen!

    Ne kete mesazh per Kishen,zbulohet qarte se si duhet te funksjonoje ajo,si nje Trup organik ,ku ashtu si tek trupi njeriut drejtimin e ka kreu.Keshtu dhe ne kishe trupi funksjonon i drejtuar nga Krishti(Kreu).
    Kreu i njeriut(truri) eshte prej mishi dhe si i tille drejton nje trup me gjymtyre prej mishi.
    Kreu i Kishes (Krishti)eshte Frymor dhe i Shenjte me qendresi nga Mbreteria Qiellore,
    dhe si i tille drejton nje trup me gjymtyre Frymore dhe te Shenjte ne toke,sepse si eshte Kreu Krishti Frymor,ashtu eshte edhe trupi Kisha Frymore .
    A mos valle kjo eshte arsyeja se pse Perendia Kur krijoi njeriun tha : "Ta bejme njeriun sipas shembelltyres sone dhe ne ngjasim me Ne"?
    Pra ajo shembelltyre dhe ngjashmeri mes Mbreterine Qiellore dhe njeriut ne toke,ralizohet me Kreun (Krishtin) dhe Trupin ( Kishen)?
    A nuk "perfundon" keshtu,misjoni i Krishtit ne Kryq,qe deklaroi "u Krye"?
    Pra pagesa e Tij ne kryq per clirimin Tone (Kishes) nga Mekati(renja e Adamit) dhe Fitorja e vendit te Kreut te Kishes?
    A nuk merr kuptim te plote,Porosia e Krishtit per lutjen me te rendesishme Atit : Ardhte mbreteria jote,u befte vullneti yt si ne qiell edhe ne toke...?
    ....."Mbreteria e Perendise nuk vjen ne menyre te dukeshme;
    dhe as nuk do te mund te thuhet : "Ja, ketu";ose "Ja, atje";sepse ja mbreteria e Perendise eshte brenda jush"
    . Luka17/20;21
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Luani33 : 03-03-2010 mė 07:00

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •