"Por tani, pasi u liruat nga mėkati dhe u bėtė shėrbėtorė tė Perėndisė keni pėr frytin tuaj shenjtėrimin dhe pėr fund jeta e pėrjetshme." (Romakėt 6:22)
Nė kundėrshtim me ata qė besojnė se shenjtėrimi fitohet me vepra, Pali na thotė se shenjtėrimi ėshtė FRYT. Ka shumė tė krishterė sot qe me zemėr tė ēiltėr punojnė me gjithė fuqinė e tyre, me shpresen se njė ditė mund tė fitojnė shenjtėrimin. Kėtyre personave kur u thua se janė tė shenjtė, ata e quajnė gati blasfemi, sepse mendojnė se po marrin lavdinė e Zotit mbi veten e tyre dhe se po krenohen, nė vėnd qė tė jenė tė pėrulur. Ata i druhen krenarisė frymore sepse u ėshtė mėsuar se duhet tė jenė gjithmonė tė pėrulur.
Por kėta vėllezėr/motra tė shenjtė, nuk e kuptojnė se ata janė tė shenjtė nė Krishtin, jo nė veten e tyre. Krenaria nė Krishtin, ėshtė njė krenari e Perėndishme, sepse e gjithė lavdia i takon Atij. Ne, nuk kemi nevojė tė punojmė pėr shenjtėrinė, pasi atė e kemi marrė dhuratė nga Perėndia, por ne kemi nevojė tė punojmė pėr tė qėndruar nė kėtė shenjtėri, qė na ėshtė dhėnė tashmė. Kemi nevojė ta kultivojmė kėtė shenjtėri.
Le tė marrim si shembull pemėn. Pema, nė stinėn e duhur nxjerr frytin e saj, por pema ka nevojė pėr prashitje, vaditje dhe krasitje. Nėse pemės nuk i bėhen kėto punime, atėhere fryti i saj do jetė i varfėr. Por nėse i bėhen kėto punime, atėhere fryti do tė jetė i shėndetshėm dhe i bollshėm. Por nuk duhet tė harrojmė se fryti vjen si rrezultat i rrėnjėve tė pemės. Rrėnjėt tona ne i kemi tė ngulur nė Krishtin dhe thithim jetė prej Tij, kėshtu pra, le tė qėndrojmė nė kėtė Tokė tė pasur, nė tė cilėn na ka vėnė Ati dhe tė punojmė pėr shenjtėrimin tė cilin Ati na e ka dhėnė nė Krishtin.
Krijoni Kontakt