Close
Faqja 33 prej 37 FillimFillim ... 233132333435 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 361
  1. #321
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dicka duhet bere perfundimisht.. qe shqiptaret ta mbyllin epoken me "urine" per uje e korent..

    kur shoh ato shtellunga uji gjigande qe shperthejne nga tynelet e shkarkimit.. mendoj..
    gjith shqiperia e kosova do te pinte uje.. uj bore e mali si kristali pa pyetur per orar per gjith vitin.. po te dinim ta disiplinonim me kohe ato ujra..
    gjynaf.. gjynah.. gjith ai uj shkon dem.. flori i gjalle valute e gjithcka..



    dydrins..

    cfar mendon per kto gjera..

    le te hapim nji teme per kto ceshtje..

  2. #322
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Cja fut pordhes mo Brar. qe kur ka ardh Sali Berisha ne kemi pas gjithcka dhe skemi asnjelloj urie as per korent e as per uje. Ti me dukesh nga ata perkrahesit e PD-s qe sta ka varur kush dhe te duket se po te ishe ti cdo gje do ta beje me mir se ne qe jemi ketu. Te ka ngel sahati o Brari. Shqiperia sot eshte nder vendet me te mira ne bote per te jetuar. Do bejm dhe liberalizimin e vizave ne korrik dhe cdo gje pastaj do jete perfekte. Prandaj ska pse te vjen hic gjynah.

  3. #323
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anėtarėsuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Permbytjet ne Shkoder - Dita e 13



    Nė Shkodėr, vazhdon tė jetė e rėnduar situata nė zonat e pėrmbytura.

    Megjithė pėrmirėsimin e motit dhe pakėsimin e shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadės sė Drinit, sot ėshtė rritur edhe me 1000 hektarė tė tjera sipėrfaqja e tokės sė pėrmbytur.

    Edhe numri i shtėpive tė pėrmbytura ėshtė shtuar me 150 tė tjera, duke arritur nė 2500. Gjatė ditės sė sotme ka vazhduar operacioni pėr evakuimin e njerėzve dhe bagėtive nga zonat e pėrmbytura. Gjithashtu, forcat e policisė dhe tė ushtrisė po punojnė pėr shpėrndarjen e ndihmave humanitare.

    Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot nė qytetin e Shkodrės njė mbledhje tė qeverise, ku vlerėsoi operacionin e gjertanishėm, nė ndihmė tė banorėve tė zonave tė pėrmbytura, nderkohė qė kėrkoi hartimin e programeve pėr riaftėsimin e kėsaj zone pas kullimit te ujrave.

    Zeri i Amerikes
    Think inside the box

  4. #324
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Prizreni, Gjakova dhe Ferizaj ndihmojnė pėr zonat e pėrmbytura nė Shkodėr

    Prishtinė, 14 janar 2010 - Tri komunat e mėdha tė Kosovės Prizreni, Gjakova dhe Ferizaj kanė nisur ndihmat pėr banorėt e zonave tė pėrmbytura nė Shkodėr. Komuna e Prizrenit ka dėrguar dje rreth 45 ton mallra tė ndryshme ushqimore dhe higjenosanitare me njė vlerė prej 50 mijė eurosh. Pėrveē institucioneve lokale njė ndihmė tė konsiderueshme pėr grumbullimin e ndihmave humanitarė pėr banorėt e zonave tė pėrmbytura kanė dhenė edhe qytetarėt dhe biznesmenėt Prizrenas. Pėr grumbullimin e kėtyre materialeve komuna e Prizrenit ka ndarė nga buxheti i saj 15 mijė euro, ndėrsa kompania M&Sillos ka dėrguar 25 tonė miell dhe 5 tonė nėnprodukte tė tjera tė grurit. Aksionit pėr grumbullimin e tė mirave materialeve pėr zonat e pėrmbytura i janė pėrgjigjur edhe biznesmenė dhe qytetarė tė tjerė nga komuna e Prizrenit Komuna e Gjakovės ka nisur dje edhe njė kontigjent ndihmash nė drejtim tė zonave tė pėrmbytura nė veri tė Shqipėrisė. Kontigjenti i dytė i ndihmave pėrbėhet nga dy maune me ushqime pėr kafshė, tė mbetura nė izolim nė zonat rurale tė veriut, si pasojė e rėndimit tė situatės nga pėrmbytjet e ditėve tė fundit. Ndihmat nga Gjakova dhe komunat tjera pėr banorėt e goditur nga pėrmbytjet nė veri tė Shqipėrisė, do tė vazhdojnė edhe nė ditėt nė vijim, varėsisht nga kėrkesat. Edhe qeveria komunale e Ferizajt nė mbledhjen e saj tė parė pas konstituimit, ka vendosur tė ndajė nga buxheti i saj njė shumė prej 12 mijė eurove, pėr zonat e prekura nga vėrshimet nė Shqipėri. Pėr momentin kjo ndihmė simbolike shpreh solidarizimin e qytetarėve tė komunės sė Ferizajt me popullatėn e atyre zonave tė prekura, thanė zyrtarėt e Ferizajt, qytet ky i cili qė nga viti 2004 ėshtė e binjakėzuar me qytetin e Shkodrės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #325
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Lorik Cana, 10 mijė euro pėr tė pėrmbyturit nė Shkodėr

    Futbollisti i kombėtarės shqiptare, Lorik Cana 10 mijė euro pėr tė pėrmbyturit nė Shkodėr.


    Futbollisti i kombėtares shqiptare, Lorik Cana i ėshtė bashkuar personave tė cilet po ndihmojnė financiarisht familjet e pėrmbytyra nė rrethin e Shkodrės, duke dhuruar personalisht 10 mijė euro nė ndihmė tė tyre. Futbollisti shqiptar, i cili luan nė kampionatin anglez me skuadren e Sunderland, gjithashtu i ka bėrė thirrje tė gjithė tė sensibilizohen pėr tė ndihmuar banorėt e rrethit tė Shkodrės qė kanė humbur gjithēka nė pėrmbytjetet e ditėve tė fundit.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #326
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bravo loriku.. bravo kosova..

    keshtu duhet..

  7. #327
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Pse po e paguajnė sot shkodranėt?
    Nga Arben Ēokaj

    Kur diēka shkon keq, kėrkohen fajtorėt. Nė standardin demokratik tė 20 viteve tė fundit, shumė krime politike janė konsumuar, por fajtorėt kanė shpėtuar pa u hyrė ferra nė kėmbė. Dhe pėr kėtė deformim tė demokracisė e moszbatimit tė ligjit, pėr kėtė mentalitet tė dhunshėm e jodemokratik nė shoqėrinė tonė, pėr kėtė mbrojtje politike e dhembshuri paradoksale ndaj kriminelėve, duke shpėtuar gjithmonė fajtorėt realė, pėrgjegjėsinė kryesore e mban kryeministri aktual Sali Berisha. Ngjarjet mė tė rėnda, qė kanė ndodhur nė Shqipėri kėta 20 vjet, janė tragjedia e 1997-s, shpėrthimi katastrofal i Gėrdecit dhe tani pėrmbytja apokaliptike e zonės sė Nėnshkodrės. Pėr tė tre kėto raste, direkt ose indirekt, ka pėrgjegjėsi kryesore Sali Berisha, qė po e kompenson pėshtjellimin e tij politik me marri e agresivitet dhe po pėrdor ēdo mjet legal e ilegal, pėr tė shpėtuar prapanicėn e vet dhe tė familjes. Nė fund, a do ia dalė ai mbanė?


    Kryeministri i ngujuar nė kullė nga hasmėria me popullin e tij


    Sali Berisha e drejton vendin sikur po drejton njė kupolė mafioze. Bashkimi i tij me znj. Topalli, nė njė politikė pa mend nė kokė, ka krijuar precedentin psikologjik tė kupės qė ka gjetur kapakun. Psikiatri, Dr. Stone, e vlerėson si shkallėn mė tė lartė tė rrezikshmėrisė shoqėrore, njė person qė vret pėr tė trembur tė tjerėt, komunitetin. Nė shumicėn e rasteve, ky i sėmurė psiqik ėshtė njė dėshtak, njė njeri pa kurajė, qė duke vrarė e dėmtuar tė tjerėt, kėrkon tė vlerėsohet e respektohet – kėrkon tė krijojė identitet.

    Kryeministri i vendit ėshtė njeri asocial. Ai mbyllet nė zyrė dhe informacionet, shpeshherė jo plotėsisht tė sakta, i merr nga bashkėpunėtorėt e tij. Ēudi si i ka ecur kaq gjatė!? Ka mbledhur 10-15 vetė, dhe duke sakrifikuar herė njėrin e herė tjetrin, ai i ka futur tmerrin gjithė faktorėve institucional nė vend siē janė gjykatat prokuroria, presidenti etj.

    Problemi kryesor i tij mbetet Edi Rama. Po e theu edhe kėtė pengesė, ai do ia dalė mbanė, qė tė vendosė nė Shqipėri njė model qeverisje, ku tė gjithė janė tė futur nė tė njėjtin kazan. Ku pėr papėrgjegjėsitė e marritė e tij, paguan edhe opozita...

    Kryeministri ngjan me njė njeri nė hasmėri, qė ėshtė ngujuar nė kullė e qė nga aty, ai shikon jashtė qė tė kuptojė se ēfarė bėhet atje. Duke qėndruar i mbyllur nė kullė, i ndikuar nga informacionet gjysmė reale tė bashkėpunėtorėve, kryeministri ynė, nga frėngjia e tij, gjuan herė njėrin e herė tjetrin, kė t’i teket atij, qė e sheh nė rrezen e frėngjisė, duke iu afruar gardhit. Pėr tė ka rėndėsi tė rrijė nė kullė, nuk ka rėndėsi ēfarė ēmimi paguan ky popull, tė cilin ai pretendon se e drejton, pėr ta mbajtur atė nė zyrė. Duke qenė i mbyllur, ai ka tendencė deliri dhe paranoje.


    Shkodra digjet, Jozefina krihet


    Kur uji ka mbuluar totalisht me disa metra thellėsi zonėn e Nėnshkodrės, kur dėmet ekonomike, njerėzore dhe tė gjėsė sė gjallė nė atė zonė janė kolosale, dhe kur qyteti i Shkodrės ėshtė bėrė kaps, pasi i janė bllokuar jashtėqitjet nė liqen, dhe ujėrat e zeza nė vend qė tė derdhen nė liqenin e Shkodrės, janė kthyer mbrapsht dhe hyjnė brenda nė qytet, znj. Topalli takohet nė Bruksel me z. Busek. Me zakonin e saj miklues e sensual, me guximin e njė derdimeneje, me gojėn gjysmė tė hapur si peshk i mbetur nė zall dhe buzėqeshjen e sforcuar, znj. Topalli mori mbėshtetjen e Busek, qė opozita tė hyjė nė parlament, sidomos tani kur Shqipėrisė, nė mėnyrė tė qėllimtė, iu shkaktua si gjithmonė, edhe njė krizė e re.

    Znj. Topalli mund tė shihet si viktimė nė kėtė ngjarje tė pėrmbytjes totale tė zonės sė Nėnshkodrės, por ajo nė fakt qėndron shumė afėr kryeministrit Berisha, dhe burime pranė tyre tregojne se ajo di gjithēka qė di Berisha. Pra, bashkėpunimi i tyre ėshtė tepėr i ngushtė, gjė qė tė jep shijet e keqe tė kuptimit, se nėse kjo katastrofė ujore ka qenė e planifikuar tė ndodhė, kėtė e ka ditur edhe znj. Topalli dhe nuk e ka ndaluar. Prandaj edhe znj. Topalli ka marrė dozėn e duhur tė agresivitetit politik, qė karakterizon Berishėn, nė ėndrrėn e saj pėr ta zėvendėsuar komandantin njė ditė, nė tė ardhmen.

    Shkodra, njė qytet, qė ka votuar gjithmonė pėr PD-nė, po shpėrblehet sot nė kėtė mėnyrė. Pse? Pse po paguajnė shkodranėt sot? Sepse Berisha, ashtu si edhe znj. Topalli, hyjnė nė kategorinė e atyre njerėzve, qė dėmtojnė pikėrisht ata, qė i votojnė mė shumė, mbėshtetėsit e tyre, ashtu siē dėmtojnė edhe shqiptarėt, sepse ata u kanė dhėnė mundėsi atyre tė bėhen drejtues tė lartė, qė tė na i shesin interesat tona tek fqinjėt veriorė, pėr t’u pasuruar nė kurrizin tonė. Berisha dhe znj. Topalli kanė njė defekt tė pėrbashkėt, ata mbledhin rreth vetes gjithmonė njerėz tė paaftė, hajdutė dhe shpėrdorues tė klasit tė lartė dhe kjo nuk ka si ta ēojė shtetin pėrpara. Ata nuk shqetėsohen aspak pėr popullin, tė cilin pretendojnė se e pėrfaqėsojnė, shqetėsohen vetėm pėr interesat e veta personale.

    Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė, se nė Shkodėr vota mė shumė vidhet nga militantėt e PD-sė, se sa votohet pėr PD-nė, megjithėse Shkodrės i ka dalė nami si bastion i PD-sė. Dhe vota e vjedhur ja se ku ta jep njė ditė, pas koke. Nėse Shkodra nuk zė mend nga zgjedhja e znj. Topalli dhe klanit tė saj nė politikė, njė grua e ligė, qė karrierėn e saj fitimprurėse e ka filluar bashkė me tė shoqin, me vjedhjen e ndihmave tė kishės pas vitit ’90-tė, atėherė Shkodra e meriton kėtė shpėrblim fatkeq, dhe gjėma tė tjera mund tė vijnė nė tė ardhmen. Nėse populli shqiptar nuk zė mend nga fatkeqėsitė, qė u ka shkaktuar ēifti Berisha – Topalli, dhe ne nuk gjejmė rrugė qė t’i largojmė ata nga keq menaxhimi i pushtetit, atėherė ne prapė do shohim katastrofa, skandale dhe mossukses nė kėtė vend. Sepse, ēifti qė na drejton sot, ka kaluar nė dalldi e delir tė pashėrueshėm dhe nga paaftėsia pėr tė drejtuar, ata bėhen agresivė dhe shkaktojnė vetėm viktima, e pėr rrjedhojė dėme tė mėdha pėr shoqėrinė tonė.
    Albania Uber Alles

  8. #328
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    ore jani,
    kete artikullin e ke shkruajtur ti apo na i amerikan atje ku je ti ....??!!
    shkruje pra referencen ku e ke marre artikullin
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #329
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anėtarėsuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Permbytja ne Shkoder - Permiresohet situata | 14 janar 2010

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ramaik : 15-01-2010 mė 03:41
    Think inside the box

  10. #330
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Ēfarė duhet tė bėjė njė qeveri qė tė japė dorėheqjen?

    Nga Sadedin Ēeliku

    Si rregull dorėheqja e njė qeverie ka njė kosto, jo vetėm politike, por edhe ekonomike. Ajo shpesh bėhet veprim i domosdoshėm pėr shkak se gjatė rrugės qeveritė apo ministra e individė tė caktuar bėjnė gabime, tė cilat prodhojnė kriza, tė cilat shkarkohen nė fund tė fundit te populli. Sidoqoftė, dorėheqja ėshtė akt civil dhe numri njė i njė demokracie tė vėrtetė. Kjo ka ndodhur edhe nė Shqipėri, por kėtu, nėse dikush e bėn, e quajnė budallallėk, sepse, sapo emėrohesh, posti certifikohet dhe trajtohet si pronė. Ka dhėnė dorėheqjen Sokol Nako, i cili bėri njė aksident me makinė, edhe pse kryeministri i asaj kohe nuk deshi ta pranonte. Gjithashtu ėshtė dorėhequr Fatos Nano dy herė si kryetar partie dhe po aq si kryeministėr.

    Me thėnė tė vėrtetėn, dorėheqja e tij nuk ėshtė aq e argumentuar, por gjithsesi ėshtė akt i lavdėrueshėm. Dorėheqja e tij ka qenė e lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit nė vitin 1998, qė nė fakt pati disa tė dėnuar. Pėr tė njėjtin veprim, kryeministri i sotėm z. Sali Berisha, nuk dha dorėheqjen me vrasjen ende tė pazbardhur tė deputetit Fatmir Xhindi. Nėse pėr rastin e parė u futėn disa nė burg, pėr tė dytin, edhe pse po mbushet viti, nuk ėshtė gjetur asgjė dhe drejtėsia hesht.

    Por ēfarė duhet tė bėjė njė qeveri qė tė japė dorėheqjen? Deklarata tė tilla pėr pėrmbytjen nė Shkodėr, se pėr fat nuk mori jetė njerėzish, janė qesharake. Nuk ėshtė serioze qė mediet e qeverisė tė tallen me njerėzit qė vuajnė tragjedinė, duke thėnė se po bėhen sondazhe, sipas tė cilave qeveria e ka pėrballuar mirė situatėn, se i gjithė populli mbėshtet qeverinė nė kėtė sipėrmarrje etj. Nuk ka nevojė populli pėr kėto mesazhe politike dhe jo dashamirėse.

    Ēdokush e merr me mend se jeta e njerėzve ėshtė e shtrenjtė dhe se kjo tragjedi nuk kishte lidhje direkt me marrjen e jetės. Ajo qė ka lidhje me jetėn e tyre dhe qė ėshtė shumė e rėndėsishme janė dėmet ekonomike, ekologjike dhe materiale, tė cilat janė tė pariparueshme dhe tė pakompensueshme. Ato familje kanė investuar gjithė jetėn e tyre pėr shtėpitė, tokėn dhe gjithė infrastrukturėn.

    Ndodhi shpėrthimi nė Gėrdec, vdiqėn 26 njerėz dhe nuk u nxor asnjė pėrgjegjėsi, jo vetėm penale, por nuk dėgjuam t’u thotė njeri atyre fakirėve: “Na falni.” U vranė 16 minatorė nė Bulqizė dhe askush nuk foli e mbajti pėrgjegjėsi. Mė sė paku duhet tė ishte shprehur z. Ruli, ministėr i asaj linje. U fol dhe u pėrfol sekseri serb, Fazlliē, pėr afera nė Shqipėri, dhe u mbrojt me mėnyrėn mė tė keqe. U mbytėn shtatė njerėz nė liqenin e Butrintit dhe askush nuk tha njė fjalė. Ra tėrmeti vitin e shkuar nė Peshkopi, ku shkoi pėr vizitė dhe kryeministri qė premtoi kompensim deri nė qindarka, por nuk ndodhi gjė dhe askush nuk u kompensua. Nuk merr pjesė nė parlament opozita dhe akuzohen tė gjithė me fjalorin mė tė keq nė vend.

    Tė gjitha kėto janė kriza, tė cilat mazhoranca nuk i ka zgjidhur. Dhe meqė nuk ėshtė e zonja qė t’i zgjidhė, rruga e vetme, e ndershme dhe demokratike ėshtė dialogu dhe shpallja e zgjedhjeve tė parakohshme. Tashmė e dinė tė gjithė se rezultati i zgjedhjeve ėshtė krejt tjetėr dhe nuk pasqyron vullnetin e popullit. Zgjidhja duhet bėrė shpejt. Asnjėherė nuk ėshtė vonė.
    Liberté, égalité, fraternité

Faqja 33 prej 37 FillimFillim ... 233132333435 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •