Rruga nacionale qe lidh Shkodren me pjesen tjeter te vendit eshte bllokuar nga uji, qe ka krijuar thellesi dhe ku mund te kalojne vetem mjetet te tonazhit te larte.
Ne lagjet Bahcallek dhe Ajasem forcat e ushtrise po ndihmojne ne evakuimin e familjareve qe pranojne te braktisin shtepite e tyre.
Niveli i ujit ka qene te pakten deri ne nje meter ne disa zona te ketyre lagjeve. Edhe pas thirrjeve te forcave te ushtrise per t'u larguar shume banore kane vendosur te qendrojne ne shtepite e tyre dy kateshe derisa niveli i ujit te jete kercenues per jeten e tyre.
Nje pjese e personave te evakuuar jane vendosur ne Hotel Turizmin e qytetit, dhe ne disa reparte ushtarake. Sipas te dhenave zyrtare rezulton se 2200 banore jane larguar nga shtepite.
Banoret shprehen se ata do te rikthehen serish ne shtepite e tyre, sapo gjendja te normalizohet. Ne repartin ushtarak te Renxhes jane vendour mbi 120 famije, te cilat tregojne se kane mungesa ne ushqime.
Banoret e Shkodres thone se po i kalojne ne ankth keto dite ku shume lagje dhe komuna po permbyten.
Por parashikimi Meteorologjik nuk eshte me keta banore, pasi reshjet e shiut pritet te vazhdojne edhe gjate ketyre diteve te ardhshme duke e renduar edhe me situaten.
Krijoni Kontakt