Nga permbytjet ne fshatin Bushat.
Nga permbytjet ne fshatin Bushat.
Le opinioni sono come le palle: ognuno ha le sue
Niveli i ujit rritet ora-orės, duke kėrcėnuar kryeqendrėn e veriut
Katastrofė nė Nėnshkodėr dhe panik nė qytetin e Shkodrės. Kjo ėshtė situata mė e fundit e shkaktuar nga hapja e detyruar e portave tė hidrocentraleve mbi Drin, qė kanė shkaktuar pėrmbytje masive. Gjatė ditės sė djeshme, niveli i ujit nė zonėn e Nėnshkodrės ėshtė rritur frikshėm, duke bėrė qė tashmė e gjithė zona e Nėnshkodrės tė ngjasojė me njė liqen tė madh. Konkretisht janė mbi 9 mijė ha tokė tė pėrmbytura, mbi tremijė persona tė evakuuar dhe mbi dymijė shtėpi tė pėrmbytura.
Izolohet qyteti
Uji ka pushtuar tashmė edhe njė pjesė tė rrugės nacionale Tiranė-Shkodėr, duke e bėrė tė pamundur qarkullimin nėpėr tė tė veturave e furgonėve. Vetėm kamionėt kanė mundur tė pėrshkojnė dje rrugėn kryesore qė lidh qendrėn mė tė madhe tė veriut me pjesėn tjetėr tė vendit, duke paralizuar kėshtu edhe punėn nė pikat kufitare tė Hanit tė Hotit dhe Muriqanit. Kalimi i mjeteve tė vogla ėshtė orientuar tashmė nga rruga e Vaut tė Dejės, qė ėshtė e amortizuar, por nė terren tė sigurt sa u pėrket pėrmbytjeve.
Zgjerohet liqeni
Gjatė ditės sė djeshme, pėrmbytjet kanė pėrfshirė edhe lagjet periferike tė qytetit, si Bahēallek, Ajasėm, Qafė dhe Udhakryq, ku banorėt janė detyruar tė lėnė shtėpitė, pasi pėrmbytja rrezikonte jetėt e njerėzve.
Forcat e zhytjes sė RENEA-s dhe FNSH-sė sė Shkodrės, nė bashkėpunim edhe me forcat e ushtrisė, kanė bėrė tė mundur evakuimin e pjesės mė tė madhe tė banorėve qė gjendeshin nė kėto banesa. Ndėrkohė, personeli mjekėsor bėn thirrje qė uji i pijshėm nė zonat e pėrmbytura tė mos pėrdoret, pasi ėshtė i rrezikshėm.
Panik nė qytet
Situata nė tė vėrtetė ka krijuar njė panik tepėr tė madh te qytetarėt e Shkodrės. Makinat e shumta tė ushtrisė dhe policisė qė lėviznin me shpejtėsi, ushtarėt dhe policėt nė terren, helikopterėt qė patrullojnė nė lartėsi tė ulėt krijojnė ndjesinė e tė qenėt nė hall tė madh. Nisur nga kjo gjendje, ku niveli i ujit u rrit aq shumė sa bllokoi rrugėn nacionale Shkodėr-Tiranė nė vendin e quajtur harku i Berdicės, ėshtė ndėrprerė mėsimi nė tė gjitha shkollat e qytetit, duke nisur nxėnėsit nė shtėpi deri nė njė njoftim tė dytė.
Paniku nė qytet ėshtė rritur edhe mė shumė pas kėtij vendimi. Shumė qytetarė janė sulur drejt supermarketeve dhe dyqaneve ushqimore, duke blerė miell, vaj, sheqer e ujė tė pijshėm. Nė rrugė e nė lokale, njerėzit bisedojnė vetėm pėr pėrmbytjen, duke diskutuar edhe skenarėt mė tė pabesueshėm, me shembje digash e vėrshim tė menjėhershėm tė ujit nė formėn e njė cunami.
Shtabi i emergjencės
Shtabi i emergjencės ka hapur edhe njė llogari bankare, ku qytetarė tė ndryshėm mund tė kontribuojnė pėr banorėt e zonave tė pėrmbytura nė Shkodėr. Strukturat e ushtrisė dhe tė policisė janė tė pėrqendruar kryesisht nė komunat Dajē, Ana e Malit, Bėrdicė, Guri Zi, Velipojė dhe lagjet e rrezikuara tė Bashkisė Shkodėr, ku po bėjnė evakuimin e komunitetit tė rrezikuar.
Janė marrė masa duke siguruar 27 tonė ushqime dhe 10 tonė ujė tė ambalazhuar pėr tė pėrballuar ēdo situatė tė padėshiruar.
Ndėrkohė, Bashkia Shkodėr ka vėnė nė dispozicion tė qytetarėve numrat telefonikė: 242393 dhe 243783, ndėrsa Qarku Shkodėr dy numra tė tjerė 248409 dhe 242373. Pranė kėtyre numrave ka shėrbim 24 orėsh pėr tė marrė telefonata nga qytetarėt nė lidhje me problemet qė mund tė kenė nė njė situatė tė tillė.
Rruga
Uji ka pushtuar tashmė edhe njė pjesė tė rrugės nacionale Tiranė-Shkodėr, duke e bėrė tė pamundur qarkullimin nėpėr tė tė veturave e furgonėve.
Gazeta Shqip/ 08.01.2010
Braēe: Ministri i Energjetikės e dinte situatėn e vėshtirė
Opozita shqiptare ka akuzuar qeverinė se ka vėnė nė rrezik jetėn e qytetarėve, duke mos menaxhuar siē duhet situatėn e ujėrave tė liqeneve mbi Drin. Deputeti socialist, Erion Braēe, ka shkuar edhe mė tej nė akuzat e tij, duke deklaruar se qeveria ka bėrė biznes me ujin e liqeneve.
Deputeti Braēe u ka bėrė apel banorėve tė zonave tė pėrmbyten tė largohen nga zonat e banuara, pasi sipas tij, katastrofa qė po konsumohet nė dėme tė mėdha materiale-pronėsore e qė rrezikon tė thellohet nė dėme njerėzore, materiale-pronėsore, ekonomike gjithashtu, nuk ėshtė produkt i kushteve atmosferike. Ka qenė njė akuzė komplekse ajo e opozitės nė lidhje me situatėn e krijuar nė fshatrat e Nėn-Shkodrės, pasi sipas socialistėve nuk ka asnjė tė dhėnė qė tė jep tė kuptosh se situata e motit ka qenė e jashtėzakonshme dhe e ka provokuar kėtė gjendje tė rėndė.
Deputeti i PS-sė, Erion Braēe, deklaroi dje se tė gjitha tė dhėnat qė ne disponojmė, qė janė zyrtare e publike, dėshmojnė pėr njė vjeshtė e dimėr tė sapo nisur nė kushte normale, me reshje tė trendit tė zakonshėm, aspak tė jashtėzakonshme nė kufij, qė tė mund ta justifikojė kėtė gjėmė. Parlamentari i PS-sė ka deklaruar mė tej se numrat rrėzojnė alibinė me ngrohje globale tė Kryeministrit Sali Topalli, po aq sa kori popullor na myti shteti adreson pėrgjegjėsinė penale te qeveria. Mė tej Braēe e ka krahasuar argumentimin e qeverisė mbi pėrmbytjet me atė tė katastrofės sė Gėrdecit qė ndodhi mė 15 mars tė vitit 2008, ku humbėn jetėn 26 veta. Alibia e aksidentit teknologjik nė Gėrdec, e pėrsėritur nė formėn e katastrofės natyrore nė Shkodėr, nuk shpėton mė dot askėnd, tha deputeti i PS-sė.
Argumentet
Sipas socialistėve, qeveria ka bėrė biznes me ujin e hidrocentraleve pėr shkak tė mungesės sė parave nė buxhetin e shtetit. Gjithashtu deputeti Braēe, nė argumentet e tij pėr arritjen nė kėtė situatė, theksoi se prodhimi dhe eksporti i fortė i energjisė elektrike ėshtė parė si mundėsia reale qė qeveria tė rregullojė llogaritė e saj. Por akuzat e socialistėve nuk mjaftojnė me kaq, pasi sipas deputetit tė sė majtės, pikėrisht pėr tė mbledhur para nga qeveria ėshtė stimuluar fort mbledhja e ujit nė liqenet e hidrocentraleve tė kaskadės sė Drinit, veēmas nė Fierzė. Hidrocentrali atje, nė nėntor e dhjetor nuk ka punuar thuajse fare nė tė gjithė agregatet e tij.
Opozita shqiptare ka deklaruar se mbledhja e ujit nė kaskadė ka detyruar njė regjim tė fortė importi pėr OSSH-CEZ, import qė vijon edhe tani. Por, nė mėnyrėn mė tė habitshme e gjitha kjo ka ndodhur kur tė paktėn Ministria e Ekonomisė ishte nė dijeni tė gjendjes sė vėshtirė nė liqenet e kaskadės sė Drinit. 20-30 ditė mė herėt, nė datė 8 nėntor, ministri i Ekonomisė kishte ngritur njė komitet tė posaēėm pėr tė menaxhuar situatėn hidroenergjetike nė vend. Dėshmi e fortė se menaxhimi i tillė me regjim importi dhe mbledhje uji nė liqene ka qenė i qėllimtė. Sipas Braēes, menaxhimi i ujit nė liqenet e kaskadės sė Drinit pėr qėllime biznesi, duke shkelur ēdo ligj, ēdo rregullore tė administrimit tė tyre nė fuqi, ēdo rregull bazė tė sigurisė kombėtare, bėri qė nė Fierzė qeveria ta ēonte nivelin e ujit nė liqenin e hidrocentralit nė mbi 195 metra, 5 metra mbi nivelin e sigurisė e disa metra tė tjera mbi nivelin e lejuar tė periudhės. /Gazeta Shqip/
* Jeta ėshtė Mundėsi, Pėrfito nga Ajo*
Ministri i Energjitikes, Dritan Prifti ka bere nje bilanc te zymte te situates ne qarkun e Shkodres. Duke folur ne emisionin Top Story ne Top Channel, Prifti ka saktesuar se siperfaqja e mbytur nga uji eshte rreth 10 mije hektare toke.
Situata per zonen qe eshte permbytur eshte e veshtire. Eshte bere evakuimi i rreth 400 familjeve, jane mbi 2 mije te evakuar dhe permbytja eshte shtrire ne nje zone rreth 10 mije hektare. Demi eshte i madh, sidomos per ata qe e vuajne, por po aq e madhe eshte angazhimi i strukturave te pushtetit qendror dhe lokal per ti mbeshtetur keta njerez, ka pohuar Prifti.
Ish-kreu i KESH ka theksuar se situata e krijuar, me permbytje masive, ka qene e parashikuar me pare per shkak te prurjeve te medha te reshjeve qe kishin perfshire vendin.
Ne e prisnim kete gje qe te ndodhte. Ne date 26 dhjetor, kur nuk kishte asnje centimeter permbytje ne Shkoder, une kam njoftuar publikun se situata e prurjeve parashikohej qe do te ishte shume e ngarkuar ne 4 diteshin qe do te vinte. Une ate dite kam njoftuar kryeministrin dhe 4 ministra se mund te kete dalje te lumenjve nga shtrati. Ne date 27, ajo qe pritej ndodhi, ka saktesuar Prifti.
Por ai ka nenvizuar se reshjet e bores dhe shiut ne veri te vendit kane qene tej parashikimeve dhe si pasoje permbytjet jane shtrire ne nje zone shume me te gjere dhe niveli i ujit ne Fierze shkoi mbi 290 metra.
Reshjet ishin jo vetem ne nje pjese rreth Vaut te Dejes dhe Komanit, por ne nje zone ujembledhese qe eshte mbi 5800 kilometra katrore. Reshjet do te ishin ne te gjithe pellgun dhe ne prisnim qe te rriteshin prurjet e liqeneve dhe lumenjve. Per 3-4 dite niveli i ujit ne Fierze shkoi ne 293 metra. Ishte nje rritje goxha e shpejte per nje periudhe shume te shkurter, ka shtuar Prifti. /Top Channel/
* Jeta ėshtė Mundėsi, Pėrfito nga Ajo*
"Nėse hapen tunelet nė momentin qė do tė vijnė prurjet maksimale dhe ka problem atėherė ndodh niveli i katastrofės maksimale, prishet diga nė Fierzė, Komani, Vau i Dejės dhe pėrfshihet me Lezhė e Shkodėr".
Kėshtu ėshtė shprehur nė njė intervistė pėr VOA inxhinieri Dhimitėr Cico. Sipas tij banoret duhet tė largohen menjėherė sepse situata do detyrojė qė autoritetet tė bėjnė njė shkarkim "detyrues". Se cilat janė rreziqet qė kanosen dhe ēėshtjet teknike qė duhet tė kihen parasysh nė kėtė situatė inxhinieri i shpreh nė intervistėn e mėposhtme.
Inxhinier Dhimitri, me pėrvojėn e madhe nė punėn tuaj si inxhinier i hidrocentraleve mund tė na thoni se si e vlerėsoni situatėn e fundit hidrike nė Veri tė vendit qė lidhet me hidrocentralet dhe pėrmbytjet nė kėtė zonė?
Situata ėshtė shumė kritike. Rregullatori i tė gjithė kėtyre baseneve ėshtė hidrocentrali i Fierzės. Nė momentin qė po flasim kuota aty ėshtė 293 e pak mė shumė ndėrkohė qė duhet tė jetė 290 metra sipas rregullores sė shfrytėzimit apo pritjen e prurjeve qė mund tė vinė nga shkrirja e borės dhe nga reshjet qė presim kėto ditė. Ky ėshtė njė moment shumė kritik dhe nė kėtė rast dua t'i bėj edhe njė herė thirrje tė gjithė popullatės qė: pėrmbytjet aktuale nė zonat fushore qė ndodhen nėn hidrocentralin e Vaut tė Dejės janė kalimtare por rreziku i vėrtetė i kėsaj ėshtė ardhja e plotave e cila duhet tė pėrballohet fillimisht nga Fierza, pastaj nga Komani dhe mė pas nga Vau i Dejės. Nėse vjen njė masė rreth 3000-3500 m3 ujė nė sekondė, Fierza duhet tė shkarkojė menjėherė. Duhet tė hapė tė gjitha portat me radhė Komani dhe pastaj Vau i Dejės. Me pak fjalė do tė vijė njė prurje rreth 2000 apo mė shumė m3 ujė nė sekondė. Ky ėshtė rreziku mė i madh pėr banorėt qė jetojnė atje sot.
Pėrveē dėmeve materiale deri tani nuk ka pasur humbje njerėzore, nė rast se kėto porta do tė hapen rrezikon kjo situatė qė tė kemi dhe humbje njerėzore nga goditja e papritur e vrulleve tė ujit?
Ėshtė e padiskutueshme qė do tė ketė edhe goditje nė njerėz. Vetėm me shkarkimet rreth 1000 m3/s apo 2000 m3/s qė do tė shkarkojė Vau i Dejės pėrfundimisht. Rreziku mė i madh i kėsaj ėshtė pėr pajisjet sepse hidrocentralet pėrbehen nga diga, tunele dhe ca kulla qė kanė porta. Digat dhe tunelet e kanė dhėnė sigurinė e tyre sepse diga ka kohė qė punon dhe mban nivele maksimale nivele tė ndryshme tė ujit. I gjithė shqetėsimi ėshtė funksionimi i kėtyre portave tė cilat duheshin mirėmbajtur nė vite. Sipas meje kėto porta nuk janė mirėmbajtur. 60-70 metra ėshtė tuneli numėr 3 i shkarkimit i cili duhet tė jetė nė gatishmėri nėse vijnė kėto tė plota. Kjo mė shqetėson sepse ėshtė e pa garantuar qė tė ndodhė pastaj katastrofa. Nėse hapen tunelet nė momentin qė do tė vijnė kėto prurje dhe ka problem atėherė ndodh niveli i katastrofės maksimale, prishet diga nė Fierzė, Komani, Vau i Dejės dhe pėrfshihet me Lezhė e Shkodėr.
Po flasim pėr hidrocentrale qė janė 30 apo 50 vjeēare. A ka pasur njė protokoll tė mirėmbajtjes sė tyre nė vite, a janė mirėmbajtur kėto nė vite, cili ėshtė shėndeti i kėtyre hidrocentraleve nga i cili varet edhe shėndeti i banorėve tė kėtyre zonave?
Kėtu ka kaluar 20 vjet dhe nuk ka njė informacion kurse sot flitet pėr rritje nivelesh, shfrytėzim tė ujit, prodhim i (x)kilovat, pėr shitje dhe ndėrkohė nuk jepet njė sqarim teknik. Duhet tė kėtė inxhinierė qė merren me kėtė punė dhe tė thonė qė tuneli numėr 3 ėshtė funksional, ėshtė kontrolluar dhe kur, tuneli numėr 4 ėshtė kontrolluar dhe kur. Tė thuhet si ėshtė gjendja e portave. Funksionojnė nė kėtė moment apo jo sepse kėtu ėshtė dyshimi mė i madh pėr tė gjitha hidrocentralet me rrahė.
Inxhinier Dhimitri, nė projektimin e hidrocentraleve a ka pasur njė skenar tė rrezikut maksimal se sa ėshtė numri i banorėve poshtė digave dhe cili mund tė jetė rreziku maksimal qė u kanoset atyre?
Mbas ardhjes sė demokracisė sigurisht qė njerėzit ku gjetėn vend tė lirė ndėrtonin pa pyetur dhe pa njė skemė tė organizuar. Shumė nga kėta banorė kanė hyrė ndoshta nė zona qė janė tė palejueshme pėr ndėrtim, pikėrisht nė zonėn qė bėn derdhjen Drini. Aty ka edhe argjinatura, duhet tė ketė thellime tė shtratit pėr tė marrė kėto prurje qė vijnė nė maksimum rrjedhje nga hidrocentrali i Vaut tė Dejės.
Domethėnė projektet nuk kanė parashikuar kėto ndėrtime tė parregullta qė janė bėrė tani?
Absolutisht jo. Ai ka parashikuar argjinatura, thellime shtrati pėr tė pėrballuar kėtė prurje.
Po prurjet shumėvjeēare tė Drinit. Ē'mund tė themi pėr ujėrat qė vijnė nga burimi i Drinit, a janė ato njė shkak apo janė vetėm reshjet lokale qė po bien nė Veri tė Shqipėrisė?
Po nėse ato shkarkohen kėtu sigurisht qė do tė kemi prurje mė tė mėdha. Po marrim rastin qė vetėm prurja qė vjen nga lart, prurjet normale qė bie shi apo shkrirje e dėborės janė tė konsiderueshme dhe gjendja e kėtyre hidrocentraleve duhet tė jetė nė nivele minimale qė tė presė kėto prurje dhe shkarkimet tė jenė graduale. Edhe nėse vijnė kėto nė kuotėn 293 nė Fierzė qė deklarohet sot. KESH thotė qė po shkarkojmė nga 10 apo mė shumė centimetra nė ditė nuk e kuptoj se si mund tė qėndrojė ajo kuotė 293 metra. Prandaj banorėt duhet tė largohen menjėherė sepse situata do detyrojė qė autoritetet tė bėjnė njė shkarkim "detyrues". Tė bėjė shkarkime nė mėnyrė qė hidrocentrali tė jetė nė gjendje tė presė prurjet qė do vijė nė vazhdimėsi 10 apo 15 ditė mė vonė.
Situata dje (ora 19:00)
Fierza
Prurjet 800 m3/s
Niveli i liqenit 292.08 metra
Niveli maksimal 296 metra
Derdhjet 400 m3/s
Turbinat nė punė 4
Komani
Prurjet 550 m3/s(anėsore)
Niveli i liqenit 173.76 metra
Niveli maksimal 175 metra
Derdhjet 900 m3/s
Turbina nė punė 4
Vau i Dejės
Prurjet 325 m3/s (anėsore)
Niveli i liqenit 75 metra
Niveli maksimal 76 metra
Derdhjet 1300 m3/s
Turbina nė punė 5
Ulėz-Shkopet
Prurjet 500 m3/s (anėsore)
Niveli i liqenit 128.10 metra
Niveli maksimal 128.10 metra
Derdhjet 400 m3/s
Turbina nė punė (4)(2)
Inxhinieri Meksi: Po u prish Fierza, Shkodra zhytet nė 5 metra ujė
Alarmi pėr njė katastrofė tė mundshme si rezultat i arritjes sė nivelit maksimal nė Fierzė ka kthyer vėmendjen tek specialistėt qė kanė iniciuar e projektuar kaskadėn e Drinit. Njė prej tyre inxhinieri Thoma Meksi nė njė intervistė pėr Panoramėn shprehet se "situata katastrofike", aq e lakuar kėto kohė nuk lidhet me sigurinė e digave por me pasojat qė vijnė pas kėsaj. Sa ėshtė niveli maksimal i Fierzės? Ēfarė do tė ndodhte nėse dėmtohet diga dhe sa funksionale janė momentalisht portat? Kėtyre pyetjeve inxhinieri Meksi i pėrgjigjet nė intervistėn e mėposhtme.
Ēfarė do tė thotė "situatė katastrofike", e cila po pėrmendet vazhdimisht nga qeveria?
Fjala qė pėrmendet nga qeveria si "katastrofike" nuk ka tė bėjė me sigurinė e digave apo hidrocentraleve por me pasojat qė vijnė pas kėsaj, rreziku qė ju kanoset vendeve qė janė nėn nivel apo afėr me to.
Kush ėshtė niveli maksimal i lejuar i ujit, me manualin e digave, nė liqenin e Fierzės, dhe Komanit?
Niveli maksimal i lejuar nė manualin e digave ėshtė 290 nė Fierzė, por lejohet edhe pak mė shumė 291, 292 dhe maksimumi 293 prandaj kanė lejuar deri nė kėtė pikė e cila nuk ėshtė ndonjė gabim i madh prandaj ata po mundohen ta ulin.
A ėshtė parashikuar, gjatė ndėrtimit tė hidrocentraleve dhe digave, njė situatė e tillė?
Njė situatė e tillė ėshtė parashikuar sepse pėr kėtė arsye janė bėrė edhe portat. Portat e Fierzės janė nė gjendje tė shkarkojnė deri nė 1500 m3 ujė nė sekondė. Ka ndodhur nė vitin 1981 qė ka shkarkuar 1500 m3 ujė nė sekondė. Ndėrsa pėr momentin po bėhen shkarkime shumė larg kėsaj shifre dhe ėshtė hapur vetėm njė portė dhe jo plotėsisht. Ekziston njė portė tjetėr mė poshtė e cila shkarkon mė shumė por qė mund tė dėmtojė zonat pėrreth nga efekti "trampolinė".
Sa porta shkarkuese janė parashikuar nė Fierzė dhe Koman, dhe a mendoni se KESH po i pėrdor tė gjitha ato?
Komani dhe Fierza kanė 4 porta, dy ndėrtimi dhe dy shkarkimi, tė gjitha portat janė efektive. Porta numėr 4 qė shkarkon mė pak dhe numėr 3 qė shkarkon mė shumė. Lidhur me masėn e madhe tė ujit ka njė problem. Nuk ėshtė vetėm uji qė shkarkon hidrocentrali 500 apo 1000 m3 por edhe uji qė del nga puna qė bėjnė turbinat dhe kėto kohė po punohet me kapacitete tė plota. Janė katėr turbina. Porsa i pėrket shkarkimeve ėshtė parashikuar qė portat e Fierzės tė shkarkojnė 1500 m3 nė sekondė por ka njė problem.
Sa ėshtė sasia e ujit qė mbajnė liqenet, dhe nė rast tė shembjes sė digave, kush janė zonat mė tė rrezikuara?
Nuk di tė them me saktėsi sa ėshtė sasia e ujit. Kurse porsa i pėrket rrezikut mund tė them se nė kohėn kur janė ndėrtuar kėto diga Fierza dhe Komani, fshatrat pėrreth janė spostuar dhe janė bėrė kanale dhe infrastrukturė pėr derdhjet. Me ndėrtimet informale vend e pa vend, fshatrat tani janė ndėrtuar edhe nė zona ku ju kanoset rrezik. Nėse prishet diga e Fierzės e cila ėshtė digė dheu qė po u prish pak prishet e gjitha, sasia e ujit qė ka do tė bėjė qė niveli i ujit nė Shkodėr tė shkojė 5 metra. Ėshtė njė katastrofė e madhe. Nė kėtė situatė ka vend pėr kritika por nuk mė takon mua t'i bėj. /Gazeta Panorama/
* Jeta ėshtė Mundėsi, Pėrfito nga Ajo*
zot ndihmoji njata njerez se po vdesin
JO SEKS PARA MARTESE
Ju kisha lut mos tė silleni lajme tė opozites qė sulmon tani qeverin se jan fajtor pėr kohen e keqe. Mos e flliqeni temen sepse ata i gėzohen kėsaj fatkeqėsie natyrore pėr tė sulmu Berishen.
Mos e flliqeni temen por mundohuni tė jepni ndonjė koment mė tė mirė dhe ti ndihmoni sado pak me fjal popullin e atij vendi qė tė largohen sa mė shpejt nga vendet e tyre dhe tė kėrkojn ndihmen nga qeveria sepse nuk jan lojra kėto po u prishen bigat atėher do tė ndodh njė katastrof mė e madhe qė ka ndodh ndonjėher nė Shqiperi.
Edhe njėher lejeni artikujt qė i sjell Opozita se nuk ndihmon aspak situaten nė atė vend.
Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..
Solla artikuj dhe nga opozita dhe nga mazhoranca ku vete ministri i Energjitikes te emisioni TOP STORY e pranoi qe eshte dhe gabim njerezor dhe ka pergjegjes per keto ngjarje, pastaj ti vete ke hapur tema per meritat ne thonjza te mazhorances o je politik ti bashk me Brarin ne kete forum o seshte asnje tjeter kshu qe mos fol kot pa fakte dhe pa argumentime.
* Jeta ėshtė Mundėsi, Pėrfito nga Ajo*
Vetem debilat e Sali Berishes kujtojne se gezohet njeri me kete situate tejet te keqe humanitare.
Askush nuk gezohet se ska se si te mos i vije keq gjithkujt per ato njerez qe po rrenohen me katandi.
Kaq debile jane keta partizanet e berishes sa edhe indinjaten legjitime te njerezve te cdo lloji per kete situate arrijne ta quajne gezim.
Albania Uber Alles
o juanito se ti je i dhene per politike
po ky prifti a mos gabohem ka ken minister ne kohe te nanos
apo jam gabim
cdo me saliun ky
JO SEKS PARA MARTESE
Krijoni Kontakt