Fajtori gjendet pasi te jene evakuar te gjith banoret qe ndodhen ne zonat e permbytura, atehere kur digat te jene nen kontroll, edhe kur te gjith banoret e shkodres te kompensohen (me ndihme nga shteti) nga kjo fatkqesi qe ka ndodh.
Atehere le te kerkojn fajtorin (nese ka nje te tille). Por ne kte rast, syte duhen kthyer nga banoret qe jan nen uje, e jo te luajn "e ka kush e ka" .
Me vjen me teper cudi me kta forumistet qe ne cdo teme (fatkeqesie) direkte turren njeri te hudhe balte mbi Saliun, tjetri mbi Edvinin, njeri per Fatosin e kshu me radhe. Njerez te politizuar ne maksimum, un habitem si dreqin jetojn me veten e tyre kta!! I qajn hallin Saliut apo Edit te cilet jan duke ndejt per 7 pale qejfe prane oxhakut duke e ndjek gjendjen ne televizor, se sa te shqetesohen per banoret te cilet kan ngel ne qiell te hapur edhe me 2 metra uje i ftohte akull qe i rrethon. Kta sjan ne terezi, na e shpifen cdo teme.
There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.
pas komp o rehat rehat me shkrujtske si mos me u indinju kur n'situat t'till lexo opozitn n'vend me ardh me ndoi ide per manaxhim m t'mir, thu se ka nje dyqint opsione per tu apliku, lexo deklarata shkakoni ket minister e at minister. ene sigurisht ska si t'mungojn penat e zgjuta t'pasusve
He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.
Pikerisht si fitoret qe po ndjek edhe Saliu me paraingaurimet e rrugeve dhe tuneleve te cilat bien. Saliu nuk do bej me mire apo me ndryshe nga mesuesi i tij shpirteor.
Me fal, por keto supozimet e disa nga juve me habisin kur thua qe gezojne! Kur ndodhin probleme te tilla nuk gezohet njeri, me teper keto retorika nuk i degjoj nga ata qe ti po i akuzon, por pikerisht nga ata qe i thone keto gjera qe te tjereve vertet jo qe su vete ne mendje nje llogjike e tille, por edhe vertet habisin! Berisha me gjithe Priftin e dinin kete situate qe do te vinte, dhe doli e tha vete Prifti. Atehere c'fare bene fjeten mbi dafina, si c'do gje tjeter edhe pastaj ja u plas bomba ne dore, ja u shperthen uji andej nga se pandehin! Ketu eshte puna kundra papergjegjesise qe kane treguar gjithmone sidomos Berisha, kjo te pelqen apo jo. Mendo nje CEO ne nje komapni te madhe te kete gjithmone probleme te tilla te cilat mundet ti evitoje ose del e thote i ka gabim me vone! Do te ishte shkarkuar ose do kishte dhene doreheqje direkt. Kjo tashme e dime qe nuk ekziston ne vendin tone, mbasi ne kemi ne demokraci klanore dhe jo institucionale dhe ligjore qe po bere gabim je direkt i hequr nga vendi te cilin nuk di ta manaxhosh.
Jo por me duket ashtu sic po merzitesh edhe ti per Saliun qe ka lyer duart me gjak, edhe une po them, pse flet per kete kur personi qe eshte ne krye i ka lare me teper, dicka qe dihet shume mire. Keto jane retorika qe perdoren per te shmangur debatin nga realiteti qe po ndodhemi tani.
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Eshte vertet per te ardhur keq cfare fatkeqesie u ka rene banoreve te Shkodres, por do jeni ju neser qe do kerkoni fajtorin. Te tjeret do harrojne cfare ndodhi, dhe pse ndodhi, por jo ju banoret e Shkodres.
Gjithsesi eshte shpejt per te folur. Le te shpresojme ne radhe te pare qe gjendja te kthehet ne normalitet sa me shpejt, dhe me sa pak vuajtje per banoret e demtuar.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mia@ : 07-01-2010 mė 19:55
Mentor Kikia
Tė shpėtojmė mėmėdhenė - tė tilla thirrje atdhetare lėshoheshin nė kohėn kur vendi ynė ishte nėn pushtimin osman dhe tek-tuk bulėzonin shoqatat patriotike qė pėrpiqeshin tė nxisnin popullin pėr luftė. Asokohe Shqipėria vėrtet duhej shpėtuar nga osmanėt, e mė vonė, pas largimit tė tyre, nga fqinjėt qė vrapuan tė kėpusin copa trojesh nga atdheu ynė, qė sot rezulton tė jetė i shpėrndarė nė katėr shtete. Kjo tashmė i pėrket historisė dhe ajo nuk mund tė zhbėhet mė. Por mėmėdheu ynė, ai qė administrohet nga shteti shqiptar, duket se ka sėrish nevojė pėr tu shpėtuar. Dhe, kėsaj radhe ai nuk rrezikohet nga ndonjė pushtues i huaj dhe as nga fqinjėt tanė, por akoma mė keq, nga vetė ne shqiptarėt. Pėrtej barrės sė rėndė qė bart ky konkluzion, faktet na thonė se e vėrteta ėshtė kryekėput kėshtu.
Nga Brukseli, vijnė ēdo ditė telegrame tė ashpra pėr rrezikun qė i kanoset vendit tonė nga korrupsioni, ndikimi politik nė drejtėsi, shkalla e ulėt e demokracisė, mungesa e bashkėpunimit politik etj. Por druajmė, se pėrpara se tė jetė e kėrcėnuar nga korrupsioni e tė tjera probleme si ai, Shqipėria jonė ėshtė e kėrcėnuar fizikisht si tokė, si territor, si vend i banueshėm. Dhe kjo ėshtė mė e tmerrshme se kėrcėnimet qė vijnė edhe nga diktaturat mė tė egra.
Pėr optimistėt nė qeverisje dhe tė verbrit nė opozitė, do tė na duhet tė rendisim disa argumente, jo pėr tė justifikuar kėtė konkluzion tė rėndė, por pėr tė dhėnė njė alarm, qė duhet tė na vėrė tė gjithėve nė lėvizje.
Njė pjesė e konsiderueshme e territorit tė vendit tonė sot po pėrjeton njė katastrofė natyrore, si pasojė e pėrmbytjeve. Tė tilla situata kur mė shumė e kur mė pak, pėrsėriten thuajse ēdo vit dhe jo vetėm nė Lezhė e Shkodėr. Lumenjtė e Shqipėrisė, Drini, Mati, Shkumbini, Vjosa, Semani dhe ēdo pėrrua nė ēdo fshat, janė bėrė agresivė. Ata gėrryejnė dhe ēdo vit e mpakin tokėn tonė duke e marrė me vete, e bashkė me tė marrin edhe shtėpi, kasolle, prodhime bujqėsore, biznese, rrugė e ura. Ēdo vit mijėra banesa pėrmbyten, mijėra familje dhe vetė qeveria paguajnė kosto financiare pėr shkak tė dėmeve qė pėsojnė. Por ēfarė ndodhi vallė qė natyra u zemėrua me ne? Pėrse lumenjtė u bėnė agresivė, kur nuk ka qenė tė tillė edhe nė kohė reshjesh mė tė dendura?
-Bie shumė shi - thonė ata qė janė, apo kanė qenė, nė qeveri.
-Pasojė e korrupsionit - thonė ata qė janė, apo kanė qenė nė opozitė.
Mund tė jetė edhe njėra edhe tjetra. Por mė shumė se kaq, ėshtė hakmarrja e lumenjve pėr sjelljen tonė barbare. Dhe ky konkluzion nuk ėshtė aforfe gazetaresk, por thėnė me plot gojėn nga studiues qė njohin ēdo gur e shkurre tė sistemit lumor shqiptar. Pėrgjatė dy dekadave, ne shkatėrruam shtretėrit e lumenjve duke u marrė jashtė ēdo kriteri lėndėn ndėrtuese pėr tė bėrė pallate, pasi kjo ishte dhe ėshtė me koston mė tė lirė pėr kompanitė ndėrtimore. Shkatėrruam infrastrukturėn mbrojtėse qė ishte ndėrtuar ndėr vite dhe nuk lamė pemė nė kėmbė pėrgjatė luginave tė tyre, qė ishin mbjellė pikėrisht pėr tė frenuar erozionin. Shkatėrruam diga e prita, bllokuam kolektorėt e shkarkimit tė ujėrave, pushtuam e shndėrruam nė banesa deri edhe hidrovoret nė zonat nėn nivelin e detit, ndėrtuam ku mundėm, nė fusha, lugina, kanale, mbi puseta e nė moēale, qė thahen nė verė e mbyten nė dimėr, pa pyetur fare pėr natyrėn, detin, baticėn dhe lumin. Dhe sot, ne, njerėzit qė menduam se e mundėm natyrėn duke e shkatėrruar atė, vajtojmė para kamerave duke akuzuar qeverinė e duke kėrkuar ndihmė.
Me njė vrap tė shfrenuar ne iu sulėm pyjeve, duke shkatėrruar me zellin e njė kolonizatori tėrė pasurinė natyrore, duke mos kursyer as parqet kombėtare e duke mos mbjellė asnjė fidan nė vend tė tyre. Dhe sot kėrkojmė ndihmė kur anekėnd vendit, toka na rrėshket nėn kėmbė si pasojė e erozionit, duke marrė me vete shtėpitė dhe kasollet e bagėtive e duke prodhuar ēdo vit tė pastrehė dhe kosto financiare pėr shtetin. Katastrofat natyrore janė tė paparashikuara dhe ato do ti paguajmė kur tė na godasin, aq mė shumė tani qė natyra po bėhet gjithnjė e mė kapriēioze. Por, pėr fat tė keq, ne jemi duke pėrballuar aktualisht me katastrofa tė nxitura nga vetė dora jonė dhe kjo nuk duhet tė tolerohet mė.
E gjendur nė ēark, qeveria premton sot se do tė dėmshpėrblejė banorėt e prekur. Por pėrmbytje do tė ketė sėrish vitin tjetėr, edhe nė Lezhė, nė Durrės, nė Seman, nė Fier, nė Vlorė e kudo. A mos vallė qeveria duhet tė akordojė njė buxhet tė pėrvitshėm pėr tė zhdėmtuar tė pėrmbyturit? A mos vallė gjysma e shqiptarėve duhet tė paguajnė taksa pėr tu blerė orenditė ēdo vit njerėzve qė u pėrmbyten shtėpitė nga lumenjtė apo baticat detare?
Nuk ėshtė kurrė kjo zgjidhja. Pėr tė shpėtuar ne duhet tė ulemi e tė bėjmė paqe me natyrėn, tė gjithė pa dallim, nė mal e nė fushė, nė qytet e nė fshat dhe tė nisim punėn pėr tė riparuar ētė mundemi nga ajo qė kemi dėmtuar. Qeveria duhet tė ndalojė shkatėrrimin e mėtejshėm tė lumenjve, pyjeve e tokės dhe tė ndalė ndėrtimet pa leje nė qytete e fshatra. Pėr tė shpėtuar nga katastrofat, qeveria dhe politika nė tėrėsi, me urgjencė, duhet tė ulet e tė hapė librat e studiuesve, pėr tė mėsuar se ēfarė e pret nė tė ardhmen atdheun tonė nė kėtė drejtim.
Dhe, nėse tė tillė studime nuk ka, nė vend qė tu blejė lavatriēet tė pėrmbyturve, qeveria duhet tė financojė kėrkimin shkencor dhe tė vėrė nė punė studiuesit, tė cilėt i flaku nė rrugė, pėr tė mėsuar se ku do tė pėrplasen dallgėt e detit nė vitin 2030 e nė vitin 2050, kur akullnajat tė kenė shkrirė tė gjitha dhe niveli i detit tė jetė rritur. Qeveria e Ishujve Maldive po kėrkon tė blejė tokė pėr ta ndėrtuar shtetin nė njė tjetėr vend, pasi ishujt nė vitin 2050 do tė pėrmbyten.
Holanda e Danimarka planifikojnė ēdo vit prita e diga tė reja pėr ti shpėtuar detit. Ndėrsa nė Shqipėri, asnjė qeveri deri tani nuk ėshtė konsultuar me shkencėn pėr tė ardhmen e vendit. Nuk ėshtė bėrė dhe pak gjasė ka tė bėhet kjo, derisa si mazhoranca ashtu dhe opozita mendojnė se ky vend qeveriset vetėm me mitingje nė sheshin Skėnderbej.
Kryeministri ynė tha tė martėn se ne jemi nė buzė katastrofe. Por katastrofa jonė ėshtė shumė mė e madhe se ajo e njė stine me reshje. Nė kėto kushte nuk duhen shpėtuar vetėm banorėt e njė fshati, por ky vend ka nevojė serioze pėr tu shpėtuar i tėri.
Ndryshe, nėse vazhdojmė tė sillemi ende kėshtu me tokėn tonė, nuk do tė jetė e largėt dita, qė kur ta shikojmė fushėn tė pushtuar nga lumenjtė dhe deti, ashtu si hebrenjtė nė kodrat e thata tė Rripit tė Gazės, tė bredhim maleve pėr tė kėrkuar vend ku tė ngulim njė ēadėr. Por atėherė do tė jetė vėrtet vonė dhe askush nuk do tė ketė mundėsi tė na vijė mė nė ndihmė, as shkenca e as Zoti.
Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!
mir e ke thane, vete i kemi fajet se vet i prishem ato, ne kohe te komunizmit ishin ndertuar pritat, kurse sot i kemi prishe, vete i kemi fajet me gjith qeverine.
HISTORY HOLDS
for the time to come and share.
Krijoni Kontakt