Close
Faqja 12 prej 37 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 361
  1. #111
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Berisha: Banoret te evakuohen, te shmanget katastrofa

    “Jemi para nje situate emergjente reale. Potencialisht katastrofa qendron si Shpate e Demokleut. Detyra jone eshte te parandalojme katastrofen, por kerkoj qe zona e Nenshkodres dhe e Dajcit te evakuohen. Duhet te pergatitemi per te gjitha situatat”.


    Keshtu deklaroi ne nje mbledhje urgjente qeverie kryeministri Sali Berisha, i cili njoftoi ngritjen e Komitetit te Emergjences Civile, qe do te koordinoje me autoritetet vendore te gjithe procesin e evakuimit nga zonat e permbytyra.

    “Banoret duhet te tregohen te matur dhe te marrin vendim per t’u larguar, pasi qofte edhe nje jete e humbur eshte shume e rende per vendin. Trimeri eshte te gjesh rrugen per ta perballur me mencuri kete situate”, u shpreh kryeministri.

    Duke ndare detyrat per ministrat e kabinetit, Berisha kerkoi impenjim maksimal te Forcave te Armatosura, te drejtuesve te energjitikes, shendetesise, te rrugeve, te shendetesise, nderkohe kerkoi nga vete banoret qe te japin kontributin e tyre ne shpetimin e gjese se gjalle, duke siguruar se strehimi i te evakuuarve do te jete ne kushte optimale.

    “Te evakuohet patjeter Nenshkodra, Dajci, si dhe te merret ne konsiderate Velipoja, Ana e Malit dhe rrethinat”, u shpreh Berisha.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  2. #112
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Inxhinieri i digave: Shpetimi, hapja e HEC-eve, RREZIKOHET SHPERTHIMI DIGAVE

    Projektuesi i portave te hidrocentraleve inxhinier Dhimiter Cico, ne nje interviste dhene per Top Channel ka paralajmeruar shperthim te digave, nese portat nuk do te funksionojne.

    Per inxhinierin, portat kane me shume se 20 vjet nen uje, nen nje thellesi 60 dhe 90 metra dhe jo vetem qe nuk jane provuar asnjehere nese punojne por as nuk jane riparuar.

    Kesaj frike i shtohet edhe fakti qe disa nga portat jane prodhim shqiptar i Metalurgjikut, te tjerat franceze dhe kineze. Cico argumenton se ne Fierze u hap vetem nje porte dhe ajo vetem kater metra dhe u bllokua, dy dite me pare.

    “Keto porta nuk jane perdorur dhe nese do te shperthehen aty ka per te ndodhur nje katastrofe”, u shpreh Cico, inxhinieri projektues i portave te hidrocentraleve.

    Cico ka deklaruar se situata ne kete pike ku e ka cuar Ministria e Energjitikes dhe KESH-i, nuk ka asnje zgjidhje tjeter pervec hapjes se portave, per shkak se aktualisht po shkelet ligji duke mbajtur nivelin ne Fierze ne 293 metra, tre metra mbi nivelin e lejuar nga rregullorja e digave.

    Inxhinieri Cico pergjegjesine ja ngarkon KESH-it, i cili duhet te mbante nen kontroll sipas rregullores qe nga stina e veres.

    Inxhinieri thote se e ka parashikuar nje situate te veshtire ne media pak kohe me pare dhe ka ofruar ndihmen e tij si eksperti i fushes ne Ministrine e Energjitikes dhe KESH, por I eshte mohuar.

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=172133
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #113
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Hapja e portave, lajm i keq per banoret

    Ndersa hapja e portave eshte shpetimi i vetem per hidrocentralet, kjo mund te jete nje lajm i keq per banoret e zones se Nenshkodres.

    Hapja e portave mund te sjelle nje situate tjeter tragjike ne zonat e permbytura me rritjen e nivelit te ujit ne sasi ende te pallogaritshme.

    Aktualisht ne lagjen Ajazem te Shkodres uji ka permbytur katet e para te disa shtepive, banoret e te cilave nuk pranojne te evakuohen pasi nuk duan t’i lene vetem objektet e tyre.

    Ata thone se ndodhen ne kete gjendje prej pese ditesh, nderkohe qe demet per ekonomite e tyre jane te medha.

    Problem mbetet ushqimi dhe ngrohja, nderkohe qe energjia eklektrike mungon.

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=172136&ref=fb
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  4. #114
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Derdhet Buna, izolohet Velipoja

    Dalja nga shtrati e ujerave te Lumit te Bunes ka shkaktuar bllokimin e aksit rrugor qe lidh qytetin e Shkodres me Velipojen.

    Prurjet e medha gjate oreve te nates ne kete lum kane shkaktuar daljen e ujerave nga shtrati i tij, duke vershuar ne drejtim te zonave fushore ne afersi te Velipojes. Sipas te dhenave nga terreni, rruga eshte e kalueshme vetem nga kamionet ushtarake.

    Gjithashtu, qindra hektare toke ne kete zone jane permbytur dhe banoret jane ne rrezik. Sipas deklaratave te eksperteve, prurjet ne Bune nuk duhet te kalojne me shume se 1500 m/kub ne sekonde, pasi zona perreth Shkodres rrezikon te permbytet.

    http://top-channel.tv/artikull.php?id=172099&ref=lajme
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #115
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589

    Berisha ne Dajc: Jemi prane katastrofes


    Kryeministri Sali Berisha ka vizituar zonat e permbytura nga lumi Mat. Kreu i qeverise eshte ndalur ne komunen e Dajcit, ku ka theksuar se zona ndodhet prane nje katastrofe.

    “Po menaxhojme situaten, por nuk na favorizojne kushtet atmosferike. Jemi ne prag te nje katastrofe reale. Duhet te behet urgjent evakuimi”, ka deklaruar Berisha.

    Ne Dajc ndodhet edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila u ka bere thirrje banoreve qe te pranojne evakuimin.

    “Iu lutem banoreve te Dajcit qe te largohen nga banesat”, ka deklaruar kryeparlamentarja.

    Me heret, Kryeministri Berisha inspektoi zonen e permbytur nga batica e detit ne ishull-Lezhe. Ne kete zone, ku deti eshte bashkuar me lagunen, po ngrihet nje argjinature e re per te mbrojtur disa dhjetra shtepi te reja te rrezikuara nga ndonje vale tjeter kercenuese.

    Prita eshte e perkohshme, por sipas kryeministrit, po behet studimi me asistence europiane per nje argjinature perfundimtare. Megjithese koha nuk eshte e pershtatshme per te gjetur shkaqet. Kryeministri Berisha, pervec kushteve te keqija natyrore, nuk perjashtoi edhe nderhyrjen shkaterruese te njeriut per situaten e krijuar ne zonen e Lezhes.

    Ne keto kushte ku reshjet do te jene te vazhdueshme dhe te rrembyeshme, nje gje tjeter eshte e sigurte, shkarkimet nga hidrocentralet do te vazhdojne, gje qe do te thote se rreziku i permbytjeve te tjera eshte krejtesisht i mundshem. Kryeministri e pohoi kete kur inpsektoi argjinaturen e lumit Mat, ne afersi te Milotit, nje zone qe konsiderohet e sigurte, per shkak te 11 kilometrave te reja argjinature.

    Berisha garantoi se edhe perpara nisjes se vrullshme te reshjeve hidrocentralet jane menaxhuar nga specialistet sipas te gjitha rregullave, duke hedhur poshte zerat kritike te opozites qe fajesojne qeverine per tejmbujshjen e hidrocentraleve gjate dhjetorit dhe shkarkimin e mejehershem dhe me vonese te tyre, c’ka sipas opozites ka shkaktuar permbytjen e zonave.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ishalla bahet mire se gjynah per ato shpija e ato njerez
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #117
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    O nese nuk arrijn te hapin portat, atehere gjendja do jete akoma me alarmante, se sic tha inxhinieri me lart, ato porta kan qendruar me teper se 20 vjet nen thellesine e ujit 60 - 90 metra. Pra eshte veshtire qe te hapen edhe portat tani, nderkohe qe niveli i ujit e ka kaluar piken kritike mbi 3 metra. Mund te behet ndonje katastrofe nese nuk hapen portat e te shkarkohet uji.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #118
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Permbytjet ne Shkoder, Berisha therret qeverine, Topi ne Shkoder

    SHKODER- Qarku i Shkodrės vazhdon tė pėrballet me njė situatė kritike pėr shkak tė pėrmbytjeve nga shkarkimet e hidrocentraleve tė Fierzės, Komanit dhe Vaut tė Dejės. Situata pėrkeqėsohet dhe nga reshjet e shiut, tė cilat qė prej mbrėmjes sė 1 janarit vazhdojnė dendur pa pushim.

    “Shkodra ndodhet nė prag katastrofe natyrore” ka pėrshkruar situatėn kryeministri Sali Berisha i cili dje ėshtė ndodhur nė fshatin Dajc tė Bregut tė Bunės.

    Kryeministri Sali Berisha ka urdhėruar mbledhjen e jashtėzakonshme tė qeverisė sot nė orėn 11.00 pėr masat qė do tė merren pėr pėrballimin e situatės dhe shmangien e njė katastrofe.

    Nga ana tjetėr Presidenca informon se vetė kreu i shtetit Bamir Topi do tė udhėtojė drejt veriut pėr tė parė nga afėr zonat e pėrmbytura.

    Nė orėn 10.00 tė mėngjesit Presidenti do tė jetė nė ishull Shėngjin tė Lezhės ku batica detare ka pėrmbytur shumė fshatra qė gjenden pranė detit. Mbetet problematike situata nė Ishull-Lezhė, e pikėrisht nė zonėn e kėnetės, nė fshatin Tale dhe Fushė-Kuqe nė Kurbin.

    Mė pas zoti Topi do tė udhėtojė drejt zonės sė nėn Shkodrės, pikėrisht nė komunėn e Dajcit ku situata nga pėrmbytjet ėshtė vėrtet problematike dhe evakuimi i banorėve has nė rezistencėn e tyre.

    Janė 3800 ha tokė tė cilat vazhdojnė tė jenė tė pėrmbytura nėn ujė nė tė gjithė qarkun e Shkodrės. Nė mbledhjen e sotme tė Shtabit tė Emergjencės janė dhėnė shifra mbi dėmet e mėdha qė janė shkaktuar nė kėtė qark pėr shkak tė shkarkimit tė ujrave tė tre HEC si dhe pėr shkak tė reshjeve dhe shtrėngatave tė shiut qė vazhdojnė pa ndėrprerje nė tė gjithė Shkodrėn. Pritet tė ketė njė tjetėr rritje tė nivelit tė ujit ndėrkohė raportohet se mbi 350 banesa janė tashmė tė mbushura me ujė.
    Konretisht nė bashkinė e Shkodrės janė 140 shtėpi nė rrezik pėrmbytje. Uji tashmė ka hyrė nė katin e parė tė tyre. Nė fshatin obot janė 140 shtėpi tė pėrmbytura, nė komunėn Dajc janė 70 shtėpi, 5 shtėpi janė tė pėrmbytura nė fshatin Dushk tė Komunės Ana e Malit, 7 shtėpi tė pėrmbytura nė Arrėn tė komunės Bushat.

    Forcat e armatosura kanė vijuar gjithė natėn evakuimin e banorėve dhe tė gjėsė sė gjallė nga fshatrat e komunės sė Dajcit dhe Obot, dy zonat mė tė rrezikuara nga pėrmbytjet.

    Pavarėsisht apelit tė kryeministrit dhe zyrtarėve tė lartė tė shtetit dhe tė prefekturės pėr njė evakuim sa mė tė shpejtė, banorėt vazhdojnė tė rezistojnė. Nga shifrat e raportuara sot nė mbledhjen e shtabit tė emergjencės janė evakuar nga fshati Obot 30 familje, 130 familje nga 460 qė banojnė nė komunėn Dajc janė evakuar. Nga fshati Arrėz janė evakuar 7 familje, 5 familje janė evakaur nga Bėrdica, 30 familje tė komunitetit rom, banorė tė lagjes Bahcallėk nė hyrje tė Shkodrės janė
    evakuar. Mėsohet se familjet nuk kanė pranuar tė strehohen nė vendet qė ka caktuar qeveria pėr strehimin e tyre por kanė preferuar tė strehohen te tė afėrmit.

    Situatė problematike vazhdon tė mbetet fshati Obot. Banorėt refuzojnė evakuimin, dhe numri i tė zhvendosurve nga forcat e ushtrisė ėshtė shumė i vogėl.

    Reshjet e shiut dhe shtrėngata kanė bėrė tė mundur njė rritje tė lehtė tė nivelit tė ujit, ndėrkohė qė lumi Drin, Kir, Gjadėr dhe liqeni i Shkodrės vijojnė te jenė tė tejmbushur.
    (s.g/BalkanWeb)
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    don zoti e ju ndihmon banorve te asaj ane...vetem se nuk e shoh te arsyeshme qe thon disa banor"kam bagetine ketu nuk largohem do kujdesem per bagetine"..po qa te vyn bagetia kur te mer uji....

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Tu lexu nga pak perdite te gjitha keto qe kane ndodhur jane nga menaxhimi i keq i ujrave ne basenet e hidrocentraleve. Ja kane lene ne dore handikapateve partiake te Lsi mesa duket.
    Se as u shemb ndonje dige, as u shemb koder e mal, as ra termet, vetem ne nenshkodren qenka derdhur uje pa hesap nga shkarkimet e hidrocentraleve. Sasia e shirave qe ka rene nuk ka pasur ndonje ndryshim te madh nga viti kaluar ne milimetra.
    Jane shkelur me te dyja kembet rregullat e teknikes se digave dhe ka munguar totalisht Komiteti Kombetar i digave si organ i larte ne vendimmarrjet me rendesi.
    Kurse ne lezhe ka qene nje fryrje e ujrave te detit nga era e forte e jugut sic ndodh perhere ne det dhe ka gjetur argjinaturat ne nivele shume te ulta e e te pariparuara.
    Ne vendet e tjera ne bregdet argjinaturat kane qene ne vend dhe nuk ka ndodhur te hyje deti aq thelle ne toke sa ne Lezhe.
    Totalisht faji dhe paftesia e qeverise dru me pre te Sali Berishes
    Albania Uber Alles

Faqja 12 prej 37 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •