Close
Faqja 35 prej 37 FillimFillim ... 253334353637 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 361
  1. #341
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Ik mor pusht se ate shkrim e kam bo kunder atij gazetarit tuj te famshem Myftaraj qe shkrunte se se enveri i boni hidrocentralet qe ti myste kut te donte shkodranet.
    Pse nuk qisni dhe pjesen tuj mor qena po perdorni me fashizem gjysem te verteten.
    Ca nuk pret nga plenat si ju.
    Nuk ka shqiptar qe nuk neveritet prej nji shkrimi kaq te ndyre te Myftarajt dhe qeka e nalume te shprehesh me mllef sic jam shpreh dhe une.
    Dhe bash dora jote blu e shkroi dhe e solli deri ketu dhe i meritoni ploteshisht mllefet e njerezve.
    K. Myftaraj ben ate lloj gazetarie, tipike gazetari spekullimesh; here ben spekullime me gjysem te verteta dhe here spekullime me fantazi te paster, si rasti i mesiperm. Por spekullimet e tij jane shume trashanike, mund ti hane vetem njerez me nje nivel te ulet mendor, qe per fat te keq ne Shqiperi nuk jane te paket.
    Por njerez me nivel te ulet mendor ke sa te duash ne qeverine aktuale dhe ne parlamentin aktual, parlamenti i kukullave te Sali Shpelles. Shikoja tek emisioni i Sokol Balles i para dy diteve, ministrin Olldashi (me ato buze si te derrit, sikur i ka fryre me silikon), qe me nje siguri te madhe fliste ca idiotesira, kerkonte te trajtonte argumenta duke u demostruar nje derr injoranti per shume ēeshtje. Nga ana tjeter ishte Ilir Beqja, perfaqesues i PS-se, nje djale shume i mprehte, i sakte dhe konēiz ne arsyetimet e tij; dhe mbi te gjitha shume i perkushtuar per banoret e Shkodres, kishte qe ne 2 Janar qe ndodhej ne mes tyre, per tjua lehtesuar sado pak dhimbjen e fatkeqesise qe u kish rene ne koke, ca nga natyra dhe ca nga paaftesia e qeverise. Midis te tjerash, ky injorant i qeverise se Saliut, i drejtohet Ilirit duke i thene: "ku i kini ato ndihmat tuaja, sot paradite vetem 130 e ca hamburger i kini shperndare popullates". Kishte disa gazetare ne studio, por asnjeri nuk doli ti thonte qe nuk eshte opozita, ajo qe duhet te ndihmoje qytetaret ne nevoje (katastrofe, ne rastin konkret), por eshte dhe duhet te jete qeveria. Qytetaret e ēdo shteti i paguajne taksa qeverise, dhe keto taksa duhet nga ana e qeverise "te perkthehen" ne sherbime per qytetarin, ne rast fatkeqesie, ndihme me fonde speciale, gjera qe percaktohen kur behet buxheti i shtetit, per ēdo vit. Pra eshte qeveria e nje shteti, dhe vetem ajo, qe duhet ti dale zot njerezve ne raste fatkeqesie. Ne rast se ofrojne ndihma, organizata te ndryshme bamirese, individe te pasur, shtete te huaja, opozita, asoēacione te ndryshme etj. duhet ti thuhet vetem faleminderit, qofte edhe sikur te japin vetem nje hamburger apo nje shishe uje. Dhe jo te kerkohet llogari, siē ben ky injoranti i shtetit ( ne vend te jete burre i shtetit ), qe nuk njeh nocionet me elementare te funksionimit te shtetit.
    Fatekeqesia e vertete e Shkodres dhe me tej e gjithe Shqiperise, eshte qeveria aktuale, qe ka "burreca" shteti, duke filluar nga Sali Shpella, dhe qe e kane mendjen ku te vjedhin dhe perfitojne ne kurriz te njerezve hallexhinj. Me keta ne qeveri, fatkeqesi te tjera do te shfaqen ne horizontin e Shkodres dhe te Shqiperise. Ata jane te afte per vjedhje, korrupsion, abuzime etj. dhe te paafte per qeverisje, per sherbime ne favor te publikut.
    Tung

  2. #342
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga leci Lexo Postimin
    Nese ti je i bindur qe eshte katastrofe natyrore,jo nje por edhe njeqind permbytje te vijne ,prape asgje nuk ke mesuar e nuk do te mesosh kurre.

    Shqiptaret e ka pas zakon te ndihmonin ata te veriut kur ngujoheshin nga debora,edhe nje pjese te rrogave jepnin per ata njerez.
    Por ketu nuk flitet per fatkeqesi natyrore,sepse eshte budallek te thuash qe prurjet e Drinit ishin me te medha se ne te gjithe koherat.
    Prurjet e Drinit ishin 3 here me te vogla se maksimumi i historikut te digave.
    Bora nuk shkrin ne dhjetor ne male,por fillon te shkrije ne prill.

    Sali Berisha kur ishte ne opozite ne vitin 2001 nese nuk gaboj vitin,per te njejten permbytje edhe pse me e vogel ne permasa akuzoi qeverine per korrupsion e vjedhje ne kurriz te shqiptareve.Edvin Rama po ben ate qe beri Sali Berisha me pare.Kjo nuk ju ben te reflektoni?

    Jemi ne vitin 2010,por me keqardhje shoh se shumica e shqiptareve akoma nuk dijne te distancohen nga loja e felliqur e politikes,e cila vendos ne barrikata te ndryshme shqiptaret,edhe perpara fatkeqesive te tilla,qe jane pjelle e urise se pashteruar per pasuri te lehte.

    Ne kete teme flitet per permbytjet,por 90% e shkrimeve jane per politiken.Kush Edvini e kush Berisha.
    Une do ju dergoja ju te gjitheve ne zonat e permbytura qe te vuani nen lekuren tuaj ēfare do te thote te permbytesh nga duart kriminele te politikaneve te pashpirt.
    Kur te ju jen lagur edhe breket,shpresoj qe te filloni te llogjikoni.Shohim sa qejf do te keni te diskutoni per politike.
    nigjo mer Lec, mer ta marrsha ..... te pelqen qe te besh te llogjikosh te tjeret por nderkohe nuk e prek fare ate punen e maqedoneseve qe hapen portat e hidrocentralit per te shkaktuar nje permbytje me permasa te pa imagjinueshme nqse do t'ia kishin dale .... i shkon aty afer muhabetit kur thua qe nuk ishte fatkeqesi natyrore por e devijon diskutimin duke lene te kuptosh se Edveri ka thene gjera qe rrine .... kur pikerisht dje dolen ato artistat e Bankes Boterore dhe thane qe Qeveria e ka menaxhuar shume mire situaten .... edhe mua me ka habitur kjo dalje por siduket ata e kane bere per te mbrojtur veten e tyre ... pse ...?? ndoshta projektet e tyre ne vitet e fundit nuk jane zbatuar sipas parashikimeve. prandaj politika ka vend qe c'ke me te se gjithe kjo hata eshte shkaktuar vetem me nje qellim .... per te hedhur Qeverine Demokratike.
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #343
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Kastravec gjith jeten do rrish ti msus. Po si kan hap akoma portat ata te maqedonise. Ata vetem thane na jan fry ujrat dhe ka mundesi te shkarkojme po e pame keq.
    Pse rren ne mes te dites xhanem. Asnji media e majte a e djathte se ka konifumu ket qe thu ti.
    Shef ondrra ti si te shpetosh Salen e vje e na thu prralla me mret.
    Albania Uber Alles

  4. #344
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-11-2009
    Postime
    39
    qysh po informoheni edhe ju vet shum komuna nga kosova(edhe pse shum te varfera ) kan ofruar ndihma vllezerve tan ne shqiperi kisha dasht me dite a e kan be kete te njejten edhe komunat tuaja nga shqipria ?

  5. #345
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Ja si u ruajt uji nė Fierzė

    Fakte tė reja dalin nė dritė
    nė lidhje me mbushjen me ujė tė hidrocentralit
    tė Fierzės me qėllim shitjen
    e energjisė. Gjatė gjithė muajit
    nėntor e deri mė datė 30 dhjetor, sasia
    e energjisė sė prodhuar nga turbinat e
    Fierzės nuk i kalon tė 6000 MW/h nė
    ditė, ndėrkohė qė kapaciteti maksimal
    i kėtij HEC-i ėshtė edhe njėherė sa kaq.
    Ajo qė bie mė shumė nė sy ka tė
    bėjė me ecurinė e energjisė sė prodhuar
    gjatė fillimit tė muajit nėntor.
    Mė datė 6 nėntor Fierza ul ndjeshėm
    prodhimin, nga 2600 MW/h qė ishte
    njė ditė mė parė, nė vetėm 300 MW/h,
    nė njė moment ku nuk ka tė dhėna
    pėr avari apo remont nė agregatet
    prodhuese. Ky ritėm prodhimi ndiqet
    edhe nė ditėt nė vazhdim. Mė datė
    7 nėntor Fierza ka prodhuar po 300
    MW/h energji nė ditė, ndėrsa kulmi
    arrin mė datė 8 nėntor, ku nga ky
    HEC nuk ėshtė prodhuar asnjė kilovat
    energji elektrike.
    Sipas tė dhėnave qė “Shekulli” ka
    nė dorė, gjatė kėtyre ditėve, ku prodhimi
    ėshtė nė minimumin e tij, nuk
    raportohet asnjė defekt qė mund tė
    ketė shkaktuar probleme. Pėr shkak
    se nuk ėshtė nxjerrė asnjė metėr kub
    ujė nga turbinat, mė datė 8 nėntor
    kuota e Fierzės u rrit me 1.1 metra
    duke arritur nė 284.57 metra. Mė datė
    9 nėntor Fierza rifillon prodhimin e
    energjisė, por me njė kapacitet vetėm
    200 MW/h.
    Mė datė 11 nėntor, Fierza do tė
    rriste ndjeshėm prodhimin e energjisė
    krahasuar me ditėt e mėparshme
    duke arritur nė 3200 MW/h
    nė ditė. Kjo rritje prodhimit ndodh
    pikėrisht nė ditėn kur nė tregun vendas
    hyn kompania serbe e energjisė
    “Rudnap”, ku ėshtė aksionar Damir
    Fazlliē, miku i familjes sė kryeministrit
    Berisha, fakt ky i pranuar publikisht
    dhe nga ai vetė gjatė njė seance
    parlamentare. Kompania nė fjalė ka
    blerė energji nga KESH deri nė fund
    tė muajin nėntor me njė kapacitet
    2400 MW/h nė ditė.
    Gjatė gjithė kėsaj periudhe kompania
    serbe “Rudnap” ka qenė blerėsi
    mė i madh i energjisė shqiptare.
    Megjithėse sasia e ujit nė hidrocentralet
    e vendosura mbi lumin Drin
    kishte arritur nivele tė kėnaqshme,
    madje duke kaluar edhe kuotat e sigurisė,
    ēuditėrisht vėrehet ulje e sasisė
    sė energjisė sė prodhuar nė vend.
    Nga dita nė ditė sasia e energjisė sė
    prodhuar nga HEC-et e Drinit vjen
    nė ulje, ndėrkohė qė ky boshllėk
    fillon tė mbushet nga rritja e importit.
    Kėshtu, mė datė 26 nėntor prodhimi
    total i energjisė nga HEC-et e
    vendit ishte 16.334 MW/h nė ditė.
    Mė datė 27 nėntor sasia e energjisė
    sė prodhuar zbret nė 15472 MW/h,
    ndėrsa njė ditė mė pas kjo shifėr ulet
    edhe mė tej duke arritur nė 14937
    MW/h, ndėrkohė qė nevojat e vendit
    pėr energji vazhdojnė tė rriten. Kjo
    gjendje do tė vazhdojė deri nė javėn
    e dytė tė muajit dhjetor, ku vėrehet
    njė rritje e lehtė e sasisė sė energjisė sė
    prodhuar nga HEC-et vendase.
    Pėr t’u theksuar ėshtė fakti se, megjithėse
    prodhimi i energjisė nė vend
    gjatė gjysmės sė dytė tė nėntorit varionte
    mesatarisht nė 16.000 MW/h
    nė ditė, mė datė 1 dhjetor ajo pėsoi
    njė ulje tė fortė duke arritur nė 10.676
    MW/h nė ditė. Kjo datė pėrkon edhe
    me ditėn kur kompania “Rudnap”
    nuk rezulton mė tė ketė blerė energji
    nga Shqipėria.
    Duket se agregatet e HEC-it tė Fierzės
    janė vėnė nė punė vetėm pėr tė
    plotėsuar nevojat e “Rudnap” pėr
    energji dhe me pėrfundimin e marrėveshjes
    ato kanė vazhduar nė “regjimin”
    disajavor tė prodhimit tė ulėt
    nė pritje tė klientit tė radhės, megjithėse
    niveli i ujit kishte kaluar edhe
    kuotat e sigurisė. Mė datė 1 dhjetor
    uji nė Fierzė ishte nė nivelin 285.3
    metra duke vijuar rritjen nė ditėt nė
    vazhdim.
    Ja si u ruajt uji nė Fierzė
    Tiranė - Nėse turbinat e HEC-it tė Fierzės
    do tė kishin punuar me kapacitet
    normal gjatė muajve nėntor-dhjetor,
    sot nuk do tė flitej pėr pėrmbytje nė
    Shkodėr. Sipas tė dhėnave zyrtare, niveli
    i prurjeve nė kėtė hidrocentral
    pėr kėtė periudhė ka qenė mė se i menaxhueshėm.
    Por uji duhej ruajtur
    pėr tė rritur sa mė shumė pėrfitimet
    nga shitja e energjisė. Duke mbajtur
    Fierzėn tė mbyllur, vetėm brenda njė
    muaji qeveria rriti rezervėn energjitike
    nga 979.4 GWh nė 1353.9 GWh.
    Tė dhėnat tregojnė se nga data njė
    deri nė mes tė muajit dhjetor, niveli
    i prurjeve nė liqenin e Fierzės ka variuar
    nga 63 m³/s mė datė tetė nė 234
    m³/s mė datė 10. Ndėrsa pas datės 17
    dhjetor deri mė 23 dhjetor prurjet
    kanė qenė nė nivelin mesatar tė 250
    m³/s. Kulmi ka arritur me 1055 m³/s
    mė 28 dhjetor dhe mė pas niveli i
    prurjeve ėshtė ulur sėrish.
    Nėse krahasohen niveli i prurjeve
    me kuotėn e liqenit vėrehet se puna
    e agregateve pėr prodhimin e energjisė
    nė kėtė HEC nuk ka vijuar normalisht.
    Nėse punojnė me kapacitet
    tė plotė, tė katėr turbinat e Fierzės
    derdhin mė shumė se 450 m³/s. Mė
    datė 1 prurjet nė liqen kanė qenė 131
    m³/s dhe kuota 285.3 metra. Ndėrsa
    mė datė 5 prurjet kanė rėnė nė 128
    m³/s, kurse kuota e liqenit ka vijuar
    tė rritet nė 285.45 metra.
    Nėse turbinat e Fierzės do tė ishin
    vėnė nė punė, me kėtė nivel prurjesh
    duhet tė kishte njė ulje tė kuotės tė
    paktėn me disa centimetra. Por turbinat
    kanė qėndruar tė fikura pėr tė
    kursyer ujin dhe pėr pasojė ėshtė rritur
    niveli i liqenit duke bėrė tė detyrueshme
    hapjen e portave mė datė 2
    janar, e cila shkaktoi edhe pėrmbytjet
    masive nė Shkodėr.
    Vetėm tri ditė mė parė, qeveria
    shqiptare ka rinisur shitjen e energjisė
    ndaj kompanisė serbe, ku ėshtė
    aksionar Damir Fazlliē. Dokumentet
    zyrtare tregojnė se mė datė 13 janar,
    shteti shqiptar i ka shitur kompanisė
    sė Fazlliē 1200 megavat energji elektrike
    pėr orė.
    Deri mė 13 janar ne vetėm kemi
    marrė energji nga kompania “Rudnap-
    GSA”. Mesatarisht janė transferuar
    nga 192 megavat pėr orė.
    Darka sekrete e
    Damir Fazlliēit me
    Shkėlzen Berishėn
    Roli i qeverisė si shkaktare e pėrmbytjeve
    nė Veri tė vendit rėndohet edhe
    mė shumė nga zbulimi i njė takimi
    sekret tė mbajtur nė njė prej restoranteve
    luksoze tė kryeqytetit.
    Protagonistė tė kėtij takimi ishin
    djali i kryeministrit Berisha, Shkėlzeni,
    Damir Fazlliē, “miku i familjes”
    dhe njė nga importuesit e energjisė
    elektrike nė vend, si dhe njė nga ministrat
    e kabinetit.
    Ēdo ditė Shqipėria blen energji
    elektrike nga kompania “Rudnap”, ku
    ėshtė aksionar Fazlliē, si dhe kryen
    veprime shitblerjesh me dy kompani
    tė tjera serbe, pas tė cilave mendohet
    se qėndron sėrish Fazlliē.
    Takimi nė fjalė ėshtė zhvilluar mė
    datėn katėr janar, vetėm dy ditė pasi
    ishin hapur portat e hidrocentralit tė
    Fierzės dhe kishte nisur derdhja masive
    e ujit. Serbo-boshnjaku i njohur
    pėr lidhjet e deklaruara miqėsore me
    familjen Berisha, pėrfaqėsues dhe
    ndėrmjetės i interesave financiare
    tė disa kompanive serbe nė Tiranė,
    ėshtė shoqėruar nga djali i kryeministrit
    Berisha, Shkėlzeni.
    Tė dy janė ngjitur nė katin e 24-rt
    tė pallatit nė fjalė, qė ndodhet pranė
    redaksisė sė “Shekullit” nė zemėr tė
    ish-Bllokut. Pak minuta pas tyre ka
    mbėrritur edhe njė nga ministrat e
    qeverisė Berisha 2.
    Fazlliē ka qenė shumė aktiv muajt
    e fundit nė vendin tonė. Qė nė tetor
    tė vitit tė kaluar, atėherė kur situata
    hidrike nisi tė kthehej nė njė temė tė
    nxehtė, pėr shkak tė rezervės sė konsiderueshme
    tė energjisė qė kishte krijuar
    Shqipėria nga fryrja e kaskadės
    sė Drinit. Gjatė gjithė kėsaj kohe ai
    ka qėndruar nė hotel “Sheraton” nė
    Tiranė. Kjo ėshtė konfirmuar edhe
    nga regjistrat e hotelit nė fjalė.
    Ndėrkohė, nė postėn kufitare tė Rinasit
    janė shėnuar tė gjitha hyrje-daljet
    e biznesmenit serbo-boshnjak nė
    vendin tonė. Vizitat e tij nė Shqipėri
    janė shpeshtuar sidomos gjatė muajit
    dhjetor dhe gjithmonė ėshtė parė
    nėn shoqėrinė e Shkėlzenit.
    Fazlliē ėshtė favorizuar hapur nė
    tė gjitha rastet duke blerė prona me
    ēmim tė lirė e mė pas duke i shitur
    ato me ēmime shumė mė tė shtrenjta.
    Nė tė gjitha rastet firma qė bėn
    konsulencėn juridike, si dhe pėrgatit
    referencat qė pranohen nga qeveria
    ėshtė e vajzės sė kryeministrit Sali
    Berisha, Argita Malltezit.
    Aferat e Fazlliēit me energjinė elektrike
    janė denoncuar qė nė vitin 2008
    nga ish-drejtori i KESH, Andis Harasani.
    “Miqtė e mikut qeveritar Fazlliē,
    kompania serbe “Rudnap” nė 2006,
    shiti energji nė Shqipėri me 30 deri
    nė 35 pėr qind mė shtrenjtė. Arriti
    tė shesė energji, kur ndryshe nga sa
    thotė ligji i prokurimeve publike, nuk
    kishte asnjė eksperiencė tė mėparshme
    nė Shqipėri. A thua se konsulenca
    dhe referencat e shkėlqyera legale tė
    firmosura nė zyrėn e Argitės, vlenin
    mė shumė se ajo qė kėrkon ligji”, - ka
    thėnė Harasani.
    Nė njė interviste televizive nė kanalin
    pro-qeveritar TV Klan, ai ka
    deklaruar se ka bėrė njė pasuri prej
    rreth 50 milionė eurosh gjatė kohės sė
    shkurtėr tė aktivitetit nė Shqipėri.
    Shitblerja e energjisė elektrike nga
    kompania e Fazlliēit apo kompanitė
    e tjerė tė mbėshtetura prej tij ėshtė
    objekt hetimi i prokurorisė shqiptare
    Liberté, égalité, fraternité

  6. #346
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Lajmet Kryesore
    Sherman-Chase: Digat shpėtuan veriperėndimin nga katastrofa
    Eksperti britanik Andreu Sheerman-Chase, flet pėr gjendjen e digave nė Shqipėri





    Ekspertėt botėrore tė digave, kanė shpjeguar se ishin digat ato qė shpėtuan veriun e Shqipėrisė nga katastrofa. Andreu Sheerman-Chase, ekspert britanik pėr digat, u shpreh se digat e hidrocentraleve kanė shmangur katastrofėn si pasojė e situatės ekstreme tė motit nė fillim tė janarit nė veri tė vendit. Pasi ka parė nga afėr zonat e pėrmbytura, ai tha se konstaton njė pėrmirėsim tė ndjeshėm tė situatės. Ndėrsa pėr kritikat e bėra nga disa prej ekspertėve vendas

    se operimi i digave ka ndikuar pėr keq gjatė situatės, ai theksoi se ėshtė e kundėrta, pasi nė rast se digat nuk do tė kishin funksionuar atėherė veriu i Shqipėrisė do tė shihte njė katastrofė shumė herė mė tė madhe. “Mora vesh se ka pasur kritika nė lidhje me operimin e digave, por opinioni ynė ėshtė se digat nuk e kanė pėrkeqėsuar situatėn, nė fakt, situata do tė ishte shumė mė e rėndė nėse digat nuk do tė funksiononin”, u shpreh Sheerman-Chase. Pėr ekspertin britanik, i angazhuar nė zgjidhjen e njė situate tė ngjashme vitin e kaluar nė Rumani, situata duket se po pėrmirėsohet ndjeshėm falė angazhimit tė strukturave pėrgjegjėse. Sipas tij shumė shpejt do tė hartohet edhe njė plan veprimi, ku emergjente ėshtė drenazhimi i Drinit dhe Bunės pėr tė shkarkuar shpejt ujin e tepėrt. “Do kemi njė propozim nė 3 faza. Afatshkurtėr duhet pėrmirėsuar rrjedha e lumit dhe forcimi i pritave nė zonat kritike. Duke shkuar nė afatgjatė nė ripyllėzimin e zonės dhe menaxhimin e mirė tė tokės. Mendoj se deri tani qeveria ka bėrė njė punė tė mirė nė pėrballimin e situatės”, vijoi Sheerman-Chase. Eksperti i digave bėri dhe njė kėshillė edhe pėr banorėt e zonės. Njė problem i konstatuar ishte se njerėzit kanė ndėrtuar nė mėnyrė tė paligjshme nė zonat pranė digave, ata duhet tė jenė tė kujdesshėm ku ndėrtojnė pėr tė mos u rrezikuar nga pėrmbytjet. Sipas tij shtėpitė e ndėrtuara pranė digave kanė gėrryer argjinaturėn pėrreth e cila rrezikon seriozisht qė tė shkatėrrohet e gjitha, prandaj ai kėshilloi qeverinė shqiptare qė tė merret menjėherė me largimin e kėtyre banorėve nga shtėpitė dhe tė mos lejojė askėnd qė tė ndėrtojė shtėpi afėr digave. Ndėr tė tjera eksperti britanik theksoi se situata ėshtė menaxhuar mjaft mirė nga organet kompetente, tė cilat sipas tij i kanė vėnė nė punė digat nė momentin e duhur. Ndėrsa pėr pėrmbytjet e mėdha qė pėrfshinė veriun e vendit, ai theksoi se kjo erdhi nga tejmbushja e lumenjve de jo nga menaxhimi i dobėt i hidrocentraleve. Ndėrsa ju bashkua mendimit tė kėshilltarit italian, Roberto Guercio, se digat shqiptare nė asnjė moment nuk kanė rrezikuar shpėrthimin. Ai theksoi se pasi ėshtė njohur me situatėn e kaluar, ka arritur nė konkluzionin, se digat nuk mund tė shpėrthenin, pasi niveli i ujit nė to ka qenė normal pėr tu pėrballuar pėr periudhėn nė tė cilėn jemi. Shpėrthimi i digave ka qenė dhe njė nga idetė e shumta qė qarkullonin nė Shqipėri. Por pasi jam njohur me situatėn qė keni kaluar, mund tė them se digat nuk e kanė rrezikuar nė asnjė moment shpėrthimin”, tha eksperti britanik i digave. Situata nė veri tė vendit ditėt e fundit ka ardhur drejt pėrmirėsimit, ku METE ka deklaruar dy ditė mė parė sė janė mbyllur tė gjitha portat e hidrocentrale, ndėrsa ka bėrė tė ditur se niveli i ujit nė liqenet e Fierzės dhe Komanit ka rėnė nėn kuotėn maksimale. Sipas sqarimit tė sotėm, niveli i ujit nė liqenin e Fierzės ka rėnė nė 289.91 metra, ndėrkohė qė prurjet janė 350 metra kub pėr sekondė. METE bėn tė ditur se situata ėshtė e normalizuar, dhe derdhjet janė ndėrprerė nė tė tria kėto liqene. Situata nė ditėt nė vijim pritet qė tė pėrmirėsohet edhe mė tej.

    Taulant Halili

    g.sot

  7. #347
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Meteorologėt: Ja shkaqet e reshjeve ekstreme tė dhjetorit
    Ditėn e djeshme Meteorologėve kanė dhėnė njė sqaromė pėr arsyen e reshjeve tė fund vitit tė cilat sollėn dhe pėrmbytjen nė qytetin e Shkodrės. Fund viti qė lamė pas, ka qenė periudha me mė shumė reshje nė dy dekadat e fundit. Shkak ky edhe i pėrmbytjes masive nė Ultėsirėn Perėndimore, siē shpjegojnė meteorologėt. Nė tre muaj, nė veri tė vendit janė regjistruar 28 mijė milimetra shi. Reshjet tė tilla ekstreme nuk janė njė fenomen i rrallė pėr Shqipėrinė.

    Nė 20 vitet e fundit janė shėnuar 70 episode tė tilla, tė shoqėruara me pėrmbytje nė shumė raste. Meteorologėt thonė se nėntori e dhjetori janė dy muajt ku rreziku pėr pėrmbytje pėr shkak tė reshjeve ėshtė mė i lartė, sepse toka ėshtė e tejngopur me ujė.

    g.sot

  8. #348
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar mė parė nga PLAKU Lexo Postimin
    Meteorologėt: Ja shkaqet e reshjeve ekstreme tė dhjetorit
    Ditėn e djeshme Meteorologėve kanė dhėnė njė sqaromė pėr arsyen e reshjeve tė fund vitit tė cilat sollėn dhe pėrmbytjen nė qytetin e Shkodrės. Fund viti qė lamė pas, ka qenė periudha me mė shumė reshje nė dy dekadat e fundit. Shkak ky edhe i pėrmbytjes masive nė Ultėsirėn Perėndimore, siē shpjegojnė meteorologėt. Nė tre muaj, nė veri tė vendit janė regjistruar 28 mijė milimetra shi. Reshjet tė tilla ekstreme nuk janė njė fenomen i rrallė pėr Shqipėrinė.

    Nė 20 vitet e fundit janė shėnuar 70 episode tė tilla, tė shoqėruara me pėrmbytje nė shumė raste. Meteorologėt thonė se nėntori e dhjetori janė dy muajt ku rreziku pėr pėrmbytje pėr shkak tė reshjeve ėshtė mė i lartė, sepse toka ėshtė e tejngopur me ujė.

    g.sot


    Ndoshta 280 mm,sepse mesatarja e muajve te dimrit eshte 120-140 mm ne muaj.


    Guinness dei primati:

    Mawsynram, Meghalaya, India, me 11.873 mm shi ne nje vit.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  9. #349
    Nga gjithe ajo qe ndodhi, vetem nje gje nuk arrita ta kuptoj se ku jane ato 999 OJQ, qe marrin fonde e qe krekosen neper zyra ne qender te Tiranes apo ne rrethe me minfunde dhe me mjekrra?

    Si nuk doli askush vullnetar qe te shkoje se paku te shperndante ndihmat,!?

    Nxori tv disa djelmosha gjoja te PD e te PS, qe mbanin ne duar nga nje qese me miell, por askund nuk u vu re nje mobilizim sic ndodh ne vendet e civilizuara!?

    Ndersa fshataret "ankoheshin" se askush nuk i ka pastruar kanalet e kullimit prane arave te ture!?

    Ishte nje shans i humbur per OJQ dhe kjo eshte shenje treguese se ata ne te vertete jane te varur politikisht dhe se aktiviteti i tyre diktohet nga politika e te dy kraheve.

  10. #350
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    te gazeta Shekulli kane postuar kete foton e meposhtme ku shikohet mjaft qarte se ne nje varke ne mes te ujit Edveri ka shoqeruesin qe shikohet ne kembe shume mire i cili eshte me pushke .... biles ne gjoks ka edhe gjerdanin me fisheke .... tani kane shku me pa situaten nga afer apo Edveri ka dal per gjah se nuk e kuptohet mire ...???!!!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "They will not control us, We will be victorious"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •