Close
Faqja 32 prej 37 FillimFillim ... 223031323334 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 311 deri 320 prej 361
  1. #311
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-11-2009
    Postime
    39
    tung , me vjen keq qe ka ndodhur ajo ne Shqiperi e juve perkrahesve te Edi rames ju kisha thon lenja fajin Sali Berishes per ket "tragjedi" se aj u kon dasht mu perzi ne pun te Zotit
    aj s`osht kon dasht me lon Zotin me pru kete hahahahh , se kshtu e patnit akuzu edhe njehere pse u tha kollomoqi(misri) ahhahah

  2. #312
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    kaq mire e kaq shume, sa nuk ka mbetur ekspert europian dhe i OKB-se pa u shokuar nga puna e qeveris dhe e administrates ...

    biles disa vende te bririt te afrikes kane shfaqur deshiren per te derguar delegacione per te mare nga eksperienca permbytese e qeverise shqiptare ...

    dhe per kete ata po kembengulin fort, qe te mos iu iki si rasti i Gerdecit, te cilin kryeministri nuk e dinte se ku binte ...

    Po pra,ket expert se pari po shkojn ne zyre te edit,dhe po marrin leksione prej tij se si duhet me perfitu politikisht ne emer te fatkeqesive natyrore!

    Turppp!!

  3. #313
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Bizneset kosovare mbledhin 100 mijė € pėr Shkodrėn


    Nga Express mė 12.01.2010 nė ora 15:02

    Njė delegacion i Odės Ekonomike te Kosovės (OEK) dhe pėrfaqėsues tė biznesit, tė kryesuar nga kryetari i OEK-ut, Besim Beqaj, udhėtuan sot drejt Tiranės pėr tė dėrguar ndihmėn financiare prej mė shumė se 100 mijė euro, pėr banorėt e prekur nga vėrshimet.

    Oda Ekonomike e Kosovės dhe pėrfaqėsuesit e biznesit kanė vendosur ditė mė parė qė me qellim tė ndihmės pėr tejkalimin e pasojave tė pėrmbytjeve nė Shqipėri tė mbledhin ndihma vullnetare, thuhet nė njė komunikatė tė OKE-sė.

    “Ftesės sė OEK-ut i janė pėrgjigjur numėr i madh i bizneseve, tė cilat kanė dhėnė ndihmėn nė shumėn prej mbi 100 mijė eurosh”.

    Ndihma do t’i dorėzohet udhėheqėsit tė komisionit ndėrministror, ministrit tė Punėve tė Brendshme tė Shqipėrisė, Lulzim Basha.

  4. #314
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Korporata Elektroenergjitike e Kosovės zbulon skandalin: Qeveria shqiptare, autore e pėrmbytjeve
    Nga Arben Hyseni, “Express”



    Korporata Elektroenergjitike e Kosovės ka pranuar zyrtarisht se i ka shitur jashtėzakonisht shumė energji Shqipėrisė gjatė ditėve tė fundit tė vitit qė shkoi dhe nė fillim tė kėtij viti, duke nxjerrė krejt zbuluar qeverinė si fajtore tė pėrmbytjeve tragjike nė Shkodėr. Opozita dhe media e akuzuan qeverinė se e kishte grumbulluar ujin qėllimisht, duke shkaktuar kėshtu pėrmbytjet, por kryeministri, ministri i Energjitikės dhe drejtori i KESH thanė se ata kanė depozituar energji nė Kosovė. Kjo ka rezultuar e pavėrtetė, pasi zyrtarėt e KEK nė Kosovė pohojnė tė kundėrtėn. Ata thonė se na kanė shitur energji nė mėnyrė intensive, gjatė ditėve kur Berisha deklaronte se ne po shisnim energji, madje na kanė sjellė aq shumė energji, sa mund tė mbante sistemi i transmetimit. Vetėm mė pas, kur vendi ėshtė pėrfshirė nga pėrmbytja, KEK thotė se ka nisur tė marrė energji nga Shqipėria. Mė poshtė vijon shkrimi i “Express”.



    Pas pėrmbytjeve nė Shqipėri, saktėsisht nė gjashtė zona, duke nisur nga ajo mė e madhja, e Shkodrės, Partia Socialiste ka akuzuar qeverinė si faktor kryesor i kėsaj situate. Kjo parti ka deklaruar se qeveria e Shqipėrisė ka mbyllur digat dhe ka lėnė pa punė hidrocentralet nga prodhimi nė ditėt e fundit tė muajit dhjetor dhe tė fillimit tė muajit janar, me synim rritjen e lumenjve dhe mė vonė mundėsinė pėr shitje tė energjisė. Pas shirave tė mėdha dhe mbylljes sė kėtyre digave, uji vėrshoi nė gjashtė zona nė Shqipėri.

    Partia Socialiste gjithashtu deklaroi se gjatė kėsaj kohe, kur KESH ka lėnė jashtė funksioni hidrocentralet, ėshtė furnizuar nė masė tė madhe me energji nga Kosova. Kjo ka rezultuar e vėrtetė, pasi Korporata Elektroenergjitike e Kosovės ka bėrė tė ditur se ka ndihmuar Shqipėrinė gjatė periudhės sė fundit tė dhjetorit dhe fillimit tė janarit tė vitit 2010 me tė gjithė fuqinė qė mund tė mbanin kapacitetet transmetuese.

    Korporata Energjitike e Shqipėrisė, menjėherė pas kėtyre deklaratave, ka mohuar se ėshtė furnizuar nga KEK nė kėtė kohė. Pėrkundrazi, ajo ka deklaruar se e ka furnizuar Kosovėn me energji elektrike.

    Zyrtarė tė KEK dėshmojnė se nė periudhėn e fundvitit kanė furnizuar jashtėzakonisht shumė me energji Shqipėrinė. Sipas zėdhėnėsit tė kėsaj korporate, Viktor Buzhala, nė ditėt e fundit tė muajit dhjetor, KEK i ka dhėnė energjisė Shqipėrisė maksimalisht. Madje, thotė ai, deri nė atė masė sa e durojnė kapacitetet e transmetimit.

    Shqipėrisė, shtoi ai, i ėshtė kthyer energjia elektrike e marrė mė herėt nė formė shkėmbimi, gjatė muajit dhjetor, pas mesnatės deri nė orėt e hershme tė mėngjesit.

    “Bėhet fjalė pėr 20 deri nė 63 megavat pėr orė apo 300 deri nė 500 megavat gjatė njė dite nė kėtė kohė”, - deklaroi zėdhėnėsi i KEK.

    Sipas tij, kthimi ėshtė bėrė nė kėtė kohė, pasi dihet se KEK bazohet nė prodhimin e termo-energjisė, qė ėshtė lineare dhe gjatė natės nė kėtė periudhė paraqitet tepricė e madhe e energjisė, pėr shkak tė rėnies sė madhe tė kėrkesės nga koha e pikut nė orėt e vona. Momentalisht KEK ka lėnė jashtė funksioni njė bllok, pėr shkak se hidrocentralet e KESH po prodhojnė nė masė tė madhe energji, pasi lumenjtė e kėtij vendi po pėlcasin.

    Nė Shqipėri gjendja ėshtė e rėndė dhe gjashtė zona tashmė janė gjysmė tė shkatėrruara. Mė tė goditurat janė ajo e Shkodrės dhe Lezhės. Fati nė kėtė situatė tė rėndė, sipas drejtuesve tė qeverisė sė Shqipėrisė, ėshtė se nuk ka tė vdekur, por vetėm dėme materiale.

    Nė ndihmė kėtyre qytetarėve u kanė ardhur, pos ekipeve tė shpėtimit tė shtetit shqiptar, edhe shumė shtete tė OKB dhe NATO-s. Atyre po u ndihmojnė edhe njė numėr i vogėl i pjesėtarėve tė FSK sė Kosovės.
    Albania Uber Alles

  5. #315
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Trupa e FSK merr vlerėsimet mė tė larta nga institucionet e Shqipėrisė

    Trupa prej 30 pjesėtarėve tė Forcės sė Sigurisė tė Kosovės, e cila vazhdon tė operojė ne zonat e pėrmbytura tė Shkodrės ka marrė vlerėsimet mė tė larta nga institucionet e shtetit shqiptar. ...
    Postuar: 10:44:54 / 13.01.2010
    Dje (e martė) kėtė trupė e ka inspektuar edhe ministri i Forcės sė Sigurisė tė Kosovės, Fehmi Mujota. Ai i tha homologut tė tij Arben Imami se Qeveria dhe populli i Kosovės do tė vazhdojnė tė jenė pėrkrah popullit tė nėn-Shkodrės, deri nė pėrballimin e plotė tė situatės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #316
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    Trupa e FSK merr vlerėsimet mė tė larta nga institucionet e Shqipėrisė

    Trupa prej 30 pjesėtarėve tė Forcės sė Sigurisė tė Kosovės, e cila vazhdon tė operojė ne zonat e pėrmbytura tė Shkodrės ka marrė vlerėsimet mė tė larta nga institucionet e shtetit shqiptar. ...
    Postuar: 10:44:54 / 13.01.2010
    Dje (e martė) kėtė trupė e ka inspektuar edhe ministri i Forcės sė Sigurisė tė Kosovės, Fehmi Mujota. Ai i tha homologut tė tij Arben Imami se Qeveria dhe populli i Kosovės do tė vazhdojnė tė jenė pėrkrah popullit tė nėn-Shkodrės, deri nė pėrballimin e plotė tė situatės.
    edhe une jam i mendimit qe te rrine derisa te kryejme komplet pune ..... te bashkuar i zgjidhim me mire e me shpejt problemet ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. #317
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po po ma bukur qe po i zgjidhni problemet nuk ka.
    I coni njerezve thase me miell e bidona me vaj te te hypin ne cati a ne dhome te hotelit per me vu fteren me skuq, te pjekin buken maje catise.
    Jepni more leket te dora si thote ai gjoja gjate se ato banore te permbytur e kane te forte dellin e mbijeteses dhe e gjejn vete veten.
    Majeni mend se po i dhate leke mrena dites ata banore qe jan aty hapin cdo sherbim vete deri ke gjelltorja ambulante me ja cu pjaten te ngrofte gjithsecilit.
    E ja kalojne vete cdo polici, ministri qe qesh, a grek a maqedonas ca kan shku aty.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga juanito02 : 13-01-2010 mė 07:51
    Albania Uber Alles

  8. #318
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Qeveria me e suksesshme e Shqiperise con drejt normalizimit situaten Askush tjeter as Britania as Franca nuk arriten ta kalojne me kaq sukses kete situata te veshtire qe ndoth nje here ne 1000 vjet

    UPDATE- Kryeministri Sali Berisha ėshtė shprehur sot nė mbledhjen e Qeverisė sė improvizuar nė Bashkinė e Shkodrės se situata emergjente ėshtė kapėrcyer. Ai ka akuzuar opozitėn se po flet dokrra, pasi kjo ishte njė fatkeqėsi natyrore, qė ndodh njė herė nė 100 mijė vjet, por qė s'do pėrsėritet mė pasi po merren njė sėrė masash.

    "Atyre qė vijnė kėtu e u shpėrndajnė simite dhe u thonė shkodranėve qeveria iu pėrmbyti duke hapur portat, iu pėrgjigjem me njė shprehje shkodrane 'sherrbudallė'". Kėshtu u shpreh Berisha nė mbledhjen e qeverisė, duke komentuar deklaratat e opozitės.

    Ndėrsa pėrsa u pėrketi masave, ai tha se "ka nisur puna pėr thellimin e grykėderdhjes sė Bunės nė det. Po kėshtu i la detyrė ministrit tė Punėve Publike, Sokol Olldashi qė tė punojė pėr vėnien nė zbatim tė projektit tė thellimit tė shtratit tė Bunės, qė do tė shpėtonte nga pėrmbytjet lagjet periferike tė qytetit tė Shkodrės, si Livade, Ajasėm, etj.


    Mbledhja e qeverisė ėshtė zhvendosur sot nė qytetin e Shkodrės. Kreu i qeverise ka mbledhur ne ambientet e Bashkise se qytetit te Shkodres mbledhjen e kabinetit qeveritar qe ka temė saktėsisht tė pėrcaktuar e tė dedikuar tėrėsisht pėr situatėn.


    Mbledhja ka nisur me nje sere falenderimesh, qe Berisha i ka adresuar per te gjithe ata qe kontribuuan ne perballimin e kesaj situate te veshtire.


    Ne fjalen e tij, ai ka perseritur edhe njehere se eshte punuar shume mire [er perballimin e gjendjes. "Deri tani realizuam me sukses te plote shpetimin e jetes se njerezve"- tha Berisha.


    Kėshtu, tema kryesore ėshtė menaxhimi i situatės sė pėrmbytjeve nė zonėn veriperėndimore, qė prej 12 ditėsh ndodhet nė njė situatė tejet dramatike, nėn ujė e tė izoluar.

  9. #319
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Prizreni sot nisė ndihmat drejt zonave tė pėrmbytura tė qytetit tė Shkodrės

    Rreth 45 ton mallrat ė ndryshme ushqimore dhe higjenosanitare, qė kapin vlerėn prej 50 mijė eurosh, janė nisur sot nga Prizreni nė drejtim tė zonave tė pėrmbytura nė Shqipėri. Pėrveē institucioneve lokale njė ndihmė tė konsiderueshme pėr grumbullimin e ndihmave humanitarė pėr banorėt e zonave tė pėrmbytura kanė dhenė edhe qytetarėt dhe biznesmenėt Prizrenas. ...
    Postuar: 11:36:02 / 13.01.2010

    Njė konvoj prej gjashtė kamionėve me mallra ushqimore, pajisje higjenosanitare dhe batanije, janė nisur sot nga Kuvendi Komunal i Prizrenit, nė drejtim tė zonave tė pėrmbytura tė Shqipėrisė. Pėr grumbullimin e kėtyre materialeve komuna e Prizrenit ka ndarė nga buxheti i saj 15 mijė euro, ndėrsa kompania M&Sillos, ka dėrguar 25 tonė miell dhe 5 tonė nėnprodukte tė tjera tė grurit. Aksionit pėr grumbullimin e tė mirave materialeve pėr zonat e pėrmbytura i janė pėrgjigjur edhe biznesmenė dhe qytetarė tė tjerė nga komuna e Prizrenit. Duke falėnderuar tė gjithė ata qė iu pėrgjigjėn kėtij aksioni humanitarė kryetari i komunės sė Prizrenit Ramadan Muja tha se obligim i tė gjithė shqiptarėve kudo qė janė ėshtė qė t’iu ndihmojmė vėllezėrve tanė nė Shqipėri, nė ditėt mė tė vėshtira qė po kalojnė.
    Pėrfaqėsuesi i Ambasadės sė Shqipėrisė nė Prishtinė Petrit Lushi, falėnderoi institucionet kosovare pėr solidaritetin qė kanė treguar gjatė kėtyre ditėve me banorėt e zonave tė pėrmbytura nė Shqipėri. Ai theksoi se ndihma e FSK-sė, zjarrfikėsve nga Gjakova dhe kontributi i komunave tė shumta nga Kosova ka qenė njė shembull tipik se si ndihmohen vėllezėrit nė ditėt mė tė vėshtira.
    Ndėrsa drejtori i drejtorisė pėr mbrojtje dhe shpėtim Nehat Basha, i cili ka udhėtuar sot pėr nė zonat e pėrmbytura nė Shqipėri, tha se Prizreni do tė jetė gati tė ndihmojė edhe me pajisje emergjente pėr tė cilat kanė nevojė zonat e pėrmbytura.

    Materialet e kėtij konvoji do tė mbėrrijnė shumė shpejt nė destinacion, tha pėrfaqėsuesi i Ambasadės shqiptare nė Prishtinė, ndėrsa slogani “Vėllazėria nuk ka kufi” tregon edhe kėtė herė gatishmėrinė e qytetarėve tė tė dy vendeve pėr tė ndihmuar njėri-tjetrin. / Myrvete Axhami/
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #320
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    e vertete "vellazeria nuk ka kufi" .... bravo i qofte komunave te kosoves te cilat duke qene edhe ne veshtiresi ekonomike po tregojne se praktikisht jane pjese e ketij kombi. e gjitha kjo ne nje kohe kur ne Shqiperi komunat socialiste kane marre vendim per te mos ndihmuar zonat e Veriut te prekura nga permbytjet. imagjigjoni se me c'fare monstrash kemi te bejme. c'fare duhen keta ne Kuvend ....? kurre mos u kthefshin.
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 32 prej 37 FillimFillim ... 223031323334 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •