Close
Faqja 30 prej 37 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 361
  1. #291
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ėshtė administrata ajo qė po pėrmbyt Shqipėrinė!

    » Dėrguar mė: 09/01/2010 - 14:50

    Kiēo Blushi

    Nė kėto ditė paniku, kur nuk dihet se si do tė vejė halli i veriorėve, nėse do tė pėrmbytemi si nė njė cunam tė papėrballueshėm apo jo, nėse do tė ēahen digat apo jo, nėse do tė evakuohen njerėzit dhe bagėtitė apo jo, nėse do tė ketė dėme tė pashmangshme nė njerėz apo jo, nėse do tė hapen portat e shkarkimit apo jo, nėse do tė ketė rreshje tė tjera apo jo, nėse do tė shpėrblehen tė dėmtuarit apo jo, nėse do tė vijnė specialistė tė huaj qė tė na shpėtojnė apo jo, nėse...nėse...Por askush nuk po e vret mendjen nė kėto ditė tė kijametit tė thotė njė gjė fare tė thjeshtė: kush ėshtė fajtori i vėrtetė? Ėshtė fajtor moti, ėshtė “ngrohja globale”, janė shirat dhe dėbora, apo mos ėshtė keqadministrimi i vendit, nė kėtė rast i hidroēentraleve?
    Madje edhe opozita, pėr tė mos u “kriminalizuar” del e thotė se hė pėr hė nuk ka rėndėsi se kush ėshtė fajtor, por vetėm tė “shpėtohen njerėzit”! Ndėrkohė jo vetėm Shkodra, po edhe Tropoja u izolua! Tropoja e Berishės u izolua kėsaj here nga pjesa tjetėr e Shqipėrisė jo nga krimet dhe nga pėrēarjet, por se ura nė Fierzė qė e lidh atė me Shqipėrinė po rrezikohet tė shėmbet!...Por edhe Shkodra po izolohet! I tėrė veriu ka rėnė nė njė cunam tė paparė, tė frikshėm e tė papashikueshėm! Diku janė bllokuar rrugėt, diku janė prishur urat, diku janė shėmbur shtyllat e tensionit tė lartė...Vetė fakti qė autoritetet e larta tė vendit, duke nisur qė nga kryeministri e mė poshtė po bėjnė orė e ēast thirrje pėr evakuim, pėr largim, pėr braktisje sa mė tė shpejtė tė shtėpive e tė tokave, pavarėsisht nga niveli i shirave, tregon se pėrmbytjet mbeten njė rrezik real e potencial, jo dhe aq nga shirat, po nga “hapja e detyrueshme e portave tė digave” tė hidroēentraleve!
    Pėrmbytjet pra do tė shkaktohen edhe nė ditėt qė do tė vijnė nga “shkarkimi i detyrueshėm i ujrave”...”Na vjen keq shumė,- na tha kryeministri, - por ne do tė dėrgojmė ushqime, do tė bėjmė”....do tė bėhen madje edhe dėmshpėrblime njė pėr njė...! Dėmshpėrblim po, por pėrse, pėr faj tė natyrės apo pėr faj tė gabimit njerėzor? Nėse ka faj natyra, nėse nuk ėshtė pėrgjegjėse “ngrohja globale”, pra nėse sivjet kanė rėnė mė shumė shira se ēdo vit (dhe kjo mund tė verifikohet kollaj!), atėhere dėmshpėrblimi ėshtė detyrim i gjithė shoqėrisė, por nėse dėmi ėshtė shkaktuar nga keqadministrimi, nga njė “gabim njerėzor” (si psh nė Gėrdec), atėhere pėrse duhet tė paguajė shoqėria, pa e “paguar” mė sė pari ai/ata qė e kanė shkaktuar kėtė dėm, apo edhe krim tė pashėmbullt?
    Pikėrisht kėto ditė Presidenti Obama doli e tha qė pėr kalimin e njė terroristi nė avion, “pėrgjegjėsia ėshtė imja, si president qė ka pėr detyrė sigurinė kombėtare”...A thua se Presidenti duhej tė ishte njė kontrollor nė pikėn hyrėse...Kurse tek ne askush nuk merr pėrgjegjėsi, jo vetėm kur hidhet nė erė njė shtet i tėrė, si nė vitin 1997, as kur hidhet njė krahinė e tėrė si nė Gėrdec, por as edhe kur hapen me urdhėr (nga lart) portat e hidroēentraleve dhe pėrmbyten me mijėra hektarė tokė, mijėra shtėpi e qindra njerėz tė pafajshėm!
    Por kjo, pra pėrmbytja nga hapja e portave, nė fund tė fundit “qėnka nė tė mirė tė shqiptarėve!”, kėshtu doli e na kumtoi solemnisht kryeministri, administratori numur njė i vendit! Qė po pėrmbytemi nuk ėshtė dhe aq keq, pėrkundrazi, kjo ėshtė nė tė mirėn tonė, se pėrndryshe mund tė na ndodhte ndonjė katastrofė e paparė...!Kjo logjikė po drejton tė gjithė administratėn dhe propagandėn qeveritare! Nė fund tė fundit “situata po menazhohet me sukses dhe deri tani nuk ka viktima!”...Ky ėshtė njė sukses tjetėr i madh! Por kush ka dhėnė urdhėr qė tė mos bėhet shkarkimi i ujrave nė kohė e me rregjim dhe pse nuk ėshtė zbatuar “bibla” e digave, dmth rregullorja; pra, pse nuk ka funksionuar komiteti pėr digat, gjė qė automatikisht do tė shmangte kėtė katrahurė?
    Askush nuk pėrgjigjet! E sigurt ėshtė qė edhe kėsaj here “fajtorėt do tė ikin nė drejtim tė paditur!” Do tė shpėrndahen ca ndihma, do tė bėhen ca tendera, do tė vidhen mė vonė edhe ca para, do tė shpėrndahen ca “projekte”, do tė ēelen ca fonde nga buxheti, do tė “menazhohen ca buxhete shtesė pėr hidrovore dhe pėr argjinatura”, do tė ndreqen ca rrugė dhe ca ura, dhe...dhe mė nė fund tė gjithė do tė mbeten tė kėnaqur duke marrė nga njė kockė! Harresa, ky balsam qė e kemi dhuratė qė nga koha e dushmanit, do tė bėjė atė qė ka bėrė jetė e mot nė kėtė shoqėri! Kėshtu, shkodranėt, lezhjanėt, matjanėt, kuksjanėt, njėlloj si gėrdecarėt do tė votojnė pėrsėri pėr komandantin, pėr gjeneralin, pėr Berishėn dhe pėr Jozefinėn!...
    Por pėrmbytjet dhe fatkeqėsitė nuk do tė zhduken, pasi natyra pėrsėri do tė na japė tė tjetra mėsim-pėsim-ndėshkime tė cilat nuk i shmang dot paraprakisht njė shtet e aq mė pak njė shoqėri njerėzore e pavetėdijėshme dhe e papėrgjegjshme si kjo e jona!...Duhet ta pranojmė, tė paktėn nė kėtė rast, se ėshtė njė mjerim i vėrtetė qė ne shqiptarėt nuk e paskemi aftėsinė tė nxjerrim mėsime as nga historia e afėrt, po as nga ndėshkimet e herė pas hershme qė po na jep jo Zoti, po natyra, me tė cilėn ne jemi sjellė e po sillemi barbarisht! Mesa duket ėshtė natyra dhe jo ndėrgjegja jonė ajo qė po na ndėshkon pėr votėn qė dhamė qershorin e vitit tė kaluar!
    Apo mos kujton kush qė tė paktėn kėsaj here do tė veprojė Prokuroria e Pėrgjithshme? Jo, se hetimi detyrimisht do tė shkojė sėrish nė derėn e Berishės! Dhe dihet qė ky burrė fuqiplotė ka tashmė aq pėrvojė sa tė mos ketė dhėnė asnjė urdhėr me shkrim, po vetėm me gojė, prandaj me siguri edhe kėsaj here, nė rast se do ta lypė nevoja tė shpėlajė veten, ka pėr tė djegur disa nėpunės tė nivelit tė mesėm, deri te niveli i drejtorėve, sikundėr veproi nė rastin e Gėrdecit! Edhe kėta, sikur tė rrasen nė burg, nuk do tė guxojnė tė hapin gojėn e tė thonė se me shkresa dhe me informacione kanė njoftuar disa herė jo vetėm ministrinė, po edhe kryeministrin!
    ***
    Nė kėtė zallamahi biblike doli njė grua e tha se nuk pranon tė ikė nga shtėpia se ajo tashmė “ėshtė mėsuar me pėrmbytje tė tilla”...Pra, ajo (dhe natyrisht jo vetėm ajo ėshtė ambjentuar me fatkeqėsitė dhe pėrmbytjet, tė cilat pėrsėriten vit pėr vit), shpreson se edhe kjo pėrmbytje, pavarėsisht se ėshtė mė e rėndė se kurdoherė, do tė kalojė...Padashje kjo grua ka shprehur atė qė ndjejnė dhe pėrjetojnė tė gjithė qytetarėt shqiptarė, kudo qė janė: AMBJENTIMIN tonė tė kollajshėm me TĖ KEQEN! Sipas kėsaj logjike ne sivjet jemi keq, por nė diktaturė ama ishim akoma mė keq! Sivjet ne u pėrmbytėm, por ama nesėr do tė bėhen diga nė Bunė, nesėr do tė marrim viza, nesėr do tė dėmshpėrblehemi.....nesėr ... nesėr....do tė na vijė Berisha dhe zonja Jozefinė tė cilėt mund tė kenė gabuar, por ama ata janė “demokratė”, sepse nuk shkojnė nėpėr kazino e nėpėr pabe tė Greqisė kur ne pėrmbytemi, por vijnė dhe na qajnė hallin tė veshur madje edhe me ēizme!...
    Kulmi i kulmeve kur, nė kėtė atmosferė kataklizmoje, del njė korrespondent e raporton nė mes tė rrugės nacionale, nė hyrje tė Shkodrės sė pėrmbytur tejembanė qė tė na bėjė me dije se shkodranėt ēuditėrisht “tėrė kėtė atmosferė tė pėrmbytjes po e kalojnė me humor!”...Madje, pėr ilustrim, sa kohė qė korrespondenti po na jepte kėtė “haber me humor”, u shfaqėn tė filmuar edhe disa banorė qė ndėrkohė po hidhnin grepat e peshkimit nė Bunė...
    Tė jetė kjo njė tjetėr tallje me shkodranėt (njėlloj si mė 2 Prill) qė tregon pėr tė disatėn herė se shkodranėt me kulturė tė lashtė do tė mbeten sėrish te niveli i barcaletave?!
    ***
    Ndėrkohė si njė lajm i gėzuar dhe shpresėdhėnės erdhi haberi qė do tė na mbėrrijnė disa ekspertė nga Italia, madje edhe njė nga Gjermania!...Shyqyr qė do tė na vijnė ekspertėt e huaj qė na kanė mėsuar deri tash se si “duhet tė zihet kosi”! Madje thirrje i qėnka bėrė pėr ndihmė edhe NATO-s! Por kėta ekspertė, derisa tė hapin hartat e tė studjojnė projektet, derisa tė shohin portat, tė masin nivelin e ujėrave, derisa tė bėjnė parashikimet e motit dhe tė prurjeve, pra derisa tė na mėsojnė se si mund tė dalim nga kjo gjėndje katastrofike, me siguri ujėrat do tė kenė bėrė hatanė e do tė kenė mbaruar punė me pėrmbytjet...Pra, thirrja e ekspertėve tė huaj, pėrveēse ėshtė pjesė e njė propagande tjetėr mashtruese, provon njė tė vėrtetė tė hidhur qė ka dalė kėto ditė: mėnjanimi dhe pėrjashtimi nė masė nga administrata i ekspertėve dhe specialistėve vendas!
    Tė gjitha qeveritė nė kėto njėzet vjet janė sjellė nė mėnyrė kriminale me administratėn dhe sidomos me specialistėt! Njė punonjės i Kuvendit mė tha kėto ditė se nė Kuvend tė Shqipėrisė tani flitet vetėm gegnisht, me nėndialektin e Jozefinės! Marrėveshja PD-LSI u bė publike me kusht qė kjo parti tė merrte 20 % tė administratės nė nivel vendi! Ēdo parti qė vjen nė pushtet tė parėn gjė qė bėn (kjo ėshtė arma e tyre e vetme!) ndėrron nga themelet administratėn, qė nga rojet e deri te shoferėt! Nė tė gjitha dikasterėt qėndrore dhe Bashkitė kryesore tė Shqipėrisė mosha mesatare rrezik nuk ėshtė mė shumė se 25- 30 vjeē...Ēupa e djem tė rinj qė lyejnė flokėt me xhel dalin pėrditė nėpėr ekrane si drejtorė tė mėdhenj dhe si ekspertė tė fjalės sė fundit; ata kanė nė dorė fatet e administrimit apo keqadministrimit tė pasurisė kombėtare e fondeve publike! Tė gjithė kėta e dijnė njė gjė fort mirė: qė nė atė post janė vėnė nga kryetari, dhe jo nga aftėsitė, as nga “masterat”...Aq mė pak nga pėrkushtimi ndaj interesave kombėtare...Sa tė ndėrrojė pushteti, ata e dijnė qė do tė ikin, ndaj psikologjia e tyre ėshtė pėrkohėshmėria dhe pasiguria, militantizmi i verbėr dhe lepepeqėria, ndaj: o burra, rrėmbe ē’tė rrėmbesh!
    Tashmė u bė mėse e qartė se ekspertėt dhe specialistėt nuk janė pyetur e nuk pyeten jo vetėm pėr ēėshtjen e kufijve e tė hidroēetraleve, as pėr ēminimin dhe demontimin, as pėr kulturėn dhe trashėgiminė kombėtare (deri aty sa Ministri i Kulturės nuk e di qė I.Qemali ėshtė varrosur nė Vlorė, dhe pėr mė tepėr edhe rektori i Vlorės guxon e kėrkon heqjen e kėtij emri tė nderuar nga universiteti)...Niveli i dėshpėrueshėm dhe shkatėrrimtar i administratės tonė publike duket nė gjykatat, nė ēpyllėzimet, nė legalizimet e nė kthimin e pronave, nė mbrojtjen e lumenjve, nė ndėrtimet me dhe pa leje, nė erozionet e letrat me vlerė, nė dėmshpėrblimet e tė pėrndjekurve, nė ndarjen e pasurisė kombėtare, nė urbanizim, kanalizime, hidrovore, etj, pa pėrmendur nivelin e shkollave, spitaleve dhe ambulancave, qė janė nė gjėndje mjerane; tė gjitha kėto tregojnė se ne kemi njė administratė publike jo vetėm tė paaftė e tė papėrgjegjshme, por nga keqpėrdorimi qė i ka bėrė dhe po i bėn politika, shpesh edhe antikombėtare, pse jo edhe kriminale!...Kriminale jo vetėm qė bėhet pjesė e vjedhjes dhe e abuzimeve me tendera dhe me rryshfete, po edhe me mbylljen e syve e tė veshėve kur kėtij vendi e kėtij populli herė pas here i shkaktohen dėme tė pallogaritshme, morale, monetare e materiale!
    Duket si tepėr e rėndė kjo qė po them, por tė heshtėsh e tė pajtohesh, dhe aq mė keq, tė guxosh e tė dalėsh nė publik pėr tė mbrojtur abuzime dhe krime si ai i Gėrdecit, si rruga Durrės-Kukės apo edhe si kjo pėrmbytje e radhės, mė e pakta qė mund tė thuash ėshtė: kjo administratė e quajtur “publike” ėshtė ajo qė ka pėrmbytur sistematikisht dhe pa ndėrprerje fatin e Shqipėrisė dhe rrugėn e saj drejt demokracisė funksionale! Tek e fundit ėshtė kjo administratė e korruptuar e pa pikė dinjiteti profesional, po edhe pa ndėrgjegje kombėtare, qė ka ngrėnė dhe po ha si njė lubi fondet e hidrovoreve, tė rrugėve, tė shkollave e qė ka bėrė miliona nga blerja dhe nga shitja e energjisė sė hidroēentraleve, nga groposja e projekteve....e, mė kryesorja, nga djerrėzimi i shpresės sonė pėr njė shtet tė sė Drejtės!
    Kjo i leverdis parisė sė Tiranės. Kėtė synim djallėzor, i cili e bėn mė tė kollajtė, mė jetėgjatė e mė tė sigurt pushtetėrimin, krerėt tanė “demokratė” e kanė kryer mė sė miri, prandaj kanė bėrė dhe po bėjnė tė pamundurėn tė largojnė e tė pėrsėndyjnė ekspertėt dhe specialistėt tanė nga administrimi i pasurisė dhe i vlerave kombėtare! Pėr kėtė mjafton tė shihet jo vetėm si u shkrinė institutet shkencore dhe Akademia, por si u trajtua guximi qytetar i njė specialisti ushtarak pėr kufirin tonė detar dhe si u quajt arkitekti i portave tė hidroēentraleve nga kryeminstri: njė “portjer”...!


    gazeta shqiptare


    Permbytjet e kesaj zone, ne kohen kur ne pushtet ishte Blushi senior dhe i biri.

    Interpelance me ish-Ministrin e qeverisjes socialiste, ne vitin 2004.

    I nderuar Zoti Kryetar i Kuvendit, Te nderuar kolege deputete, Duke marre shkas nga interpelanca e kerkuar nga zoterinjte Pjeter Arbnori, Zef Gjoka, Pal Dajēi si dhe Luigj Gjoka, pra, perfaqes

    Publikuar mė 2002-11-04 00:00:00

    I nderuar Zoti Kryetar i Kuvendit, Te nderuar kolege deputete, Duke marre shkas nga interpelanca e kerkuar nga zoterinjte Pjeter Arbnori, Zef Gjoka, Pal Dajēi si dhe Luigj Gjoka, pra, perfaqesues ne Kuvend te zonave me te prekuara nga shirat e shumte te rena gjate fundit te muajit Shtator ne Shkoder dhe Lezhe, ju falenderoj per interesimin qe tregoni ne detyren perfaqesuese, por dhe per mundesine qe me jepni, kete mundesi tjeter per te komunikuar me ju, me Kuvendin dhe me shtetasit per analizen dhe masat e identifikuara nga permbytja dhe nevoja per rehabilitimin e pasojave te saj, per te shprehur, pra, angazhimin e Qeverise ne perballimin e pasojave dhe ne organizimin e veprimeve per nderhyrje me substanciale qe zgjidhin ne menyre sa me te plote nevojen qe te mos perseriten fenomene te tilla. Po hyj ne pergjigjet e pyetjeve nje pas nje. Pyetja e pare: Analiza e Qeverise per faktoret dhe pergjegjesite qe paten si rrjedhoje permbytjen katastrofike ne qarqet Shkoder dhe Lezhe. Disa nga faktoret qe na rezultojne qe sollen permbytjet ne Qarkun e Lezhes dhe te Shkodres jane: 1) Faktori kryesor ishte densiteti i madh i rreshjeve te rena ne intervale kohe te shkurtra, ne nivelin mbi 247 mm ne 24 ore, me pasoje fatkeqesine natyrore, gjendjen e emergjences civile dhe demet e ndjeshme ne objekte, ne gjene e gjalle, ne bujqesi si dhe ne prishjen e ekuilibrave te jetes normale te popullsise. 2) Faktoret qe stimuluan ne perkeqesimin e shpejte te situates kritike ishin bllokimi i kanaleve, demtimi i pritave, argjinaturave, ndertimet e paligjshme dhe pa kriter, shfrytezimi iracional dhe i demshem i shtreterve te lumenjeve nga nyjet e inerteve, shpyllezimet e neglizhuara ne vite, demtimi i pritave malore te zones nga Lezha deri ne Mnel-Vig, ndertimet e qendrave te banuara ne zonat qe historikisht ka pasur permbytje, mosfunksionimi ne teresi i sistemit te kullimit te tokave si pasoje e bllokimit te kanaleve te dyta dhe te treta, si dhe bllokimi i kanaleve te ujerave te larta. Natyrisht qeveria ushtroi menjehere gjithe autoritetin dhe aktivizoi mundesine ligjore dhe ekzekutive qe dispononte per te organizuar punen qe te perballohej jo vetem situata e permbytjes, por dhe emergjencat per jetet e njerezve dhe normalizimin e gjendjes. Me te kaluar faza kritike, ne krahas veprimeve u futem ne evidentimin e pergjegjesive dhe te masave me te qendrueshme ne kohe qe efektet per keto fenomene te neutralizohen. Pyetja e Dyte: Ē'masa qe ka marre Qeveria per te ndihmuar banoret, biznesmenet dhe fermeret e ketyre zonave per te rikuperuar demet qe u kane shkaktuar atyre keto permbytje? Qeveria fillimisht u njoh me gjendjen ne keto zona dhe ne nje mbledhje urgjente te sajen te dates 22/09/02 shpalli me Vendimin Nr. 437 gjendjen e fatkeqesise natyrore per 15 dite ne qarqet e Lezhes, Shkodres, Dibres dhe Kuksit. U krijua struktura ligjore e Komiteti Nderministror i Emergjencave Civile, u thirr pra ne pune, me pjesemarrjen e ministrive kryesore qe ligji i ngarkon me nderhyrje ne kete fushe. Prane ketij Komiteti u ngrit nje strukture informacioni dhe operacionesh koordinative qe ne menyre te vazhdueshme siguruan bashkeveprimin ne funksion te emergjencave. Ne ēdo ministri, prefekture e njesi te Qeverisjes Vendore u ngriten menjehere, sipas ligjit, shtabet e emergjences per perballimin e situatave te fatkeqesise natyrore. U ndertua gjithe kuadri normativ ,gjithashtu, me udhezime te nevojshme dhe u ndoq me kembengulje zbatimi i tyre lidhur me menyren e veprimeve dhe koordinimin, qe nga shtabet e bazes e deri tek shtabet qendrore, ne Komitetin Nderministror e ne Keshillin e Ministrave qe kane qene pothuajse vazhdimisht i aktivizuar ne funksion te vendimmarrjes per nderhyrjet emergjente, sepse ka masa qe aktivizohen me vendime te komitetit nderministror te emergjences, ka masa qe duhet te aktivizohen me vendime te Qeverise. Pra, mund te themi se Qeveria u angazhua plotesisht ne ardhjen ne ndihme te banoreve te zonave te permbytura dhe ne stabilizimin e situates. Antaret e Qeverise, deputetet dhe antaret e Komitetit Nderministror, duke i falenderuar te gjithe, e njohen situaten ne vend, duke marre kontakte te vazhdueshme me banoret dhe strukturat e Qeverisjes Vendore. Persa i perket ndihmave te drejtperdrejta per familjet me te demtuara ne zonat e Lezhes dhe Shkodres, fillimisht u veprua me ato qe ishin te depozituara ne magazinat e Drejtorise se Pergjithshme te Rezervave te Shtetit. Familjet e demtuara, per nevojat urgente, u ndihmuan me strehim te perkohshem dhe u furnizuan me buke dhe ushqimet e nevojshme. Me sensibilizimin qe Qeveria beri ne organizmat nderkombetare, nga shume qeveri te vendeve te Europes dhe me gjere si dhe organizata te specializuara,ju pergjigjen kerkeses se drejtuar nga ne. Keshtu erdhen ndihma nga Greqia, Turqia, Belgjika, Italia, Hungaria, Sh.B.A, Kanadaja, Japonia dhe disa vende te tjera. Gjithsejt u angazhuan ne ndihme te drejtperdrejte ose te terthorte 13 shtete. Organizatat nderkombetare dhane nje ndihme te konsiderueshme, ku vlen te veēohet Programi Boteror i Ushqimit. Po keshtu Kryqi i Kuq Shqiptar veproi menjehere me ndihma per familjet e evakuuara si dhe disa organizata joqeveritare dhe biznesi vendas dhane nje kontribut te mire, duke u aktivizuar shume shpejt ne drejtim te ndihmave. Ne nje bilanc te bere, tashme, masash nderhyrese Popullsise se demtuar nga rreshjet ne qarqet e Lezhes dhe Shkodres ju dhane 22 mije batanije, 800 cadra, 645 ton ushqime te ndryshme, 20 mije konserva gjithfaresh dhe buke ne sasi te konsiderueshme. Ne numrin e llogarise se hapur ne Banken e Kursimeve jane derdhur nga donatore te ndryshem ne favor te te demtuarve shumat prej 12 344 700 leke dhe 5 mije EURO. Gjithashtu jane dhuruar 500 mije USD amerikan dhe 1 mije ton cimento nga sipermarres te huaj qe kryejne aktivitet ne Shqiperi. Keto ndihma mundesuan zgjidhjen e problemeve emergjente jetike per zonat e demtuara. Ne mbledhjen me te fundit, para pak ditesh, ne fundjave, te Komitetit te Emergjences qe analizoi bilancin e veprimeve, gjendjen e rikuperuar dhe masat afat shkurtra dhe afatgjata do te vazhdojne te ndermerren, emergjenca u vleresua si e kaluar dhe detyrat per rehabilitimin e plote te objekteve te demtuara dhe te sistemeve preventivuese per te ardhme u programuan. Keshtu, ministrite e linjes kane bere identifikimin e plote te demeve si dhe vleresimet e tyre ne komples per infrastrukturen e zonave te demtuara. Institucioneve lokale te ketyre zonave ju eshte kerkuar hartimi i projekteve te objekteve te demtuara, ne veēanti per ato objekte qe ndihmojne dukshem ne stabilizimin e situates dhe ne parandalimin e situatave te tilla ne te ardhmen. Qeveria ka dhene per perbalimin e situates te permbytjes ne trajte Grandi per organet e pushtetit vendor shtese 1.3 miliarde leke dhe ka bere nje rialokim te fondeve buxhetore mbi investimet ne zonat e permbytura per shumen 1.3 miliarde leke te tjera. Ne buxhtein e vitit 2003 qe do ti vije brenda 10 ditesh, kuvendi, po programohen nderhyrje qe garantojne zgjidhje te qendrueshme dhe nje ndikim te dukshem social dhe ekonomik per zonat qe historikisht kercenohen nga fenomene te tilla natyrore ne menyre te posacme me mundesine qe parlamenti te miratoje ne menyre te vecante keto nderhyrje. Pyetja e trete. Demet qe u jane shkaktuar infrastruktures se ketyre zonave, si rrugeve urbane, rurale, urave, sistemeve te kullimit e vaditjes, argjinaturave, institucioneve sociale dhe kulturore, etj, si dhe masat qe po merr Qeveria per eliminimin e tyre. Sipas te dhenave te Qeverise, rezulton se Qarku i Lezhes eshte me i demtuari persa i perket objekteve qe ju kini permendur me shqetesim ne pyetjen tuaj. Per Prefekturen e Lezhes rezulton se jane prishur: - Ura ne total 54 cope me vlere 76 milion leke; - Rruge rurale te demtuara me vlere 100 milion leke; - Ndricim urban me vlera e rehabilitimit 470 mije leke; - Ne sistemin bujqesor u demtua kanali i ujrave te larta te Zadrimes ne Fishte dhe ne afersi te ish-fabrikes ushqimore, argjinatura e kolektorit te hidrovorit te Balldrenit, argjinatura e lumit Mat dhe disa panele mbrojtese ne pjesen fundore te saj, qe vleresohen ne total me shumen prej 61 milion leke. Per Prefekturen e Shkodres rezulton se jane demtuar: - Ura ne total 15 cope me vlere 30 milioon leke; - Rruge rurale te demtuara me vlere 13,6 milion leke; - Ndertesa te njesive vendore te qeverisjes me vlere 1 milion leke; - Ne sistemin bujqesor u demtua prita prej betoni dhe argjinatura, te ndertuara ne lumin Gjader ne vitin 1954 ne afersi te fshatit Mali i Rrezuem, gerryerje te tokes bujqesore nga lumi Buna, zhavorrizim te saj ne zonen e Nenshatit dhe Hajmelit nga materialet e ngurta te 12 perrenjeve malore si dhe mbushje te rrjetit te kullimit me materiale te ngurta, ne total me vlere demi dhe rehabilitimi vleresohen me shumen prej 51 milion leke. Ne Rrethin e Lezhes, me Vendim te Keshillit te Ministrave Nr.459, date 26.09.02, u akordua nje fond prej 27,5 milion lekesh per riparimin e argjinatures se kanalit te ujerave te larta te Zadrimes ne Fishte dhe ne zonat e ish-fabrikes ushqimore, argjinatures mbrojtese ne zonen e Ishull Shengjinit, per riparimin e kanaleve terthore ne zonen e Bregut te Mates, te argjinatures e kolektorit te shkarkimit e ujerave te hidrovorit te Balldrenit, duke perfshire ne shumen e siperpermendur edhe shpenzimet per importimin e elektropompave te hidrovorit te ri te Ishull Shengjinit, i cili do te vihet ne pune brenda ketij viti. Me fondet e Bankes Boterore per kete zone ka filluar projektimi i objekteve prioritare dhe brenda vitit pritet qe te fillojne punimet ne argjinaturen e krahut te djathte te lumit Mat me vlere 35 milion leke si dhe do te behen edhe disa investime te tjera per pyllezime te reja ne zonat me errozion te larte me nje vlere prej afro 250 mije USD. Per riparimin e demeve te shkaktuara nga permbytjet ne Rrethin e Shkodres ka filluar faza e projektimit per objektet me te demtuara si prita terthore prej betoni e dheu ne Lumin Gjader prane Fshatit Mali i Rrezuem, mbrojtja nga lumi Buna ne fshatrat Darragjat e Shirgj dhe nga lumi Drin ne Bahcallek. Keto punime kapin nje vlere prej afro 60 milion leke dhe do te fillojne sapo projektet te kene perfunduar me fondet e Projektit te dyte te Rehabilitimit te Ujitjes e Kullimit me bashkefinancim te Qeverise Shqiptare dhe Bankes Boterore. Me nje fond prej 40 milion lekesh eshte bere e mundur vazhdimi i punimeve per kullimin e zonave te Nen Shkodres ne kanalet kulluese nga Dajci deri tek Ura e Gjo Lulit, per kolektorin kryesor te grykes se Mertemzes si dhe per sistemin e kullimit me hidrovorin e Vilunit, duke perfshire edhe plazhin e Velipojes. Gjithashtu, riparimi i pjeseshem, qe u be ne Uren mbi Lumin e Bunes, do te vazhdoje me riparimin e plote te saj si dhe vitin tjeter do te nise ndertimi i nje ure e re me nje investim prej afro 3,5 milion USD. Pyetja e katert: Masa e fondeve te shpenzuara ne vite per sistemin e kullimit ne keto zona, si edhe efikasiteti i tyre. Une kam hulumtuar gjate tre viteve te fundit se sa ka shpenzuar me buxhetin e shtetit, vetem per sistemin e kullimit jane investuar 83.7 milion leke nga te cilat ne Shkodrer 27 milion leke, ne Lezhe 38 milion leke dhe ne Kurbin 17,8 milion leke, me nje mesatare vjetore prej 28 milion lekesh. Keto investime perbejne vetem 22% te nevojave per funksionimin normal te ketij sistemi sipas kushteve te projektimit. Me Projektin e pare dhe te dyte te Rehabilitimit te Ujitjes dhe Kullimit, si bashkefinacim i Qeverise Shqiptare dhe i Bankes Boterore, jane investuar shumat e meposhtme per kullimin e mbrojtjen nga permbytjet (argjinatura dhe kanale te ujerave te larta): Ne Rrethin e Kurbinit 130 milion leke deri ne fund te vitit 1996 Ne Rrethin e Lezhes 204 milion leke per periudhen 1998-2002 Ne Rrethin e Shkodres 77 milion leke per periudhen 2000-2002 Ne total: 411 milion leke ose rreth 4 milion USD. Keto investime kane pasur si efiktivitet perballimin e rreshjeve, vecanerisht ne 3-4 vitet e fundit, ne kushtet e rreshjeve normale me sa duket duhet shqyrtuar projekti edhe ne funksione te ndryshimit klimatik. Pyetja e peste dhe e fundit: Mbi hartimin e nje strategjie afatmesme e aftagjate per te perballuar ne menyre normale nga sistemi dhe administrimi shteteror i fatkeqesive natyrore te ngjashme me ato te ketij viti. Po jap pergjigjen te kthyer ne disa nivele: Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, sepse eshte ministria qe ka peshen kryesore per te perballuar situaten emergjente sipas ligjit. Veprimtarine kryesore qe beri gjate situates se emergjences e ka cuar ne identifikimin e ketyre masave te programuara, ne studimin kompleks per rehabilitimin e fushes se Torovices, ne dyfishimin e kapacitetit te pompave te hidrovorit, ne rregullimin e infrastruktures sidomos te rrugeve lidhese midis fshatrave dhe ne stabilizimin me energji elektrike te hidrovorit te Talies. Jane detyrat qe merren per shkak te koordinimit ekzekutiv nga dikasteret perkatese ne mbeshtetje. Ministria e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit po studion nderhyrjet e nevojshme dhe financimet buxhetore krahas rehabilitimit emergjent per vitin e ardhshem ne rrjedhjen e furnizimit me uje, ne largimin e pompave dhe trasfomatoreve duke i ruajtur nga demtimi, ne vendosjen e pompave te tjera me nafte, klorinimin e ujit, etj. Ministria e Transporteve ka tashme neper duar projektet rehabilituese te akseve rrugore dhe te urave ne funksion te ushtrimit buxhetor qe po mbyllet dhe atij qe po programohet. Ministria e Industrise dhe Energjetikes, e cila si strukture dhe vecanerisht KESH-i pati deme shume goditese. Ne divizionin e prodhimit pershembull te sistemit energjitik demet ishin 50 milion leke, ne divizionit e transmetimit 194 milion leke, ne divizionin e shperndarjes 213 milion leke dhe u konsumua plotesisht rezerva e KESH-it me transformatore, shtylla, kabllo ne funksion te emergjences te permbytjeve. Pra, do te rehabilitohen baza materiale ne funksione normaliteti dhe per sistemin energjitik dhe KESH-in si menaxher i tij. Po hartohen projektet per permirsimin gradual te sigurise se sistemit ne keto zona dhe, nenpermjet Ministrise se Financave, po sigurohet mbeshtetja e duhur financiare me rialokime te nisura dhe qe do te bitisen brenda vitit, nga buxheti i ketij viti dhe me investime te reja buxhetore ne vitin 2003. Rialokimi i deritanishem sic ju thashe eshte 2,6 miliard eshte perdorur ne funksion efikas fondi rezerve i Keshillit te Ministrave dhe "Rubrika", masa afatmesme dhe afatgjata per korrigjimin e sistemeve ne zonat per shkak te permbytjeve do te jene te vecuara ne buxhetin e vitit 2003. Strukturat me pak vunerabel qe funksionuan pothuajse ne standartin e mergjences qe kerkon ligji, sic ishin strukturat e Mbrojtjes Civile dhe te Rendit. Dmth policia e Shtetit u gjend e pergatitur edhe nga pikepamje e akteve normative dhe e struktures koordinuese per te perballuar emergjencat ne baze te ligjit, gje qe e coi menjehere ne funksionin e vet, ne vendin e duhur per te perballuar situatat shume kritike te lidhura dhe me shpetim jete njerezish. Po vazhdon trainimi i strukturave ne vecanti i drejtuesve te policise ne funksion te emergjences civile dhe Drejtoria Logjistike e saj ka nje program qe po zbatohet per te afruar rezerva prane drejorive te komisariateve ne qarqe dhe ne rrethe ne funksion te perballimin te emergjencave. Gjithashtu Ministria e Mbrojtjes rezultoi me struktura funksionale dhe te pergatitura me kete funksion, kishte pergatitur plane te perdorimit operacional te struktures se Forcave te Armatosura per Mbrojtjen Civile, sistemin e lajmerimit dhe komunikimit te te gjithe strukturave dhe qendren e bashkuar operacionale. Masat e qeverise orientohen ne konsolidimin dhe zgjerimin e struktures se Mbrojtjes Civile aktualisht prane Shtabit te Pergjithshem, Forcave te Armatosura dhe ne trazicion drejt struktures ligjore te perballimit te emergjences civile prane Ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Me te gjitha programet dhe prioritetet e tjera, te nderuar deputete, qe ka shpallur dhe ka bere aktive Keshilli i Ministrave gjate ketyre tre muajve, ne po ndertojme krahas nderhyrjeve bllokuese te ndertimeve te paligjshme, te shfrytezimit te zhavorreve ne shtreterit e lumejve, te efektit te veprimtarive te paligjshme ne sisitemet e kullimit, ne sistemet e furnizimit me uje te pijshem, ne sistemet e prishjes se mbrojtjes nga erozioni ne territoret pyjore, gjithashtu, te gjitha masat dhe financimet per vitin 2003 dhe ne vazhdim, per te rehabilituar gjendjen, per te bere korrigjimet e nevojshme dhe per te ndertuar sisteme te qendrueshme kullimi, mbrotjeje dhe normaliteti te jetes ne zona te banuara, per te cilat na ndihmuan permbytjet te kuptojme edhe karakterin kritik edhe kostot jo te vogla qe duhet te marrin persiper dhe te sakrifikojme si prioritet per t'i perballuar. Ky ishte informacioni qe desha t ju jap ne pergjigjet e pytjeve tuaja. Mbetem ne dispoziocion.


    http://www.infoarkiv.com/media/artikull/iden/97160/titulli/I-nderuar--Zoti-Kryetar-i-KuvenditTe-nderuar-kolege-deputeteDuke-marre-shkas-nga-interpelanca-e-kerkuar-nga-zoterinjte-Pjeter-Arbnori-Zef-Gjoka-Pal-Dajci-si-dhe-Luigj-Gjoka-pra-perfaqes

  2. #292
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    FSK dėrgon trupa shtesė nė aksionin e kėrkim-shpėtimit nė Shqipėri

    FSK dėrgon kontingjent shtesė nė Shqipėri
    Mbėshtetur nė kėrkesėn e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, pėr shtimin e trupave tė FSK-sė nė aksionin e kėrkim-shpėtimit, pas situatės sė rėnduar nga vėrshimet nė veriun e Republikės sė Shqipėrisė; drejtuesit e ministrisė sė FSK-sė ndėrmorėn masat e nevojshme pėr shtimin e numrit tė pjesėtarėve tė FSK-sė nė kėtė aksion.

    Kontingjenti shtesė u nis sot nė orėt e hershme tė mėngjesit i pajisur me automjete dhe pajime tjera tė nevojshme pėr kėtė mision, ku do ti bashkėngjitet njėsisė qė atje po ndihmon qė nga 5 janari i kėtij viti.

    Pas deklarimit tė NATO-s pėr arritjen e kapaciteteve tė para operacionale, kjo ėshtė hera e parė qė FSK-ja merr pjesė nė njė mision humanitar jashtė shtetit. /Telegrafi/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 10-01-2010 mė 12:14
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #293
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    juan ..

    lexo kte ish mikun e veli erionit qe e njeh mire djallin rama.

    -



    Edi, zgjohu…

    10/01/2010 - 12:53



    • Besjan Pesha

    Edi, dje njė miku im nga Shkodra mė merr nė telefon rreth orės 12:00 dhe mė thotė se kishte marrė njė telefonatė nga dikush qė quhej “Komiteti i Shpėtimit tė Shkodrės” dhe qė e kishte njoftuar se Diga e Hidrocentralit ishte gati duke u shembur dhe se rezervat e bukės nė qytet ishin nė limite prandaj duhej tė nxitonte pėr tė shpėtuar veten dhe tė afėrmit dhe tė akumulonte sa mė shumė rezerva ushqimore qė tė kishte mundėsi Ndėrkohė mėsoj se edhe shumė qytetarė tė Shkodrės kishin marrė telefonata tė ngjashme nė shtėpitė e tyre, telefonata tė cilat kishin pėr qėllim vetėn dhe vetėm pėrhapjen e panikut dhe krijimin e kushteve pėr njė situatė anarkike nė atė qytet.
    Edi, nuk tė kam shkruar kurrė seriozisht, sepse nuk tė kam marrė asnjėherė seriozisht, por sot situata ėshtė ndryshe, sot mungesa jote e seriozitetit mund tė na kushtojė edhe jetė njerėzish prandaj po tė drejtohem me kėtė letėr, duke qenė i sigurt se nė njė farė mėnyre do tė arrijė tek ty e ndoshta diēka e ndėrron nė mendjen tėnde tė brishtė, ndoshta arrin tė zgjohesh e tė pėrmendesh nga ėndrra jote e fundit.
    Edi, gjatė ditėve tė fundit i ke dhėnė njė urdhėr makabėr brigadės tėnde virtuale. Tė ngrenė receptorėt dhe tė shpėrndajnė panik sa tė munden nė ēdo shtėpi shkodrane, kėshtu qė ndoshta revolucioni yt portokalli, i kadifejtė apo ngjyrė pink, tė mund tė fillojė aty ku Berisha ėshtė mė i fortė, bash nė bastionin e Partisė Demokratike. Mendja jote e brishtė gjithnjė ka qenė e aftė pėr kalkulime djallėzore, por tė ikėn nga vėmendja pėrherė kalkulimi kryesor, ai njerėzor. Ēdokush qė ėshtė marrė me organizim fushatash elektorale nė Shqipėri arrin tė dallojė firmėn tėnde mbi kėto telefonata dhe ėshtė shumė e qartė si pėr mua dhe tė tjerė se plani yt i radhės, pėr tė ardhur nė pushtet, kalon rishtazi mbi jetėn e qytetarėve shqiptarė. Ti nė dėlirin tėnd narkotik ėndėrrove se mbas mijėra telefonatash, njerėzit tė dėshpėruar do tė dilnin nė rrugė dhe do tė mėsynin fillimisht dyqanet e ushqimeve duke i thyer e bastisur ato si rrjedhojė e dėshpėrimit, mė pas kontingjenti kriminal i qytetit tė Shkodrės i drejtuar nga njerėzit e krimit qė t’i mban afėr do t’i drejtohej bankave dhe dyqaneve me vlerė duke bastisur dhe vjedhur ato, mė pas disa militantė tė tutė do t’i vinin flakėn makinave dhe si pėrfundim mbasi ta kishe shkatėrruar qytetin, pasi tė kishe vrarė qindra qytetarė tė pafajshėm, t’i do tė dilje dhe do t’ju bėje thirrje pėr qetėsi duke marrė rolin e papės e duke i bėrė thirrje qeverisė qė tė dorėhiqej e tė krijonte njė qeveri tė shpėtimit kombėtar, sepse me shumė gjasa kjo situatė do tė shpėrthente nė miniaturė edhe nė qytete tė tjera tė Shqipėrisė, sigurisht qė eksperienca e Gramozit nė kėtė fushė do tė tė ishte shumė e vyer. Mė pas do tė shpalleshin zgjedhjet e jashtėzakonshme dhe ti mė nė fund e askush tjetėr do tė mund tė bėheshe ai, Neroni i Shqipėrisė.
    Edi, Zgjohu!
    Edhe kėsaj radhe ashtu si nė zgjedhjet e fundit shqiptarėt tė dhanė tė njėjtėn pėrgjigje, atė qė meriton, tė injoruan. Qytetarėt e Shkodrės nuk ju pėrgjigjėn thirrjes tėnde pėr panik. Askush nuk tė morri seriozisht ty dhe telefonatat e tua. Situata nė atė qytet ėshtė duke u pėrmirėsuar jo vetėm sepse natyra dalėngadalė po e zbut zemėrimin e saj por mbi tė gjitha sepse mijėra punonjės tė pėrkushtuar tė institucioneve shtetėrore pėrkatėse luftuan dhe janė duke luftuar ditė e natė me kapricot e saj krah pėr krah me qytetarėt. Nivelet e prurjeve nė kaskadat e liqeneve janė duke rėnė, po ashtu edhe ndėrtimi dhe forcimi i argjinaturave ėshtė duke ecur pėrpara e kėshtu gradualisht po i vihet fre vėrshimit tė ujit pėrmbytės. Brenda dhjetė ditėve situata do tė normalizohet, uji do tė tėrhiqet, dėmet do tė kalkulohen dhe do tė fillojė puna pėr riparimin. Brenda kėtij viti do tė fillojnė investimet pėr marrjen e masave ekstreme kėshtu qė situata tė tilla tė mos pėrsėriten dhe tė gjithė banorėt e dėmtuar do tė dėmshpėrblehen. Jeta do t’i kthehet normalitetit dhe Shkodra do tė jetė rishtazi qyteti i traditės dhe qytetarisė. Qeveria do tė vazhdojė punėn e saj dhe nė qershor do tė liberalizohen vizat. Shqipėria do tė marrė statusin e kandidatit ndėrsa ti do tė hysh nė parlament ose pėrndryshe do tė humbasėsh grupin parlamentar dhe mė pas do tė humbasėsh zgjedhjet vendore, nuk do tė jesh mė kryetar i Bashkisė sė Tiranės e sė fundmi aty nga viti tjetėr do tė lėsh edhe postin si kryetar partie. Pastaj do tė hysh nė depresion…
    Edi, ky ėshtė realiteti qė do tė pėrjetosh me sy hapur. Nuk e kam stisur unė, as ėshtė kjo ėndrra ime. Ky ėshtė realiteti qė ke ndėrtuar vetė, ditė mbas dite. Nėse do qė qytetarėt e kėtij vendi tė tė respektojnė e ndoshta edhe tė tė votojnė, nėse do ta ndryshosh tė ardhmen qė po i rezervon vetes atėherė ēoje grupin parlamentar nė parlament e aty kritiko ēfarė nuk shkon mirė e propozo tė bėhet mė mirė, mos nis mė fletėrrufe nė Bruksel por lufto pėrkrah qeverisė qė vizat tė liberalizohen edhe vish ēizmet e shko nė Shkodėr ashtu siē po bėjmė tė gjithė. Mos dėgjo Takun, as Kėnon e as Erin, ata nuk kanė ēfarė tė humbasin sepse tashmė kanė humbur gjithēka edhe dinjitetin njerėzor, por ti je ndryshe, ti je ende kryetar edhe pėr pak kohė, sillu si i tillė e mos ėndėrro sepse askush nė kėtė vend pėrveē tė dėshpėruarve qė ke mbledhur rreth vetes nuk do tė tė ndjekin nė marrėzi. Shqiptarėt tashmė janė qytetarė evropianė.


    panorama
    Kjo eshte thjeshte histori kaubojsish brar dhe po e ka bere dikush gjejeni dhe vareni te vendi herojve te vigut.
    Po me pare varni edhe nje person tjeter qe shpalli zyrtarisht ne cdo medie "JEMI NE PRAG TE KATASTROFES" dhe per mua ska me terror se ky zyrtari.
    Ai qe e ka leshuar kete terror e ka emrin Sali Permbytes Berisha.
    Te pakten ti qe ke bere shkollen e dreqit mos sill brockulla te tilla kaubojsish si ajo qe solle lart.
    Albania Uber Alles

  4. #294
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Jo po, nuk ka njerez qe gezohen per ket fatkeqsi......

  5. #295
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Ata qė gėzohen pėr kėtė gjė ka; ėshtė opozita qė mendon qė me kėtė rast do t'mund tė provokoj ndoshta ndonjė rebelim dhe tė pėrmbys qeverin! Deklaratat e Ramės qė " s'kemi tė bėjmė me rebelim tė natyrės" ėshtė dėshmi pėr kėtė gjė!
    Por me kėtė rast do t'ju lutesha qė tė gjithėve, tė mos merreni shumė me politik ngaqė mė sė paku na duhet ajo nė kėto momente!
    Ajo qė duam ėshtė tė tregojm se si mund tė ndihmojm nė menagjimin e krizės dhe si mund tė ndihmojm banorėt por edhe shtetin pas kapėrcimit tė krizės!
    I mjerė ėshtė ay qė kėtė gjė mundohet ta shfrytezoj pėr interesa personale!
    Nuk ka qeveri nė botė qė mundet t'i diktoj natyrės se kur duhet tė bjerė shi e kur duhet tė bjerė borė ose se kur na duhet dielli!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  6. #296
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    538

    Eshte koha per veprime dhe jo per perfitime.. partiake

    "Shkodėr, Rama: Qeveria mos merret me opozitėn por me njerėzit
    Pas njė inspektimi nė zonat e pėrmbytura nė Shkodėr, kreu i PS-sė i bėri sot thirrje qeverisė qė tė mos merret me opozitėn, por tė zgjidhė situatėn e krijuar nė zonat veriore. Duke i faturuar mazhorancės pėrgjegjėsitė e situatės sė krijuar, Rama tha se, pėrgjegjėsit kanė paturpėsinė tė bėjnė politikė me katastrofėn."


    Une se mar vesh kete pune. Ne vend qe keta alamet burrash te shkojne e te ndihmojne dhe ti ofrojne ndihmen e tyre modeste qeverise dhe popullit ne keto momente te pazakonta , shkojne e bejne politike vulgare. Rames i duket sikur cfare po thote kur deklaron se fajin se kane rreshjet por.."Qeverrisja e keqe" Ne gjuhen e popullit kesaj i thone : fshati digjet e...k.. krihet.
    Lerini ujrat te bien, lereni te qetesohet situata e pazakonte Z. Rama dhe pastaj me te pare e me te bere. Futuni ne parlament dhe atje shkulini dhemballet korupsionit dhe keq-qeverisjes qe konstatoni. Jo rrugeve me shi, me permbytje. Mos u mundoni te perfitoni edhe nga fatkeqesite natyrore per te bere politike "moderne". Populli ne keto momente kerkon derman dhe jo politike.

  7. #297
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ne shqiperi ska dell qytetar o preng sherri.
    Se deri tani nja 10 rebelime do ishin bere atje po ja qe burrnija ka shku ne fund te kembeve.
    Cudi si rri e duron te keqen ai popull qe e hedh ne ere rri urte, e permbyt dhe e shkaterron prape rri urte.
    Iku koha e atyre qe ju shkonte lodren juve beni qef tani.
    Albania Uber Alles

  8. #298
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Se kuptoj ckerkojne kta katunaret. Zonja e nderuar shkodrane thote qe kemi vepruar me mire se Britania dhe Franca. Atehere... Lerini gamgamet po duroni sa te thahet uji se sjua ka fajin qeveria...

    Topalli: Ne shmangėm katastrofėn, Britania e Franca s'ia dolėn dot

    Kryetarja e parlamentit, deputetja e Shkodrės, deklaroi nga zonat e pėrmbytura se qeveria e saj ka bėrė atė qė nuk e bėn dot Britania e Madhe dhe Franca, duke shmangur katastrofėn.

    Topalli tha se nė Europėn Perėndimore po humbasin jetė, ēka nuk ka ndodhur nė Shqipėri.

    Duke iu referuar reshjeve tė borės, qė natyrshėm kaplojnė veriun e kontinentit ēdo vit, e qė bllokojnė njė pjesė tė infrastrukturės, Topalli gjeti njė moment pėr tė krahasuar situatėn atje me hapjen e digave nė mėnyrė tė qėllimshme nga qeveria pėr tė pėrmbytur banorėt e zonės sė saj. Topalli nuk ėshtė pėrgjigjur ashtu si shefi i saj pyetjes se a ka pasur reshje mė shumė se herė tė tjera nė kėtė periudhė dhe cilat kanė qenė kuotat e Fierzės.

    "Unė ēdo minutė, veē tė tjerash flas edhe me kryetarėt e komunave, tė cilėt me stafin e tyre tė shoqėruar nga forca tė ushtrisė dhe policisė ndjekin nga afėr situatėn. Deri tani kanė shkuar 40 ton ushqime, ujė, si dhe ushqim edhe pėr gjėnė e gjallė. Angazhimi shkon pėrtej asaj qė mund tė imagjinohet. Kemi si asnjėherė mė parė njė menaxhim me sens tė madh pėrgjegjėsie dhe qėndrim mė afėr njerėzve, nė kėto kushte qė vijnė si shkak i ndryshimeve tė klimės, dukuri qė po e shohim nė Greqi, Poloni, Gjermani, Britani ku ju e keni parė si ėshtė izoluar edhe aeroporti, hekurudhat etj. Kėtu, pėr fatin tonė tė mirė nuk kemi humbje nė jetė dhe i gjithė vullneti dhe pėrqendrimi ynė ėshtė tė mos lejojmė asnjė humbje jete. S'ka gjė mė tė shtrenjtė se jeta e njeriut. Gjithēka qė varet nga strukturat shtetėrore ėshtė nė menaxhim e sipėr me pėrgjegjėsinė mė tė madhe," tha Topalli.

    Duke komentuar vizitėn e Ramės nė Shkodėr, ajo shtoi se opozita bėn karrierė me mortin.

    "Ka njerėz nė kėtė vend qė lindin mė shpresėn qė tė shohin vetėm morte dhe e bazojnė karrierėn e tyre nė to. Edhe pse ka ardhur nė Shkodėr pas dhjetė ditėve ai mbeti i zhgėnjyer se nuk gjeti asgjė nga kėto. Unė qė e njoh kėtė zonė dhe njoh problemet qė kjo zonė ka pasur nė dekada nga pėrmbytjet, pėr shkak sė ėshtė e rrethuar nga uji, nuk kam parė ndonjėherė njė menaxhim, vullnet politik dhe sens pėrgjegjėsie mė tė madhe.

    Unė mendoj se kėsaj radhe masat parandaluese kanė qenė ato qė kanė bėrė qė tė mos jemi nė gjendje katastrofe si Britania, Franca, etj. Unė nuk mbaj mend ndonjė rast tjetėr, tė tilla masa parandaluese dhe menaxhim tė tillė kur ministrat janė tė instaluar kėtu 24 orė nė 24 nė funksion tė ēdo banori," tha Topalli.

  9. #299
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ca kujton ti se Anglia e Franca jane mbrapa bjeshkeve te namuna qe as katunar smeriton me te thirr.
    Ca katastrofe paska ndodh ne France e Angli?
    Jan myt njerezit nga qeverria dhe atje?
    Paska than Jozi ja kalum Anglise e Frances hahahahaha. Kuku moj nane e paskan ne dore vendin tone ksi Hazhi Qmilesh.
    Po a e din ca po nodh ne France e Angli sot o haxhi qamil me pc ke dora?
    Albania Uber Alles

  10. #300
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Ama e paska thene jozi?! Cfare ngushellimi! Po a ngushellohen kaq kollaj dhe viktimat e permbytjeve?

Faqja 30 prej 37 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •