
Postuar mė parė nga
DYDRINAS
***
Ndėrkohė si njė lajm i gėzuar dhe shpresėdhėnės erdhi haberi qė do tė na mbėrrijnė disa ekspertė nga Italia, madje edhe njė nga Gjermania!...Shyqyr qė do tė na vijnė ekspertėt e huaj qė na kanė mėsuar deri tash se si duhet tė zihet kosi! Madje thirrje i qėnka bėrė pėr ndihmė edhe NATO-s! Por kėta ekspertė, derisa tė hapin hartat e tė studjojnė projektet, derisa tė shohin portat, tė masin nivelin e ujėrave, derisa tė bėjnė parashikimet e motit dhe tė prurjeve, pra derisa tė na mėsojnė se si mund tė dalim nga kjo gjėndje katastrofike, me siguri ujėrat do tė kenė bėrė hatanė e do tė kenė mbaruar punė me pėrmbytjet...Pra, thirrja e ekspertėve tė huaj, pėrveēse ėshtė pjesė e njė propagande tjetėr mashtruese, provon njė tė vėrtetė tė hidhur qė ka dalė kėto ditė: mėnjanimi dhe pėrjashtimi nė masė nga administrata i ekspertėve dhe specialistėve vendas!
Tė gjitha qeveritė nė kėto njėzet vjet janė sjellė nė mėnyrė kriminale me administratėn dhe sidomos me specialistėt! Njė punonjės i Kuvendit mė tha kėto ditė se nė Kuvend tė Shqipėrisė tani flitet vetėm gegnisht, me nėndialektin e Jozefinės! Marrėveshja PD-LSI u bė publike me kusht qė kjo parti tė merrte 20 % tė administratės nė nivel vendi! Ēdo parti qė vjen nė pushtet tė parėn gjė qė bėn (kjo ėshtė arma e tyre e vetme!) ndėrron nga themelet administratėn, qė nga rojet e deri te shoferėt! Nė tė gjitha dikasterėt qėndrore dhe Bashkitė kryesore tė Shqipėrisė mosha mesatare rrezik nuk ėshtė mė shumė se 25- 30 vjeē...Ēupa e djem tė rinj qė lyejnė flokėt me xhel dalin pėrditė nėpėr ekrane si drejtorė tė mėdhenj dhe si ekspertė tė fjalės sė fundit; ata kanė nė dorė fatet e administrimit apo keqadministrimit tė pasurisė kombėtare e fondeve publike! Tė gjithė kėta e dijnė njė gjė fort mirė: qė nė atė post janė vėnė nga kryetari, dhe jo nga aftėsitė, as nga masterat...Aq mė pak nga pėrkushtimi ndaj interesave kombėtare...Sa tė ndėrrojė pushteti, ata e dijnė qė do tė ikin, ndaj psikologjia e tyre ėshtė pėrkohėshmėria dhe pasiguria, militantizmi i verbėr dhe lepepeqėria, ndaj: o burra, rrėmbe ētė rrėmbesh!
Tashmė u bė mėse e qartė se ekspertėt dhe specialistėt nuk janė pyetur e nuk pyeten jo vetėm pėr ēėshtjen e kufijve e tė hidroēetraleve, as pėr ēminimin dhe demontimin, as pėr kulturėn dhe trashėgiminė kombėtare (deri aty sa Ministri i Kulturės nuk e di qė I.Qemali ėshtė varrosur nė Vlorė, dhe pėr mė tepėr edhe rektori i Vlorės guxon e kėrkon heqjen e kėtij emri tė nderuar nga universiteti)...Niveli i dėshpėrueshėm dhe shkatėrrimtar i administratės tonė publike duket nė gjykatat, nė ēpyllėzimet, nė legalizimet e nė kthimin e pronave, nė mbrojtjen e lumenjve, nė ndėrtimet me dhe pa leje, nė erozionet e letrat me vlerė, nė dėmshpėrblimet e tė pėrndjekurve, nė ndarjen e pasurisė kombėtare, nė urbanizim, kanalizime, hidrovore, etj, pa pėrmendur nivelin e shkollave, spitaleve dhe ambulancave, qė janė nė gjėndje mjerane; tė gjitha kėto tregojnė se ne kemi njė administratė publike jo vetėm tė paaftė e tė papėrgjegjshme, por nga keqpėrdorimi qė i ka bėrė dhe po i bėn politika, shpesh edhe antikombėtare, pse jo edhe kriminale!...Kriminale jo vetėm qė bėhet pjesė e vjedhjes dhe e abuzimeve me tendera dhe me rryshfete, po edhe me mbylljen e syve e tė veshėve kur kėtij vendi e kėtij populli herė pas here i shkaktohen dėme tė pallogaritshme, morale, monetare e materiale!
Duket si tepėr e rėndė kjo qė po them, por tė heshtėsh e tė pajtohesh, dhe aq mė keq, tė guxosh e tė dalėsh nė publik pėr tė mbrojtur abuzime dhe krime si ai i Gėrdecit, si rruga Durrės-Kukės apo edhe si kjo pėrmbytje e radhės, mė e pakta qė mund tė thuash ėshtė: kjo administratė e quajtur publike ėshtė ajo qė ka pėrmbytur sistematikisht dhe pa ndėrprerje fatin e Shqipėrisė dhe rrugėn e saj drejt demokracisė funksionale! Tek e fundit ėshtė kjo administratė e korruptuar e pa pikė dinjiteti profesional, po edhe pa ndėrgjegje kombėtare, qė ka ngrėnė dhe po ha si njė lubi fondet e hidrovoreve, tė rrugėve, tė shkollave e qė ka bėrė miliona nga blerja dhe nga shitja e energjisė sė hidroēentraleve, nga groposja e projekteve....e, mė kryesorja, nga djerrėzimi i shpresės sonė pėr njė shtet tė sė Drejtės!
Kjo i leverdis parisė sė Tiranės. Kėtė synim djallėzor, i cili e bėn mė tė kollajtė, mė jetėgjatė e mė tė sigurt pushtetėrimin, krerėt tanė demokratė e kanė kryer mė sė miri, prandaj kanė bėrė dhe po bėjnė tė pamundurėn tė largojnė e tė pėrsėndyjnė ekspertėt dhe specialistėt tanė nga administrimi i pasurisė dhe i vlerave kombėtare! Pėr kėtė mjafton tė shihet jo vetėm si u shkrinė institutet shkencore dhe Akademia, por si u trajtua guximi qytetar i njė specialisti ushtarak pėr kufirin tonė detar dhe si u quajt arkitekti i portave tė hidroēentraleve nga kryeminstri: njė portjer...!
Krijoni Kontakt