Close
Faqja 24 prej 37 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 361
  1. #231
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ka nga shkodra ketu qe mund te na informojn direkt?

    qe ne dat 30 te 2009 tes u tha shteti katundareve.. IKNI..
    ata jan mesuar te mos e degjojn shtetin e pas 90 dyshit.. se ai i meparshmi.. aty i linte me ngordh e askush nuk guxonte me bo ciu miu apo mjau au..
    aso kohe degjohej vetem ZP -ja e rtvsh-ja e ppsh-se e ata e qendisnin vete se cfar duhej thene..

    keshtu pra katundaret kishin 10 dit kohe me ik sa rruget ishin pa uje.. e mund te shkonin ku te donin..
    tani duhet shteti.. pra ushtari e polici e piloti e shoferi i shtetit me i gjet shpi me shpi katundaret.. e me i nxjerr nga uji e me rrezikue ushtari e polici e shoferi e piloti i shtetit jeten e vet me shpetue ate te te pandergjegjshmit krye derrit e te hajnit..

    sepse filozofja e hajnit.. po vepron..
    mos te iki un.. e ishalla iken zefi e shkoj ja vjedhi sendet.. edhe zefi po ashtu.. nuk iki un e ishalla thyn qafen marku e frroku e shabani e shkoj naten ja vjedhi lopen e delen e derrin e televizorin a mercedes-orin.. e nga ky hajnoizem reciprok djallezor ata nuk luajten e tash duhet saliu me cu djemt e nanave te policve e pilotve e ushtarve me shpetue hajnat dallkauke..

    kjo nuk eshte ne rregull..




    --
    a te duket normal ky postimi jot o shoku brari
    po ti e une e keta tjeret qofshin ps pr pk pd pm pl e kena bethen rehat e flasim si te na cohet
    po ato njerez qe po vuajne kush po i ndihmon
    ti gjen rastin me ba dhe humor me ja fut dhe komunizmit me ba dhe salen hero
    o SHOKU BRAR THUHET DERI PARA 2 oreve se nga bacalleku nuk kalohet (ti as ja ke idene sa e rendesishme a kjo pike per shkodren)
    une per vedi ne numrat ellogarive te hapura tek tv1 hnael jam mundu me ofru pak pak ndihmen teme financiare sikurse ju kam kerku dhe miqve te mi
    a ka moderalesha ky forum a hic
    TI CA PO BAN APO VEC PO SHAN SE TJETER GJA SDIN
    ISHALLA STE NDODH TY NEJ FATKEQSI STA UROJ SE MANDEJ E SHEF BETHEN NGUSHT FORT

    p.s kerkoj falje per fjalorin po me vjen keq per ata njerez qofshin katundare apo qytetare demokrat apo socialista apo lsista mbi te gjitha jane njerez
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga goldian : 08-01-2010 mė 16:09
    JO SEKS PARA MARTESE

  2. #232
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anėtarėsuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    Citim Postuar mė parė nga Nice_Boy Lexo Postimin
    [I]

    Zėdhėnėsja e Partisė Demokratike, Erla Mėhilli ka dalė tė premtne me njė deklaratė pėr shtyp me anė tė sė cilės ka reaguar negativisht pėr vizitėn e kreut tė opozitės nė zonat e pėrmbytura ku sipas saj, ai duhet tė ishte mė parė nė ato zona.

    “Ai as qė nuk denjoi tė ndėrpriste pushimet e luksit nė Paris apo Bangkok edhe pse zona tė tėra u pėrmbytėn dhe kaluan Vitin e Ri nėn kėrcėnimin e vėrshimit tė ujėrave apo dallgėve tė detit”, tha Mėhilli.

    Sot, Rama vizitoi zonat e pėrmbytura ku nė vend tė solidaritetit shau dhe fyeu me gjuhė ordineri fshatarėt e pėrmbytur tek Ura e Lahajt, vetėm se e pyetėn ‘ku ishe ti gjer sot’ dhe se reaguan me indinjatė tė thellė kur u tha atyre se ju pėrmbyti qeveria dhe jo moti”, tha ajo.

    “Partia Demokratike dėnon kėtė qėndrim tė Zotit Rama dhe i kėrkon atij tė solidarizohet me tė dėmtuarit nga pėrmbytja dhe tė mos shkojė atje vetėm pėr t’i sharė dhe ofenduar vetėm e vetėm se ata reaguan ndaj trillimeve tė tij se qeveria nuk po bėn gjė pėr t’i ndihmuar dhe se ėshtė ajo qė ju pėrmbyti dhe jo moti”, vijoi Mėhilli.

    “Partia Demokratike sot nuk reagon ndaj kėtyre trillimeve tė Edvinit mbasi pėrgjigjen mė tė merituar ja dhanė sot fshatarėt e Trushit tek Ura e Lahajt” pėrfundoi Mėhilli.
    ky as per sy e faqe si krietar partie ska shku deri m'sot me i pa, kur osht bo nami apo skish mbaru pushimet n'paris e dubai me gjet koh per kshu gjonash pa rendsi. do ene vota, si ka *yje* ene flet vroma
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  3. #233
    Citim Postuar mė parė nga Kosovelli Lexo Postimin
    Podujeva ndan 20 mijė euro pėr zonat e pėrmbytura nė Shqipėri

    Podujevė, 8 janar 2010 - Kryetari i ri komunės sė Podujevės Agim Veliu, pasi u kujtoi kėshilltarėve gjendjen e rėndė nė Shqipėri nga pėrmbytjet e mėdha qė janė duke vazhduar, propozoi qė komuna e Podujevės tė ndajė njė ndihmė nga buxheti i saj pėr dėmet e shkaktuara nė njė shumė prej 20 mijė eurosh. Ky propozim u votua njėzėri nga tė gjithė kėshilltarėt. Pardje edhe komuna e Gjakovės ka ndarė 10 mijė pėr tė njėjtin destinim.
    E Kosove, Kosove e tregon veten se kush je! Rrace fisnike!

  4. #234
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Edhe pjesa nga xunkthi qe permbyt qe eshte nga ana e Bunes dhe jo afer ures se Bacallekut.
    Fola me ca njerez te mi atje dhe nja dy pellembe uje i kishin sot ne mengjes brenda ne shtepi.
    Albania Uber Alles

  5. #235

    Digat mbi Drin kanė siguri absolute qysh nė projektim

    Gjadri: Digat mbi Drin kanė siguri absolute qysh nė projektim

    Ilirian Agolli
    Zėri i Amerikės
    08-01-2010


    Njė nga projektuesit kryesorė tė hidrocentraleve tė Shqipėrisė, inxhinieri i njohur Egon Gjadri thotė se siguria e tre hidrocentraleve mbi lumin Drin ėshtė absolute. Zoti Gjadri, i cili pėr shumė vite ishte drejtues i Institutit tė Projektimeve, pohon se diga e hidrocentralit tė Fierzės mund tė pėrballojė pesėfishin e ujėrave qė po mblidhen aktualisht nė atė liqen. Projektues i disa dhjetėra veprave energjitike, ai theksoi se tėrėsia ujore e Shkodrės duhet ri-studiuar, dhe institucionet shkencore tė kėsaj fushe duhen riorganizuar.

    Zėri i Amerikės: Profesor Gjadri! Kėto ditėt e fundit tė pėrmbytjeve nė veriperėndim tė Shqipėrisė, krahas shqetėsimit tė madh pėr shpėrnguljen e mijėra banorėve , po zhvillohen debate tė shumta edhe mbi sigurinė e veprave hidro-energjitike mbi lumin Drin. Ēfarė mund tė na thoni ju mbi kėtė ēėshtje shqetėsuese pėr opinionin publik, si njėri nga projektuesit kryesorė tė hidrocentraleve tė vendit?

    Egon Gjadri: Veprat janė tė siguruara pėr kalimin e njė plote me pėrsėritje njė herė nė dhjetėmijė vjet, pra pėr njė prurje shumė tė rrallė. Kjo ėshtė me njė probabilitet pėrsėritje njė herė nė dhjetė mijė vjet. Nė Fierzė kjo plotė ėshtė 9 mijė e 600 metra kub ujė nė sekondė. Duke qenė kuota e kurorės sė digės nė 312 metra nė Fierzė, aktualisht sasia e ujit atje ėshtė 292 metra lartėsi, atėherė niveli i liqenit nė Fierzė ėshtė rreth 20 metra mė poshtė se kuota e kurorės sė digės. Kjo duhet tė jetė e qartė pėr tė gjithė.

    Zėri i Amerikės: Pra, projekti ka tolerancat me plus-minuset e veta. A mund tė manovrohet edhe nė lartėsi mbi 290 metra?

    Egon Gjadri: Edhe nėse vjen kjo plotė e madhe qė thamė 9 mijė e 600 metra kub ujė nė sekondė niveli i ujit nė liqen mbėrrin rreth kuotės 300 metra. Nga 290 metra shkon nė kuotėn 300 metra. Por ngelet gjithmonė 12 metra poshtė kreut tė digės. Nga ana tjetėr projekti ka parashikuar edhe njė rast rezervė. Qysh atėherė e kemi nė pjesėn e parė tė regullores nė pėrshkrimin e veprave qė, nė rast se pėr njė arėsye ose pėr njė tjetėrbllokohet tuneli numėr 3 nė kuotėn 222 metra, qė ka njė portė 7 metra me 7, atėherė plota e madhe e supozuar 9 mijė e 600 metra kub nė sekondė kalon vetėm me tunelin numėr 4, qė shkarkon edhe aktualisht maksimum 1 mijė metėr kub, me 4 turbinat nė punė qė janė 500 metra kub me nivel uji maksimum 306,5 metra.

    Zėri i Amerikės: Profesor! Po thoni qė edhe nėse porta numėr 3 nuk do tė funksionojė, projekti ka parshikuar shkarkimin deri nė 306 metra?

    Egon Gjadri: Po, po, ėshtė parashikuar nė projekt. Kjo ėshtė njė llogaritje maksimale, nėse vjen plota 10 mijė vjecare me 9 mijė e 600 metra kub, dhe jo mė pastaj kėto plota me 1 mijė e 500 metra 2 mijė metra kub nė sekondė qė janė aktualisht. Kėto janė parashikuar nė projekt dhe janė zbatuar me ndėrtim nė terren.

    Zėri i Amerikės: Sapo hyri viti i ri befas koinciduan disa plota tė njėpasnjėshme. Si do t’i vlerėsoni kolegėt tuaj mė tė rinj qė menaxhojnė tani KESH-in, qė hapin dhe mbyllin portat, ose koordinojnė prodhimin me shkarkimet?

    Egon Gjadri: Punonjėsit e KESH-it kanė njė pėrvojė mjaft tė gjatė. Dhe kjo pėrvojė ėshtė transmetuar nga brezi nė brez. Rregulloret janė tė sakta dhe nuk kanė pse tė ndryshohen, sepse as nė natyrė dhe as nė hidrocentral nuk ka ndryshuar ndonjė gjė e madhe. Regullorja duhet tė zbatohet me elasticitet duke gjykuar rast pas rasti nė mėnyrė qė edhe ana energjitke tė plotėsohet nė maksimum, pra tė prodhohet sa mė shumė, por pa cėnuar sigurinė e veprave.

    Zėri i Amerikės: Ēfarė do tė rekomandonit pėr tėrėsinė ujore tė zonės sė Shkodrės?

    Egon Gjadri: Tėrėsia ujore e Shkodrės, ndoshta me introduktimin e hidrocentralit tė Bushatit, ka nevojė pėr njė studim mė tė gjerė. Duhet pėrfshirė edhe pjesa poshtė e Lezhės, pėrveē argjinaturave dhe kullimeve, stacioneve tė pompimit, dhe shumė punime janė bėrė atje. Duhet pėrfshirė edhe ajo ardhja e jashtėzakonshme tė e ujit tė detit pėr herė tė parė, se ndoshta ka tė bėjė me ndryshimin e klimės, nevojitet pra, njė kuadėr mė i gjerė studimi i asaj zone.

    Zėri i Amerikės: Ju lutem, nė fund, cilat janė disa rekomandime tuaja lidhur me mirėmenaxhimin e sistemit hidroenergjitik tė Shqipėrisė dhe funksionimin e institucioneve shkencore tė kėsaj fushe, tė cilat gjatė tranzicionit janė trazuar dhe janė zvogėluar shumė?

    Egon Gjadri: Ėshtė e nevojshme ekzistenca e njė instituti tė vogėl , apo e njė bėrthame shkencore, jo projektuese por sė paku studimore teknike. Duhet kjo pėr tė pasur njė pikė referimi tė gjithė; qeveria, KESH-i pėr diēka madhore qė mund tė ndėrmerret. Kėtu mund tė ishin grumbulluar njė pjesė e njerėzve qė jetojnė ende, apo qė janė shpėrndarė nė punė tė ndryshme. Kjo qendėr duhet pėr tė bėrė vlerėsime mbi gjendjen dhe projektet nė perspektivė, dhe kjo nuk i kushton shtetit shumė sesa do t’i jetė shtetit kjo.

  6. #236
    Sipas parashikimeve meteorlogjike, do te kete sasi te pakta reshjesh edhe gjate dy diteve te fundjaves.

    Ne Shkoder do te kete ne vazhdim reshje te dobeta shiu, ndersa ne zonat malore te veriut dhe verilindjes do te kete reshje debore dhe temperatura nen 0°C, gje qe do te sjelle stabilitet ne prurjet e lumenjve qe furnizojne kaskaden e Drinit.

  7. #237
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anėtarėsuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Sipas parashikimeve meteorlogjike, do te kete sasi te pakta reshjesh edhe gjate dy diteve te fundjaves.

    Ne Shkoder do te kete ne vazhdim reshje te dobeta shiu, ndersa ne zonat malore te veriut dhe verilindjes do te kete reshje debore dhe temperatura nen 0°C, gje qe do te sjelle stabilitet ne prurjet e lumenjve qe furnizojne kaskaden e Drinit.
    lajm i mir. t'shpresojm ka kalu m e keqja
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  8. #238

    Gjermania i ofron ndihmė Shqipėrisė pėr pėrballimin e situatės nė veri

    Gjermania i ofron ndihmė Shqipėrisė pėr pėrballimin e situatės nė veri


    Irene Eidemüller, kėshilltare pėr kulturėn dhe marrėdhėniet me mediat nė Ambasadėn Gjermane nė Tiranė.


    Gjermania merr pėrsipėr nė kuadėr tė BE-sė, tė japė ēdo lloj mbėshtetje pėr tė ndihmuar zonat e dėmtuara nga pėrmbytjet e kėtij fillim viti, nė rrethin e Shkodrės.


    “ Shqipėria i drejtoi ditėt e fundit BE-sė njė kėrkesė pėr ndihmė ndėrkombėtare, pėr shkak tė pėrmbytjeve tė rėnda nė rrethin e Shkodrės. Nė pėrgjigje tė kėsaj kėrkese, Organizata gjermane pėr Asistencė Teknike, ka dėrguar ekspertėt e saj, qė do tė jenė pjesė e ekipit tė ekspertėve tė BE-sė, qė vepron pėrmes strukturės sė Qendrės Monitoruese dhe Informuese pėr Mbrojtjen Civile. Ndėrkohė autoritetet gjermane janė nė kontakt tė ngushtė me qeverinė shqiptare dhe institucionet ndėrkombėtare, tė cilat koordinojnė asistencėn dhe mbėshtetjen pėr Shqipėrinė” - tha Irene Eidemüller, kėshilltare pėr kulturėn dhe marrėdhėniet me mediat nė Ambasadėn Gjermane nė Tiranė.

    Projektet gjermane synojnė parandalimin e situatave tė emergjencės

    Mbėshtetja gjermane ka edhe njė pėrmasė tjetėr. Ajo synon shmangien nė tė ardhmen tė pėrsėritjes sė pėrmbytjeve tė tilla nė zonat pėrreth hidrocentraleve, tė ngritura mbi kaskadėn e lumit Drin. Njė projekt i madh ndėrkombėtar, i financuar me 20 milion euro nga qeveria gjermane dhe organizata tė tjera ndėrkombėtare financiare, ka nisur rrugėn e realizimit. Projekti quhet “ Mbrojtja e digave tė hidrocentraleve mbi lumin Drin dhe Mat”.

    Pirro Trebicka, koordinator i projektit nė zyrėn e KfW-sė nė Tiranė, thotė pėr Deutsche Welle-n: “Qeveria gjermane pėrmes KfW-sė do tė bashkėfinancojė kėtė projekt tė madh, qė synon tė sigurojė digat e hidrocentraleve mbi lumin Drin dhe Mat. Ky projekt ėshtė ideuar nga realiteti i digave tė hidrocentraleve tė ngritura mbi kėta dy lumenj, ku kėrcėnimi i dėmtimit tė tyre ėshtė i pranishėm pasi nuk ėshtė e qartė se sa tė sigurta janė digat nė kėto hidrocentrale.”

    Sinjalizimi i popullsisė nė zonat e rrezikuara - komponent i rėndėsishėm i projektit

    Projekti pėrmban edhe mėnyrat bashkėkohore tė sinjalizimit tė popullsisė nė zonat pranė hidrocentraleve pėr ēdo eventualitet. Mbėshtetja financiare gjermane pėr kėtė projekt, niset nga ruajtja e njė energjie tė padėmshme pėr mjedisin, energjie ekologjike, siē ėshtė energjia elektrike e prodhuar nga hidrocentralet. Kjo qėndron nė bazė edhe tė finacimit nga Gjermania pėrmes bankės KfW, tė projekteve tė mėdha rajonale nė sektorin energjetik , si ai i Linjės sė Ritransmetimit tė tensionit tė Lartė, Tiranė – Podgoricė, Prishtinė- Tiranė dhe i Unazės 110 kilovolt nė Jug tė Shqipėrisė.

    Autor: Ani Ruci

    Redaktoi: Eliana Xhani

  9. #239
    Gjakova ofron strehim pėr tė pėrmbyturit nė Shqipėri


    Pas vendimit tė kryetarit tė komunės, dr.Pal Lekaj pėr tė ndarė dhjetė mijė euro dedikuar qytetarėve qė kanė pėsuar nga pėrmbytjet nė veriun e Shqipėrisė,si dhe dėrgimit tė njė formacioni tė zhytėsve dhe tė kėrkim shpėtimit, qytetarėt nė komunėn e Gjakovės nė harmonizim me kryetarin e komunės kanė shprehur edhe njė tjetėr solidaritet duke treguar gadishmėrinė pėr tė sistemuar familje. Bėhet fjalė pėr njė mijė familje qė nė rast te evakuimit do tė kenė mundėsinė tė sistemohen nė komunėn e Gjakovės.
    Ky vullnet i shprehur po stimulon edhe tjera familje nė komunėn e Gjakovės. Kryetari i komunės, dr.Pal Lekaj bėn tė ditur se familjet ė dėmtuara menjėherė mund tė zhvendosen nė Gjakovė ku i pret sistemimi i menjėhershėm. Ndėrsa, pėr familjet qė nuk janė nė gjendje tė mirė materiale janė duke u bėrė pėrpjekje qė nė koordinim me qytetarėt qė kanė shprehur dėshirėn pėr tė ofruar sistemim mirėpo tė cilat nuk kanė mundėsi materiale por kanė hapėsira ambientale dhe vullnet pėr ti strehuar familjet e dėmtuara, qė atyre familjeve komuna tu ofrojė ndihmat e duhura.


    Data: 08.01.2010

    http://www.gjakova-komuna.org/?mod=news&newsid=1658&id=1

  10. #240
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Se imagjinoj dot si jetojne te zhytur ne uje. Gjithe ajo lageshtire o Zot! Dy hapa e nxjerr femijen gjer te makina kur dale, mbuluar koke e kembe dhe me iken truri te mendoj se mund te marri ndonje te ftohte, e jo me ata femije qe po jetojne me dite ne ato kushte.
    Te isha une do kisha levizur. Nuk behet shaka me shendetin. Nuk i merr njeri muret. Para shendetit nuk vihet asgje. Zoti i ndihmofte! Sa me pak pasoja ne shendetin e tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mia@ : 08-01-2010 mė 18:17

Faqja 24 prej 37 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •