Close
Faqja 22 prej 37 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 361
  1. #211
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Kur diskutojme per poltike eshte tjeter gje e jam dakord.
    Tani po diskutohet per nje fatkeqsi qe i ka rene njerzve ne kurriz. Dhe kur ndodhin fatkeqesi te tilla pushon vetvetiu politika se ata njerez qe jane permbytur atje nuk ju ka ndodhur prej bindjeve te tyre politike.
    Prandaj besoj je dakord qe kur te flasim per poltike hajde flasim.
    Sa per Dritan Priftin e kam thene me kohe qe keni ne ate vend te arte nje peshkaqen korrupsioni qe nuk e di kush e shpetoi nga arresti kur ishte minister i Nanos. Bile ai u arratis ne SHBA per ti shpetuar persekutimit.
    Mbajeni se do ju qesi faqebardhe sic po ju qet tani.
    Albania Uber Alles

  2. #212
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anėtarėsuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    cfare te them ishallah me kaq??
    realiteti fatkeqsisht flet ndryshe dhe gjithkush qe ka dy fije mend e di pse kemi gjithe keto pasoja sot.
    shkaku eshte keqmenaxhimi i natyres nga njerzit dhe qeveri-te, jemi treguar te pangopur ne etjen tone per te perfituar me cdo kusht. e thote dhe populli "tamaja e madhe e ha te zone"
    dicka tjeter ne lidhje me kete teme sensibilizuese ku shumica e antareve zihen "per mustaqet e celos" kur momenti dhe situata kerkon reflektim, dhe jo llogje politike e budalleqe si keto!
    jam e bindur se shumica e ketyre militantve jane moshe e re por qe fatkeqsisht gjaku u qenka helmuar shume heret, dhe te japin idene e njerzeve ne krize moshore (70 e larte) qe kane kaq shume harace per te lare e kaq pengje per te marren sa koka i ka mar ere e flasin "kodra pas bregut". Brezi im rritu qe te kuptosh kjo do te mjaftoj per tu quajtur njeri.
    failure is not an option!

  3. #213
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Po Ilir Meten se kemi degjuar te flas. Ky Meta na e futi agjentin prifti ne qeveri. Sic duket do ta ken ber me plan qe ne qershor kete situat kta punista mafjoz te poshter

  4. #214
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar mė parė nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Ju kisha lut mos tė silleni lajme tė opozites qė sulmon tani qeverin se jan fajtor pėr kohen e keqe. Mos e flliqeni temen sepse ata i gėzohen kėsaj fatkeqėsie natyrore pėr tė sulmu Berishen.

    Mos e flliqeni temen por mundohuni tė jepni ndonjė koment mė tė mirė dhe ti ndihmoni sado pak me fjal popullin e atij vendi qė tė largohen sa mė shpejt nga vendet e tyre dhe tė kėrkojn ndihmen nga qeveria sepse nuk jan lojra kėto po u prishen bigat atėher do tė ndodh njė katastrof mė e madhe qė ka ndodh ndonjėher nė Shqiperi.


    Edhe njėher lejeni artikujt qė i sjell Opozita se nuk ndihmon aspak situaten nė atė vend.
    Meqe komentet tona ndihmojne:

    -duhet te evakuojne komplet zonen, me hir ose pahir.
    -duhet te hapin portat,perndryshe rrezikohet nje katastrofe e papare.Nese nuk hapen portat deri ne fund,nuk zbrazet diga dhe shperthen..booommm.
    -duhet ti hapin rrugen specialisteve.Berisha dhe Topalli eshte mire te kerkojne ndihme jashte sepse eshte situate teper e rrezikshme.

    Reshjet ne kete vit nuk kane asnje diference me ato te viteve te tjera,edhe gomeret e dijne qe ne mal bora ne mal nuk shkrin ne janar,por fillon te shkrije ne prill,maj.Tani kane filluar te fajesojne efektin serre.

    Jane menaxhuar keq funksionet dhe eshte anashkaluar ēdo rregull i digave.
    Nuk mund te shesesh energjine elektrike me shtrenjte se kudo ne Europe,dhe te rrezikosh jeten e banoreve.

    Shkrimet e opozites nuk duhet te prekin ne seder qeverine ne kete moment,dhe duhet te kete nje moment tjeter per keto shkrime.
    Edhe se ne disa shkrime ka te verteta.Merr vetem rastin e atij rrakitikut Dritan Priftit.Duhet te marri pension invalidi e je te jete minister i nje sektori delikat si ai i energjise.
    Ky ka studiu per gjuhe letersi kurse Berisha e emeroi minister energjie

    Prandaj nuk duhet te jene dallaveret elektorale qe te drejtojne fatin e nje populli.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga leci : 08-01-2010 mė 09:24
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #215
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Buna depėrton nė Shkodėr, digat tė sigurta


    Shkodėr, 8 janar - Situata nė qarkun e Shkodrės bėhet gjithnjė e mė kritike, njoftojnė mediet nga Tirana. Lumi Buna ėshtė fryrė dhe uji tashmė po vėrshon brenda nė qytetin e Shkodrės. Lagjja e parė e prekur sot pas asaj tė Bahēallekut ėshtė Xhabija, mu nė hyrje tė qytetit

    Zona e nėn Shkodrės vazhdon tė mbetet nė njė situatė kritike. Pėr mė shumė se 20 orė, aksi nacional Shkodėr- Tiranė ėshtė pothuajse i pakalueshėm nė vendin e quajtur Harku i Bėrdivės, ku dhe uji ka vėrshuar mbi rrugė.

    Niveli i ujit gjatė natės ka pasur njė rritje tė paktė, (gjatė ditės sė djeshme ishte 50 cm) por sėrish nė kėtė aks lėvizja me mjete tė vogla ėshtė e pamundur. Mund tė kalojnė vetėm automjetet e tonazhit tė rėndė dhe furositrada.

    Fatmirėsisht gjatė natės nuk ka pasur reshje shiu, ndėrsa forcat e ushtrisė dhe policia kanė vazhduar evakuimin e banorėve nga zonat e pėrmbytura me gomone, varka dhe makina tė ushtrisė . Gazetarja e NEWS24 informon pėr njė kėmbėngulje tė kryefamiljarėve pėr tė mos u larguar nga banesat. Ata pranojnė tė evakuojnė pjesėtarėt e familjes, ndėrsa kėmbėngulin tė qėndrojnė nė shtėpitė e tyre pėr tė ruajtur gjėnė e gjallė.

    Deri nė orėn 19:00 tė mbrėmjes sė tė enjtes ishin evakuuar gjithsej 3407 persona, 2000 prej tė cilėve banorė tė komunės Dajē, ndėr mė tė prekurat nga vėrshimi i ujėrave.

    Ndėrkohė Ministria e Brendshme informoi mbrėmė se sipėrfaqja e tokės sė pėrmbytur ka vazhduar tė rritet, duke kapur shifrėn e 9150 hektarėve , ndėrsa 2080 banesa ndodhen nėn ujė.

    Kryeministri Berisha, i cili simbolikisht dha pagėn e tij mujore ndihmė pėr tė vėrshuarit, nuk mori mbrėmė vendim pėr tė shpallur gjendjen e jashtėzakonshme, por siguroi banorėt e qarkut tė Shkodrės se nuk ka problem me digat e tre hidrocentraleve qė e rrethojnė kėtė zonė, dhe akuzoi disa “tė pafytyrė” qė kanė dashur tė “shqetėsojnė qytetin” me pėrhapjen e lajmit pėr shpėrthim tė tyre.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  6. #216
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Adem Rekėn s’e sjell dot Berluskoni

    Nga Brizida Gjikondi


    Sėrish 9 janar pėr Shkodėr locen. 9 janar 2004, 28 tė rinj shkodranė humbin jetėn nė ujėrat e Jonit duke u pėrpėlitur pėr njė jetė mė tė mirė, ishte tragjedi kombėtare, shteti ishte inekzistent. 9 janar 2009, Shkodra loce prapė nė lot, “ash mytun e tana”, s’ka shqiptar qė s’mban frymėn para ekraneve, tragjeditė gremisen bashkė me ne nė mėnyrė progresive. Tragjedi tė ngjizura po nga ne… shqiptarėt e shekullit tė ri..?!! Pavarėsisht njohjeve profane nė fushėn e digave, HEC-eve, portave, baseneve dhe ēdo strukture tjetėr ndihmuese.. perceptohet nė ajėr qė shteti inekzistent ėshtė dėrguesi dhe zbatuesi i kėsaj tragjedie. Mendjelehtėsia, euforia dhe degradimi total i shtetit de facto dhe de jure pėr fat tė keq ra nė Shkodėr, nė djepin e kulturės ballkanike, nė portėn e bekuar tė perėndisė sė orientuar drejt Vatikanit, nė muret e Rozafės dhe prehjen e Migjenit. Shkodra ėshtė simbol i mbarė shqiptarisė, ndaj pėrmbytja e saj na dhemb tė gjithėve.
    Shumė syresh, politikanė majtas e djathtas, mėkatarė deri nė palcė kundrejt kėtij populli, mjeranė, shprehen.. qė “tė tejkalojmė tragjedinė mė pas merremi me shkaqet dhe pėrgjegjėsit…” Gur, gur bėhet mur, kėshtu u tha pėr ‘97’-ėn, kėshtu u tha pėr grushtin e shtetit mė 13 shtator, kėshtu u tha pėr tragjedinė e 9 janarit, pėr Gėrdecin… tani dhe pėr Shkodrėn. Shkurt kėsaj i thonė vetėvrasje kolektive.. Prej 20 vjetėsh nė Shqipėri nuk sundon shteti, por katrahura, prej 20 vjetėsh barbarizmi vetėvrasės ka gėrryer dhe shkallmuar ēdo hallkė, vlerė, objekt kombėtar dhe strategjik, kryevepėr dhe vepėr modeste tė bėrė me gjak e shpirt nga paraardhėsit tanė. Tė gjitha veprat, hidrike, industriale, ekonomike, minerare, arkeologjike, tė ngritura me pėrkushtimin idealist tė mbarė shqiptarėve, u degjeneruan, shitėn, shqyen, nuk u mirėmbajtėn, pavarėsisht se “u molėn” barbarisht si lopė pa zot. Dhe ja sot, nė janar tė 2010-ės…gjithė shqiptarėve barbarė ose jo iu jepet njė mėsim i madh historik, mėsimi se vetėvrasja e vlerave bazike tė shtetit tėnd, pavarėsisht sistemeve, e lė pėrherė litarin jashtė. Ėshtė njė thėnie e moēme qė “mbasi lahet foshnja, kujdes mos hidhni dhe atė bashkė me ujin e palarė”. Pėr fat tė keq kjo ndodhi me Shqipėrinė, mbas ‘90-ės pėrpos histerizmit diktatorial dhe luftės klasore vėllavrasėse ne shqiptarėt hodhėm nė kosh tė plehrave dhe gjėrat mė tė ēmuara jo-politike qė me mund, gjak, sakrificė kishin ngritur me mijėra idealistė tė heshtur nėpėr kantiere uzinash, hidrocentralesh, kanalesh kullimi, rrugė, elektrifikim, bonifikim, hekurudha etj., etj… ajo e para ‘90-ės ish dhe Shqipėria jonė. Shqipėria tashmė i ngjan njė shteti tė shqyer, pa vepra kullimi, pa kanalizime, hidrovore e gjithēka ėshtė thelbėsore pėr mbarėvajtjen e infrastrukturės sė padukshme tė shtetit. Prej 20 vjetėsh askush s’ka vėnė dorė askund, nė mirėmbajtjen e asnjė vepre, pėrkundrazi, konkursi i grabitjes kombėtare dhe vėllavrasėse ka 20 vjet qė ka nisur, por ia qė plasi dhe ajo. Askund si nė Shqipėri nuk ka pasur njė pėrdhosje tė vlerave dhe veprave bazike tė njė shteti, askund si nė Shqipėri nuk ka njė paaftėsi dhe kaos administrativ korruptiv-mafioz, askund si kėtu te ne i paafti ėshtė shef-bos dhe i menēuri i papunė varfanjak, askund veē nė Shqipėri s’ka Prokuror tė Pėrgjithshėm, president, gjyqtarė, ka veē mėshirė perėndie dhe vepra e vlera tė plakura nga koha. Shqipėrisė 98 vjet s’i mjaftuan pėr tė bėrė shtet dhe vetėdije shtetare, etja pėr tė grabitur pronėn e vėllait, injoranca, mendėsia se, po tė mos grabitėsh dhe tė mos jesh i pasur, ėshtė turp, ėshtė fatkeqėsisht filozofia mbisunduese ndėr shqiptarėt e shekullit tė ri.
    Ndėrsa shkruaj, dėgjoj broēkullat mediatike tė emetuara nga inferiorėt shtetarė se paska ardhur komisari i Digave tė Berluskonit qė tė shpėtojė Shqipėrinė. Eh ē’dynja! Mė shtrėngon kraharori, s’jam miope, as nė vegjėli askush s’i bėri lavazh memories dhe perceptimit tim…por dihet qė Shqipėrinė e kanė bėrė dhe do e bėjnė veē shqiptarėt, sidomos idealistėt, qė janė tė pėrkushtuarit e parė, por dhe martirėt gjithashtu. Adem Rekėn s’e sjell dot Berluskoni, ligjet dhe rregulloret s’do na i zbatojė NATO, administratėn e paaftė, parazitare dhe militante s’do na e rehabilitojė BE, Shqipėrinė nga vetė-pėrmbytja s’e shpėton dot askush veē vetvetes. Mė kanė mbetur nė sy pamjet e njė vajze tė dėlirė si luleborė qė qante mbyturazi kur ndahej nga nėna nė Dajē tė Shkodrės. Mė dhembi dhe lopa shtatzėnė e zhytur nė ujė, dhe mullarėt e barit, dhe shtėpitė e kredhura nė ujėrat e turbullta tė shtetit tim dėshtak. Legjenda e Rozafės po mė ngjason si profeci, vetėsakrifikimi dhe murosja e saj s’mjaftoi pėr ngritjen e shtetit tė Arbrit, gjiri dhe qumėshti i saj, qė rrjedhin ndėr muret e kalasė, tashmė janė pėrzierė me ujėrat e Bunės, liqenit, Drinit e ēdo burimi hidrik qė kjo tokė ka pasur pėrherė me bollėk, por paradoksalisht prej 20 vjetėsh s’di ku i kish. Tani e di, dhimbshėm e di.

    Tema

  7. #217
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    http://www.shekulli.com.al/2010/01/0...e-hec-eve.html

    me ne fund degjova diku edhe zerin e nje specialisti
    nje specialisti qe me sa kuptoj une me kete kaplloqen time nuk eshte as blu as i kuq as roz ........etj
    nuk eshte momenti te meremi me pergjegjesira tani .......
    eshte momenti te dilet nga situata e rende dhe me mire ne kete ndihmojne specialistet e kesaj fushe
    prandaj lerini menjane tani per tani diskutimet boshe politike se nuk jane aktuale per momentin

    edhe dicka tjeter kisha nese munden antaret e forumit nga shkodra te shkruajne ndonje gje konkrete apo ndonje foto
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga prenceedi : 08-01-2010 mė 10:38

  8. #218
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anėtarėsuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Citim Postuar mė parė nga goldian Lexo Postimin
    o juanito se ti je i dhene per politike
    po ky prifti a mos gabohem ka ken minister ne kohe te nanos
    apo jam gabim
    cdo me saliun ky
    Goldi,Prifti eshte nje nga 3 ministrat e Ilirit,pas koalicionit PD-LSI

    Meca lexove te shtunen e te dielen do kete akoma rreshje shiu ne qytetin e SHkodres.
    Really Dude... Get A Life!!!

  9. #219
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    120
    Berisha e beri shkodren si Vencia , e shanit juve

  10. #220
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Prape shi paska Shkodra, spo i ndahet uji kete dimer.
    http://www.accuweather.com/world-forecast.asp?partner=accuweather&traveler=0&locCode=EUR|AL|AL021|SHKODER&metric=1
    Albania Uber Alles

Faqja 22 prej 37 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •