-
Eurabia me kryeqytet Londistanin, e ardhmja e Europės? Europa po tkurret dhe po plake
Njė raport i ri i agjencisė britanike
Dy gra tė moshės sė mesme tė veshura me hijab bisedojnė me njėra-tjetrėn nė arabisht teksa ecin nė rrugė. Pėrpara tyre ndodhet njė library myslimane qė shfaq DVD nga imamė tė ndryshėm dhe shet libra tė tipit "Fakte shkencore nė Kuran". Nė njė cep tė rrugės ndodhet njė dyqan qė shet mish hallall, nė cepin tjetėr njė vidiotekė qė shet vetėm muzikė arabe. Dikush ka vendosur nė mur njė poster qė reklamon koncertin e muzikantit maroken Daoudi. Por, nuk ndodhemi nė Marok. Ndodhemi nė Francė. Nuk ndodhemi aspak nė periferi tė Francės ku jetojnė disa komunitete tė izoluara tė Afrikės Veriore. Qendra Goutte d'Or ndodhet pothuajse nė zemėr tė kryeqytetit. "Kjo ėshtė njė lagje ku nuk tė duket aspak sikur je nė Paris", thotė Naresh Patel, njė 44-vjeēar indian, i cili ka njė garazhd nė brendėsi tė njė metroje. "Kėtu njerėzit ruajnė me fanatizėm traditat e tyre afrikane myslimane, duke qenė francezė. Franca ka bėrė njė punė shumė tė varfėr nė integrimin e emigrantėve qė jetojnė kėtu".
Sipas Patel, fakti qė qytetarėt afrikanė qė jetojnė nė Francė nuk ndohen si nė shtėpinė e tyre ėshtė turp. Pėrsa i pėrket tė tjerėve, ėshtė mė tepėr njė rrezik se sa turp. Tre vite mė parė, studenti i Lindjes sė Mesme i Universitetit tė Princetonit, Bernard Lewis tha se, falė emigracionit dhe pėrqindjes sė vogėl tė lindjeve nė Europė, deri nė fund tė shekullit Europa Perėndimore do tė ketė njė mazhorancė myslimane: "Europa do tė jetė pjesė e Perėndimit Arab, Maghreb-I". Ai nuk ėshtė i vetmi qė e mendon kėtė. Frika pėr njė Eurabia me kryeqytet Londistanin tė populluar nga myslimanė tė varfėr, tė zemėruar dhe tė flaktė po bėhet gjithnjė e mė e madhe. Islamistėt janė tė vendosur pėr tė "shpėrbėrė dhe pėr tė kolonizuar Europėn", thotė eseisti amerikan Bruce Bawer, nė librin "While Eurpe slept" (Ndėrkohė qė Europa flinte). "Tashmė, gati e gjithė Europa Perėndimore ėshtė praktikisht nėn zotėrimin e tyre". Europianėt nga ana e tyre, janė tė shqetėsuar sepse popullata myslimane e tyre po bėhet gjithnjė e mė shumė e izoluar nga pjesa tjetėr e botės dhe e bashkuar dhe kanė frikė se bombardimi nė Londėr, trazirat nė Francė dhe protestat nė Danimarkė janė vetėm fillimi i asaj qė i pret. Njė raport i ri i agjencisė britanike "Policy Exchange" zbuloi se 13% e myslimanėve nė Britani nga mosha 16 deri nė 24 vjeē pranuan se adhuronin organizatat si Al-Qaeda, tė cilat janė tė pėrgatitura pėr tė luftuar Perėndimin.
Ka ardhura koha tė kontrollohet realiteti. Myslimanėt pėrbėjnė 3% tė popullatės sė Europės nė ditėt e sotme dhe kjo shifėr nuk do tė rritet mė shumė se 10% deri nė vitin 2125. Por, frika se islamizmi radikal do tė pushtojė kontinentin e vjetėr ėshtė simptomė e diēkaje mė tė madhe: kriza e identitetit tė Europės. Pjesėrisht falė emigracionit, pėrqindjes sė lartė tė lindjeve tė myslimanėve dhe rritja e numrit tė martesave tė racave tė ndryshme, Europa po ndryshon dita ditės. Komunitetet qė mė parė ishin homogjene tani janė bėrė njė lėmsh i trazuar kulturash. Nė mėnyrė tė pashmagshme, disa prej tyre krisen dhe krijojnė tensione. Ndėrkohė qė Europa lufton pėr tė kuptuar se ēdo tė thotė tė jesh europian, shumica e qytetarėve tė saj janė tė detyruar tė ndihen tė tjetėrsuar dhe tė frustruar.
Harrojeni pėr njė moment Eurabian. Ēėshtja e vėrtetė shqetėsuese e Europės ėshtė multikulturalizmi, duke e pėrdorur kėtė fjalė jo si njė opsion, por si njė fakt. Bota pėrbėhet nga 5.000 grupe etnokulturore dhe teknologjia, biletat e lira tė avioneve dhe ekonomia globale i ka shpėrndarė ato nė tė gjithė planetin me kombinacione tė panumėrta. Qė nga vala e emigracionit e viteve '50 dhe '60, shtetet europiane kanė tentuar me mėnyra nga mė tė ndryshmet pėr tė pėrzier njerėz tė ndryshėm, tė kulturave tė ndryshme, pėr t'i kthyer ato nė shoqėri tė suksesshme dhe paqėsore. Tė gjithė kishin tė njėjtin qėllim: njė shoqėri qė ofron shanse tė barabarta dhe respekt tė njėjtė pavarėsisht racės, ngjyrės apo besimit. Janė bėrė dyzet vjet dhe ajo shoqėri ideale ende nuk ekziston. Megjithatė, ekziston multikulturalizmi qė jeton bashkė me ne ēdo ditė. Nė kėtė mėnyrė, lind natyrshėm pyetja: sa ta bėjmė atė qė tė punojė pėr Europėn? Nuk bėhet fjalė vetėm, tė paktėn jo vetėm, pėr tė shtypur ekstremizmin islamik. Bėhet fjalė pėr ndėrveprimet e njė Europė tė ndryshme, nė punė, nė shkollė dhe nėpėr rrugė. Ja ku janė pesė mėnyra me tė cilat Europa mund ta kthejė realitetin e saj multikulturor nė diēka qė pasuron Kontinentin dhe jo nė diēka qė e pėrēan.
Shpėtoni perēet
Kur Aisha Awan del nė publik, ajo mbulohet. Vesh jilbabin e saj qė i mbulon tė gjithė trupin ose hijab (njė shall qė mbulon flokėt) dhe njė niqab, njė vello myslimane qė mbulon pothuajse tė gjithė fytyrėn. "Ndjehem mė rehat, mė duket sikur e respektoj mė tepėr veten kur jam e mbuluar", thotė ajo. E vetmja gjė Awan e lė tė ekspozuar janė sytė. "Mund tė shikosh tė gjithė historinė e dikujt duke e parė nė sy", thotė ajo.
Por kur i del pėrpara njė perēe, ajo ēfarė shohin disa ligjvėnės ėshtė problem. Qė kur Franca ndaloi simbolet religjioze tė dukshme nė shkollat shtetėrore nė vitin 2004, gratė e mbuluara (pavarėsisht se ēfarė veshin, shall, niqab apo burqa qė mbulon tė gjithė trupin) janė pėrfshirė nė njė ciklon debatesh nė Europė. Megjithatė, si njė qytetare britanike, Awan ka tė drejtėn tė veshė ēfarė tė dojė. Nė kontrast, shumė shtete gjermane, ndalojnė mėsuesit myslimanė qė tė vishen me perēe nė shkollė. Nė disa pjesė tė Belgjikės, punonjėset publike e kanė tė ndaluar tė vėnė shall nė kokė gjatė orarit tė punės dhe qeveria gjermane ka nė plan qė tė ndalojė veshjen e niqabeve apo burqave nė ēdo vend publik, ndėrkohė qė numri i femrave qė veshin njėrėn nga kėto nė Holandė ėshtė me dyzina. Islami nuk ėshtė pjesa mė e madhe e bisedės multikulturore, por nė ditėt e sotme ėshtė ajo qė thuhet me zė mė tė lartė. Debati i perēeve, si ēdo gjė qė ka tė bėjė me besimin fetar, ėshtė i mbushur me shumė emocion. Franca mbron me fanatizėm ligjin e ndalimit tė kėtyre manifestimeve nė shkolla si njė hap pėr tė ruajtur zotimin e kombit kundrejt laicizmit, duke theksuar se ky ligj vjen edhe pėr simbolet hebreje dhe kryqet kristiane. Por, Birgit Sauer, njė shkencėtare politike e Universitetit tė Vienės, thotė se koha nė tė cilėn janė vendosur kėto ligje tė reja tregon se Europa ende nuk dėshiron tė pranojė islamin si njė element i identitetit tė saj. "Tė gjithė kėto shtete patėn shumė probleme me balancimin e basimit me laicizmin edhe shumė kohė para 11 shtatorit", thotė ajo. "Nė kėtė mėnyrė, ėshtė logjike tė pyesėsh, pse pikėrisht tani? Ēfarė ėshtė europiane dhe ēfarė nuk ėshtė?", kjo ėshtė pyetja qė Sauer dhe shumė studiues tė tjerė shpresojnė t'i gjejnė njė pėrgjigje nė projektin e perēeve, njė studim trevjeēar e politikave tė perēeve nė tetė vende duke pėrfshirė Britaninė, Francėn dhe Turqinė tė financuar nga Komisioni Europian.
Vendlindja e Sauer ofron njė ēėshtje studimi interesant. Nė Austri, votuesit kanė qenė historikisht tė predispozuar pėr tė votuar politikanėt e djathtė. "Tė gjitha shenjat thonė se duhet tė kishim njė ligj qė ndalonte perēet", thotė Sauer. "Por, faktikisht kjo ēėshtje diskutohet shumė rrallė dhe kur diskutohet tė gjithė thonė qė nuk ka pse tė jetė e ndaluar". Kjo ndodh pasi Austria njeh zyrtarisht dhe ligjėrisht tė gjitha besimet nė tė njėjtėn mėnyrė. Ėshtė njė shtet qė e mbron rolin e besimit si faktor qė strukturon identitetin e njė personi.
Qeveria europiane duhet tė pranojė qė islami, si tė gjitha besimet fetare, ėshtė njė pjesė integrale e identitetit europian, ndėrkohė qė myslimanėt duhet tė jenė tė gatshėm t'i pėrshtaten disa ligjeve qė ekzistojnė pėr tė mirėn e tė gjithėve pa pėrjashtim. Politika e paprekshmėrisė nė Shtetet e Bashkuara siguron qė kisha dhe shteti tė jenė tė ndara, por gjithsesi i jep besimit njė hapėsirė tė rėndėsishme nė shoqėri. Pra, zgjidhja ideale do tė ishte tė hiqej ligji qė ndalon perēet (dhe tė gjitha simboleve tė tjera religjioze) nė tė gjithė vendin dhe t'ja linin nė dorė institucioneve individuale dhe organizatave qė tė vendosnin njė kod veshjeje. Nė kėtė mėnyrė, nėse njė shkollė e caktuar i ndalon mėsueset qė tė vijnė nė shkollė tė veshura me niqab, njė tjetėr mund t'i lejojė, duke i dhėnė kėshtu mėsueseve myslimane njė mundėsi ku tė punojnė. Nga ana tjetėr, gratė qė mbulohen duhet tė pranojnė se nė situate tė caktuara, pėr shembull nė kontrollin e pasaportave, siguria kombėtare shkon pėrtej besimeve personale dhe do t'i duhet qė tė tregojnė fytyrėn. Nė praktikė, kjo balancė ndėrmjet politikave dhe mėshirės nuk ėshtė e pamundur. Tė gjithė pėrreth Europės, qeveritė dhe minoritetet fetare takohen nė njė pikė tė mesme. Sipas ligjit anglez, gjykatat e fesė hebreje kanė tė drejtėn tė sqarojnė ēėshtje jokriminale si pėr shembull ēėshtjet e divorcit. Holanda, nė anėn tjetėr, jep tė njėjtin financim si pėr shkollat fetare ashtu edhe pėr ato publike, me kusht qė shkollat fetare tė pėrmbushin disa kritere tė rėndėsishme dhe strikte jofetare nė kurrikulumin e tyre. Kėto koncesione nuk e kėrcėnojnė shtetin laik, thjesht i jep komunitetit religjioz njė shans pėr tė qenė pjesė e tij.
Merrni njė pamje mė tė mirė nga lart
Nė pamjen e jashtme, Nyamko Sabuni ėshtė njė person ideal pėr reklamimin e integrimit tė suksesshėm. Ajo shkoi nė Suedi nga Kongo kur ishte 12 vjeē, pasi i jati i saj kėrkoi strehim politik. Tani qė ėshtė 26 vjeē, ajo ėshtė ministre e Suedisė pėr Integrim dhe Barazi Gjinore. Por nė njė vend ku 16% e popullsisė janė emigrantė ose fėmijė emigrantėsh, Sabuni ėshtė vetėm pjesėtare e njė minoriteti etnik nė koalicionin qeverisės. Dhe Suedia nuk ėshtė i vetmi vend ku, tė krahasuar me popullimin e tyre tė ndryshėm, liderėt duken tė dobėt. "Njerėzit zakonisht kanė pritshmėri shumė tė ulėt pėr emigrantėt", thotė Sabuni. "Nė kėtė mėnyrė, pėr tė arritur nė njė pozicion tė mirė, tė duhet tė jesh shumė mė i mirė se tė tjerėt. Kjo ėshtė njė balancė pėr tė cilėn duhet tė jesh i ndėrgjegjshėm gjatė gjithė kohės".
Kjo, nė fakt, duket mė shumė si njė mosbalancim pėr tė cilin duhen marrė vendime drastike. "Partive politike shpeshherė mund t'u duhet tė pėrdorin edhe, siē thonė njerėzit, mėnyra jo ortodokse pėr tė pėrshpejtuar integrimin e tyre", thotė Trevor Phillips, kreu i Komisionit Britanik pėr Barazi dhe pėr tė drejtat e njeriut. "Mundohen tė sigurojnė se kanė pėrfaqėsim rajonal nė kandidaturat e tyre ose thonė se ēdo listė kandidatėsh duhet tė ketė tė paktėn njė person qė nuk ėshtė i bardhė nė tė. Nuk mund t'i detyrosh njerėzit qė tė mendojnė siē duhet, por mund t'i detyrosh partitė politike qė tė pėrmbushin detyrimet e tyre.
Ėshtė bėrė edhe mė parė. Kur u bė e qartė se nuk kishte femra mjaftueshėm nė rolet qeverisėse, qeveritė e Europės prezantuan kuota dhe iniciativa tė tjera pėr tė rritur numrin. Partia Punėtore e Britanisė krijoi lista tė shkurtra tė pėrbėra vetėm nga femra nė zgjedhjet e tyre tė vitit 1997 dhe pa qė numri i grave nė Parlament u dyfishua nga 60 nė 120. Pa mjetė tė ngjashme pėr tė sjellė sa mė shumė minoritarė europianė nė pozicione tė fuqishme, pjesė shumė tė mėdha tė popullatės do tė vazhdojnė tė ndihen inferiorė. "Nuk do tė kėshilloja tė nėnvlerėsohet rėndėsia politike si pjesė e bisedės", thotė Geoff Mulgan, kreu i Fondacionit Rinor nė Londėr, "pasi forumi politik ėshtė vendi mė legjitim pėr tė dialoguar, pėr tė folur rreth diferencave e shumė ēėshtjeve shqetėsuese. Pa pėrfaqėsim nuk ke zė. Dhe jo ēuditėrisht, ke mė shumė tendencė tė zgjedhėsh rrugė si dhuna apo protesta pėr t'u dėgjuar nga tė tjerėt". Protestuesit nė Francė tė vitit 2005 janė vetėm shembulli mė i hershėm i ekstreciteteve, tė cilave njerėzit do t'i drejtohen kur do tė ndiejnė se askush nuk po i dėgjon.
Njė mėnyrė tjetėr pėr tė bėrė qė ēdo qytetar tė vlejė pėr diēka? Ti numėrosh! Me kuptimin e parė tė fjalės. Shumė shtete nuk mbledhin tė dhėna etnike dhe ato qė e bėjnė nuk e bėjnė pėr tė gjithė. Britania paraqiti nė vitin 2001 njė kategori multikulturore vetėm pėr tė treguar se ishte vendi me minorote etnike qė po rritej me shpejtėsi. Ėshtė e jashtėligjshme tė mbledhėsh tė dhėna mbi etnicitetin apo besimin fetar nė Francė, Belgjikė, Danimarkė, Itali dhe Spanjė, kryesisht nė vendet ku identifikimi i njerėzve sipas racės apo besimit quhet si njė formė diskriminimi. Studimet tregojnė se minoritetet etnike kanė tendencėn tė vuajnė mė tepėr nga diabeti nė krahasim me vendasit. Nė anėn tjetėr, njė studimi detajuar etnik nuk ėshtė vetėm mėnyra mė esenciale pėr tė kuptuar se ēfarė i duhet qytetarėve sot, por edhe mėnyra e vetme pėr tė ditur se ēfarė do t'u duhet nė tė ardhmen. "A do ta lėsh diversitetin tė ndjekė rrugėn e tij natyrore pėr t'u krijuar mė tej njė problem serioz?", thotė Philips, "apo do ta menaxhosh atė, tė bėhet proaktiv dhe ta kthesh atė nė benefit?. Njė shoqėri e zgjuar do tė zgjidhte ta kthente atė nė benefit. Por, ajo shoqėri duhet qė detyrimisht tė mėsojė tani se me ēfarė ka tė bėjė dhe pėr momentin thjesht nuk dimė aq sa duhet.
Stimuloni njerėzit
Burimi mė i madh i konfliktit nė njė shoqėri multikulturore nuk ėshtė izolimi, raca apo besimi - ėshtė paraja. "Zonat ku ka mė shumė tension nė Britani nuk janė ato me nacionalitet tė ndryshme", thotė Mulgan i Fondacionit Rinor, "por zonat ku punėsimi zakonisht i meshkujve, i mirėpaguar dhe me kohė tė plotė ėshtė zhdukur dhe ėshtė zėvendėsuar me punėsim shumė herė mė tė pasigurtė". Minoritetet e Europės e vuajnė papunėsinė dyfish mė shumė se vendasit. "Gjithashtu, ka edhe diferenca shumė tė mėdha ndėrmjet minoriteteve tė ndryshme dhe ka ligje qė ta bėjnė jetėn mė tė lehtė falė ngjyrės sė lėkurės qė ke". Nė Britani, paga mesatare e njė indiani ėshtė dyfish mė e lartė se ajo e njė pakistanezi, ndėrkohė qė nė tė gjithė Europėn, kinezėt janė shumė herė mė efiēentė nė punė dhe nė shkollė se shumica e vendasve. Nė kėtė mėnyrė, punonjėsit nuk i shpėtojnė dot diskriminimit dhe janė tė detyruar qė tė qėndrojnė shpeshherė nė fund tė shkallėve.
Mė e mira pėr t'i mobilizuar dhe pėr t'i bėrė mė efiēentė minoritetet ėshtė qė tė trajtohen individualisht dhe jo si bashkėsi. Nė Britani studimet tregojnė se problemi mė i madh i pakistanezėve dhe bangladeshasve nuk ėshtė mungesa e aftėsive, por diskriminimi dhe pamundėsia pėr tė patur akses nė rrjete tė ndryshme.
Edhe nėpėr shkolla gjithashtu, mėnyra mė e mirė qė ēdonjėri tė gjejė vendin e tij ėshtė tė trajtohen nė mėnyrė tė ndryshme. Njė studim i njė Organizate pėr Bashkėpunim Ekonomik dhe Zhvillim tregoi se testimet matematikore tė 15-vjeēarėve emigrantė kanė rezultate mė tė ulqta se ato tė 15-vjeēarėve vendas edhe pse emigrantėt ishin shumė herė mė tė dhėnė pas shkollės se sa bashkėmoshatarėt e tyre vendas. Njė arsye pėr kėtė rezultat, thotė Andreas Schleicher, kreu i analizės sė organizatės, ėshtė se shtetet i vendosin studentėt e tyre emigrantė nė tė njėjtin sistem me tė gjithė tė tjerėt. "Barazia duhet tė ketė lidhje me pėrfundimin e studimeve dhe jo me fillim e tyre", thotė ai. "Vendet nordike janė shumė tė ndjeshėm rreth kėsaj ēėshtjeje. Shqetėsimi i tyre nuk ėshtė si t'i trajtojmė tė gjithė studentėt njėlloj dhe si t'i integrojmė ato nė tė njėjtin sistem, por si tė bėjmė gjėnė e duhur nė mėnyrė qė tė gjithė studentėt tė arrijnė maksimumin e potencialit tė tyre?". Suedia ėshtė e para e klasės kur bėhet fjalė pėr tė mbushur boshllėqet e studimeve tė emigrantėve dhe studentėve tė saj vendas dhe sekreti i kėtij suksesi qėndron nė mėnyrėn se si menaxhojnė ēėshtjen e gjuhės. Ndėrkohė qė nė vendet e tjera shkollat presin qė emigrantėt tė studiojnė nė gjuhėn zyrtare tė vendit, tė tjerė vende i kombinojnė orėt e mėsimit me disa orė shtesė tė mėsimit tė gjuhės. Suedia bėn diēka edhe mė tė mirė. Me ligj, nėse gjenden tė paktėn pesė studentė tė tė njėjtės kombėsi nė njė klasė, ata kanė tė drejtėn t'i vazhdojnė studimet nė gjuhėn e tyre amtare. "Kjo ėshtė njė mėnyrė shumė efikase pėr t'i bėrė fėmijėt tė vlerėsojnė kulturėn e tyre personale nė vend qė tė pėrballen vetėm me gjėra tė panjohura", thotė Schleicher.
Pėrdoreni emigracionin nė mėnyrė tė zgjuar
Europa po tkurret. Pėrreth Europės, femrat nuk bėjnė aq shumė fėmijė pėr tė mbajtur nivele tė qėndrueshme popullsie. Europa po plaket gjithashtu. Deri nė vitin 2050, 30% e europianėve do tė jenė 65 vjeē e lart dhe nuk ka aq shumė europianė tė rinj qė tė kompensojnė punėn e tyre ose tė paguajnė pėr pensionet e tyre. Dhe, nėse Europa synon tė arrijė qėllmin e Axhendės sė Lisbonės pėr t'u bėrė "ekonomia mė kompetitive, dinamike dhe e zgjuar e botės" deri nė vitin 2010, atėherė do t'i duhen shumė herė mė tepėr studiues tė kualifikuar se sa mund tė nxjerrin universitetet europiane. Argumenti se emigracioni duhet fajėsuar pėr dėshtimin e multikulturalizmit injoron numrin. Europės nuk i duhen vetėm mė shumė emigrantė, por i duhet edhe mė shumė variacion emigrantėsh. Megjithatė, levizjet anti-emigrate vazhdojnė tė jenė prezentė nė vende si Belgjika, Britania, Gjermania dhe Italia. Muajin e kaluar, njė grup ultranacionalistėsh M.E.P, arriti tė mbledhė aq shumė pjesėmarrės saqė krijuan njė kauzė formale, duke i dhėnė vetes njė suport politik dhe duke patur kėshtu akses nė fondet europiane. Nė kėtė mėnyrė, emigracioni bėrbėn njė sfidė tė dyfishtė pėr Europėn: si tė sjellim nė Europė njerėzit qė na duhen dhe si ta bėjmė kėtė pa e ushqyer histerinė.
Vėzhgoni dhe veproni
Ishte vetėm 10 vjet mė parė kur i shfaq tabela e parė: Qė sot e tutje do tė jemi kėtu ēdo tė enjte, gjithmonė nė orėn 16 - pavarėsisht diellit, shiut apo borės. Dėshirojmė tė nisim njė grup fėmijėsh dhe duam qė ju tė merrni pjesė! Vendtakimi ishte nė njė park lojėrash nė distriktin Chorweiler tė Cologne-s, pallatet e lartė tė sė cilit u bėnė shtėpitė e shumė emigrantėve qė Ford Motor Co. I solli nė Gjermani nė vitet '70. Nga 80.000 rezidentėt e Chorweiler, 60% e tyre kishin prejardhje tė huaj dhe njė e treta e tyre janė nė gjendje tė mirė financiare. Lale Akgün, njė psikoterapiste dhe anėtare e Parlamentit, e dinte qė mėnyra mė e mirė pėr tė mbajtur paqe nė njė zonė me kultura tė ndryshme ishte tė filloje nga fėmijėt. Kėshtu qė nė vitin 1995, ajo themeloi Kindernöte (Nevojat e Fėmijėve) me njė grup konsulentėsh familjarė dhe ngritėn lart atė tabelė.
Sot, Kindernöte drejton dhjetėra grupe tė ndryshme pėr qindra fėmijė tė ndryshėm. Ēdo javė luajnė futboll, bėjnė udhėtime sė bashku, ndihmojė njėri-tjetrin me detyrat e shtėpisė ose thjesht festojnė. "Shumė nga fėmijėt e shikojnė me sy qė paragjykimet e tyre nuk i rezistojnė dot realitetit", thotė Akgun. "Ata e shikojnė se mund tė bėhen miq me fėmijė tė kombėsive tė tjera". Kur ėshtė koha pėr tė krijuar njė grup tė ri, punonjėsit e Kindernöte thjesht shėtisin nėpėr parqet e lojėrave me litarė nė dorė ose me njė shkumės (qė nga viti 1995 e deri tani mund tė kenė pėrdorur mbi 352 kg shkumės). "Shumė fėmijė mund tė zhvillohen nė kėtė mėnyrė," thotė menaxherja Nicole Hansen. "Fėmijėt kėnaqen duke hedhur idetė e tyre nė dėrrasėn e zezė".
Edhe nė Bradford, Angli ekziston njė program i njėjtė vetėm pėr fėmijė. Nė njė protestė treditore nė vitin 2001, qindra aziatikė tė rinj shkatėrruan dyzina biznesėsh tė vendasve, duke hedhur tension mbi marrėdhėnet e 15% tė popullsisė pakistaneze kundrejt asaj vendase. Duke punuar pėr Bradford Education, kompania private qė drejton shkollat e Bradfordit, Angie Kotler vuri re se studentėt e periferisė, tė cilėt janė 90% emigrantė kishin shumė pak kontakte me mazhornacėn e studentėve vendas nė qytet. Nė kėtė mėnyrė, ajo ngriti Schools Linking Project, projekti i binjakėzimit tė shkollave, duke i bėrė studentėt tė takoheshin rregullisht nė kėnde lojrash, nė opera apo pėr tė mbjellur pemė nė njė vend tė caktuar. "Fėmijėt e vegjėl pyesin mė tepėr pėr festat kombėtare, si janė tė njėta apo si janė tė ndryshme nga njėra-tjetra", thotė Kotler. "Ata mė tė rriturit e shprehin trishtimin e tyre pėr tensionin qė krijohet. Ata pyesin, si ka mundėsi qė kemi arritur nė kėtė pikė".
Bukuria e tė dy ideve ėshtė se janė tė thjeshta dhe lokale. "Nuk mund t'i qepėsh mjetet e integrimit nga poshtė lart, nga fillimi deri nė fund", thotė Steve Vertovec, drejtor i Qendrės mbi Emigracionin, Politikat dhe Shoqėrinė nė Universitetin e Oxfordit. "Mjetet e integrimit ndėrtojnė rregulla tė pėrgjithshme mbi civilizimin dhe kjo ndodh nė nivel lokal. Kohezioni ka tė bėjė me ndėrveprimet e ēdo dite, nė supermarket apo nė kėnde lojrash". Integrimi i suksesshėm dhe i pėrjetshėm ndodh vetėm nė komunitet dhe nė parqet e fėmijėve, nėpėr dyqane dhe nė festat e lagjeve. Progmet nuk duhet tė jenė me doemos tė mėdhaja ose tė shtrenjta. "E gjitha ka tė bėjė me respektin ndaj njerėzve, por gjithashtu do tė thotė tė zbulosh se ēfarė do tė thotė tė jetosh nė komunitet sė bashku duke u ndjerė mirė me idenė e kulturave tė ndryshme". E vetmja mėnyrė qė Europa tė shėrohet nga kriza e saj e identitetit ėshtė qė tė mėsohet me idenė se nuk mund tė jetė gjithnjė e vetme.
-
-
londistani me myslimane te varfer?
ahh sikur te ishte e vertete ajo qe thua ti.
nder zonat me te pasura ketu ne londer , jane ato zona ku ndodhen myslimane.
kane punuar edhe e kane fituar ate pasuri me djerse , pervec arabeve te middle east , te cilet kane ardh te pasur ketu.
keto parashikime , sbehen per arsye tjeter po vecse te nxisin urrejtje ne mesin e rraces se bardhe europiane. te tilla propoganda idoteske behen edhe ne amerike ku mendohet se mbas ca kohesh usa do mbipopullohet me latine apo zezaket amerikane.
E cjane keto idiotlliqe. Bota, sdiskutohet se se shpejti do krijoje rraca te reja me ngjyra te perziera . genet kane kohe qe jane perzier pavaresisht se nuk dallohet nga jashte , keshtuqe seshte nevoja te preokupoheni kaq shume tek e fundit.
-
-
heretic Crusoe
Europa ka kohė qė po i bėn varrin vetes.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt