Statukuo absurde
Kjo qetësi e heshtur
Si gjallësi e vdekur
Kjo heshtje gjallësie
Si vdekje qetësie.
Kjo botë në rrotullim
Vjell vrerin papushim
Jashtqitjet shpirtërore
Nga gojët njerëzore.
Selanik, 25 shkurt 2012
Statukuo absurde
Kjo qetësi e heshtur
Si gjallësi e vdekur
Kjo heshtje gjallësie
Si vdekje qetësie.
Kjo botë në rrotullim
Vjell vrerin papushim
Jashtqitjet shpirtërore
Nga gojët njerëzore.
Selanik, 25 shkurt 2012
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Paraardhësi im
Kjo katrahurë e jetës së mbrapshtë
Lashtësi njerëzore, keqazi modernizuar
Brirët lajmëtare, brirojnë në celularë
Karrocat drurore me pistona drejtuar.
Udhët pluhur dhehrash, asfaltesh tymosur
Gjylet e hekurta, raketash majuar
Barqet e tepërta, tepërtisht pangopur
Paraardhësi im, s'më do pasardhës mua.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Bastuni i jetës
Në çastin kur në dorë do më dridhet bastuni
Cigarja në buzë do shuhet pa thithur
Kur diku për pushime do jetë nisur truri
Të fundit prag të jetës jam nisur.
Mos bëni tallësin ju të largmit nga mua
As mëshiruesin për mua, mos bëni atë çast
Bastuni i jetës nuk më ka turpëruar
Lermëni atëhere ta kaloj qetë atë prag.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Absurdi i lirisë
Ti thua të jesh zog lirisë qiellore
Liria tokësore, e manget ty të duket
Të ishe zog një tjetër hapësirë do kërkoje
Aty ku krahët e zogut, të fluturojnë nuk munden.
Atëhere ti kërkon t'i ngjasësh një komete
Që përtej qiellit tënd, të ikësh me rrëmbimthi
Dhe si naiv mendon, liria do të gjendet
Pafundësisë kozmike, ku s'ka kuptim kufiri.
Një tjetër hapësirë do deshe, kometë po të ishe
Aty ku ajo s'mundet, të shfaqet as shkëndijë
Atëhere i lutesh Zotit për pafundësi lirie
Kur edhe Zoti vetë, pafund s'e ka lirinë.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
mondishall
I ndjek hap pas hapi krijimet tuaja, te cilat me pelqejne shume.Vitin e kaluar ju kerkova qe te
shkruanit disa vargje per 7 Marsin (per mesuesit),prita dhe sivjet se mos lexoja dicka,por...
Megjithate mbetem me padurimin e pritjes per te me plotesuar kete kerkese,sepse ketu ne
emigracionin e larget krijimet tuaja me japin kenaqesi dhe kurajo.
Respekte e pershendetje.
E dyta Perëndi
(Mësueses sime të parë, Donika Naska)
Më shumë hesht për Ty, mësuesja ime e parë
Sado fjalë të them, do kenë veç mangësi
Ashtu si mangët mbetet, çdo gërmë e çdo fjalë
Në gjuhën që flet shpirti, e vetmja gjuhë me shpirt.
Aty më shpirtërove, magjinë e abetares
Aty më mrekullove, të shkruarën magji
Veç Perëndisë lart, një tjetre sot i falem
Je Ti mësuesja ime, e dyta Perëndi.
Selanik, 7 Mars 2012
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Gjuhë Perëndie
E sotmja më bind, që ekziston bota paralele
Veç s'e jetojmë dot, në çast paralelisht
Unë sot po e jetoj, ndaj çuditem me veten
Mbase dhe shkencëtarët, më shumë po i çudit.
Sot shoh Mondin e vogël, të voglin 7 vjeçar
Ja, ulur në një bango, si në altar të Zotit
Të jetë vetë Zoti, mësuesi i tij i parë
Dhe gjuhë Perëndie, po i mëson Edmondit?
Selanik, 7 Mars 2012
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
mondishall
Vec Perendise lart,nje tjetre sot i falem
Je Ti mesuesja ime,e dyta Perendi.
Ndoshta mund te jete pak falenderimi,e megjithate FALEMINDERIT.
Bota e sekondës
Të iku sekonda? Mos u merr me të!
Shiko mos ikë kot, tjetra sekondë
Nuk duhet asnjë çast i jetës pa bërë gjë
As i vdekuri pa bërë gjë, nuk rri n'atë botë.
Nuk është frymëmarrja dëshmi egzistence
Me shpirt e pa shpirt, gjithë bota frymon
Mendo për një çast, sekondës çfarë ndjeje
Për tjetrën ndjesi të çastit mendo.
Një botë tënden bëje sekondën
Vetëm kështu s'jeton kotësinë
Ndryshe po e bëre sekondë botën
Kotësia pa ty, do jetë më e mirë.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Krijoni Kontakt