Varësia e pavarur
Vendit tim të shumë varur
Pavarësisë në 100 vjet
I janë sulur, e kanë xhvatur
Shumë më shumë, bijtë e vet.
Varësuar brenda trupit
Brenda shpirtit varësuar
Qysh më parë se kohë e turkut
Qysh më pas kur është çliruar.
Për një gur, për një mal
Për një pemë, për një pyll
Për karriken aty lart
Ku as Zoti dot s’e shkul.
Varësuar çdo krijesë
Tokës, detit edhe ajrit
Dhënë besë me të pabesë
Shqipërisë prej shqiptarit.
Pelerinës kaq të kuqe
Kaq të zezës pelerinë
Lyer gjakrash kohë lufte
Kohë paqesh më keq nxirrë.
Vendi im më prit aty
Ku e dimë veç ne të dy.
@Edmond Shallvari
Selanik, nëntor 2012
Krijoni Kontakt