Close
Faqja 35 prej 38 FillimFillim ... 253334353637 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 373
  1. #341
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    100 vite gjurulldi!

    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin


    Kush bën vatanë, ...

    Ja dhe një muaj, ja dhe një muaj
    Pas 100 vjet, në dhe të huaj
    Se dheu im, dhe i uruar
    Nga dhjeramanët është dhjeruar.

    Kështu ka qenë para një shekulli
    Mos shkoj më thellë, mjafton dhe kaq
    I gjallë një popull, lodhet së vdekuri
    Të vdekurit lodhur, qysh në të gjall.

    Ja dhe një muaj, ja dhe një muaj
    Ju gjokserënët, gjoksegropuar
    Kalit rëngallë, rëngallë kaluar
    Mbi dheun tim, bajgash bajguar.

    Kështu më parë, kështu dhe sot
    Kush bën vatanë, kush bëhet Zot!

    @E Sh
    Selanik, 1 Tetor 2012
    Nuk më rri as shpirti
    Nuk me rri as zemra
    Do drejtuar gishti
    Kush për.mjerr nder endrra?!...

    Sapo të lexova
    ndjeva drithërimë
    A do ta shoh Zonjë?
    Nënë Shqipërinë?!

    Ndaj nuk do ta zgjas
    Se s'dimë të festojmë.
    Ndoshta do pëlcas
    E s'do ta shoh Zonjë.

    Sytë nga Europa
    A do integrohemi?...
    Rrugët plot me gropa
    Jo më kot ankohemi.

    Jepi miku im
    Se kemi një hall
    Unë si një Agim
    Ti si Mondishall.

    urime, urime, urime

  2. #342
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Pershendetje me vargje per vargjet e tua, miku Agim...


    Robinsonë

    Të gjithë! Dëgjoni? Të gjithë!
    Të gjithë jemi Robinsonë,
    në Tokën-ishull të universit
    Kështu na lanë Perënditë
    Për mos patur më punë me njerëzit.

    Kështu na e thotë fillesa
    Mirë, po e besoj, ja kështu
    Po më pas dhe ajo e shkreta
    S'di pse u ngatërrua më shum'.

    Ç'patën më pas Perënditë
    Me Robinsonin dhe ishullin e tij?
    Erdhën çuditërisht një ditë
    Aty, aty lart në Olimp.

    Ç'patën, pyes, ç'patën
    Me krijesën e ishullit, Robinson?
    Të ishin kaq të papara
    Ndaj femrës që epshet i zgjon?

    Ç'deshën bënë, edhe ikën
    Si piratët e detrave dikur
    Robinsonit i lanë pas frikën
    Dhe egon për të qenë dikush.

    Kështu, ja kështu, Robinsoni
    Në Tokën-ishull të universit
    Nga vetja një Zot tjetër krijoi
    Dhe poshtë vetes, skllevërit.

    Të gjithë! Dëgjoni? Të gjithë!
    Jemi Robinsonë në Tokën -ishull
    Kjo sigurisht për Perënditë
    Dhe për gjithë Robinsonët e paditur.

    @E Sh
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #343
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Vetëm dy njerëz

    Ku është ai prag
    Ku është ajo portë
    Kur erdha nga larg
    Mik në kët' botë?

    Kaloj vetëm pragje
    Hap e mbyll porta
    Mik në imazhe
    I huaj si bota.

    Vetëm dy njerëz
    Njerëz hyjnorë
    Më dhanë jetën
    I kam shenjtorë.

    Më ngrenë kur bie
    Pragjesh penguar
    Me frymë shenjtërie
    Botës së huaj.

    Një nënë, një babë
    E Zotit, thagmë.

    @E Sh
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #344
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Sa ka njeri tek një njeri

    Askush nuk e di
    Sa është njeriu tek njeriu
    Sa ka njeri tek një njeri
    Vetëm në e thëntë gjeniu.

    Gjeniu i notës së artë
    I të artës fjalë gjeni
    Qoftë me emrin Mozart
    Qoftë me emrin Shekspir.

    Qoftë Ajnshtajni kozmik
    I verbëri Homer, qoftë
    Bet'hoveni me simfonit
    Aristoteli me ca filozofë.

    Ku janë këta gjenij?
    Ndonjë i gjallë si këta?
    Askush sot nuk e di
    Njeriu njeriun sa e ka.

    @E Sh
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #345
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Sa ka njeri tek një njeri

    Askush nuk e di
    Sa është njeriu tek njeriu
    Sa ka njeri tek një njeri
    Vetëm në e thëntë gjeniu.

    Gjeniu i notës së artë
    I të artës fjalë gjeni
    Qoftë me emrin Mozart
    Qoftë me emrin Shekspir.

    Qoftë Ajnshtajni kozmik
    I verbëri Homer, qoftë
    Bet'hoveni me simfonit
    Aristoteli me ca filozofë.

    Ku janë këta gjenij?
    Ndonjë i gjallë si këta?
    Askush sot nuk e di
    Njeriu njeriun sa e ka.

    @E Sh
    Me pelqeu shume. Urime per keto vargje kuptimplote!

    Për çdo çast në këtë botë
    vdes një plak lind një fëmijë
    nga këta që vijnë e shkojnë
    vallë sa mbajnë emrin njeri

    S'të bën 'njeri' veç një pamje
    një dna një kromozon
    por një shpirt drithërues
    që vetë jetën dashuron
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #346
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Faleminderit shigjeta, te pershendes me ...

    Paradoks psiqik

    Eshtë kaq e vërtetë, sa e vërteta çuditet
    Moral të bëj, deri në hipokrizi
    Nga njera anë, më tërheqin instiktet
    Nga ana tjetër, jam kaq moralist.

    Instiktet i fsheh, i struk psiqikës
    Psiqiken e shfaq, në rolin fallc
    Jo, nuk e bëj këtë prej frikës
    As nuk e bëj, për të shitur moral.

    E bëj nga kompleksi, që s'e dinte as Frojdi
    Unë e ditkam dhe prapë s'e kuptoj
    Sigurisht, egziston një kompleks Edmondi
    Derisa një kompleks bote, egziston.

    Luftoj me veten, me veten paqësohem
    Mbetur një jetë, një paradoks psiqik
    E di, sa herë më pak kompleksohem
    Bota më bën, të çmendur, armik.

    Eshtë kaq e vërtetë, sa e vërteta çuditet
    Aq sa dhe Frojdi, mos ngjallet, vetvritet.

    @Edmond Shallvari
    Selanik, 14 tetor 2012
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #347
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690


    Urgjente

    Sot, kur është nder mos kesh nder
    Sot, kur është mirë mos bësh mirë
    Sot, kur është keq mos bësh keq
    Bota s'ka nevojë për çmendinë.

    Urgjent duhen ngritur sa më parë
    Klinika për pacientët normalë.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  8. #348
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Flamuri im

    Kush tha që ndjehem 100 vjet i pavarur?
    Kufijtë e shtetit s'e nxenë shpirtin tim
    Gjithë universin shtet ta kisha patur
    Mangët do ndjehesha, nga ky shtetrrethim.

    Nga ky shtetrrethim, ku u linda, u rrita
    Flamurin tim, degdisjes e ngrita.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #349
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kufijtë e vendlindjes sime

    Harta e vendlindjes ka formën time
    Formën e trupit, të shpirtit tim
    Fillon e mbaron kësaj hapësire
    Bashkë me ecjen, ajrin që thith.

    Nuk pretendoj hapësirë përtej ecjes
    Përtej frymëmarrjes, s'pretendoj hapësirë
    Mjafton hapësira e lirë e vetvetes
    Aty formësoj të vendlindjes kufijtë.

    Aty ku arrin jehona e zërit
    Gjuha e zërit jehonën arrin
    Aty ku ndjehem, kuptohem i tëri
    Janë të vendlindjes sime kufijt.

    @E Sh
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #350
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    O popull i mirë!

    Ku shfaqet një lider
    Mblidhet një popull
    Për t'u zbritur çdo herë
    Në turmë të pangopur.

    Pangopësi instiktesh
    Manirash pangopësi
    Gëzohesh kur vritesh
    Për liderin e ri.

    Kurban i trupit
    I shpirtit kurban
    Turma e fundit
    Fillimit tiran.

    Tiranit lider
    Liderit Zot
    Turma përmjer
    Vetveten si sot.

    Vetveten si sot
    Si sot e më parë
    Më parë dhe mot
    Kjo turmë e palarë.

    E palarë në trup
    Në shpirt e palarë
    Një votë më shum'
    Liderit të marrë.

    Liderit të marrë
    Liderit të çmendur
    Normali popull
    Turmë e pagdhendur.

    E pagdhendur turmë
    Kohës moderne
    Një hallkë më shumë
    Zinxhirit të skllevërve.

    Skllevërve të lirë
    Lirisë absurde
    O popull i mirë
    Largoju prej turme!

    @ Edmond Shallvari
    Selanik, 26 tetor 2012
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 35 prej 38 FillimFillim ... 253334353637 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •