Shishja e jetës
Oqeanit të universit hodha shishen e mbyllur
Dallgët kozmike e përpinë me uri peshkaqenësh
Brenda shishesh jetën time kam futur
Koduar grimcash të boshllëkut të qelqtë.
Nuk bëhem merak për fatin e hedhur
I hedhur nga fati a s'jam kësaj jete?
As kurioz nuk bëhem kush ka për ta gjetur
Qoftë dhe Robinson në ndonjë ishull komete.
Mbase një kohe të kohës së pakohshme
Tokës do kthehet shishja e jetës
Dikush për rrëfenjën e xhindit do kujtohet
Dhe unë tre dëshirat do ja plotësoj patjetër.
Krijoni Kontakt