Close
Faqja 31 prej 38 FillimFillim ... 212930313233 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 373
  1. #301
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Shishja e jetës

    Oqeanit të universit hodha shishen e mbyllur
    Dallgët kozmike e përpinë me uri peshkaqenësh
    Brenda shishesh jetën time kam futur
    Koduar grimcash të boshllëkut të qelqtë.

    Nuk bëhem merak për fatin e hedhur
    I hedhur nga fati a s'jam kësaj jete?
    As kurioz nuk bëhem kush ka për ta gjetur
    Qoftë dhe Robinson në ndonjë ishull komete.

    Mbase një kohe të kohës së pakohshme
    Tokës do kthehet shishja e jetës
    Dikush për rrëfenjën e xhindit do kujtohet
    Dhe unë tre dëshirat do ja plotësoj patjetër.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #302
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Te lumte penda Poet i dashur.

  3. #303
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Jashtezakonisht e bukur,te lumte shpirti.

  4. #304
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Miq te dashur e te nderuar, Agim dhe Ke-ler, ju falenderoj dhe pershendes...



    Kësaj bote të marë

    Ti je dhe nuk je i vërteti i vetes
    Prej kohësh e vërteta dyshon veten e saj
    Një gjë është e vërtetë, që bashkë kësaj bote erdhët
    Por kurrë nuk qëndruat njëlloj pranë, më pas.

    E ç'rëndësi ka të dish, kush e nisi më parë
    Rëndësi ka të dish, sa i vetvetes je sot
    Vështirë ta gjesh përgjigjen, kësaj bote të marë
    Sepse jo pak i marë dhe ti botës jeton.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #305
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Rrëshqitja

    Kujdes nga rrëshqitja jashtë stinës së dimrit
    Ku qejfi me dhimbjen bashkjetojnë të lumtur
    Nuk ka më keq se rrëshqitja e shpirtit
    Që shpirtin ta thyen dhe stinës më të bukur.

    S'ka fasho, s'ka gips, s'ka terapi shërimi
    Të ngjitë sadopak, kockën e shpirtit.

    Selanik, 21 qershor 2012
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #306
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Ti, i kamuri!

    Sot kur e vërteta e kamjes hidhësinë shfaq
    Ti, i kamuri, zhdukmu nga sytë!
    Unë kurrë zili s'të kam patur, s'të kam
    Por dot s'të duroj, hipokrizisë së ndyrë.

    Ti i kamuri, nga moskamja ime
    Pa të cilën sot ti, mund të ishe lypsar
    Mundohesh mëshirshëm, të lëmoshësh thërrime
    Ato thërrime, që kursej çdo vaft.

    Ndaj hesht, ti i kamuri, me shpirtin e varfër!
    Lena të qetë, në varfërinë e trupit!
    Sa larg je ti, shpirtit tonë të pastër
    E vetmja pasuri, e fillimit dhe fundit.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #307
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    (Pa)Durimi

    Thonë durimi paska kufi
    Unë them kufiri është vetë durimi
    Nuk di më tej ç'mund të ketë pas tij
    Veç mos kujtoni se është shpëtimi.

    Nuk ka torturë më keq se durimi
    Mençuri më shumë se durimi nuk ka
    Një jetë durueshëm jeton njerëzimi
    Durueshëm jeton, padurimin e madh.

    Eshtë çmenduri të jesh i duruar
    I paduruar të jesh, është normal
    Mendoj që Zoti kur na ka krijuar
    Patjetër ka qenë durimit maksimal.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  8. #308
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Arti politik

    E besoni, që sa herë për Atdheun dua të shkruaj
    Më tremb mendimi mos imitoj ca poetë
    Ca poetë vërtet të mëdhenj, që i dua
    Po aq më mërzitin, për ç'ka shkruan në letër.

    Se ja, e nisën vargun për mëmën Shqipëri
    Por dashnore i bënë kulte individësh
    Sikur ajo të ishte kurvë në dashuri
    Që ata, vetëm ata, duhej t'i mbante përsipër.

    Tani kur rilexoj të tilla pornira
    Veshur shëmtuar me petkun servil
    Ndjej sa e përdhunuar ka qenë Shqipëria
    Nga kulte individësh në artin politik.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #309
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Kaq jetimë Zoti na la?

    Në ka Diell e në ka Hënë
    Në ka yje gjithësisë
    Në ka tjetër të pathënë
    Në kërkim të fundësisë
    Vetë Zoti ja ka lënë
    Amanet veç njerëzisë.

    Po ku vajti amaneti?
    Njerëzia vallë ku vajti?
    Mençuria thonë mbeti
    Çmendurisë si tek kasapi
    Posi engjëll djalli erdhi
    Njerëzisë demonët ngjalli.

    Çfarë u bë e çfarë u tha?
    Kaq jetimë Zoti na la?

    Selanik, 14 korrik 2012
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #310
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Kaq jetimë Zoti na la?

    Në ka Diell e në ka Hënë
    Në ka yje gjithësisë
    Në ka tjetër të pathënë
    Në kërkim të fundësisë
    Vetë Zoti ja ka lënë
    Amanet veç njerëzisë.

    Po ku vajti amaneti?
    Njerëzia vallë ku vajti?
    Mençuria thonë mbeti
    Çmendurisë si tek kasapi
    Posi engjëll djalli erdhi
    Njerëzisë demonët ngjalli.

    Çfarë u bë e çfarë u tha?
    Kaq jetimë Zoti na la?
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 31 prej 38 FillimFillim ... 212930313233 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •