Close
Faqja 30 prej 38 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 373
  1. #291
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Revolucion!?

    "Ngrihuni ju, o të munduar...
    Internacionale, do jetë bota e re!"

    Dhe u ngritën të munduarit
    Të humburit, të ngatëruarit
    Budallenjtë e të zgjuarit
    Pafundësisht të ankuarit
    Zinxhirëlëshuarit
    Asnjëherë të fituarit...

    Të hurit dhe dafinës
    Të paqes, gijotinës.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #292
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Prit, mos nxito!

    Prit, mos nxito,
    pa qëllimin e nxitimit!
    Edhe ajri do t'pengojë,
    duke kuptuar mosqëllimin tënd.
    Vërtet hapat e tua,
    nuk ngjajnë me krahët e fluturimit,
    por kjo s'do të thotë që zogjtë,
    më shumë se ty kanë mend.

    Megjithatë, më mirë mendje zogu,
    që fluturimit kurrë nuk përplaset,
    se nxitimi tënd kuturum,
    me hapin që s'di ku të ndalet.

    Vërtet hapi yt,
    para hapit të trurit del,
    por ai nuk i ngjan zogut,
    që ajrin çan me sqep.

    Prandaj, kurrë mos nxito,
    pa qëllimin e nxitimit!
    Ke një tru të mendosh,
    mbarimin e fillimit.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #293
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    U dashka të baltosesh, të ndjesh se ç'është balta
    Të lagesh deri në palcë, të ndjesh se ç'është shiu
    I shtyrë nga era e e marë, ku s'di ku i ke hapat
    Të ndjesh se ç'është era, kur fryn e shfryn veriu.

    Të gjitha këto pësime, nga kjo natyrë e egër
    Nuk krahasohen kurrë, kur të baltosin njerëz.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #294
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Madamë Injorancë, më lejon te flas?
    Oh, më fal, Injoranca madamë!
    Paske të drejtë, duhet të pëlcas
    Kur virgjërinë, predikon një putanë.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #295
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Rilindje

    Ja m'i errësuat, një a më shumë ditë
    Po diellit s'ju afruat as në thembër
    Ja m'i shkarkuat me inat stuhitë
    Por qiellin tim dot s'e trembët.

    Ja bëtë magjira kurbatkash
    Mallkimesh e ndytë gojën tuaj
    Por mua s'm'i ndalët dot hapat
    Se unë shtoj vrapimin kur vuaj.

    Ja pitë nga gjaku i plagëve
    E zgjatët jetën vampire
    Unë vdes sa herë mes vargjeve
    Rilind sa herë poezive.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #296
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Memorial

    O shpirtra të rinj
    Trupash arratisur!
    O dashuri e paarrirë
    Përjetësisë nisur!

    O jetë e ndaluar
    Ndaj vetvetes gabuar!
    Ku ferri zvogëlohet
    Parajsa zmadhohet
    E Zotit i lutet
    Kaq të mos ngutet
    Për të tillë parajsë
    Njerëzish të gjallë
    Ende pa arritur
    Jetë për të lindur
    Dashuri e ndaluar
    Trupash coptuar.

    O gjykatësi, Zot!
    Sa gabove, sot!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #297
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Vesë lotësh

    Vazhdoni, o lule, çeljen tuaj
    Ndrisni mëngjesit nga vesë lotësh
    Nga sytë tanë pikuar
    Ushqyer nga trupat e brishtë nëntokës!

    Kur të thaheni e fishkeni
    Mos kërkoni të riçelni si sot
    Ndryshe do ju shkul, të mos mbini
    Nuk dua vesë, të shndruar në lot.

    Selanik, 22 maj 2012



    Ju ishit parajsa

    O vajza të bukura
    Të djegura si flutura
    Nga e vdekjes dritë
    Që ju la pa ditë
    Pa frymën e jetës
    Pa ndjenjën e ndjenjës
    Mbetur fillesës
    Si pika e vesës
    O vajza mbetur vajza
    Ju ishit parajsa
    e gjallë mbi tokë
    Sot mbytur nga lotë.

    Selanik, 22 maj 2012
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  8. #298
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Gjakosja e muzës

    Unë sot patjetër do shkruaja vargje
    për njerën prej jush
    Njera prej jush,
    secila prej jush do ishte.
    Njera prej jush,
    të gjitha ju do ishit.
    Sepse secila prej jush,
    dashurisë po rilindte.

    Por muza diku,
    udhës u plagos
    Bashkë me ju,
    u plagos dhe gjakos.
    Dhe puthja u ngri
    në të ngrirat buzë
    Muza u shkri
    në vargjet pa muzë.

    Unë sot për ju
    po shkruaj vargje.
    Qofshin të fundit,
    të fundit fare!

    Selanik, 22 maj 2012
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #299
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Standartizim i qenies

    O qenie e ndryshimit të standartizuar!
    O qenie e standartizimit pa ndryshim!
    S'u binde, moj e gjorë, sa s'ke ndryshuar?
    Po mbete si gjithnjë standartizim?

    O qenie e nënshtruar imituese!
    O qenie e një luku kaq snobist!
    Ti s'linde epruvatash formuluese
    Pse rritesh epruvetash manekin?

    O qenie, jashtë qenies arratisur!
    O jashtqenie, e një Uni në dyzim!
    Nëse kokën do e kthesh për nga je nisur
    Do kuptosh ku ke arritur i pashpirt.

    Selanik, maj 2012
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #300
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Unë dua Korçën time!

    Do desha të rilindte sot, ky qytet
    Ky qytet që pafundësi rilindjesh mbart
    Por jo, oh jo, nuk qenka kaq e thjesht
    Të rilindësh veten nga i joti bark.

    Nuk qenka e thjeshtë, s'ka si të jetë, kursesi
    As unë nuk e pranoj, të tillë rilindje
    Mbarsur përdhunimesh, nga e cila lind
    Krijesa pa emër, e mbetur jetime.

    Unë dua Korçën, më dëgjoni, dua Korçën!
    Korçën të rilindur nga mëma korçare
    Sikur të më falni për qytet gjithë botën
    Ta dini, o njerëz, si Korça nuk falet
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 30 prej 38 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •