Close
Faqja 26 prej 38 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 373
  1. #251
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    U lodha së dëgjuari të gjallët

    U lodha së dëgjuari të gjallët
    Ata çuditërisht se njohin fare lodhjen
    Si duronin kohës së lashtë
    Apo me britma përcillnin të folmen?

    Ha, ha, ja tek më kumbojnë akoma
    Njëlloj qenkan në çdo kohë
    Dikur më kafshonin me ca nojma
    Sot me nojma fjalësh më kafshojnë.

    Më lodhin, vërtet më lodhin
    Të gjallët e përjetshëm llafazanë
    Ata kanë borxh që globin
    Me fjalë kanibalësh ta hanë.

    Shsht, po dëgjoj të vdekurit
    Ata s'kanë më arsye të gënjejnë.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #252
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Sikur ta dija..

    Martesës prindërore, kam ndjerë lindjen time
    Ngjizur në dy pjesë universesh
    Sikur ta dija, që ti mamaja ime do t'ishe
    Dhe ti babai im i përjetshëm.

    Martesës prindërore, Mama, të kam ndjerë
    Baba, të kam ndjerë, atë ditë të shenjtë
    Ndryshe nuk do t'isha ky që jam, asnjëherë.
    Dhe ju të dy s'do t'ishit, pa mua në kët' jetë.

    E di që mbase them, diçka që s'ka kuptim
    E di që mbase ndjej, më shumë se vetë ndjenja
    Por ja që kjo martesë, e kishte profecin'
    Dhe vetë profecia, më kishte mua brenda.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #253
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ky spital i dritëhijes së jetës

    Me pelerinën e vdekjes veshur
    Por me armën e saj kundër vdekjes
    Vazhdon jeta dyluftimin pareshtur
    Deri në vetflijimin e vetes.

    Veshur me pelerinën e jetës
    Por kundër jetës me armën e saj
    Vazhdon vdekja dyluftimin vdekës
    Shpirti i trupit, vetëm trupin ia fal.

    Ky spital i dritëhijes së jetës
    Përtej vdekjes përcjell shpirtin e shpresës.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #254
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Të vdekurit takoj përtej varreve

    Të vdekurit takoj përtej varreve
    Të lehtësuar janë nga pesha trupore
    Ajo peshë që i rëndoi përmes halleve
    Deri tretësisë së fundit skeletore.

    Shikojmë së bashku nga lart ritualin
    Qirinj të ndezur dhe lule mbi varr
    Njerëz të gjallë, që të pagjallëve ju flasin
    Pa ditur që shpirtrat, brenda varreve nuk jan'.

    Të vdekurit e gjallë, përtej varreve takoj
    Asnjanës qëndroj universit të tyre
    Në njerin univers, dritparajsën shikoj
    Në tjetrin zjarrferrin, për mëkatin e kryer.

    Megjithatë mbi varr bien pikat e lotit
    Njëlloj duke qarë, ferrparajsën e Zotit.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #255
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ik mor vit!

    Tash fundviti s'asht për mue ma fundvit
    Kur kurgja nga nostlagji e ikjes nuk më ndjell
    Urimi jem ka do koh qi i ban za me ik
    Me ik sa mpar, se m'ka fsheh temin diell.

    Tash fundvitit jam ngricue deri n'palc
    Tuj jetu tkatër stinët n'minus grad.

    Ik mor vit, pa ty kjoft e numurume nadja e re!
    Falm o shpirt, por nuk du me vujt ma, çka vujte dje!

    Selanik, 17 dhjetor 2011
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #256
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Nuk erdha kësaj bote, një i thjeshtë shëtitës

    Jam kryengritës ndaj jetës
    Boll me paqen, sa për sy e faqe!
    Do jetoj çastin, si të jetë nesër
    Dhe fundin do i nxjerr të tashmes.

    Do i them vetes, që je me fat
    Ti e bën fatin, vetes do i them
    Do i them vetes, je ky, që jam
    A ka më bukur, vetvetja të jesh?

    Ndaj jetës jam kryengritës
    Boll e lashe atë, në tekat e saj!
    Nuk erdha kësaj bote, një i thjeshtë shëtitës
    Por erdha ta bëj botën, të më ngjajë e ti ngjaj.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #257
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nesër...

    Nesër një bir perëndie, do lindë patjetër
    Patjetër nesër, do ndryshojë diçka
    Një urim nesër, do shtohet më tepër
    Më tepër një lutje, do na ndjekë pas.

    Nesër do ndjehem më bir perëndie
    Dhe bir i vuajtjes, do ndjehem nesër
    Mos jetofsha parandjenjën e një profecie
    Që po më thot' për një rikryqëzim tjetër.

    Nesër i varfëri do ndjehet i pasur
    I pasuri njëlloj do ndjehet me veten
    Njëlloj për mëkatet do kërkojnë të falur
    Njëlloj mëkatarë si nesër do mbeten.

    Më mirë asgjë tjetër mos mendoj për nesër
    U lodha së menduari dy mijë e ca vjet
    Besoj që dhe Krishti ndjehet i vjetër
    Dhe Atit i lutet për fatin e vet.

    Nesër...

    Si fëmijë do qaj bashkë me Krishtin
    Në pritje të qeshjes së munguar...

    Selanik, 23 dhjetor 2011
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  8. #258
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Sot i vetëm qiellin do vështroj më shumë

    Sot i vetëm qiellin do vështroj më shumë
    Yjet do i gjej dhe në mosshfaqjen e tyre
    Mes tyre dhe yllin, që s'do shuhet kurrë
    Qoftë dhe imazh i shpirtit të syve.

    Aty do nis unë sot udhëtimin
    Mbase dhe ai, tek unë sot do niset
    Udhë të shtruar do kem shkëlqimin
    Shpejtësinë e shpirtit, që kalon dritvitet.

    I sigurt jam në mbritjen time
    Në mbritjen time patjetër do gjej
    Foshnjën e Zotit në embrion grimce
    Dhe veten time në tjetër univers.

    Mos prisni të kthehem deri atëhere
    Deri atëhere, në një tjetër bingbang
    Kur bota do jetë vërtet e njerëzve
    Dhe njerëzit vërtet, me Njeriun do ngjajn'.

    Selanik, 24 dhjetor 2011
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #259
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    2011

    Vit i humbur apo të humburit e vitit
    Vit pa shpresë apo shpresë pa vit
    Vit pa shpirt apo vit i fundshpirtit
    Mbyllur me urimin: Shyqyr që po ik!

    Selanik, 30 dhjetor 2011


    2011...201..20...2...-2

    Ik, ç'pret!
    Nuk të shoh dot as sekondat e fundit
    Si nuk ike pas mesnatës së ardhjes?
    Jo, as aq mos kishe ardhur
    Rrije ngurtësuar kohës së ngurtësuar
    Tani është vonë për të ikur
    Oh, sa vonë!
    Dhe akoma më vonë për mua
    Për të t'mos jetuar.

    Selanik, 30 dhjetor 2011
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #260
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Pa më thuaj, o Zot!

    Pa më thuaj, o Zot!
    Dhe sa të tillë vite, do mbaj akoma shpinës?
    Mëkati sikur u tejngop
    Aq sa është bërë, një tepricë e ditës.

    Sikur s'po më bindën më, kjo mesele e mëkatit
    As ty, o Zot, besoj që s'të bind më
    Kur me një kafshim molle, i dhe rrugën Adamit
    Me kaq mëkate sot, na sheh e nuk bën gjë.

    Si duron biri yt, kaq shumë kryqëzime
    Kaq shumë mëkatime, a s'e tronditin vallë?
    Dymijë e ca vjet, provoj të tijat dhimbje
    Dhe sa mijra të tjerë, do pres të më ringjallë?

    Selanik, 31 dhjetor 2011
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 26 prej 38 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •