Mondi,te uroj dhe nje here ditelindjen dhe suksese ne krijimtarine tende poetike.Poezia fundit me pelqeu shume.
Te fala
Mondi,te uroj dhe nje here ditelindjen dhe suksese ne krijimtarine tende poetike.Poezia fundit me pelqeu shume.
Te fala
Dija eshte injorance e mesuar.....
Te falenderoj dhe pershendes miku im ajzberg...
Ndërkohë punoj e punoj
Gjoja nuk dimë të nesërmen
Gjoja të pasnesërmen s’e dimë
Nëse përjashtojmë vdekjen
Dimë që s’do jetojmë më mirë.
Kur dje në xhep s’futa gjë
Kur sot harxhova nga xhepi
Pa patur asnjë cent në të
Borxhi të nesërmes i mbeti.
Kur nesër do gdhihem në borxh
Do mundem ta shlyej pasnesër?
Ndërkohë punoj e punoj
Qysh kohës kur jetoja shpellës.
Selanik, gusht 2011
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Një e shkuar përrallë
Si thua o Ferr, bëjmë një marrëveshje?
Unë shpirtin të ta jap, ti më jep antishpirtin
Të provoj dhe unë njëherë kësaj jete
Se si e mira ndjek pas gjithmon’ të ligun.
Si thua, do ma thuash të vërtetën, moj Parajsë
Beson vërtet që Parajsë je?
Apo dhe ty si mua të rrëfyen një përrallë
Dhe ti me të u rrite, si të ish’ e vërtet?
Unë përrallen tënde hiç s’e mbaj ment
Sa inat më vjen që pak nuk të ngjaj
Ta largoja qoftë dhe në ëndërr atë Ferr
Që s’qenka si ty, një e shkuar përrall’.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Kjo ditë e sotme
Nuk jane jashttokësorë terroristat
Nëntokësorë të Tokës janë ata
Ngritur nga dheu si përbindshat
Që hanë e zhdukin gjithçka.
Fshehur nga sytë e Zotit
Strukur qysh në varkën e Noes
E keqja e madhe e globit
Që jetës me vdekje i shtohet.
Në emër të Allahut kundër Allahut
Që jetën me këste askujt nuk ja dha
Shpirti i tyre antishpirt i qoftëlargut
Jetë njerëzore të pafajshme ha.
Kjo ditë e sotme si dita e djallit
E zezë si vdekja dhe diellin e nxin
Kumbon si këmbanë në shpirt të të gjallit
Të zhdukë përbindshin e urrejtjes në shpirt!
Selanik, 11 shtator 2011
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Kur kerkoj boren e Korces
Kur kerkoj boren e Korces
Shikoj malin me te larte
Ja Olimpi ku me sollen
Perendite si me inat.
Une skam pune hic me to
Ato paskan pune me mua
Veshur me debore i shoh
Si Moraven e bekuar.
Oh c'më vjen si Prometheu
T'ju rrembej veshjen e bardhë
Te ndjej bore memedheu
Borë Korce - serenatë.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Nëse në perëndim të Diellit pret lindjen
Nëse ty të thotë mëngjesi, “Mirmëngjes!”
Dhe ti i thua mbrëmjes, “Mirmbrëma!”
Më shumë jetë nga jeta do të kesh
Më shumë kohë që mos mbetet ëndërr ëndrra.
Nëse ty të thotë heshtja mos e heshtësh
Kurse ti i thua heshtjes që të flasë
Më i sigurt kësaj jete do të ecësh
Në të kundërt jeta vetë do të të tallë.
Nëse ti dëgjon dëgjimin e vetvetes
Shikimin e vetvetes e shikon
Sa herë të jesh kësaj bote mes të keqes
Të mirën mes të keqes do fitosh.
Nëse në perëndim të Diellit pret lindjen
Perëndimin e tij në lindje nuk e pret
Diellin do kesh pas në udhën e ikjes
Në udhën e kthimit do kesh para një Diell.
Selanik, 16 shtator 2011
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Paskohë e të egërve
Me duart jashtë
Me xhepat pa duar
Si qënie e lashtë
Ec pa menduar.
I ardhur vonë
Apo shpejt i ardhur?
Kësaj kohe pa kohë
Apo kohe të ndalur?
Çuditem me xhepat
Nga xhepat trembem
Boshuar si shpellat
Nga paskohë e të egërve.
Nuk di kush prej tyre
U qytetërua më egër
Të gjallë na shqyen
Të vdekur më tepër.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Te falenderoj e pershendes Fiori perseri me dicka nga vendlindja
Unë dhe rrugicat
Trokitje e kohës
Kohë e trokitjes
Mbi supet e moshës
Udhëve të rritjes.
Këto rrugica
Guruar ndër vite
Më pritën, i prita
I lashë në pritje.
Penguar, rrëzuar
Rënkuar në ngritje
Me to dashuruar
Deri në dhimbje.
Fërkuar, lëmuar
Plakur nga malli
Larguar. vetmuar
Vajtuar së gjalli.
I kthyer, pa kthyer
Me mall të paçmallur
Çamaroku i tyre
Çmendurisht i dashur.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Zgjimi i fjetur
U zgjova
Shtriva krahët
Trupin tendosa.
Mendova
Sa gjatë
Gjumit kohën kalova.
Dhe pse
Aq shkurt
Koha e ime kish ikur.
Atje
Këtu
Ku zgjimi i njerëzve kish nisur.
Në gjumë
Një shekull
Kalon më shpejt se sekonda.
Pa gjumë
I fjetur
Thua sa ngadalë ikën koha.
Kërkojmë
Më shumë
Kohë të jetës pa fjetur.
Kalojmë
Me gjumë
Dhe zgjimin e kohës së mbetur.
Selanik, tetor 2011
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Krijoni Kontakt