Ç'bëre, o Zot!?
Xhunam në shpirt më dha ky lot fëmije
Ky sy fëminor, ky ëngjëll i Tokës
Ç'bëre, o Zot, me të tuat krijime
Pse në oqean na i ktheve lotët!?
Mos, kaq i ashpër me bijtë e tu
Kaq i pamëshirshëm me bijtë e bijve!
Ju del dot përpara, i sheh dot në sy
Dhe sikur në botën e engjëjve t'i shpije?
Oh, sa më dhemb ky lot fëminor
Njëlloj si dikur në kryqëzim të Krishtit!
Pse, kështu e lamë mes nesh, o Zot
Të shohë fëmija tmerrin e apokalipsit!?
Boll më, aman, me të tilla kryqëzime!
Dhimbja e birit tënd, a s'të dhemb?
Shiko pak, të lutem, këtë lot fëmije
Ai qan parajsën, që ja ktheve në ferr!
Krijoni Kontakt