Close
Faqja 16 prej 38 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 373
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ku vdekja dot s’më gjen

    Do lindë dita prapë
    Pas perëndimit tim
    Një çast do ndjej mesnatë
    Një çast do ndjej ndriçim.

    Pastaj do jem mes tyre
    Apo ato mes meje
    Si netët nëpër yje
    Si yjet përmes netve.

    Unë prapë do të qesh
    Me buzën e një Hëne
    Piklotin do e tret
    Si meteor çdo mbrëmje.

    Do kthehem në mëngjes
    Grimcuar në një rreze
    Perëndimin do e pres
    Për të rilindur veten.

    Kështu, edhe i ikur
    I kthyer do të jem
    Pafundësis’ i lindur
    Ku vdekja dot s’më gjen.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Tërbimi i Hadit

    21 janar, 2011-të
    Hadi(1) që pa gdhirë ulet në fron
    Ujrat e Akerontit(2) rrjedhin qetë
    Qetë dremit dhe plaku Haron(3).

    Hadi shikon orën dhe jep sinjalin
    Zotrat mbitokës nisen me rrëmbim
    Turmës vërtiten, të vdesin të gjallin
    Hadit t’ja çojnë pastaj për gjykim.

    Hadi tërbohet nga plani i prishur
    Turma e gjorë ka mbetur pa Zot
    Hyjneshat Keret* vrasjen kanë nisur
    Punën ka nisur dhe plaku Haron.

    Ja dhe Empuza*, në një udhëkryq
    Turmën tmerron me sulmin e saj
    Shpirti që del nga i vrari në trup
    Hipën në varkën e Haronit plak.

    Ja dhe Lamia*, i nënave tmerr
    Rend çakërdisur errësirës së ditës
    Jetën e një biri pa mëshirë e merr
    Dhe nënën e vesh me rroben e zisë.

    Më pas Eriniet(4) vërtiten mbi turmë
    Turma e mallkimit të çmendur vrapon
    Hadi në fron tërbohet më shumë
    Ku t’i degdisë të vrarët e gjor’?

    Urdhër i jep Haronit plak
    Falas t’ju shërbejë me varkën e tij
    Shpirtrave të marë, vrarë pa faj
    Që shtojnë e shtojnë, të vdekjes mbretëri.

    22 janar 2011


    1-Hadi-perëndia e nëntokës.
    2-Akeronti-lumë për në botën e Hadit.
    3-Haroni-plaku me varkë, që çon shpirtrat para Hadit(çdo shpirt duhej ta paguante)
    4-Eriniet-hyjnitë e hakmarrjes e mallkimit.
    *-Keret, Empuza, Lamia, etj, hyjnitë e Hadit, që vrasin e marrin shpirtrat e të gjallëve.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Vazhdojmë…

    Vazhdojmë ta çbëjmë të bërën
    Të bërën që s’ditëm ta bëjmë
    Për pjesën shkatrrojmë të tërën
    Dhe pse s’patëm kurrë të tërë.

    Vazhdojmë në inat me vetveten
    Vetveten ta njohim nuk dimë
    Të mirën e bëjmë të keqe
    Të keqen e bëjmë më mirë.

    Vazhdojmë pa ditur ç’vazhdojmë
    Ecim pa ditur se ku
    Me lindjen perëndimin ngatrojmë
    Dhe Zotin ngatrojmë më shum’.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Dhe vuan bashkë me mua

    E prita ëndrrën zgjimit
    Mos zgjohej bashkë me mua
    Ta ndjeja brenda shpirtit
    Të prekur, të jetuar.

    Të mos më ndahej ditës
    Ashtu si s’ndahet natës
    Larg ankthit edhe frikës
    Larg ngricës edhe vapës.

    Të ecja me të bashkë
    Në gjysmëecjen time
    Aty ku bota jashtë
    S’më prek në ëndërrime.

    Të isha gjysmë ëndërr
    Pranë gjysmës sime zgjuar
    Por ëndrra zgjuar është
    Dhe vuan bashkë me mua.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Në djall u shndrofsha!

    Kjo udhë e pashtruar
    Ky shtrim i pa udhë
    Në ecje ngatruar
    I ngatruari unë.

    Në pluhur e baltë
    Në gurë e gropa
    I lodhur, me plagë
    U ktheva nga shkova.

    Provova asfaltin
    I sigurt në ecje
    Kujtova se fatin
    E pata me vete.

    Gjëkundi s’më nxorri
    S’më çoi gjëkundi
    Asfalt rrethori
    Diametrash më humbi.

    Kjo udhë e pashtruar
    Ky shtrim i pa udhë
    Nga djalli krijuar
    Apo qenie si unë?

    Në qofshin si mua
    Si ata në qofsha
    Vetveten s’e dua
    Në djall u shndrofsha!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Tërbimi i Hadit

    21 janar, 2011-të
    Hadi(1) që pa gdhirë ulet në fron
    Ujrat e Akerontit(2) rrjedhin qetë
    Qetë dremit dhe plaku Haron(3).

    Hadi shikon orën dhe jep sinjalin
    Zotrat mbitokës nisen me rrëmbim
    Turmës vërtiten, të vdesin të gjallin
    Hadit t’ja çojnë pastaj për gjykim.

    Hadi tërbohet nga plani i prishur
    Turma e gjorë ka mbetur pa Zot
    Hyjneshat Keret* vrasjen kanë nisur
    Punën ka nisur dhe plaku Haron.

    Ja dhe Empuza*, në një udhëkryq
    Turmën tmerron me sulmin e saj
    Shpirti që del nga i vrari në trup
    Hipën në varkën e Haronit plak.

    Ja dhe Lamia*, i nënave tmerr
    Rend çakërdisur errësirës së ditës
    Jetën e një biri pa mëshirë e merr
    Dhe nënën e vesh me rroben e zisë.

    Më pas Eriniet(4) vërtiten mbi turmë
    Turma e mallkimit të çmendur vrapon
    Hadi në fron tërbohet më shumë
    Ku t’i degdisë të vrarët e gjor’?

    Urdhër i jep Haronit plak
    Falas t’ju shërbejë me varkën e tij
    Shpirtrave të marë, vrarë pa faj
    Që shtojnë e shtojnë, të vdekjes mbretëri.

    22 janar 2011


    1-Hadi-perëndia e nëntokës.
    2-Akeronti-lumë për në botën e Hadit.
    3-Haroni-plaku me varkë, që çon shpirtrat para Hadit(çdo shpirt duhej ta paguante)
    4-Eriniet-hyjnitë e hakmarrjes e mallkimit.
    *-Keret, Empuza, Lamia, etj, hyjnitë e Hadit, që vrasin e marrin shpirtrat e të gjallëve.



    Haroni zgjat doren
    heshturazi kerkon parat
    Hadi numeron te vdekurit
    Perendite qeshin
    Neser fillojme prap
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Sa shumë dhe.. sa pak

    Sa shumë kam për të thënë
    Sa pak s’dua të them
    S’mjafton një jetë e tërë
    S’mjafton një univers.

    Sa shumë dua të shoh
    Sa pak der’ sot kam parë
    S’mjafton një teleskop
    As mijra qofshin bashkë.

    Sa shum’ dua të dëgjoj
    Sa pak që kam dëgjuar
    Nuk më ndihmon një Zot
    As dhjetra të bashkuar.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Profeci

    Nesër do ndodhë patjetër si dje dhe sot
    Gjaku do qarkullojë në trup bashkë me frapenë
    Ajri do qarkullojë mushkërisë bashkë me tymin e cigares
    Prostituat ritualisht këmbët do i ngrenë
    Qyeti do gdhijë e do ngrysë më shumë hallet.

    Nesër do ndodhë si sot dhe dje
    I çmenduri s'do jetë më i çmendur
    Normali s'do jetë më normal
    Merimanga s'do ketë fijen për ta endur
    Njeriu do jetojë si merimang.

    Nesër...
    Mos ndodhtë si nesër!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Selanik!

    Mirmëngjes Selanik!
    Njëlloj qenkemi gdhirë të dy sot
    Të vrenjtur e me dhimbje koke.
    Si thua, një kafe bashkë ta pimë
    Mbase dhimbja na largohet.

    Mirdita Selanik!
    Si thua, drekojmë në paralia*?
    Me kupën Lefko Pirg** të pimë
    Uzo, apo recinë Malamatina.

    Mirmbrëma Selanik!
    Si thua, darkojmë në Makedonia Palas***?
    Kjo ditë kështu dua të më ik
    Me të fundit evro të të qeras.

    Natë e mirë Selanik!
    Një ëndërr më shumë, një shpresë më pak.

    *paralia-shetitorja në breg të detit
    **Lefko Pirg-Kulla e Bardhë afër detit
    ***Makedonia Palas-Hoteli afër detit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Profeci

    Nesër do ndodhë patjetër si dje dhe sot
    Gjaku do qarkullojë në trup bashkë me frapenë
    Ajri do qarkullojë mushkërisë bashkë me tymin e cigares
    Prostituat ritualisht këmbët do i ngrenë
    Qyeti do gdhijë e do ngrysë më shumë hallet.

    Nesër do ndodhë si sot dhe dje
    I çmenduri s'do jetë më i çmendur
    Normali s'do jetë më normal
    Merimanga s'do ketë fijen për ta endur
    Njeriu do jetojë si merimang.

    Nesër...
    Mos ndodhtë si nesër!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 16 prej 38 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •