mondishall !
"Fjala e kuajve", nje perle e vertete !
mondishall !
"Fjala e kuajve", nje perle e vertete !
Helikranon dhe MI CORAZON, ju falenderoj per viziten ne kete faqe poetike dhe vleresimin dashamires qe shprehni. Ju pershendes...
Antikryqi im
Tre ditë ju desh Atit për ringjalljen e birit
Tre ditë t'ja mbyllte plagët nga kryqi kryqëzuar
Fuqi ka Ati i madh të bëjë jetë dhe prej hirit
Por, ooh, nuk ka fuqi ndaj kryqit të shenjtëruar!
Si është e mundur vallë të shenjtërohet arma
Të kthehet në simbol, besim përjetësie?
Ajo që jetën vret dhe le veç vdekjen prapa
Ajo që gjallë gozhdoi një bir perëndie?
O Zot, dënomë mua për antikryqin tim
Mos lerë njerëzinë në çmendurinë e njëjtë
Ajo ështe prapë gati të bëjë rikryqëzim
Në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë!
Ndryshuar për herë të fundit nga mondishall : 25-11-2010 më 09:33
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Ndryshuar për herë të fundit nga mondishall : 29-11-2010 më 14:48
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Shpirti i zërit
Flas me nerva kur kam të drejtë
Dhe kur s’kam të drejtë, i nevrikosur bërtas
Kjo do të thotë që veprimi i njëjtë
Më bën të njihem e mos njihem në çast.
Kështu më ndodh dhe kur flas i qetë
I njëjti veprim, për të njëjtën kundërti
Në doni të dini se kur kam të drejtë
Mos dëgjoni zërin, por shpirtin e tij.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Unë, Toka dhe Koha
Me mua ec Toka
Me Tokën unë ec
Me ne ecën koha
Në ecje të tre.
Në ecje të tre
Por jo në një hap
Dikush prapa ngel,
Dikush tepër larg.
Dikush tepër larg
Pa ditur se ku
Dikush rend ta ndal
Por humbën diku.
Por humbën diku
Ndaj ec kuturum
Nuk di në jam un'
Apo koha u zhduk?
Apo koha u zhduk
Dhe mbeta pa kohë
Si pikë në fund
Si pena pa bojë.
Si pena pa bojë
Si letra pa fjalë
Pa kohën në kohë
Pa Tokën, i marrë.
Pa Tokën, i marrë
Hapësirës së çmendur
Bëj të hedh një hap
Por strukem i trembur.
Por strukem i trembur
Rreth vetes i ngrirë
Vetëm shpirti i mbetur
Më kujton njerinë.
Më kujton njerinë
Nga vendi më tund
Rend kohës ta arrij
Në fundin pa fund.
Në fundin pa fund
Dhe unë le të jem
Një grimcë më shum’
Që mbartën një jet’.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Paradoksale!?
Mos bëni siç bëj unë
As ç'them unë, mos thoni
Për ju s'do desha kurrë
Të jem masë etaloni.
E di që bëj ç'ka s'duhet
Ç'ka s'ndodh e di që them
E di që ndez ç'ka shuhet
Dhe s'shuhet dot ç'ka s'ndez.
Unë prapë vazhdoj kështu
Jetoj në timen kohë
Në të jam vetëm unë
Bashkë me të shumtën botë.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
mondishall !
Gezuar 2011 familjarisht !
Nje faleminderit te madh per kenaqesine qe na ke dhene me poezite e tua,
megjithese e kuptoj qe eshte pak.
Perseri faleminderit dhe shendet!
Helikranon, s'ka me njerezore dhe miqesore se fjala e mire e mikut. Te falenderoj per vleresimet dhe urimet e ngrohta, qe me shendetesojne e frymezojne me shume shpirtin. Gezuar kalofshi dhe ju familjarisht festen e ndrimit te viteve. Viti i Ri 2011 fillofte dhe vazhdofte me i mire se cdo vit tjeter.
Gezuar e lumturi uroj per gjithe forumistet dhe familjet e tyre.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Krijoni Kontakt