Close
Faqja 10 prej 38 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 373
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Iku një grua-mama!

    E dinte
    Sa tmerr!
    Udhëtimi i fundit,
    i kthimit fatal.
    Në fundin e një jete në mes
    I një jete varrosur bashkë me të
    I një varri ku plaga nuk nxë.

    I një gruaje-mama
    I një mamaje-grua
    Që vite vetmie Amerikës i fali
    Për vite jete të fëmijëve të saj
    Që pranë s'i pati.

    U kthye vendlindjes
    për funeralin e madh
    Të një jete të vogël
    që jetën e madhe la pas.


    ---------------------------------------------

    E vërtetë në fatkeqësinë e saj, e dhimbshme në të vërtetën fatkeqe.
    ...para pak ditësh.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Bukuri i shton kësaj natyre

    Çdo hap që ti hedh-një notë muzike
    Çdo ecje që bën-një melodi lind
    Çdo shfaqja tënde-një rrezatim drite
    Pa diell e pa hënë, prapë ndrit.

    Eshtë diçka magjike, që vetëm ti e ke
    Diçka që bukuri i shton kësaj natyre
    Xheloz bëhet dielli dhe hëna, sepse
    As ti, as vargu im, s'marrim borxh prej tyre
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Fotografisë rinore

    Unë vetes i besoj, që kam qenë, Ti
    Po Ti i beson vetes, që Unë, je?
    Ç'të flas kot dhe unë, moj fotografi
    Ti mbetesh një çast imja, dikur, atje...

    E prapë po të flas, se më vjen inat
    Xheloz për veten time, më bën për çudi
    Por tek ngjasojm' në shpirt, qetësohem ndërkaq
    Ndryshe do t'gris ty, a të sotmin shpirt.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    E fshehta dëshirë

    Një të fshehtë dëshirë qiellit ia thashë
    Nga sqepi i një zogu, si degëzë peme u kap
    Një çast ai fluturoi mbi kokën time lart
    Dhe më as degëzën e as zogun s'i pashë.

    E fshehta dëshirë, që kurrë s'ju tha
    Shpirtit të asaj, që një jetë e priti
    Me degëzën zogu folenë e ngriti
    Mua pa folenë e atij shpirti më la.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Bukuri i shton kësaj natyre

    Çdo hap që ti hedh-një notë muzike
    Çdo ecje që bën-një melodi lind
    Çdo shfaqja tënde-një rrezatim drite
    Pa diell e pa hënë, prapë ndrit.

    Eshtë diçka magjike, që vetëm ti e ke
    Diçka që bukuri i shton kësaj natyre
    Xheloz bëhet dielli dhe hëna, sepse
    As ti, as vargu im, s'marrim borxh prej tyre
    Kjo eshte serenate poetike,te pershendes Mondi
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mos me kujto serenatat ajzberg, se fillon nostalgjia qe ne fillim te kesaj jave dhe s'kalohet lehte pastaj.
    Te falenderoj e pershendes.

    “Njerëzia”

    I pashë ujqërit
    Ma rrëmbyen trupin
    E shqyen siç dinë të shqyejnë veç ata.
    Të etur kthehen
    Gotat t’i mbushin
    Me shpirtin tim mbetur gjall’.

    Tërbohen të mjerët
    Nga etja e madhe
    Që shpirti im s’ja u shuan.
    Shndërrohen në njerëz
    Me dhëmbë drakulle
    Nga gjumi më zgjojnë tmerruar.

    Dal nga shtëpia
    Dhe ndjehem i plotë
    Me trupin dhe shpirtin tim.
    Në çast “njerëzia”
    Më ngulin thonjtë
    Dhe ëndrrën mbarojnë në zgjim.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Seç u kënaqa me këto vargje Tuat, mik. Paçi shëndetin dhe jetë të gjatë!

  8. #98
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Kështu foli Odisea

    Ja ku u ktheva, e imja Penelopë
    Uro të drunjtin Kalë, për kët' fat
    Që mendja ime polli për një Trojë
    Dhe pjella polli shkatërrim e gjak.

    Oh, të paskam plakur, Penelopë!
    Vetë si e harrova pleqërinë?
    Ti me një pëlhurë ç'bëre kohë
    Unë me një Kalë ç'bëra rininë.

    Nuk di pse më prite, Penelopë
    Për dashurinë që luftës ja dhuruam
    Për fronin mbetur bosh pa të zonë
    Që qasësit e tjerë s'e merituan?

    Nuk di kë Odise tani do duash
    As unë nuk e di kë Penelopë
    Veç di, dinakërinë që krijuam
    Do lemë trashëgim në këtë botë.



    Oh sa kohe kisha pa u emocionuar......! Faleminderit Mondi qe me dhe kete kenaqesi perj kohesh te larguar.
    Me pelqyen te gjitha dhe s'dija ke te zgjidhja dhe me short i ra kesaj poezije qe te vecoja, ndersa faqen ku do lexoja e zgjodha vete.
    Urime dhe faleminderit Mondi.

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kujtim, ku je, na mori malli o djale. Nese je i zene me pune madhore ne favor te jetes, te justifikoj mungesen ketu. Ndjehem mire qe nuk je bere pishman per kohen e harxhuar ne leximin e poezive te mia. Te falenderoj e pershendes.



    Pyes!

    Pyes të gjallët
    Të vdekurit përgjigjen
    Çuditen të marrët
    Normalët s'çuditen.

    Të vdekurit pyes
    Të gjallët heshtin
    Diçka i tremb
    Apo diçka fshehin?

    Pyes veten
    Për të gjallët e vdekur
    Përgjigja mbetet
    Kufomë e patretur.

    Veten pyes
    Për të vdekurit e gjall'
    Përgjigja hesht
    Si i heshturi varr.

    Pyes pa pyetje
    Pa përgjigje përgjigjem
    Guackës së vetes
    Si kërmilli mblidhem.

    As bota s'pyet
    S'përgjigjet as bota
    Për kërmillin e shkret
    Zvarritur ndër kohëra.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #100
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Mirmengjes Mondi.

    Po, pishman jam bere qe bera kohe pa hyre ne FSH e pa lexuar keto poezi te mrkullueshme. Edhe kjo e fundit shume e bukur. Kalofsh nje dite sa me te bukur dhe me sa me shume muze.

Faqja 10 prej 38 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •