Close
Faqja 8 prej 38 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 373
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Falenderoj miken Dea, per kombinimet figurative qe ju ben vargjeve te mia.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Partisë


    Ku t'i kërkoj metastazat e tua, Parti?!

    Si kancer gjigand mbi të lashtin vend

    Mbive ngado si me magji

    Dhe na le pa ment.


    Kush u mundua metastazat t'i priste

    E zuri kolera e tëndit mallkim

    Dhe mes kolerës filloi të vdiste

    Që mos vdisje Ti.


    Thonë je e pavdekshme, kancerozja jonë

    Askush s'të shkulka dot nga rrënjët

    Por një profeci e fundit më thotë

    Së shpejti ringjallen të rënët!


    p.s. Ngacmuar nga poezia e shkrimtarit Ismail Kadare
    Ndryshuar për herë të fundit nga mondishall : 09-05-2010 më 02:02
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690


    Tregim nga Edmond Shallvari

    Falli

    Një, "Mirmëngjes!", shoqëruar me një shikim tjetërlloj nga mirmëngjeset e zakonshme të saj. Vazhduar me, "Po shkoj të të bëj frapenë", pa pyetur nëse e dua këtë çast.
    Ecje e ngadaltë drejt kuzhinës të dyqanit, ku s'më shpëton kthimi vjedhurazi i kokës së saj, me të njëjtin shikim të mirmëngjesit të sotëm, por ku dhe zemra tejkalon papritur normalitetin e rrahjeve.
    I kundërve zemrës mendimin frenues dhe për ta realizuar plotësisht atë, lëviz si me flakje kthimin e kokës në drejtim kot, duke qortuar veten për rënien e saj në grackën e instiktit seksual. Bashkë me kokën lëviz dhe këmbët e kështu më duket se normalizoj veten e anormalizuar pak sekonda më parë. Në ecje moralizoj qortueshëm me veten.
    "Je në vete? I martuar ti, e martuar dhe ajo. Besnik e shkuar besnikut ti, serioze e shkuar seriozitetit dhe ajo. Po dhe në mos qoftë besnike, ti s'je gjysma tjetër e mosbesnikërisë, për ta çuar veten në ato drithërimat e rrezikshme të ndezjes".
    Nuk ndjej skuqjen e vetes, por as vetja nuk ndjen bërjen e ndonjë mëkati për t'u skuqur. Fundi i fundit, ajo nuk ka vetëm burimin e logjikës, për të qenë e mbrojtur nga shigjetat e instiktit.
    I ndodhur mes shkundjes trurore të koshiencës dhe subkoshiencës, ndjej prekjen e krahut, bëj kthimin e kokës e përsëri devijimin e zemrës nga normaliteti rrahës. Eshtë buzëqeshja me nuanca djallëzore e saj, që si energjia diellore tejngop me energji punën e zemrës. Bashkë me të, edhe lëvizjen drithëruese të dorës, që shkakton rënien e piklave të frapesë nga gota. Maria nxiton në kuzhinë e kthehet me leckën e njomur, duke zhdukur në çast nga pllakat spërkatjet e piklave.
    Vazhdon i njëjti shikim i veçantë, që po më tërbon, çudit, çorienton, përqëndrimin e zakonshëm në punë. Mundohem të kujtoj shikimet e djeshme, pardjeshme, njëndizajshme, por as njera prej tyre, as gjysma, apo çereku qoftë, nuk më ngjason sadopak me të sotmen.
    O unë jam në të veçantën perceptuese të realitetit dhe tjetërsoj veprimet e Marias, o ajo kushedi ç'zgjim mëngjesor ka patur, pas ndonjë nate të çuditshme ëndërrash.
    Kë të përjashtoj e kë të pranoj? Mbetem në kompromisin e të dyjave. Pra, diçka do na ketë ndodhur të dyve sot, diçka që gjakftohtësinë e logjikës nuk mund ta mikroskopojë për ta zbuluar. Ç'po më ngjan kjo gjendje, me kërkimin e shkencëtarëve për të zbuluar grimcën e Zotit. Të dy palët qenkemi në kërkim të saj, sipas mënyrës së vet. Po ajo? Ajo më duket se po tallet me ne. E megjithatë, tallja qenka joshëse përmes enigmës së saj.
    Nejse. Të kthehem në grimca ime e sotme, tallja e së cilës ma veçon ditën e punës, duke e futur një universi të padukshëm, paralel me të dukshmin.
    Mos po e eksagjeroj si shumë? Mirë do ishte dhe kjo, pasi pas eksagjerimit vjen kthimi në realitetin e paeksagjeruar. Por...
    Maria vazhdon mos ndryshojë shikimin e ky mosndryshim, ma nxjerr zemrën jashtë vënies në zap.
    Edhe kur largohem drejt magazinës së mallrave, ku syri s'ka nga ç'bukuri të ngacmohet, energjia buzëqeshëse e Marias, ma sjell përballë me të njëjtën pasojë drithëruese të trupit. E kotë çdo lëvizje shkundëse e kokës, çdo thirrje në ndihmë e vetëdijes e citim përmendësh moralizimi.
    Ngushëllimi i vetes se me kaq, asgjë devijuese nga besnikëria bashkëshortore s'po ndodh, sikur më lehtëson, qetëson, justifikon. Pra, unë jam po ai i djeshmi, pardjeshmi, i pacënueshmi në qenien time. Nëse po ndodh diçka platonike këtë çast, prapë se prapë mbetem po unë në paprekshmërinë e mëparshme. Platonizmi ka mijra vjet që e bën njeriun shpirtërisht mëkatar, pa e cënuar në bashkëshortësi. Pra, qetësohu tani! Nëse të pëlqen, kënaqu me kaq, vetëm me kaq. Ndryshe...
    Çasti çlodhës vjen kaq shpejt, sa duket sikur nuk ekziston për sot koha rrjedhëse e vetë kohës.
    Ulemi përballë njeri-tjetrit, me lëvizje kote të gotës me frape dhe thithje të saj po kot, pa ndonjë ndjesi kënaqësie. Këtë rradhë shikimi i saj sikur më thyen cipën mbrojtëse të syve, pasi ndjej të më depërtojë diku në brendësi të qenies sime, si një eksplorues hapësirës kozmike. Ndjehem i pushtuar deri në robërim të hapësirës trupore, nga ky lloj shikimi. Të ketë kuptuar gjë nga brendësia e subkoshiencës sime të turbulluar para pak orësh, minutash, sekondash? E pamundur! Sepse nga kjo brendësi, hë për hë nuk ka dalë asnjë lloj sinjali ngacmues ndaj saj. Përkundrazi. Eshtë ajo që po më sinjalizon e depërton brendësinë e qenies së saj, tek mua. Ç'faj kam unë, atehere?
    "Dje isha në një fallxhore të njohur. Për herë të parë në jetën time", thyen e para heshtjen e gjendjen mpirëse të trupave.
    "Pse? Beson në falli?"
    "Nuk jam ndodhur në gjendje mosbesuese, për të besuar apo jo. Kam patur besim tek vetja dhe kështu kam ecur në jetë".
    "Mirë ke bërë. Pse vajte atëhere? Apo thjesht për kuriozitet?"
    "Nuk di si ta shpjegoj. Vërtet është dhe kurioziteti, por jo vetëm ky, pasi e kam patur dhe më parë e nuk më ka çuar asnjëherë".
    Vazhdimi im me shikimin pyetës e çuditës bashkë, në vend të thënies me fjalë, e bën më të menduar, aq sa duket sikur ashtu do mbetet, vetëm me heshtjen.
    "Të thashë, që veten e kam drejtuar me një besim deri në teprim, egoizëm quaje, po të duash. Ishte çasti kur jo vetëm teprimi, por vetë besimi u lëkund. Mos më pyet pse, nuk e di pse-në. Ty s'të ndodh lëkundje e besimit ndaj diçkaje?"
    "S'e mohoj, më ndodh".
    "Por për mua është hera e parë kjo lëkundje. Mendo të të lëkundet ajo që e ke patur e kuptuar të pacënueshme në veten tënde".
    "Kuptova. Për ty ka qenë e kthyer në absolut ky besim, duke e përjashtuar ndaj çdo cënimi e lëkundjeje".
    "Po më kupton drejt. Faleminderit. Ishte pra ky çast lëkundës, që s'mund ta duroja dot. Kujtoja se isha në ëndërr të thellë, zgjimi nga e cila, do më kthente në gjendjen e mëparshme, por jo. Askush s'mund të më rikthente dot në atë gjendje.".
    "Edhe ?"
    "Edhe, ndryshe nga ndonjë që rend psikologut, unë vendosa ku më tha një shoqja ime. Në një fallxhore".
    "Pse jo në psikolog?"
    "Sepse nuk kisha çfarë t'i shpjegoja atij. Ja ku je ti tani në këtë rol. Merr vesh gjë, me një lëkundje besimi ndaj vetes?"
    "Unë jo, po psikologu atë punë ka".
    "Jo, mik, jo! Unë s'kam ç'ti them më shumë se kaq askujt. Ndërsa psikologu do endet psikoanalizave pa fund, pa kurfarë rezultati ndaj rastit tim".
    "Po pranoj logjikën tënde. Po fallxhorja ç'do bënte më shumë?"
    "Mbase asgjë, mbase diçka, qoftë dhe në iluzionin tim".
    "Dhe kush ndodhi në fakt nga të dyja këto?"
    O Zot, pse prapë i njëjti shikim tani, këtë çast, sikur të jem unë psikologu, fallxhorja, apo i treti zgjidhës i problemit të saj?!
    Nuk di, nuk njoh forcën mistike lëshuese e thithëse të shikimit nga sytë, por e ndjej ndodhjen e saj përmes një fuqie magjike të papërballueshme. Kemi lëshuar e thithur nga njeri-tjetri shkimet tona në të mijtat e sekondës dhe po në të mijtën e saj, si në përplasjen e madhe në univers, ndjehem i vullkanizuar në çdo pjesë të trupit. Më ndihmon kjo kohë sekondare në të mijtën e saj, për ta normalizuar sadopak përmes frymëmarrjes së thellë, lëvizjes pak nga vendi dhe vazhdimit të bisedës me përgjigjen e saj.
    "Diçka sa brenda, aq dhe jashtë asgjësë dhe iluzionit".
    "Po më çudit vërtet".
    "E gjete, apo më saktë the një fjalë brenda së cilës ndodhem qysh dje. Tek çudia".
    "Kaq fallxhore e fortë qenka?"
    "S'kam pse të ta fsheh. Ne njihemi tashmë prej kohëshe e flasim sic thuhet, mbarë e prapë. Më tha diçka që e ndjej, e besoj, por që më trondit, më tremb, më turbullon e më në thellësi, më ngacmon".
    "Prit, se e koklavite me kaq sa the!"
    "Aspak. E thëna e fallit s'ka koklavitje fare. Më troç s'kish si të thuhej. Koklavitja është tek mua, pasojë e asaj thënieje troç".
    "A, ha, kuptova. Po mos i merr kaq tronditshëm atëhere. Thënieje fallxhoreje janë, hamendjeje të saj".
    "Jo, jo! Kështu mendoja dhe unë më parë. Ajo më tha diçka që shpjegonte atë që kisha pësuar tek vetja".
    Pas shikimit mistik, bashkë me të njëjtin efekt drithërues tek mua, gjithçka qartësohet më në fund.
    "Ka kohë që dikush mendon e fantazon për ty. Ti nuk e di, mund të dyshosh në hava për ndonjë, por ai tregohet tepër korekt në marrëdhëniet me ty e burrin tënd, pa shenjën më të vogël të dyshimit. Kështu më tha, tek vërtiste gishtave filxhanin. Mendja ime që atë çast e humbi më shumë besimin ndaj vetes, por njëkohësisht njohu shkakun e saj".
    Të ketë lidhje shikimi i sotëm me kërkimin e saj për zbulimin e të panjohurit enigmatik të fallit? Pa prit! Mos dyshon gjë në mua? Mos jam gjë unë, personazhi i famshëm i fallit? E pamundur! Pse, një e menduar kalimthi, apo fantazi e çastit për të, që e pranoj, më ka ndodhur, mund të më bëjë mua papritur, protagonistin kryesor në jetën e Marias? Ç'them dhe unë kështu?! Pa luaj vendit! Sa të njohur hynë e dalin shtëpisë së saj, unë mbeta të jem më fantazuesi për të?
    "Dakort Maria. E zemë se dikush vërtet mendon e fantazon për ty. As ti s'e di kush është, as ai nuk shfaqet, pra mbetet diçka në platonizmin e tij. Jeta vazhdon si më parë".
    "Thua ti kështu, por jo falli, ama.Falli më shumë se rrëfen, parashikon".
    "Pse, të tha gjë parashikuese?"
    "Diçka të tillë, që përmban mundësin e flertit me atë njeri".
    "Po këtë e ke ti në dorë".
    "Eeh, po të jetë kaq e thjeshtë, nuk do isha kaq e turbullt. Pak profecira kanë ndodhur?"
    "Tjetër profecia e tjetër falli".
    'Të dyja kanë parashikimin, pra dhe pasojën. Nejse. Çohemi tani".
    Më merr nga dora gotën e boshatisur dhe me pyetjen, "Si e kisha bërë?" e përgjigjen time, "Speciale", përfunduar me të njëjtin shikim djallëzor, ecën tundshëm drejt kuzhinës.
    E ndjek më shumë se çdo herë tjetër tundjen e vitheve, që s'di pse sot më duket më tundëse, më provokuese, më ndezëse.
    Kthimi i kokës së Marias, më skuq për herë të parë, por buzëqeshja e lëshuar më ngushëllon e sjell në vete.
    Nxitoj në magazina, për të vazhduar sistemimin rafteve të kutive, me mallra të ndryshme për shitje.
    Jam më i mbushur me mendime e fantazi se më parë, aq sa përsëris lëvizjen e kutive disa herë gabim, duke i larguar e kthyer në të njëjtat vende ku ishin. Mundohem të qetësoj veten, të fshij shfaqjet e imazheve të shkrehura, duke thirrur në ndihmë logjikën dëbuese të tyre. E quaj diçka të çastit, kalimtare, rënie të përkohëshme në grackën e instiktit, që me siguri i ndodh çdo mashkulli dhe me këtë bindje, mbyll fantazinë me tundjen e fundit të vitheve, si një veprim i zakonshëm ecjeje të femrës. Filloj ndreqjen e gabimeve në rafti i parë, kur papritur shfaqet Maria, me një listë kërkesash në dorë.
    "Këto kuti do t'i vendosim poshtë rafteve në dyqan, për lehtësi shitjeje. Kemi punë bashkë, sot".
    Dhe pa më lënë hapësirën lëvizëse për t'u ngjitur shkallës, me të njëjtin veçanti shikimi e buzëqeshjeje të ditës së sotme, hedh ajo hapin e parë ngjitës. Eshtë një hedhje e ngadaltë, me delikatesë, si në hapësirën me mungesë peshe të anijes kozmike, që shoqërohet nga ngritja po aq delikate dhe e ngadaltë e trupit. Hapi i dytë e ngre akoma më lart, bashkë me shikimin tim, që më drithëron papritur. Eshtë hapi i tretë i saj, fatal për mua, që urdhëron realizimin e fallit të fallxhores.
    Jam mes urdhërit dhe mosbindjes, mes mosbindjes logjike dhe bindjes së padurueshme trupore. Shikimi rrëshqet lakmueshëm, aty ku fillon ngacmimin madhimi i dualitetit mbigjunjor të këmbëve të saj, për të ndalur ndezshëm strehës mbuluese të vitheve të kërcyera. Tashmë urdhëri profetik, mposht mosbindjen e fundit të logjikës së mbetur. Si i zbritur nga maja e shkallës, ai ngjitet fuqishëm qenies sime. Ve në lëvizje dorën, gishtat e së cilës guxojnë prekjen e pulpave, për të vazhduar tej shikimit, shijimin mes atij dualiteti të përkryer këmbësh, që lëvizin hapshëm e mbyllshëm pambarim. Deri aty, aty, ku pambarimi humbet kuptimësinë e ekzistencës, përmes një mbarimi shpërthyes ekstaze femërore. Bashkë me ekstazën, mbaron si me magji dhe vetë profecia e fallit...
    Të shkruar në filxhanin e kafesë, apo...

    Selanik 2010
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    E mrekullueshme miku im Mondi!
    Më la pa fjalë sinqerisht!
    Përgëzimet e mia!

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te falendeeroj Beso qe nuk u bere pishman per kohen kushtuar tregimit dhe per me teper per fjalet vleresuese. Mbetem gjithmone borxhli ndaj lexuesit.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Stërmundim

    Menduar
    Pa mendime
    Pa ecjen, ecur.
    Shikuar
    Pa shikime
    Pa qeshjen, qeshur.

    Frymëmarrje
    Pa ajrin
    Pa mushkërinë e thithjes.
    Qarje
    Pa lotin
    Pa klithmën e dhimbjes.

    Lindje
    Pa jetën
    Pa shpresën, shpresuar.
    Vdekje
    Pa vdekjen
    Pa kryqin, kryqëzuar.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Normalitet!?

    U çmenda një çast
    Sa mirë.
    Çdo gjë përball'
    E panxirrë.

    Ç'më shikoni kështu
    Hi, hi, ha,haaa?!
    Nuk ngjaj si ju
    Normal në gjithçka?

    Normal thash' për ju?
    Çudi!
    I çmenduri unë
    Sa mir'!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690


    Përgjysma ime

    Shikohemi të plotë
    Duhemi përgjysmë
    Si ditnata në Tokë
    Ku nata jam unë.

    Askush nuk na ndau
    S'na bashkoi askush
    Të plotë së largu
    Së afërmi, përgjysm'.

    Ti kurrë s'e ke ditur
    Më mirë mos e dish
    Si dashuri e lindur
    Përgjysmë u rrit.

    Kjo gjysmë ësht' tek mua
    Si e Tokës, nata
    Agmuzgut bashkuar
    E prapë dot s'të kapa.



    Përshëndes të dashuruarit, për dashurinë e paarritur.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mesazh dikujt…

    Nëse prapë të flas unë
    Kjo tregon se unë, jam Unë
    Që kam shpirt, jo vetëm hundë.

    Ndryshe mbetet një humnerë
    Ku s'jeton dot as i mjerë
    Gjysmë i gjallë i përmjerë.

    Nëse prapë vazhdon me heshtje
    S'ke të drejtën kurrë me vete
    Se e humbe, sa e gjete.

    Ndryshe ecim për së prapthi
    Ku shfryn hunda nga inati
    Quret që shijon si mjalti.

    Nëse kaq punon logjika
    S'kam ç'të bëj, po ngrihem, ika
    Fat o fat, të rëntë pika!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nuk dhe, Pse?


    Nuk i fshihem të vërtetës

    Pse ajo më fshihet mua?

    Nuk i hyra në borxh jetës

    Pse ajo nga borxhi vuan?


    Nuk e linda unë ankthin

    Pse ai lindi tek mua?

    Nuk e ndyva unë llafin

    Pse ai u ndyrësua?


    Nuk i trembem unë vdekjes

    Pse ajo tallet me mua?

    Nuk i lashë mangut vetes

    Pse vetja u mangësua?


    Ooh, sa Nuk-e, edhe Pse-ra

    Më mundojnë gjithnjë mua

    Mos kanë lindur që kur jeta

    Nga një mollë u mashtrua?
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 8 prej 38 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •