Close
Faqja 7 prej 38 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 373
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Vendndodhja e djallit

    Ju lutem, mos më ndiqni pas!
    Kthimit do t'ju them rrugëtimin
    E vajtjes, ku banon një djall
    Që botës i dha mëkatimin.

    S'di pse në të udhëkryqit mes
    Anonime ishin tre rrugë
    E katërta, nuk ndruhem ta them
    S'di pse më tërhoqi më shumë.

    Ecjes më kalonin në të kundërt
    Të njëjtit si mua, njerëz
    I qetë, i vetmi isha unë
    Ata të djallëzuar, tepër.

    Dhe kthenin kokën me tallje
    Dhe qeshnin djallëzisht të gjithë
    Unë vazhdova, vendosa mos ndalem
    Pa çka se m'i gjysmuan fuqitë.

    Kërkoja vendndodhjen e djallit
    Rrugës së gjatë, pa fund
    Pa ditur se po shkelja mëkatit
    Dhe djalli vetë, isha unë.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nga Shtëpia Botuese GLOBUS R në Tiranë, doli këto ditë libri im i ri me poezi, "Më foli heshtja". Përmban një pjesë të krijimtarisë poetike(82 poezi) në periudhën kohore, maj 2008-nëntor 2009.
    Si fillim libri mund të gjendet në vetë botuesi në Tiranë, në libraritë e Shkodrës dhe komunikim me mua.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mondishall : 22-04-2010 më 01:17
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Mik i dashur Edmond SHALLVARI,
    Përzemërsisht Ju uroj botimin e librit më të ri, u shtovshin në mënyrë gjeometrike viteve në vijim...
    Ditën e regjistrimit në Forumin shqiptar, e kam ngulitur në vetëdije e në nënvedëtije - sepse aty njohtova shumë poetë me vlera artistike të pakontestushme e në mesin e tyre, Jeni Ju mik i nderuar...
    Urime e suksese, ndjehem i priviligjuar se Jeni në mesin tonë!
    Shëndet e punë të mbarë në vazhdim!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 22-04-2010 më 01:39

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Nga Shtëpia Botuese GLOBUS R në Tiranë, doli këto ditë libri im i ri me poezi, "Më foli heshtja". Përmban një pjesë të krijimtarisë poetike(82 poezi) në periudhën kohore, maj 2008-nëntor 2009.
    Si fillim libri mund të gjendet në vetë botuesi në Tiranë, në libraritë e Shkodrës dhe komunikim me mua.
    Urime Mondi,te pershendes miku im.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Agim dhe ajzberg, ju falenderoj per urimet e ngrohta dhe dashamirese. Mbetem mirenjohes dhe borxhli ndaj jush dhe lexuesve te poezise.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    * * *

    I lava retë me lotët e syve
    Të thahen i ndeva litarësh horizontesh
    Toka lotoi nga tharrja e tyre.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Shtëpia e Librit - Blog: Së shpejti me librari fizike pranë qendrës së Tiranës

    Përshëndetje miq të librit!
    Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se së shpejti “Shtëpia e Librit” do hapë një librari fizike pranë qendrës së Tiranës. Aktualisht, jemi duke përfunduar përgatitjet dhe shpresojmë që në fillim të Majit do t’ju ofrojmë të gjithë klientëve tanë në Tiranë dhe Shqipëri një shërbim që i përmbush më mirë nevojat tuaja.Libraria “Shtëpia e Librit” do përmbajë të gjithë librat që ju mund t’i gjeni aktualisht në faqen tonë ShtepiaeLibrit.com si dhe shumë libra të tjerë që nuk i kemi publikuar ende.Librat do jenë të organizuar sipas kategorive kryesore në faqen tonë, në mënyrë që ata të mund të gjenden më me lehtësi. Një avantazh tjetër i rëndësishëm është fakti se libraria do jetë e pajisur me kompjuter ku ju mund të kërkoni për librat që disponojmë.Me hapjen e librarisë do fillojmë të ofrojmë edhe shërbime të tjera për porositjen e librave në gjuhën angleze ose në gjuhë të tjera. Gjithashtu, do të kemi oferta të ndryshme për klientët tanë të rregullt si dhe aktivitete të ndryshme për të gjithë miqtë e librit.Megjithëse nuk e kemi hapur ende zyrtarisht, ju jeni të mirëpritur të na vizitoni në katin e parë të qendrës tregtare që gjendet tek ish-Kinema 17 Nëntori, te Rruga e Barrikadave (përballë me Aleancën Franceze).
    -----------------------------
    p.s. Eshtë mesazhi-lajm, dërguar miqve të librit nga Shtëpia e Librit, e cila bën shpërndarjen e librave sipas porosive të lexuesve brenda e jashtë Shqipërise(www.shtepiaelibrit.com). Tani kjo Shtëpi realizon së shpejti dhe shitjen e librave në dyqanin e saj, me vendndodhje në Tiranë.
    Eshtë rasti të informoj dashamirësit e krijimtarisë sime, që në këtë librari të re, gjenden gjithë botimet e mia.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Edmond Shallvari

    Nga libri, "Unë në Dy".

    Mes dy Don Kishotëve

    Nuk e di, jam prapa me kohën, apo me veten? Apo, e kundërta?
    E pamundur t'ja gjej anën zbërthimit të kohës, bile më ngjan vetja si një Don Kishot qesharak, që lëviz përballë kundërshtarit, po brenda vetes sime.
    E pamundur, të ndodhë e pamundura. Don Kishoti ishte fanatik i të shkuarës dhe mospranues i kapërcimit prej saj. Ai vazhdonte të jetonte të sotmen e të shkuarës dhe jo të së ardhmes. Çdo Don Kishot tjetër përballë tij, humbet kuptimësinë e simbolikës donkishoteske. E megjithatë, unë e ndjej brenda vetes ekzistencën e kundërt të simbolikës. Përballja mes dy Don Kishotëve, e bën akoma më tragjikomike gjendjen time mendore e shpirtërore.
    Po unë, kujt i përkas?
    Të ishte vetëm i njohuri i Servantesit, s'do ekzistonte kjo dilemë. I panjohuri im, ma vërdallos logjikën trurit, si trupi i një të dehuri. Dhe po si trupi i tij, që mbahet fijes së perit nga mosrënia, nëpërmjet çasteve ekuilibruese të hapave të hedhura më shumë majtasdjathtas se përpara, logjika ime mbetet në mes dy palëve luftuese.
    Edhe pse i njohuri e di mospajtimin tim me të, kur më shikon të dilemuar para kundërshtarit, merr kurajo më shumë për rezistencë.
    Mos po anoj ndaj asaj që bie ndesh me dialektikën e mendimit tim?
    S'ka mundësi, një qesharak kalorës të luajë dhe për më tepër të më venitë formimin tim, për shkallët zhvilluese të shoqërisë. Mos kjo po më ndodh nga paraqitja binjake e tij në të kundërt?
    I panjohuri im, nuk duhej të ishte kopje paraqitëse e të njohurit Don Kishot. Nuk ka mundësi, që me shpatë dhe parzmore, me kalë e Sanço Panço, të bëjë të kundërtën e binjakut të vet. Të ndeshet me të shkuarën me mjetet e të shkuarës, të cilën binjaku e mbron nëpërmjet luftimit të së ardhmes, po me ato mjete.
    Mos kam pirë gjë dhe jam i dehur i trullavitur?
    Pa merre më shtruar rrugën e logjikës dhe vetsqaroju!
    Vetëm kështu mund t'i shpëtosh dyzimit donkishotesk, sot e mot.
    Pse dhe mot?
    Sepse, o i gjorë, ti je qenie e mbarsur me paradoksin e kohës, që pjell paradoksin e ekzistencave paradoksale.
    Ti kujton se je i shkëputr nga i njohuri Don Kishot dhe vetëm sa qesh me të, por nuk kupton ngjitjen tënde pas binjakut të tij kundërshtar, duke synuar dhe ti të ardhmen me metodat e të shkuarës.
    Je pra një Don Kishot allamodern, më qesharak se i vërteti, akoma më tragjik se ai.
    Ai mbetet rezistenca qesharake e të shkuarës, ndaj së ardhmes.
    Ti mbetesh rezistenca qesharake e të ardhmes, ndaj së shkuarës.
    E more vesh tani, që je në fakt prapa me kohën? Jo në raport me idealizmin tënd, por realitetin tënd. Ti je vetë kontradikta. Je dykohësh. Më fal që po ta them, por edhe i dyzuar, je.
    Prit, mos u nxeh, nuk të thashë hipokrit! Dyzimi tënd nuk është si dyfytyrësia e hipokritit. Ti jeton me mundim vuajtës dy botët, dyfytyrëshi nuk di kë botë ka të tijën. Ai i ndron pa pikën e sikletit e dhimbjes.
    Ti ke botën e idealizmit tënd dhe të realitetit brenda e jashtë teje. E para gati sa s'përplaset, sa s'thyen kokën mbi të dytën dhe kjo ty të nakatos organizmin, deri në vjellje. Është pikërisht vjellja, që të lehtëson dhe shpëton nga përplasja. E njëjta gjë dhe në të kundërt. Ajo që mbetet pas kësaj, është plaga e shpirtit.
    Po me veten si je?
    Pak e çuditshme do të të duket, por kjo ndodh se ti je vetë çudia.
    Mos qesh! Nuk shakatoj!
    Duke qënë i tillë, ti e merr veten e dyzuar mes dy kohëve të tua dhe në të dyja rastet i shfryn asaj, si të jetë ajo fajtorja.
    I shfryn tek e shikon përpara kohës, me ankesën, "Pse më le prapa?!" dhe me ankesën tjetër, "Pse mbetesh prapa?!", i shfryn kur je përpara saj.
    Pse ndodh kjo?
    Po ç'thamë pak më parë? Harrove atë, paradoksin e kohës, me të cilin është mbarsur qenia tënde?
    Shyqyr më në fund, u morrëm vesh!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Me hijen…

    Me hijen time u ndrova një natë
    Në çast u bëra xhuç, gjigand u bëra
    Dhe vetja u hijesua atë çast
    Në hije u shkri, e tëra.

    Përplasesha me botën pa ndjerë prekje
    E shkelja, më shkelte, gjithandej
    Nuk ndjeja isha mes jetës, a mes vdekjes
    Veç ndjeja që si nata nxija krejt.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mendime

    Kriza riciklon për nesër, statukuonë e djeshme

    Kthehuni prapa në kohë dhe ndaloni në krizën e parë të kapitalizmit. Lerini hollësirat në qitapet e Smithit, Marksit dhe teoricienëve të tjerë të ekonomisë dhe shikoni më të kapshmen e më të prekshmen, shkak-pasojën e saj.
    Shkaku? Centralizimi i decentralizuar, bashkë me decentralizimin e centralizuar të ekonomisë.
    Paradoksale, por ekzistente.
    Brenda këtij paradoksi do gjeni shumësi paradoksesh të tjera, si spontaneiteti dhe planifikimi, zhvillimi e shkatërrimi, superprodhimi dhe varfëria, etj, etj, etj.
    Vazhdoni ecjen dhe ndalesat më tej, në krizën e dytë, të tretë, deri në këtë të sotmen.
    Nëse gjeni ndonjë ndryshim thelbësor mes tyre, lutem ma thoni, sepse unë, me kaq aftësi shikimi, dëgjimi, studimi, të menduari dhe konceptuari që kam, sado që rrëmoj e rrëmoj, kërkoj e kërkoj, nuk gjej që nuk gjej, thelbësira të ndryshme.
    Ajo që ndryshon, është thjesht stadi i avancuar teknologjik në prodhim dhe llogaritje.
    Më duket sikur koha vetë, është mes paradoksit të saj.
    Pse?
    Sepse, aq sa ecën, aq dhe ngecën në rrjedhën e saj. Ecja konstatohet vetëm në formësinë ndryshuese të elementëve përbërës të prodhimit kapitalist.
    Pra, kemi krahun njerëzor të punës, që ndryshon vetëm në ripërtëritjen e tij, falë ligjshmërisë absolute të lindjevdekjes e vdekjelindjes dhe mjetet e prodhimit, që kanë dhe ato kohën e tyre të përdorimit dhe amortizimit.
    Mirë jemi, më duket, deri këtu, në këtë udhëtim më shumë pamor se mendor.
    Vazhdojmë, atëhere.
    Jo në të ardhmen, jo, por përsëri në rikthim prapa, në fillimin e mbarimin e krizave të para. Tek, Ata. Ata, pra, që zotërojnë kapitalin, pra pushtetin. Brenda llojit të tyre, Ata, pavarësisht nga cimbithjet, plagët e vdekjet nga kriza, përsëri mbijetojnë dhe mbeten po Ata.
    Të Tjerët, Të Tjerët pra, që zotërohen nga Ata, pavarësisht nga cimbithjet, plagët e vdekjet nga kriza, përsëri mbijetojnë dhe mbeten përsëri Të Tjerë, siç ishin para krizës.
    Këta Të Tjerë, që brenda ciklit ekonomik, kujtuan s'e bënë, por edhe bënë në fakt, dy hapa para e një prapa, bile shpesh tre hapa para e një prapa, duke filluar të ndjehen më njerëz se më parë, tani, nga tre hapa para, bëjnë dy e shpesh tre hapa prapa, nga dy para, bëjnë një e gjysëm prapa. Për të mos thënë më keq se kaq, që shkon deri në tejkalim të barazimit të hapave paraprapa me minus para.
    Ata mbeten po Ata, duke dalë pas krizës ca më plus e ca më minus, por me kapitalin e pushtetin përsëri në zotërim.
    Të Tjerët, mbeten po Të tjerë, duke dalë pas krizës, ca më plus e ca më minus, por me të njëjtin raport ndërvartësie ekonomike dhe shoqërore me Ata, si më parë, si në atë krizën e parë fare, shekuj të shkuar.
    Ç'ju thashë? S'ju thashë ndonjë gjë të re?
    Po ç'të re prisni t'ju them, për gjëra kaq të vjetra sa vetë kapitali i pushtetit dhe pushteti i kapitalit?
    E reja ama, është kjo, që Ata, Ata, pra, të patundshmit e kësaj pronësie dhe vetshkaktarët e krizave, sot, ja dhe këtë çast bile(hapni televizorin e shikoni, merrni gazetat e lexoni), janë bërë më gjyhnaqarë se gjyhnaqari, më qarës se qarësi, më fukara se fukarai, më lypës se lypësi dhe na kërkojnë ne, Të Tjerëve, që ato hapat iluzioniste me tre hedhje para e një prapa, me dy para e një prapa, t'i bëjmë sa më shumë në ecjen përpara të gjysmuara e në prapaecje të çaplyera.
    Dhe kjo, për "të mirën tonë" dhe dinjitetin e Atdheut, që Ata vetë e përdhunuan dhe e përdhunojnë, duke e mbarsur me embrionin-përbindësh të vazhdimësisë së statukuosë të kthyer në absolute, të ekzistencës, të të mbeturit pafundësisht Ata-Ata dhe ne, Të Tjerët-Të Tjerë.
    Kështu, kriza riciklon për nesër, pasnesër, .., statukuonë e djeshme, të pardjeshme, ....

    Edmond Shallvari

    Selanik 18 prill 2010
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 7 prej 38 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •