Pergezime mondishall. Shume te bukura
Pergezime mondishall. Shume te bukura
Ju falenderoj mik dhe njekohesisht ju pershendes...
Kufijtë e lirisë
I vetëm me detin, ndjeva lirinë
Lirinë jashtë lirisë absurde
I vetëm majë malit e ndjeva më mirë
Lirinë jashtë lirisë në dukje.
I vetëm me lirinë, u ndjeva i lirë
I lirë brenda lirisë abstrakte
Deti pas zhytjes më tregoi kufijtë
Kufijtë e lirisë pas dallgëve.
Kufijtë e lirisë më tregoi gjithashtu
Mali me humnerën pas një maje.
@Edmond Shallvari
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Sandi
(Uragani, që veç jetëve të tjera, morri dhe dy engjëjt vëllezër, katër dhe dy vjeçarë)
Quhesh dhe Sandi, ofendon bukurinë e një emri
E një emri, që mund ta kishte një nga viktimat e tua
Unë ndryshe të quaj, ty Sandi i tmerrshmi
Sadist e shkuar sadistit, të quaj.
Ç'të bënë dy engjëjt, ty Sandi Sadisti
Ç'të bënë dy krijesat e pafaj?
Nga krahët e mëmës, e mëmës që i lindi
Në kthetrat e tua, kurban.
Mallkuar ti, krijuesi mallkuar
Krijuesi i djalltë sadist
Nuk di kush Sandi, të ka pagëzuar
Mallkuar dhe ky pagëzim!
@Edmond Shallvari
Selanik, 4 nëntor 2012
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Ngjitjes verikale
Ngre kokën, mezi mbaj kapelen pa rënë
Dikur vetëm me qiellin ndodhte kjo
Tiranës sime, kur student kam qenë
Nga superkatëshit, kapelen mbaj sot.
Sa më ka pëlqyer ngjitja vertikale
Vertikalja e vetes, jashtë vetes gjithashtu
Jo thjesht nga godinat, që qiellit shtojnë katet
Por thjesht nga shpirtrat e njerëzve këtu.
Kërkoj gjithandej këtë shpirt vertikal
Ndërkohë një lypës, kërkimin ma ndal.
@Edmond Shallvari
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
I njëqindti Nëntor
Më ke ngatërruar keqazi, Nëntor
Me mbarsjet, dështimet dhe të tuat lindje
Në çastin kur Dielli lindjes më ngroh
Perëndimit më ftoh, si një zjarr në ngrirje.
Çudia e madhe ndodh krejt papritur
Ngrohja e lindjes të bëhet kallkan
Perëndimi ngrirës të shkrijë duke ikur
Unë mes tyre, thjesht një shqiptar.
Thjesht një shqiptar, përballë shqiptarit
Brenda kufijsh, jashtë kufijsh
Çmendurisht i shkrirë, kallkan Ballkanit
Saharë Ballkanit, i ngrirë normalisht.
Këtë vit Nëntor qenke i njëqindti
I pavaruri Nëntor, nga unë i varur
Nga unë që do desha të ishe i njëmijti
Pse jo, i milionti, qysh botës kam ardhur.
@Edmond Shallvari
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
I kuqi nëntor
Nëntori është gjakosur e kuqur prej kohësh
Prej kohësh, ku një shekull ngjan me sekondën
Ndaj boll me bojë artificiale e ngjyrosët
Se veten ngallosni, ngallosni dhe botën!
Botën, që gjakun e gjakut të gjakut
Në gota kafkash e piu si verë
Më pas e stampoi si gurët e shahut
Në forma ushtarësh të mundur përherë.
Se gurët e tjerë, me gjak tjetërsuar
U bënë vasalë, gjakatarësh të huaj.
@Edmond Shallvari
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Pershendetje I nderuar Mondi.
Ju uroj frymezim te pashtershem si dhe suksese ne te ardhmen.
Shiqova intervisten tuaj ne youtube "SPECIALE PROFIL EDMOND SHALLVARI "
Cdo pergjigje e jotja nje thesar me ar, komplimenet.<3
- - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
Agim Metbala" ♥
Korçarçe
Koha e hoqi mësallën
Astragaçin dhe okllainë diku i la
Petët mbetën pa u tharrë
Dielli më fuqi nuku ka.
Amvisat korçare s’heqin dorë
Zjarrin ndezin bubulak
Brumin e kthejnë petëhollë
Petkat vjeshtojnë në çast.
@Edmond Shallvari
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Ahmet Zogut
Aty ku Hadi të kishte më parë
Më parë kur ne ishim mes Hadit
Me një ndryshim, ne ishim të gjallë
Të gjallët engjëj të Satanait
Zbrite mbretërisë skelet të shqiptarit.
@Edmond Shallvari
Selanik, 17 nëntor 2012
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Krijoni Kontakt