Close
Faqja 34 prej 38 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 331 deri 340 prej 373
  1. #331
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Aparenca ime dhe ...

    E vesha veten me aparencën e duhur, pasi pa këtë aparencë mes njerëzve, bëhesh krejt i papërfillshëm. Edhe pse me qindra apo mijra herë zgjedh vetë apo ma zgjedh ustai rrobaqepës copën e aparencës, edhe pse me qindra apo mijra herë merr masën e trupit, pa lënë lartësi, gjerësi e perimetër pa matur, prapë se prapë asnjëherë, mo po as vetëm një herë, nuk e kam ndjerë veten të qetë e të lirshëm brenda saj. Diku do më shtrëngojë më shumë, diku më rrudhosur do më rrijë, duke më shfaqur, herë të dobët dhe herë të ngjallur, herë të deformuar dhe qesharak, herë të shëmtuar dhe karagjoz. Por, pavarësisht nga kjo mospërputhje e kostumit aparent me formësinë e qenies sime, për opinionin jam një normal i pranueshëm, shumë më tepër se i shfaqur para tij, me të vetmen veshje timen, atë të shpirtit.
    Po këpucët?
    Ato i mbuloj me gjatësinë e pantallonave, për të mos rënë në sy të opinionistëve. Janë te vetmet veshje në masën e këmbës, që më ndihmojnë në ecjen më normale e origjinale të vetes sime. Të formuara me materialin më special njerëzor, lëkurën time, me lidhëset më magjike, venat gjakore të trupit tim, fjonguar në formën e zemrës sime.
    Thjesht, vishem zbathur.

    @E Sh
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #332
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Më lodhe, sinqerisht

    Pata aq fuqi, sa ta xhvesha të parën veshje
    Kujtova se më pas, të tjera më nuk kishe
    Më pas, ah unë i gjori, nuk po e njihja veten
    Ndaj shqyeva pas veshjes, edhe lëkurën time.

    Ashtu i palëkurshëm, u shfaqa para teje
    Për të të thënë, që ja, ky jam origjinali
    Po ti, o mik i dashur, sa mban lëkurës veshje?
    Se hiq e hiq me rradhë, e prapë mbete i pari.

    I pari i aparencës, i fundit i vetvetes
    Më lodhe sinqerisht, pafundësisë së veshjes.

    @E Sh
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #333
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690


    Dy skajesh të kohës sime

    I vogël jetoja me kohën e së ardhmes
    Me kohën e së shkuarës, i rritur jetoj
    Në një farë kuptimi i takoj të dy skajet
    Në tjetër farë kuptimi, dy skajet i largoj.

    Kjo ndodh një ndjesie vërtet nostalgjike
    Ku kthimit në kohë vogëlushin e ndjek
    Mbase për t'ju larguar afrimit të ikjes
    Ku përtej dy skajesh nuk je ekzistent.

    Përtej dy skajesh të kohës së çuditshme
    Ku pasjeta takohet me të paralindjes.

    @E Sh
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #334
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690


    Ndaj i flas sa herë Zotit krejt ndryshe

    Nuk jam besimtar si besimtarët
    As ateist nuk jam si ateistët
    Ç'kanë fituar nga besimi të parët?
    Ç'kanë humbur nga mosbesimi të dytët?

    Të dy palët kane prerë e kanë vrarë
    Janë prerë dhe janë vrarë të dy palët
    Njeri-tjetrin kanë djegur të gjallë
    Duke shtuar më shumë mëkatarët.

    Ndaj i flas sa herë Zotit krejt ndryshe
    Krejt ndryshe nga bijtë e tij mëkatarë
    Të ndalojë maskaradën plot lutje
    Dhe mashtrimin për ferr dhe parajsë.

    Të na thotë të vërtetën e madhe
    Si mos çmendet më shum' bota nga hallet.

    @E Sh
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #335
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Melodia e parë

    Melodia e parë ka qenë rënkimi
    Rënkimi nga qejfi, nga dhimbja
    Dalë nga orkestra e shpirtit
    Nga të gjitha veglat e pashpikura.

    Aty ishte daullja e dhimbjes
    Fyelli joshës, aty ishte
    Pianoja e çdo simfonie
    Violina e ndjesive magjike.

    Nga ooh-et dhe aaah-et e dala
    Nga dhimbja, nga qejfi, nga frika
    U lindën notat e para
    Kënduar nga Orfeu dhe lira.

    Kanë mbetur dhe kështu do të mbeten
    Rënkimet e shpirtit njerëzor
    Buruar prej asaj orkestre
    Që dhimbja dhe qejfi krijojn'.

    @E Sh
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #336
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Njeriun e munguar

    Nuk më trishton një korb me klithmën qaramane
    As një pëllumb s'më jep, aq paqe sa do shpirti
    Nuk më tmerron një ujk, uritur nëpër male
    As më bezdis mushkonja, që gjakun tim e thithi.

    Të gjitha, mo të gjitha, krijesat e kësaj bote
    Jetuar si në tokë, në qiell apo në det
    Më kot jemi munduar figurash metafore
    T'i bëjmë ca shenjtore dhe ca të tjera, dreq.

    Të gjitha, mo të gjitha, krijesat përveç njerëzve
    Nuk i kanë bërë njeriut, ç'ka bërë ai ndaj tyre
    Më kot, oh sa koti, i ndajmë sipas qejfeve
    Apo sipas frikës, në qenie jashtë natyre.

    Të gjitha, mo të gjitha, brenda natyrës janë
    Përveç, ah, pse përveç, krijesës më të zgjuar?
    Si mundet, oh, si mundet, të ndodhë kjo gjë vallë?
    Akoma kjo krijesë, mos jetë njerëzuar?

    Mes saj kaq i trishtuar, i lumtur prapë mes saj
    Njeriun e munguar, jetoj, e qesh, e qaj.

    @E Sh
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #337
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kërkoj ujë, ujë burimesh

    Kërkoj ujë, ujë burimesh
    Qoftë nga fusha, qoftë nga mali
    Ujë natyre, virgjërie
    Tokës Zoti siç ia fali.

    Nuk mbaj ment, që kur s'kam gjetur
    Sa dhe shijen kam harruar
    Tash burimet kanë mbetur
    Sisë nëne e shteruar.

    Mos po ndodh si në përralla
    Në përralla me kuçedër?
    Gjithë burimet janë te tharra
    Presin trimin e legjendës.

    Nuk po duket asnjë trim
    Paska qenë një i vetëm
    Ndaj kuçedra ujin pi
    Bashkë me ujin dhe legjendën.

    Nëm, o Zot, një pikë ujë
    Loti i syrit, ndal mbi buzë.

    @E Sh
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  8. #338
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690


    Kush bën vatanë, ...

    Ja dhe një muaj, ja dhe një muaj
    Pas 100 vjet, në dhe të huaj
    Se dheu im, dhe i uruar
    Nga dhjeramanët është dhjeruar.

    Kështu ka qenë para një shekulli
    Mos shkoj më thellë, mjafton dhe kaq
    I gjallë një popull, lodhet së vdekuri
    Të vdekurit lodhur, qysh në të gjall.

    Ja dhe një muaj, ja dhe një muaj
    Ju gjokserënët, gjoksegropuar
    Kalit rëngallë, rëngallë kaluar
    Mbi dheun tim, bajgash bajguar.

    Kështu më parë, kështu dhe sot
    Kush bën vatanë, kush bëhet Zot!

    @E Sh
    Selanik, 1 Tetor 2012
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #339
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Postime
    689
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin


    Kush bën vatanë, ...

    Ja dhe një muaj, ja dhe një muaj
    Pas 100 vjet, në dhe të huaj
    Se dheu im, dhe i uruar
    Nga dhjeramanët është dhjeruar.

    Kështu ka qenë para një shekulli
    Mos shkoj më thellë, mjafton dhe kaq
    I gjallë një popull, lodhet së vdekuri
    Të vdekurit lodhur, qysh në të gjall.

    Ja dhe një muaj, ja dhe një muaj
    Ju gjokserënët, gjoksegropuar
    Kalit rëngallë, rëngallë kaluar
    Mbi dheun tim, bajgash bajguar.

    Kështu më parë, kështu dhe sot
    Kush bën vatanë, kush bëhet Zot!

    @E Sh
    Selanik, 1 Tetor 2012
    Te lumet penda i nderuar Mondishall!
    Keto vargje mund ti kuptoje vetum ai/ajo qe e njefe kete plage...
    Mergimi, plage e pa sheruar mijevjeqare!
    Mergimi eshte ky qe nuk i dihet Denimi?!

  10. #340
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te falenderoj, mike Iliriana, per mesazhin e ngrohte. Pershendetjen e vazhdoj me vargje...

    Për ne është krijuar kjo botë

    Nuk ka asgjë të ndaluar
    Nga çka shijon trupi dhe shpirti
    Për ne, veç për ne është krijuar
    Qysh çastin kur dolëm nga hiçi.

    Më pas, ah më pas, ne ish hiçët
    Në të mirë e të ligë botën ndamë
    Të mirës i ngjitëm të ligën
    Të ligën, për të mirë e lamë.

    E liga u bë më e ligë
    E mira më e ligë u bë
    Kështu dhe bëjmë historinë
    Historinë e bërë me asgjë.

    Nervoze kjo botë e privuar
    Nga shijet, nga ndjenjat, dëshirat
    E liga vazhdon kurvëruar
    Të çvirgjërojë bordellës të mirat.

    Nuk di ç'ka kjo botë të lejuar
    Veç di ç'ka për ne të ndaluar.

    @E Sh
    Selanik, 8 tetor 2012
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 34 prej 38 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •