Kjo luftë ekzistence
Ulur natyrës në çast ndodh diçka
Më shumë se diçkaja, një tjetër ngacmim
Diku kruaj trupin e del një fulltak
Shoh një mushkonjë, tek ik me nxitim.
Nënqesh me vete për atë mushkonjë
Që kurrë s'e ndjej para pickimit
Ajo gjakun tim, e thith e shijon
Pa pikën e frikës së ndëshkimit.
Diçkaja që ndodh nuk është me kaq
Mbi mua një dallëndyshe, mushkonjën e kap.
Kjo luftë ekzistence e qenies së gjallë
Kaq afër me jetën, me vdekjen kaq pranë.
Krijoni Kontakt