Close
Faqja 28 prej 38 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 373
  1. #271
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Takohemi, o Zot, në fund të apokalipsit

    Tani e kam rradhën unë, të vazhdoj krijimin tënd, o Zot
    Më shumë se Ty sot vuaj, gozhdimin e birit tënd
    Prandaj nuk kam ndërmënd, të dytë të kryqëzoj
    Por botën e kryqëzuar ta çkryqëzoj kam ndërmënd.

    Mos u bëj kaq kurioz, se si do ndodhë kjo thagmë
    Mbi dy mijë vjet më le, kurioz të dëshpëruar
    Një fjalë e urtë thotë, sapun për djathë mos hamë
    Po dhe sapun të deshim, ka kohë që ka mbaruar.

    Shikoj që frikë paske, të na dërgosh prapë birin
    Çuditem sinqerisht, si mund të kesh kaq frikë
    U lodhëm sinqerisht, së luturi për Krishtin
    Kaq shumë kurban u dashka, të bëjmë për Perëndinë?

    Prandaj po vazhdoj unë, krijimin e krijimit
    Nuk jam i vetëm jo, s'na duhet më një emër
    Takohemi, o Zot, në fund të apokalipsit
    Mbase mëson nga ne, më shumë se ç'ditke vetë.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #272
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Pak profeci

    Çfardo që të ndodhë nesër e unë mos e di
    Nga unë do jetë më pak e paditur
    Pothuajse të gjithë mund të bëjmë pak profeci
    Që sot, që kët' çast, për të nesërmen e pritur.

    Nga çasti i zgjimit(gëzoju këtij çasti)
    Nga kafja e mesme, e ëmbël apo pa sheqer
    Nga nxitimi për punë se ikën urbani
    Nga kthimi pas pune i pasdites si dje.

    Nga zënka e vogël për ca xhelozi
    Pastaj nga afrimi përkëdhelës e falës
    Një skenë intime për ca dashuri
    Një ikje për gjumë ëndrrave të natës.

    Nëse nesër s'do shkosh të prishësh ca pare
    Profecia do ndodhë në kohën e ardhme.

    Ah se harrova për ngjarjet në botë
    Mos e çmend veten më shumë, o Edmond!

    Selanik, 23 janar 2012

    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #273
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Nga barku i mëmës

    Shikoj botën nga barku i mëmës
    Dhe strukem embrionit tim
    Largoje, o Zot, muajin e nëntë
    Ose kthemë në grimcë pa kthim!

    Pse mos jetë bota si bota ime
    Ja, kështu si ky bark?
    Ku frymë e mëmës është frymë Perëndie
    Dhe gjaku i vërtetë si gjak.

    Pse të mos lindem me qeshjen pas qarjes
    Por qaj të qarën e parë?
    Nuk kisha borxh në çastin e ardhjes
    Pse jetën në borxhe ma ndanë?

    Nga barku i mëmës me ankth e shtyj kohën
    Me ankth pres muajin e nëntë
    Ktheje, o Zot, në mama gjithë botën
    Të lindemi njerëz të shënjtë!

    Selanik, 6 shkurt 2012
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #274
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    I përjashtuari

    Tani bota ndodhet në përmbytjen e vërtetë biblike
    Ngatërrimi është thjesht në kronologjia e shkrimit
    Varka e Noes në fakt ishte kruazierë e kohëve antike
    Dhe Noeja vetë, i pari kapiten i lundrimit.

    Tani të gjithëve, anija - glob na ka mbledhur
    S'ka më të zgjedhur, sipas porosisë së Perëndisë
    Në fund të fundit, kush pa mëkatuar paska mbetur?
    E në ka mbetur një, do jetë përjashtim i njerëzisë.

    Nxirreni jashtë nga varka të vetmin përjashtim!
    Nuk shikoni sa stonon mes botës mëkatare?
    Dhe në qofsha unë i tillë, nuk kërkoj mëshirim
    Sepse do jem më keq, i vdekuri mes të gjallëve.

    Rrofshin pra të gjallët, të vetmit mëkatarë!
    Rroftë kjo përmbytje, ku asnjë nuk mbytet!
    Se të gjithë janë Noe, kapitenë të parë
    Vetëm unë fatkeqi, përjashtim mes tyre.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #275
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Whitney Houston

    Mos u xhelozo, e dashura ime, këtë rradhë
    Këtë rradhë vargu im është përtej xhelozisë
    Eshtë adhurim, që në jetë më ndodh shumë rrallë
    E s'mund t'ja mbaj të fshehtë, as shpirtit, as poezisë.

    Më dhembi, e dashur, më dhembi një ikje
    Një ikje pa kthim e një zëri hyjnor
    Mbase Zoti vetë diku i bën pritje
    Aty ku përjetshëm pritja vazhdon.

    A mund t'ja prishte Zotit ftesën e rrallë?
    Kush këtë fat nga Zoti e gëzon?
    Duhej të ikte, për të mbetur i gjallë
    I magjishmi zë, Whitney Houston.

    Selanik, 12 shkurt 2012
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #276
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Ju lumte Z.Mondi,Vertet kishte nje ze hunjore.
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  7. #277
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te pershendes Xhenet...

    Nëse do në shpirt më lehtë të ndjehesh

    Nëse do në shpirt më lehtë të ndjehesh
    Nga hallet e jetës të largohesh sadopak
    Të lindur sot mendoje vetveten
    Dhe veten mendoje si të lindur me fat.

    Pra akoma nuk di se ç'domethënë hall
    Se ç'domethënë vuajtje, s'ke provuar akoma
    S'ke idenë e të pasurit, më shumë a më pak
    Dhe pse përball' teje, e ndryshme është bota.

    Nuk di akoma ç'është e mira, e keqja
    Nga lajmet e tmerrshme, asgjë nuk merr vesh
    Shikon e dëgjon një botë si vetja
    Më shumë se Eva(Adami), në të sajin(tijin) Eden.

    Në çastin kur tej vetes do dalësh një ditë
    Mos u habit, toruan mos e humb
    Mendo atë çast, që si ty janë të gjithë
    Në s'janë atë çast, si ty do jenë në fund.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  8. #278
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kënaqju vetes tënde...

    Mos vajto më, për shoqërinë e humbur
    Nuk ishe Krisht mes saj, ajo shenjtore s'ish
    Kujto që edhe Krishtin, e tradhtoi një e puthur
    Dhe pse shok s'pate Judën, sepse nuk ishe Krisht.

    Më mirë pra të shfaqej, një Judë në mes shokësh
    Se Ti të kryqëzoheshe, nga Juda - shoqëri
    Por jo, ata nuk kanë, atë që kanë shenjtorët
    Sepse as Ti nuk ke, atë që ka një Krisht.

    Mos prit të ndodhë pendimi, falje kurrë mos prit
    Nga shoqëria tënde, pa frymë shenjtërie
    Të thashë e ta them, mes saj nuk ishe Krisht
    Kënaqju vetes tënde, që Judë mes saj nuk ishe.

    Selanik, 22 shkurt 2012
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #279
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ti thua je i lirë

    Ti thua je i lirë, mes robërisë së jetës
    Sepse kështu të thonë robëruesit e saj
    I lirë je vërtet, të qash edhe të qeshësh
    Pa ditur se më shumë, i lirë je të qash.

    Sepse i lirë je, të hysh botës së qejfit
    Mjafton me firmën tënde, ca karta të nënshkruash
    Ashtu kujton se ngjitesh, aty ku ngjiten mbretërit
    Pa ditur, o i gjorë, se robërisht do vuash.

    I lirë je posi, të shkosh botës përreth
    Zhyl Verni të ka bërë gati një balon
    Anijen ku të zhytesh, 20 mijë lega nën det
    Pastaj të hash e pish, në ishullin misterioz.

    Oh, sa i lirë je, a do të vesh në Hënë?
    Gati i ka Nasa anijet turistike
    Më shumë se vetja e saj, liria të ka dhënë
    Aq sa ty të lutet, ta mbash pranë vetes mike.

    Çfarë thua, pa thirrë, se nuk të dëgjoj qartë?
    Nuk ke aq lekë në xhep, qiranë të paguash
    Dhe këstin e kredisë, që paske marë në bankë?
    Oh, pse m'i bën të qajnë dhe vargjet që po shkruaj?

    I lirë jam edhe unë, më shumë se vetë liria
    Ndaj për lirinë time, e lirë qan poezia.

    Selanik, 22 shkurt 2012
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #280
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Botë paralele apo kryqëzim botësh?

    Botë paralele apo kryqëzim botësh?
    Ku e qeshura në çast, kthehet në pikë lotësh
    Ku gëzimi i madh, kthehet në dhimbje shpirti
    Ku ngjitja lart të rrokullis si gur Sizifi.

    Ku ëndrra e bukur kthehet në ëndërr tmerri
    Ku imazhi i parajsës shndrohet në imazh ferri
    Ku lindja e diellit e perëndon atë pa lindur
    Ku nisja e jetës arrin fundin papritur.

    Ku vargu më varet çengelit të antimuzës
    Ku shëmtia e shëmtuar i mburret të bukurës
    Ku unë i them vetes, në dreq vafsh dhe ti!
    Ku vetja ma kthen, më mirë dreq se njeri!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 28 prej 38 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •