Close
Faqja 27 prej 38 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 373
  1. #261
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Unë dhe viti

    Po e çel me pak wiski
    Argëtimin e shpirtit
    Bashkë me mua dhe viti
    Dehet nostalgjimit.

    Me një ndryshim ama
    Nga e imja nostalgji
    E tija lot nuk ka
    E imja si burim.



    Jetojmë dy botë

    Me këmbë në tokë
    E shpirt në qiell
    Jetojmë dy botë
    Në një univers.

    Ooh, sa të afërta
    Të largëta, ooh!
    Ooh, sa të mangëta
    Të tepërta? Jooo!

    Selanik, 31 dhjetor 2011
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Imagjinoj vetvrasjen, në skenën e një theatri.
    Mbi trupin pa jetë, monologun e shkruar:
    -Kjo ishte drama, komedia dhe tragjedia e jetës sime.
    Duartrokitjet frenetike të spektatorëve,
    rëndojnë më shumë dheun mbi mua.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #263
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nëse një Zot na ka krijuar

    Dëgjomëni,
    qoftë dhe me mospërfillje,
    qoftë dhe me padurimin tuaj
    vetëm një minutë.
    Më pas vazhdoni minutat tuaja,
    të përfillshme, të durueshme,
    sikur mos ekzistoja unë.

    Nëse një Zot na ka krijuar
    Diçka tjetër krijoi para nesh
    Efalimët nga materie formuar
    Dhe engjëjt e padukshëm në qiell.

    S'kemi faj, që nga engjëjt si engjëj
    Kundër Zotit doli një Samael
    Ligësitë e tij as në ëndërr
    Mbase s'i kish' parë as Zoti vet'.

    Mos vallë për Lilithin kemi faj
    Putanën më të madhe femërore?
    Që u q. dhe nga bijt' e saj u mbars
    Duke lindur demonët e kësaj toke?

    Ç'është Eva e gjorë para saj?
    Para bijve të saj', Adami ç'është?
    Nëse molla e kafshur është mëkat
    Zoti vet' më parë mollën paska ngrënë.

    * * *
    P.s:
    - Samael-engjëlli që u pavarësua nga Zoti dhe engjëjt e tjerë, bashkë me një të dhjetën e engjëjve, duke u kthyer në simbol të së keqes demoniake.
    - Efalim-krijesat e para me trup të dukshëm, që Zoti krijoi bashkë me engjëjt e padukshëm.
    - Lilith-Femra e parë njerëzore(krijuar njëlloj si Adami e jo si Eva), që u dëbua nga parajsa se deshte të vriste Adamin. Në Tokë, kur zbriten Efalimët, me njerin prej tyre jetoi dhjetë vjet, lindi qindra e mijra fëmijë me të dhe në vazhdim me bijtë e saj dhe bijtë e bijve. Të lindurit ishin krijesat e tmerrshme demoniake të tokës, me trup njeriu e kokë kafshësh të ndryshme.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Theatri i jetës (1)

    Perëndimi ra si perdja e një skene
    Shfaqja e ditës mbaroi
    Aktorët ndrojnë vendin me spektatorët,
    për shfaqjen e re të natës.
    Me një ndryshim mes tyre,
    mes vetes me një ndryshim.
    Pa makjazhin maskues të fytyrës,
    në ëndërrim.



    Theatri i jetës (2)

    Dielli po lind si prozhektor në skenën e jetës
    Njerëzit - aktorë të alarmuar,
    nxitojnë për makjazhin e rolit.
    Më kot e venë veten në mundim
    Ai qenka i njëjtë,
    me origjinalitetin e fytyrës në zgjim.

    Selanik, janar 2012
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Dy Mondët e mi

    Ti s'del dot prej meje, dytësia ime
    As unë prej teje, nuk mundem dot të dal
    Të krijuar nga njeri-tjetri, jemi qysh në lindje
    Dhe kështu të krijuar, të dy do vdesim bashk'.

    Kjo krijesë e mundimshme e vetqënies dyzuese
    Ngjizur lëngje spermash penisiane e mitrore
    Rritur lëngje kurvash sistemesh vetmohuese
    Plakur pikla lëngjesh të tharra trurore.

    Pa më thuaj, o Zot, në gjyqin e madh,
    cilin nga dy Mondët do quash mëkatar?
    Atë që nga ty mori, as më shumë e as më pak
    Apo atë që gjithë jetën, t'u përkul dhe t'u fal?

    Selanik, janar 2012
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mbi tokë janë Nefelimët

    Mbi tokë janë Nefelimët
    Kostumosur, gravatosur
    Mes leshrave brirët
    Fshehur, krehosur.

    Poshtë lëkurës
    Shpirti demon
    Sipër fytyrës
    Engjëj, shenjtor.

    Kthyer në hije
    Natës e ditës
    Në letra kredie
    Majë politikës.

    Nefelimë demokratë
    Socialistë Nefelimë
    Njerëzve të ngratë
    Gjakun ju pinë.

    Kështu na ushqejnë
    I ushqejmë kështu
    Demonët e vjetër
    Të rinjtë gjithashtu.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Prej gjoje...

    Oh sa lehtë është që të jetosh prej gjoje
    Më lehtë dhe se vetë lehtësia
    Universin krijon lehtë një fjalë goje
    Aq prej gjoje, sa çuditet Perëndia.

    Aq prej gjoje mund të bëhesh i pabërë
    I paqënë aq prej gjoje qënësohesh
    Dhe prej gjoje e bën zap një botë të tërë
    Dhe prej gjoje s'ësht' çudi të shenjtërohesh.

    Dhe kështu i shenjtëruar të vazhdosh
    Aq prej gjoje të trullosësh njerëzinë
    Vetes tënde aq prej gjoje t'i besosh
    Sa të marë e vërteta arratinë.

    Oh sa lehtë është prej gjoje që të vdesësh
    Më lehtë dhe se vetë lehtësia
    Dhe prej gjoje prapë i gjallë mund të mbesësh
    Aq i gjallë sa prej gjoje mbetet hija.

    Selanik, 13 janar 2012
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ky dimër

    Dimri dembeloset Selanikut
    Selaniku e pranon se s'ka ç't'i bëjë
    Korçës sime të shikoni se çbën dimri
    Ku një orë sy në gjumë nuk ka vënë.

    Prodhimtar e kthehu prapa, ky korçari
    Ky korçari dimëror me emrin Dimër
    Edhe shpirtrat e të vdekurve seç i zbardhi
    Edhe mua sot më zbardhi fëmininë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #269
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Më dolën borxhit, ç'të them!?

    Më dolën borxhit, ç'të them!?
    Po pse merrte vesh koka ime
    Sot patjetër do isha deputet
    Mbase ministër ministrie.

    Ku ta dish, aman, se ç'do isha
    Mbase me Berishën në një krah
    Mbase në një krah me socialista
    Gjoja socialista, aman!

    Ku ta dish, aman, se ç'do kisha
    As ëndrra s'do qasej sadopak
    E ç'është e Ilir Metës vila?
    Vila ime do t'i hipte më lart.

    Le pastaj ato tokat pran' detit
    Ato pyjet e Dardhës mbi mal
    As fantazitë e famshme të Zhyl Vernit
    Nuk do mundnin t'i arrin kaq lart.

    Si t'u mbyll ajo gojë, ore Mondi!?
    Me një Po do të ishe, eh, ç'do ishe!
    Po ti kokë mushke mbete si qëmoti
    Dhe me leshtë e një Marksi u cfilite!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #270
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Apokalipsi tjetër

    Qiellit fluturojnë krahë pa zogj
    Këmbë pa trupa njerëzish tokës ecin
    I vetmi në zvarritje është gjarpëri i plot'
    Mijravjeçari gjarpër i parajsës e ferrit.

    Nga asgjëja shikoj tmerr metamorfoze
    Mbi këmbët njerëzore, trupa gjarpërinjsh
    Trupa gjarpërinjsh mes krahëve të zogjve
    Zoti ruan birin nga një tjetër kryqëzim.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 27 prej 38 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •