Close
Faqja 25 prej 38 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 373
  1. #241
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    AntiSizif

    Oh sa më nevrikos, i përkuluri Sizif!
    Çudi, Perënditë s'paskan hiç nerva
    Durohet rrëzimi i ringjitjes përjetësisht!?
    Durohet përjetësisht mbi shpinë gurvdekja!?

    Nuk të mëshiroj, o Sizif i mjerë
    Se guri i mundimit, të ka kthyer në shpirtgur
    As për krahasim s'dua të të kem asnjëherë
    Sepse gurin tim e rrokullis vetë në fund.

    Selanik, 3 dhjetor 2011
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #242
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Shpirtfëmija ime

    Jam, e di që jam, brenda fëminisë sime
    Eshtë, e di që është, brenda meje fëminia
    E dimë, të dy e dimë, që jemi në një ngjizje
    E rrit, më zvogëlon, qysh çastit kur un' linda.

    Kështu, vetëm kështu, ka kuptim jeta ime
    Ndryshe, s'ka më ndryshe, një tjetër kuptim
    E di, vërtet e di, që kam dhe shpirt fëmije
    E ndjej, vërtet e ndjej, tek bijtë këtë shpirt.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #243
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Pluhur ngado

    Pluhur ngado
    Ngado mjegullnajë
    Pluhur mjegullnaje
    Mjegullnajë pluhuri.

    Megjithatë shikoj
    Përtej mospamjes
    Ec, nxitoj, vrapoj
    Për të mos mbetur parafundit.

    Mjafton të mos shndrohem
    Në pluhur të pluhurit.

    Selanik, 5 dhjetor 2011
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #244
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690


    Foli vetvetes prej teje mos dalë
    Dëgjoje vetveten mos dalësh prej saj
    E vetmja ego që s'të le në baltë
    Të tjerët dëgjoji pa egon më pas.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nëse vargu më s'më mban

    Sa jam unë në një varg
    Aq dhe është vargu në mua
    Sa më do mua çdo çast
    Unë më shumë çdo çast e dua.

    Sa jam unë ky që jam
    Ai që s'jam nuk do jem kurrë
    Nëse vargu më s'më mban
    Mos e paça veten unë!

    Selanik, 8 dhjetor 2011
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #246
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690


    Në barkun e Olimpit

    Mos më vish me pelerinën e natës tënde, Selanik
    E kotë tani është dhe ëndrra me ballo maskash
    I kotë dhe imazhi, që mes saj më bënte princ
    Apo pak Aristotel, mes netëve dikur të bardha.

    Olimpi s'duket më, më s'duken perënditë
    Aty ku mijra vjet u fsheh apokalipsi
    I dehur, i harlisur nga verërat dhe orgjitë
    Ky kalë i vjetër Troje, në barkun e Olimpit.


    Selanik, 9 dhjetor 2011
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #247
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Liria e kuajve

    Ja kështu, liria jonë gjithmonë kalëron
    Herë duke mbajtur mbi supe lirinë tuaj, o njerëz
    Herë kënaqësinë e vetvetes mbartur
    Me një ndryshim të vogël në madhësi
    Të madh në vogëlsi
    Që vetëm goja, gjuha e shpirti tonë, e di.

    Selanik, 11 dhjetor 2011
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  8. #248
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Fillimfundjava

    E djeshme mbeti fundjava
    Sot e ardhmja fundjavë, nis prologun e saj
    Sa shpejt fundjavët lemë prapa
    Sa shpejt dhe ato, na lenë ne pas.

    Jemi drejt fundit e njëkohësisht drejt fillimit
    Në mes të së shkuarës dhe të së ardhmes
    S'arrijmë t'i vemë pikën në çdo prag urimit
    Që shtohet e shtohet drejt pikës pa pragjet.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #249
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Kam shkruar për poezinë tënde Mondi dhe sigurisht që më pëlqen shumë.
    Urime miku im!

  10. #250
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Respekt e falenderim per ty miku im Beso.

    Mblidh veten sa më parë, Selanik!

    Kjo inerci e jetës po më çmend
    Kjo ironi e jetës po më tall
    Ky Selanik i shpresës po më vdes
    Ky Selanik i ëndrrës po më ngjall.

    Mos vallë mësysh të mora Selanik?
    Mos vallë nga përkëdheljet u llastove?
    Mos vallë ka zbritur Djalli mbi Olimp
    Dhe perëndit' i kthehu shërbëtore?

    Mblidh veten sa më parë, Selanik
    S'na duhet një i dytë Titanik!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 25 prej 38 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •