Mjafton dhe Një
S'më duhet kurrë sasia
Në miqësi për numur
Ku rrënjë hipokrizia
Mbin shpirtra të përkulur.
Sasia kurrë s'më duhet
Nëpër lëvdata kote
Ku e vërteta zhduket
Si boshësia boshe.
S'më josh ajo sasi
Mbushur me skarcitete
Nga njerëz të pashpirt
Që tjetërsojnë veten.
Sasinë e përçmoj
Kur merr formën e turmës
Dhe Një Njeri mjafton
Në jetë mos ndjehem humbës.
Selanik, nëntor 2011
Krijoni Kontakt