Close
Faqja 22 prej 38 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 373
  1. #211
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Barktruri – trubarku

    Truri ka zbritur në bark
    Apo barku në tru është ngjitur?
    Kaq afër njeri-tjetrit e kaq larg
    Kjo kohë njëlloj i ka ngjizur.

    Takoj një pretendent me shumë tru
    Përqafimi pengohet mes barqesh
    -Këtu o vlla asht jeta, këtu
    Më thotë dhe me jetën time tallet.

    -Të rroftë diploma që ke
    Ike nga sytë këmbët
    Shikomë mua njëher’
    S’më mjaftojnë të ha, as dhëmbët.

    Vazhdo në punët e grekut
    Fito sa për ditën e djeshme
    Këtu asht parajsa e lekut
    Dhe qejfi i ditës së nesërme.

    Vazhdon trushumti të mburret
    Mua sytë më erren një çast
    Fjalët si të vjella më sulen
    Nga truri i kthyer në bark.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #212
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Një e shkuar përrallë

    Si thua o Ferr, bëjmë një marrëveshje?
    Unë shpirtin të ta jap, ti më jep antishpirtin
    Të provoj dhe unë njëherë kësaj jete
    Se si e mira ndjek pas gjithmon’ të ligun.

    Si thua, do ma thuash të vërtetën, moj Parajsë
    Beson vërtet që Parajsë je?
    Apo dhe ty si mua të rrëfyen një përrallë
    Dhe ti me të u rrite, si të ish’ e vërtet?

    Unë përrallën tënde hiç s’e mbaj ment
    Sa inat më vjen që pak nuk të ngjaj
    Ta largoja qoftë dhe në ëndërr atë Ferr
    Që s’qenka si ty, një e shkuar përrall’.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #213
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Shqipëri, 1990!

    Asgjë s’u fillua së mbari
    Veç dëshirës së virgjër.
    Më pas dhe ajo
    Përdhunshëm do çvirgjërohej
    Epsheve të trupave të babëzitur
    Për shtesa dhjamrash të munguar
    Që simbiozën më absurde do krijonin
    Mes vitheve dhe gejkolltukëve.
    Aty ku pushteti homoseksual
    Vetmbarset e vetpjell
    Monstrat hibride të orgazmave
    Të maniakëve për pushtet.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #214
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Vepërfjala-Fjalëvepra

    E di që me vepër tejkaloj dhe fjalën
    Veprën me fjalë, e di që tejkaloj
    As njerën, as tjetrën, s’preferoj të parën
    Por as të dytën, asnjerën s’preferoj.

    Sa herë lind fjala dhe vepra dështon
    Sa herë dështon fjala, kur vepra lind
    Oh sa do desha të lindin njëlloj
    Njëlloj të dyja, në trup e në shpirt!

    Të gjej në fjala, veprën e pabërë
    Fjalën e pathënë, në vepra të gjej
    Dhe kur të dyja t’i ndjej bashk’ në ëndërr
    Në zgjim të dyja, prapë bashkë t’i ndjej.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #215
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Veç aty...

    Edhe çfarë se je i vrenjtur
    Edhe çfarë se mund të qash
    Ti o qiell prapë më ke mbetur
    Hapësirë që nxe gjithçka.

    Nxe çdo hall e çdo gëzim
    Më tepron dhe për më tej
    Për më tej ku shpirti im
    Shpirtin qiellor e gjen.

    Veç aty nuk ka më halle
    Vrenjtësirë jo nuk ka
    Prej aty botën mjerane
    E shikoj si për gjynah.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #216
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Zoti vetë në kompozim

    Cila grimcë e universit
    E përmban këtë magji
    Pentagramesh të solfexhit
    Të krijojë melodi?

    Melodinë e një shpirti
    Që dhe Zotin e mahnit
    Mos vallë grimca Zotin lindi
    Apo Zoti është muzik'?

    Jo nuk ka si të jet' ndryshe
    Ndryshe jetë s'do të kish'
    Pentagram qielli me yje
    Zoti vetë në kompozim.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #217
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Unë dhe bota

    Unë dhe bota i përkëdhelemi njeri-tjetrit
    Çuditërisht deri në sharje banale
    Pastaj ndezim çibukun e kohës si të vjetrit
    Dhe tymosim qiejt e imazheve.

    Ç'na ze një kollë që trondit universin
    Aq sa i trembur shfaqet dhe Zoti
    Unë dhe bota si të çmendur qeshim
    Sa prej vërteti, aq dhe kot së koti.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  8. #218
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ka dhe më keq!?

    O thënie e relativitetit fatal
    Ku absolutja shpirtin e gryen
    Shsht, se më keq se ty ka
    Dhe të keqen tënde e fyen!

    Pra rro me të keqen e të mirës
    Se paska të mirë më të keqe
    Miliona e miliona kështu ikën
    Me ngushëllimin fatal të vetes.

    Ka dhe më keq? S'e di!
    Nëse ka, jam Unë edhe Ti!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #219
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    E vetmja gjurmë...

    Fundkëmbët e mia, më të palodhshmet e trupit
    Të ishte veç pesha e tij, ju mbi tokë do më fluturonit
    Dhe tokës do më ecnit me peshën e puplës.
    Më falni fundkëmbët e mia, që ju kam munduar kaq shumë
    Duke shtuar mbi ju barbarisht, rëndesën e shpirtit të butë.

    Fundkëmbët e mia, fillimshpirti im
    E vetmja gjurmë e mbetur e egoizmit anonim.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #220
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Askush s'më ka mbajtur mbi shpinë, veç gjyshes e mallit
    Gjyshja u përkul me vitet, për të më ngritur mua në jetë
    Malli më përkuli mua, për të puthur pafundësisht dheun e tokës së shenjtë.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 22 prej 38 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •