Përshëndetje Mondi!
Urime për poezinë tënde!
E bukur, e ndjerë dhe thotë shumë.
Ku je, o Gjergj Elez Alia!?
Hej, ku je. o Gjergj Elez Alia
Balozi ta rrëmbeu motrën në mes të Tiranës
Nga barku i saj, ulërinte fëmija
Hipur kalit të metaltë, me shpirt të metaltë.
Embrion i jetës në metalin e vdekjes
Mitra e përgjakur qiellin gjakos
Balozi i zi me gjakun dehet
Balozi i zi, i ziu baloz!
Plaga e dhjetë, sa nëntë plagët e mara
Dhimbja e dhjetë, nëntë dhimbje kaluar
Balozi i zi ka dalë nga përralla
Ti akoma vazhdon përrallës së shkuar.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Vetkujtesë
Mos e mat ecjen me hapat e hedhur
Me hapat e pahedhur, largësinë mos e mat
Kur para teje shumë udhë ka mbetur
Kurse kohë, ah kohë, ka mbetur shumë pak!
Mos e mat moshën me kohën e ikur
Me kohën e pa ikur, ç’ka mbetur mos e mat
Mund edhe para një shekulli të kesh lindur
Dhe ti të ndjesh, lindvdekjen çdo çast.
Mos e mat mendjen me fjalët e thëna
Me fjalët e pathëna, heshtjen mos e mat
Shiko shpirtit tënd, çfarë bote mban brenda
Dhe botën shiko, çfarë nga shpirti tënd mban.
Selanik, qershor 2011
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
SkllaBujProPun
Skllav, Bujkrob, Proletar, Punëtor
Punëtor, Proletar, Bujkrob, Skllav
Më parë e më pas nuk më intereson
Sepse s’ka më parë e s’di ç’do ket’ më pas.
Para e pas Krishtit i njëjti zanat
Zanati i vjetër, para e pas Krishtit
Mjafton të kesh në trup ca takat
Deri takatin e fundit të shpirtit.
Themi e çthemi dhe nga e para prapë
Prapë nga e para, pa fundin e fillimit
SkllaBujProPun ngrysim e gdhim’ dit’ e natë
Përkthimin e vërtetë të Apokalipsit.
Selanik, korrik 2011
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
mondishall!!!!!!!!!!!!!!
TI JE DUKE KRIJUAR NE GJURMET E NJE GJENIALITETI!
TE UROJ ME ZEMER DHE SENQERISHT.
Miku im i dashur Agim, mbetesh i pari vleresues dashamires i krijimtarise sime qysh ne shfaqjen time te pare ne kete forum. Inkurajues, keshillues, kritik pa dorashka, edhe pse ne disa raste tej vleresues, por kjo nuk ka ndikuar e s'ndikon kurre keq per mua, perkundrazi, me ka bere me te pergjegjshem e kerkues ndaj vetes. Te pershendes mik, sic bej zakonisht, me vargje...
Murg e Zot i vetvetes
Tani jam murgu i vetvetes
Vetvetja tani, është murgu im
Trupit i murguar do të mbetem
Sepse s’më nxe dot, asnjë manastir.
Tani jam Zoti i vetvetes
Vetvetja tani, Zoti im është
Jetoj përtej të mirës dhe të keqes
Ashtu si në botën e asgjësë.
Tani në kët’ botë të përtejshme
Dashurinë e pakrijuar po krijoj
Unë murgu dhe Zoti i vetvetes
Po dhe ai pak njeri që mëkaton.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Ti nuk je murg...s'je i vetmuar!
Ti je Poet! Je UNIVERS!
Me vargun tend jam dashuruar.
Me zemër të uroj SUKSES!!!!
Dhe mos harro, ti Mik i vyer
Të vjerrsherosh, nuk asht mëkat!...
Si Llazar Gusho- Ti ke ushqyer
dhe shpirtin tim - gjithmon pa fat...
Të them "pa fat", se kurr nuk ngopem...
Jam i uritur - per Dashurinë!
Ti miku im po ma bën "gropën"........(lol)
Me Artin tënd! Me poezinë.
TE KAM SHUME XHAN!
I nderuar Mondishall !
Cdo krijim tuajin pothuajse e "perpij".
Por me "shijon" me shume neqoftese do te kisha ne dore botimet tuaja. Neqoftese keni botuar
poezite tuaja,ju lutem me orientoni se ku mund t'i gjej sepse e ndej qe bibliotekes sime i
mungon dicka.
Mbetem me padurimin e pritjes te pergjigjes suaj.
Ju faleminderit.
Miku i nderuar, Agim, mos me shto borxhin kaq shume se s'ja dal dot sikur nje mije jete te kem. Faleminderit poet i dashurise, per vargjet e paharruara.
Helikranon i dashur, ndjehem i nderuar nga vleresimi dhe deshira e shprehur per librat e mia. Ne Tirane mik, ne libraria Shtepia e Librit, me vendndodhje ne qendren tregtare ne ish Kinema 17 Nentori, mund tye gjesh disa nga librat e botuara.
Ju pershendes me ...
Skenari i jetës
Në skenën e jetës s’po bëhem dot aktor
Dhe me sa shoh, s’kam për t’u bërë asnjëherë
Skenarin e jetës mbarë e prapë e lexoj
Duke mbetur një lexues i thjeshtë.
Po pse më ndodh më keq se në skenë
Të jem si aktori nga roli në rol
Të qaj me të madhe, kur dua të qesh
Të qesh me të madhe, kur dua të lotoj?
Ç’është ky skenar para meje krijuar
Ku gjej vetveten më parë se ekzistenca?
Ç’të bëj e ç’të them të gjitha janë shkruar
Por jo ama, çfarë mban shpirti im brenda.
S’po bëhem dot aktor në skenën e jetës
Nuk jam pishman për këtë mosarritje
Skenarin e gatshëm e quaj gënjeshtër
Por edhe të vërtetën e së keqes në ikje.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Krijoni Kontakt