Close
Faqja 2 prej 38 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 373
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mes kohës çalamane, prapë se prapë jeta vazhdon dhe në intimitetet e saj kënaqësisjellëse.


    Uji dhe Ti

    Burimi i këtij uji
    Shpërthen i harbuar
    Posa t'i njomën sytë
    Me ujë të kulluar.

    Uji i këtij lumi
    Vërshon si i marrë
    Posa të prekën trupin
    Shkumbon në ekstazë.

    Mes detit Don Zhuan
    Dhe merakliut Diell
    Ti tradhëtinë e ndan
    Dhe prap' e ndershme je.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #12
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Pergezime per poezite e tua, kane shprehje admiruese.

  3. #13
    Urime Per Poezite Tuaja
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    gloreta dhe HELEN OF TROY ju falenderoj per kohen e perkushtuar ne lexim e vleresim. Ju pershendes.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kjo ikje kohe!

    Së pari, së prapthi,
    ______________s'e marr vesh
    Kjo ikje kohe absurde,
    ____________ nga vjen!

    Anash, në mes, tej saj,
    ________________i ndodhur
    Kjo ikje kohe, me mua,
    _________________pa mua,
    ______________________marrosur!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #16
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    mondishala nderimet e mija qe po ushqeni nje shpirt voglushe.Poezia eshte shpirti e qe shprehet nga dora e art....
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Sueda gojëëmbël, më ngrohin ftohtësinë e kohës fjalët e tua. Qofsh e shëndetshme dhe suksesshme në jetë!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Në fillimfundin jetë

    Një shtëpi pa shtëpi
    Një qejf pa qejf
    Gjithçka llogari
    Në fillimfundin jet'.

    Një ëndërr pa ëndërr
    Një shpresë pa shpresë
    Gjithçka shtrembër
    Në fillimfundin jetë.

    Një luftë pa luftë
    Një paqe pa paqe
    Në gjithçka unë
    Mes ferrit ringjallje.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kam mall heshtjen

    Më lini pak çaste vetëm
    Jo, mos ikni!
    Me heshtjen tuaj, dua të rri
    Zhurmat në padurim arritën
    ________________Në shurdhëri!

    Pak çaste vetëm, ju lutem
    Jo, mos ikni!
    E dua vetminë tuaj
    Veç zhurmat e zërave, tutje
    _____________Tutje, larguar!

    Jo, mos ikni!
    Bashkë në vetmi, një çast
    Heshtjen njeri-tjetrit t'i dëgjojmë
    ________________Kam mall!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #20
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Ketu na ke o poet, merr zemer poezite jane freskim shpirti

Faqja 2 prej 38 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •