Bukur Mondi ,se cme fut ne nje ndjenje relaksi poezia jote.......
Bukur Mondi ,se cme fut ne nje ndjenje relaksi poezia jote.......
Dija eshte injorance e mesuar.....
Te falenderoj e pershendes ajzberg...
Njëlloj si ne puthën dhe mbreti
Njëlloj si ne puthën dhe mbreti
Njëlloj, ju them, si ne!
Buzët njëlloj shijojnë qejfin
Njëlloj, ju them, si ne!
Njëlloj si ne qeshën dhe mbreti
Njëlloj, ju them, si ne!
Si ne dhe ai kësaj bote erdhi
Njëlloj, ju them, si ne!
Njëlloj si ne qenka dhe mbreti
Njëlloj, ju them, si ne!
Koka, duart, këmbët, beli...
Njëlloj, ju them, si ne!
Njëlloj si ne merr frymë dhe mbreti
Njëlloj, ju them, si ne!
I njëjti fat që pati i mbeti
Njëlloj, ju them, si ne!
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Mondi ne vashdim te mendimit tend.............
Mbreterit
Njelloj si ne, puthen mbreterit
Si ne, rroba kane
Por
Nganje here
Ata
Per arsye shteterore
C veshur lakuriq
Jane........................
Dija eshte injorance e mesuar.....
Me amanet të nënës
Unë shpesh jam hija jote
Shpesh hija ime je
Si hija e kësaj bote
Që universi le.
Kështu dhe në të gjallë
Kështu dhe në të vdekur
Kjo hije më rri pranë
Si roje e pafjetur.
Të shoh baba tej hijes
Të prek përtej mosqënies
Më ndjek baba tej ikjes
Me amanet të nënës.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Kjo botë po m’ban me qesh
Një Bin Laden iku
Një Laden Bini vjen
Kët lojë dikush e shpiku
Këtu e mijra vjet.
Në gjallje ngjallej tmerri
Ngjallej në tmerr armiku
Veç loja lojë mbeti
Dhe kurrë e keqja s’iku.
Dhe turma mbeti turmë
Dhe mbetja turmë mbeti
I pakti, qejf më shumë
I shumti veten treti.
Iku një Bin Laden
Vjen një Laden Bin
Kjo botë po m’ban me qesh
Tuj rojt çdo dit çmendin.
Selanik, 3 maj 2011
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Si do bëjmë toka ime?
Të dua toka ime siç nuk je
Siç je të urrej tmerrësisht
Kur të dua, çuditërisht të urrej
Kur të urrej të dua çuditërisht.
Jam tëndi toka ime, imja s’je
Imja je toka ime, tëndi s’jam
Dhe kur tëndi jam ti nuk ma kthen
Atë që shumëfish unë ty ta jap.
Si do bëjmë toka ime, si do bëjmë?
Ngjizur e të ndarë marrëzisht
Nëse unë pa ty s’do kisha qënë
Ç’pata që të çmenda çmendurisht!?
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Po kthehem në dje...
Trokitje e klithur
Në portën e mjegullt
Në orën zero të natës më zgjon.
Errësirës ngjitur
Si për të vdekur
Pak dritë jete kërkoj.
Klithja trokitje
Si qarje korbi
Portës së mjegullt vajton.
Ç’është kjo ngrirje
Zero gradë moti
Në zero dhe koha ndalon.
Mundohem të ec
Me sytë e territ
Oh sa pa fund kjo udhë!
Klithma troket
Kodet e ferrit
Që mund t’i çkodoj vetëm unë.
Ku është porta
Mjegulla ku është
Po unë ku jam këtë çast?
Mos vallë koha
Ky korb është bërë
Dhe klithma e tij zëri i saj?
Kush je, moj klithmë
-E nesërmja- the
Që dashke të më lesh pa ditnatë?
Vazhdo trokit
Unë po kthehem në dje
Mbase embrionit tim të parë.
Selanik, 15 maj 2011
P.s. Pak ditë më parë, në mes të Athinës, masakrohet me thika, burri(44 vjet) i një gruaje shtatzënë, që po bëhej gati për ta çuar në maternitet herët në mëngjes. Vrasësit i morrën jetën për një çantë ku kishte një kamera, me të cilën do filmonte çastin më të lumtur të jetës, lindjen e fëmijës së tij. Për atë baba, që nuk arriti të shikojë fëmijën e tij, për këtë fëmijë, që nuk do jetë kurrë në krahët e të jatit, e nesërmja(e krimit) më mirë të kthehej në të djeshme për një tjetër përmasë kohe të jetës së tyre, me mosndodhjen e atij krimi makaber.
Të nesërme të tilla, ku jeta jonë masakrohet së gjalli çdo ditë, kurrë mos ardhshin!
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Ç’ke Edmond me kaq duf?
Ç’ke o diell me rreze loti
Ç’ke o qiell me lotë dielli
Mos vallë bota udhën ndroi
Apo udha pa botën mbeti?
Ç’ke o ditë me dritë nate
Ç’ke o natë pa dritë Hëne
Mos vallë bota kohës ndalet
Apo koha e çon në çmëndje?
Ç’ke o trup me shpirtin ikur
Ç’ke o shpirt pa trup njeriu
Mos vallë bota s’është ngjizur
Apo ngjizja botën ngriu?
Ç’ke o Edmond me kaq duf
Ç’ke o duf me shumë Edmond
Mos vallë bota s’do si ty
Apo Ti kët’ botë s’e do?
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Amalgama e ngjyrave
U linda...
I pari shikim?
-Amalgamë ngjyrash
Gjaku im?
-I kuq
Qielli im?
-I kaltër.
Kështu më thanë...
E bardha - dëborë
E zeza - natë.
Më pas...
Ngjyrat më folën tjetërlloj
Nga shpirtra të bardhë
Nga shpirtra të zinj
Vetëm gjaku s’ndryshoj
Të kuqen e tij
Tani...
Si i pari shikim
Amalgamë ngjyrash.
T’i dalloj nuk di
Fytyrash!
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
I vërteti mëkat
Gërmova lashtësinë në papiruse
Të gjeja lashtësinë e mëkatit
Diku për një kafshim molle shkruhej
Që i mbeti pa gëlltitur Adamit.
Po rrija menduar papirusit
Dhe sot vazhdoj rri i menduar
Asnjë fjalë deri fjalën e fundit
S’më bind për mëkatin e shkruar.
Diku tjetër fshihet rrëfimi
Mëkati diku tjetër ka lindur
Mbase ku u ngjiz vetë krijimi
Me kodin e shpirtit të bindur.
S’ka qenë pak i zgjuar koduesi
I binduri s’ka qenë pak budalla
Mes tyre vazhdon lojën papirusi
Të fshehë të vërtetin mëkat.
Selanik, maj 2011
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Krijoni Kontakt