Close
Faqja 18 prej 38 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 373
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ç'bëre, o Zot!?

    Xhunam në shpirt më dha ky lot fëmije
    Ky sy fëminor, ky ëngjëll i Tokës
    Ç'bëre, o Zot, me të tuat krijime
    Pse në oqean na i ktheve lotët!?

    Mos, kaq i ashpër me bijtë e tu
    Kaq i pamëshirshëm me bijtë e bijve!
    Ju del dot përpara, i sheh dot në sy
    Dhe sikur në botën e engjëjve t'i shpije?

    Oh, sa më dhemb ky lot fëminor
    Njëlloj si dikur në kryqëzim të Krishtit!
    Pse, kështu e lamë mes nesh, o Zot
    Të shohë fëmija tmerrin e apokalipsit!?

    Boll më, aman, me të tilla kryqëzime!
    Dhimbja e birit tënd, a s'të dhemb?
    Shiko pak, të lutem, këtë lot fëmije
    Ai qan parajsën, që ja ktheve në ferr!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Mondishall ne respekt per TY


    Peshonka sa gjith Globi nje lot femije
    O Zot shpetona TI!...mjaft na ke malluar!
    Tere jeten besova si dele Perendije
    Ti ma shperbleve nje jete, duke lotuar.

    Une prap do te besoj, se nuk kam ku shkoj.
    Madje dhe n'më harrofsh, vendose TI gjithshka.
    Te djeshmen...po vendose...mund dhe ta harroj.
    Por nëm o Zot i Madh, veç nje Bekim uha!...

    Ne jeten e pertejme, e di shum shpejt do vi!...
    Por thone qe Akeronti, s'kalohet pa monedhë
    Tere jeten midis njerzve kerkova Dashuri.
    Tashti e ndjej shum thell, qe askerkush nuk p.jer.dhë!

    Ndaj Zot aty ku je, nuk ke as numerator
    Ne Libra telefoni, TI Zot nuk prefiks...?
    Tere jeten u perpoqa, te isha nje Dashnor
    Kur TI o Zot i Madh, tere jeten mbete iks!!...

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Faleminderit i dashur Agim per prezencen kaq domethenese me vargje. Vazhdoj pershendetjen po me vargje...

    Kurrë s'do besoja...

    Kurrë s'do desha një baba Agamemnon
    Një baba Abraham, s'do e quaja baba
    Kurrë s'do besoja një të tillë Zot
    Që trupin tim do kërkonte kurban!

    Ç'më duhet mua besimi i madh
    Fati i madh ç'më duhet vërtet?
    Ç'i duhet Zotit një Ifigjienë dhe Isak
    Të shohë në altar një baba që i therr?

    Pse luan ky Zot me shpirtin atëror
    Me shpirtin fëminor, pse tallet Ai?
    Ç'e dua vërtet një baba e një Zot
    Që s'dinë ç'domethenë të jesh fëmij!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    mondishal!!!!!!!!

    Keta nuk i therri Zoti, por shkrimtaret dhe tragjedianet grek qe per shpirt sternipat e tyre na therin dhe ne shqiptarve. Kujtoj Hymnin e Trupava Parashutiste greke qe thoshte se "me zorret e shqiptarve do bejme lidhse kepucesh"

    Ti per kete mos i kerko "hesa" Zotit.
    Te pershendes per pozite e tua te mrekullueshme

  5. #175
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    [QUOTE=Agim Doçi;3059335]mondishal!!!!!!!!

    Keta nuk i therri Zoti, por shkrimtaret dhe tragjedianet grek qe per shpirt sternipat e tyre na therin dhe ne shqiptarve. Kujtoj Hymnin e Trupava Parashutiste greke qe thoshte se "me zorret e shqiptarve do bejme lidhse kepucesh"

    Ti per kete mos i kerko "hesa" Zotit.
    Te pershendes per pozite e tua te mrekullueshme[/QUOTA

    Tjeterkund godet mesazhi im, i dashur Agim dhe jam i sigurt ne mirkuptimi tend per mesazhin qe ajo permban. Ate Zot, pra, qe prek ne vargje, te krijuar nga kushdo qofte, ate edhe vete Zoti im, me thote mos e besoj. Mos harro qe Abrahami s'ishte patriot me Agamemnonin. Vazhdoj pershendetjen brenda kesaj teme interesante me vargje te tjera...

    I llastuari tru

    Në trup të njeriut çdo gjë e përkryer
    Në lëngun, në kockën, në mishin e saj
    Lidhur magjishëm me kodin e vyer
    Që jetë njerëzore, njeriut i dha.

    Çdo gjë e përkryer në trup të njeriut
    Ç'të them, s'kam fjalë, për këtë mrekulli
    Ç'fantazi ka patur mendja e Gjeniut
    Universit t'i dhuronte qenien Njeri?

    I dha pak nga vetja, më mirë më pak
    E la të përpiqet vetë për më shumë
    Përderisa një tru në kokë i dha
    Me hapësirën e mendimit të pafundëm.

    I dha sa i dha, për të mirë ja dha
    Por ja që gaboka dhe krijuesi Gjeni
    Aty ku liria ka tepricën e saj
    Harron atë rregull që lind harmoni.

    S'e dinte vallë Gjeniu këtë formulë
    S'i ndodhi njëherë me të madhin shpërthim
    Kur universin e mbushi me galaktika pa fund
    Dhe bashkë me to e vrima që nxijn'?

    Ç'kërkoj dhe unë më shumë nga Ai
    Më shumë ç't'i kërkoj zemrës në trup?
    Ajo më jep jetë dhe tek shkruaj tani
    Ashtu siç më jep ment dhe i llastuari tru.

    prill 2011
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kabili dhe Habili

    Ishin vëllezër Kabili dhe Habili
    S'kishin ç'të ndanin mes tyre atë kohë
    As hallet e sotme të njerëzve nuk kishin
    Se vetë halli lindi më vonë.

    Bashkë duhej të ishin ditën e natën
    Të dy mund t'i mundnin kafshët e egra
    Peshat e rënda mund t'i ngrinin bashkë
    Më bukur, më thoni, a jetohet jeta?

    Po ç'ish ajo ligësi në shpirt të Kabilit
    Ç'ajër, ç'ushqim, në trup ja krijoi
    Njëlloj a nuk hante ai me Habilin
    Dhe ajri që thithnin a nuk ishte njëlloj?

    Ç'gjarpër Edeni e helmoi në tru
    Gjakun e njëjtë me vëllain, ja prishi
    Ç'pamje urrejtëse i krijoi në sy
    Ç'dorë vrasëse i ligësoi shpirtin?

    Ç'ish ai çast fatal për Habilin
    Nga dorë e vëllait goditur për vdekje
    Për jetën e tij ai jepte dhe shpirtin
    Ç'deshte më shumë Kabili t'i jepte?

    Oh, sa Kabilë ka sot kjo botë
    Ndër shekuj shumuar nga geni i tij
    Të mirët Habilë, Habilët e gjorë
    Vazhdojn' të besojnë në Kabili-Habil.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Lutja ime

    Lermëni, ju lutem lermëni
    Aty ku hapësirën Zoti ma dha!
    Aty dhe një grimcë të më merrni
    S'do mundem të jetoj më pastaj.

    Lermani, lermani ju lutem
    Atë kohë që Zoti ma ka dhënë!
    Asaj dhe sekondës i duhem
    Pa të do mbetem vetja e paqënë.

    Lermëni, ju lutem lermëni
    Eh, kujt i lutem unë kështu?
    Ju lutjen time ma ktheni
    Në gozhdë kryqëzimesh pa fund
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  8. #178
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    I kthyer në Sfinks

    Në altarin e shpirtit vetflijohem
    Unë mëkatari i virgjërisë
    Nga çvirgjërimi prapë formohem
    Ashtu si prej hirit një Feniks.

    Në ferrin e shpirtit engjëllohem
    Djallohem në parajsën e shpirtit
    Mes tyre si Krishti kryqëzohem
    Jashtë tyre ja kaloj edhe Krishtit.

    Në shpirtin e shpirtit jam vetja
    Për ju mbase një kod enigmatik
    I ri, por i lashtë sa legjenda
    Edmondi i kthyer në Sfinks.

    Në altarin e shpirtit një ditë
    Apologjia e një firme enigmë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #179
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Vetvetes

    Nëse kërkon të pamundurën
    Që vetëm ëndrrës arrin
    Nëse nuk arrin të bukurën
    Që ikën me ëndrrën në zgjim
    Ky s'është kursesi faji im.

    Nëse kërkon të kesh krahë
    Ikarusit ti ngjasësh një çast
    Nëse fluturon si i marrë
    Dhe diellit i afrohesh aq pran
    Për rënien në tokë, s'kam faj.

    Nëse kërkon të vërtetën
    Që vetes i trembur ja fsheh
    Nëse premtimin e shkelën
    Dhe prapë i jep vetes të drejt
    Je faji që fajin s'e njeh.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Tjetërvetja

    Aty ku këmbët dridhen në ecje
    Dhe sytë mjegullojnë pamjen.
    Aty ku veshët dëgjojnë zë sirene
    Dhe buzët nga puthjet thahen,
    Aty demonët ringjallen.

    Aty ku gjumi fle i pagjumur
    Dhe ëndrra ëndrrën e çmend.
    Aty ku vetja veten ka humbur
    Dhe zgjimi prapë gjumin e pret,
    Aty demoni të flet.

    Aty ku trupi kënaqet pa shpirtin
    Dhe shpirti pa trupin vuan.
    Aty ku imazhet pa imazhet ikin
    Dhe realja me realen luan,
    Aty jam Unë pa Mua.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 18 prej 38 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •