Close
Faqja 17 prej 38 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 373
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ja të shohim që nga Krishti

    Ja të shohim që nga Krishti
    Sa jane vrarë e sa janë prerë
    Sa i ka shpëtuar kryqi
    Sa nën kryq dheut po flenë.

    Sa u lutën dhe u falën
    Duke bërë kryqin çdo ditë
    Perëndisë i dhanë fjalën
    Fli ju bënë Perëndisë.

    Ja të shohim pak më qartë
    Sa u ngjallën pas kësaj
    Sa po rrojnë në parajsë
    Sa i djeg ferri me zjarr.

    Unë për vete s'di asgjë
    Se ku van’ shpirtrat e vrar'
    Kryqi mbeti si gjithnjë
    Rasë e fundit përmbi varr.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Një e vetme është tapia

    Në arshivën e universit
    Një tapi kemi firmosur
    Pa parcela sipas qejfit
    Dhe pa luftën e marrosur.

    Eshtë tapi e këtij planeti
    Një dhuratë e dhënë nga Zoti
    Pa nxjerr' qindarkë nga xhepi
    Pa rryshfete korupsioni.

    Ç'e gënjejm' atëhere veten
    Që kur lindëm në kët' tokë
    Pronë bëjmë dhe planetet
    Edhe shpirtrat bëjmë pronë.

    Nuk i njeh Zoti këto firma
    Nuk e njeh tokën e ndarë
    Një e vetme është tapia
    Për të vdekur, për të gjallë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Thonë...

    Diku, thonë, është një ferr
    Një parajsë, thonë, është diku
    Një gjykatës, thonë, është në mes
    Të gjykuarit pa fund.

    Do të nisë e do bitisë
    Gjyqi i parë, i fundit gjyq
    Mëkatarët e Perëndisë
    Zjarr i ferrit do i mbyt'.

    Të pafajshmit e të falurit
    Që ju iku jeta kot
    Varfëruar nga të pasurit
    S'do kenë dhimbje dhe as lot.

    Ja kështu, thonë, diku
    Eshtë ajo që s'dimë se ç'është
    Sa të vijë, vazhdojmë kështu
    Se kështu, thon', qenka thënë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    (Anti)Fatalitet

    Atje tej, ku s'ka më tej
    Atje lart, ku s'ka më lart
    Të mëtejshmen dua të gjej
    Më të lartën dua të kap.


    Se këtu, ku s'ka këtu
    Se atje, ku s'ka atje
    Vetja veten po e humb
    Humbja veten po e vdes.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Perdite e me te bukura poezi na dhuron!Mos shterofte muza juaj kurre!Te pershendes Mondi!

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Faleminderit Pranvera per vleresimin. Te pershendes...


    Tështitja

    Tështiu dikush
    E dikush tjetër tha
    "E vërtetë qenka ajo që thashë".
    Nuk di qysh kur
    Kjo teoremë ka dal'
    Mbase kur lindi fjala e lashtë.

    Mbase më parë
    Një e tështirë
    Ishte një mendim i pashprehur.
    Mbase një fjalë
    Ishte një dëshirë
    Që flinte shpirtit e fshehur.

    Mbase dikur
    Një e tështirë
    Ishte sinjal perëndie.
    Që sytë t'i mbyll
    Dhe të vjen mirë
    Të kesh magji profecie.
     
    Ç'më qeshet tani
    Me këto hamendje
    Kur dora më ndal për të shkruar
    Sepse po tështi
    Pa thënë një thënie
    Ta bind të dashurën që dua.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e Helikranon
    Anëtarësuar
    14-11-2010
    Postime
    359
    mondishell !

    Mos harroni ju lutem MESUESIN , edhe ata kane nevoje per vargun tuaj.

    Duke pritur me respekt.

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Aforizma poetike

    Nga të duash ktheje botën
    Stinët veç mund t'ja ndryshosh
    Nga të duash ktheje kokën
    Çfarë mos duash do shikosh.

    Sa të duash zërin ngrije
    Veten tënde do shurdhosh
    Sa të duash kohën fshije
    Jetën tënde do shkurtosh.

    Ku të duash hidhe hapin
    Nëse sheh nga sytë mirë
    Ndryshe mos prit të të ndalin
    Kur merr rrugën për greminë.

    Si të duash zgjidhe ndjenjën
    Vetëm një do ta kuptojë
    Nëse ndan në katër zemrën
    Nuk ka Zot të ta bashkojë.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Kudo ka një grackë, ku ka një liri

    Sot pashë si liria humbet nga uria
    Që lirimarrësi grackë asaj ja ngre
    Njëlloj ndodhka si tek njerëzia
    Dhe tek një kafshë, insekt, apo shpend.

    Kudo ka një grackë, ku ka një liri
    Besoj në një kohë të dyja janë krijuar
    Njeriu ka grackuar gjithmonë lirinë e tij
    Liria gjithmonë njeriun ka grackuar.

    Sot pashë një zog grackuar në kafaz
    I vetmi faj është uria që kish
    Tashmë liria ka një tjetër përmas'
    Atë përmasë që s'ka emrin liri.


    Selanik, 11 mars 2011
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Vogëlushi i vetes sime

    Pse më ndjek pas vogëlush i vetes sime
    Pse trupin ma vesh me rrobkat e tua
    Kokës tullace m'i ve leshkat e ndritshme
    Dhe më bën të ec ndaj vetes i huaj?

    Ç'qenka kjo botë, që shikimit më jep
    Ç'është kjo ndjenjë jashtë botës së sotme
    Ku hapat më çojnë nga toka në qiell
    Ku qielli më çon nëpër ëndrra rinore?

    Ç'është kjo stinë me të gjitha stinët
    Ku me valët e detit krijoj topa bore
    Ku pemët në gjethe e kthejnë ngricën
    Dhe qielli e lag tokën me shkëndija yjore?

    Prit, mos më ik, o vogëlush i vetes
    Lemë disa çaste të jem vogëlush
    Nëse ti s'më vjen, unë tek ty do kthehem
    Në kthimin e fundit, që s'do ketë kurrë fund.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 17 prej 38 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •