Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2009
    Postime
    92

    Disa këshilla nga Sufjan Eth Thevri,ALlahu e mëshiroftë

    Disa këshilla nga Sufjan Eth Thevri, Allahu e mëshiroftë

    Puno për këtë botë aq sa do të jetosh në të dhe për botën tjetër aq sa do të qëndrosh në të.

    Sa e mirë është përulja e të pasurve para të varfërve dhe sa e keqe është përulja e të varfërve para të pasurve.

    I është thënë Sufjanit: "A mund të jetë njeriu asket duke qenë i pasur? Tha: "Po. Nëse sprovohet, duron dhe nëse i jepet, falënderon."

    Tri gjëra janë prej durimit: Mos flit për fatkeqësinë tënde, për vuajtjen tënde dhe mos e lavdëro veten.

    Kur të viziton vëllai yt, mos i thuaj: "A do të hash? Apo a të të jap? Por jwpi. Nëse ha, mirë. Nëse jo, largoje ushqimin."

    Mos flit me gjuhën tënde atë që do të t’i thyejë dhëmbët e tu.

    Nuk po ju ndaloj nga ushqimi, mirëpo shikoni nga po hani. Si t'ju ndaloj nga ushqimi kur Allahu i Lartësuar thotë: "O bijtë e Ademit, vishuni përshtatshëm kudo dhe kurdo që të faleni! Hani e pini." (Araf, 31)

    Ta takosh Allahun me shtatëdhjetë mëkate që kanë të bëjnë ndërmjet teje dhe Atij është më e lehtë për ty sesa me një mëkat që ka të bëjë ndërmjet teje dhe robërve.

    Mos u bëj shpifës, do të shpëtosh nga gjuhët e njerëzve dhe bëhu i mëshirshëm, do të jesh i dashur në mesin e tyre.

    Kënaqu me atë që të ka ndarë Allahu, do të jesh i pasur dhe mbështetu Atij, do të jesh i fuqishëm.

    Nëse e njeh veten, nuk të dëmton ajo që thuhet për ty.

    Ruaju hidhërimit të Allahut në tri gjëra: ruaju të neglizhosh atë që të ka urdhëruar, ruaju të të sheh e ti nuk je i kënaqur me atë që të ka caktuar dhe ruaju të kërkosh diçka nga kjo botë e nuk të jepet e ti të hidhërohesh me Zotin tënd.

    Përgatiti: Almedin Ejupi
    klubikulturor.com

  2. #2
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Me te vertete me pelqyen shume !!

    SHpresoj qe ti kemmi parasysh keto keshilla ne cdo hap te jetes !!

    Te faleminderit qe i prure ne forum qe edhe ne ti lexojme !!
    Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •