Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga ChuChu Lexo Postimin
    do e kesh ne facebook se une vetem aty i "mbaj mend" ditelindjet.

    shenja dash eshte very ambitious. po plloqja aha, vetem per burre kishte ambicie se per gje tjeter s'i jepet.

    nje shoqja ime degjon horoskopin qysh ne mengjes te ky robi, thote qe i del dore me nje.
    http://lattemiele.com/oroscopo.asp

    disclaimer: une vete s'i besoj roskopit.
    S'kam facebook une chuchu. Dixhijes ia mbaj mend ditelindjen , se e ka merituar. Si thua, a i bejkim some cup cakes kete vit?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #22
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    aha se dija se kisha kaq fat kete vite
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  3. #23
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    AKREPI
    Dekada e I 23 tetor- 02 nëntor
    Dekada e II 03- 12 nëntor
    Dekada e III 13- 22 nëntor

    Më në fund një vit i mirë për ju, ai vit që prej kohësh e kërkonit dhe më në fund ju dha mundësia për të rikuperuar terrenin dhe gjithë kohën e humbur gjatë viti të kaluar.
    Jupiteri do të jetë aleati juaj, duke nisur nga 18 janari, dhe pse nga ditët e para të korrikut e deri në fillim të shtatorit do t'ju braktisë momentalisht dhe natyrisht do të sjellë shumë raste për të parë të realizuara dëshirat tuaja, mundësia më e madhe për t'u realizuar këto dëshira mund të bëhet konkrete, duke nisur nga 9 shtatori, kur Jupiteri do të hyjë te Peshqit dhe Venusi dhe do të japë për shenjën tuaj një kontribut shumë pozitiv deri në ditët e para të janarit të vitit 2011.
    .
    U pa puna do duroj deri në 9 shtator.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Annika
    Anëtarësuar
    29-03-2008
    Vendndodhja
    Ne psheretimen tende
    Postime
    239
    VIRGJERESHA
    Dekada e I 24 gusht- 02 shtator
    Dekada e II 03- 12 shtator
    Dekada e III 13- 22 shtator

    Këtë 2010 duhet të viheni në provë dhe të filloni të rrezikoni pak më shumë, duke u ngjitur në skenën e jetës dhe të drejtoni si protagonistë gjithçka që u intereson dhe që për ju është prioritare.
    Por, natyrisht që duhet të bëni dhe një impenjim të madh për të realizuar atë çka dëshironi dhe e konsideroni të rëndësishme. Në fakt është e rëndësishme që të mësoni të përcaktoni ato çfarë janë me të vërtetë të rëndësishme dhe prioritare në këtë moment të jetës suaj, duke vizatuar një piramidë nevojash, që ta keni të lehtë pastaj t'i ngjisni shkallët, pasi realizimi i dëshirave tuaja këtë vit është i sigurt, por kërkon rigorozitet, dedikim, rregull dhe përcaktim, ndryshe rrezikoni të zhyteni në kaosin e mundësive dhe të mos bëni asgjë konkrete.
    Nëse nga një anë do të keni Jupiterin për pjesën më të madhe të vitit, përveç pranverës, në kundërvënie nga Peshqit që në disa momente duket se u vë shkopinj nën rrota në realizimin e projekteve tuaja, por edhe për këtë mund të mbështeteni te Mërkuri, i cili ka për t'ju mësuar shumë strategji, dredhi dhe zgjidhje të problemeve, aq shumë sa edhe ju vetë do të mbeteni të habitur dhe do të pyesni se si ka mundësi të bëni kaq shumë, sa nuk e kishit menduar kurrë më parë.

    Sfera profesionale
    Kjo 2010 është me të vërtetë një vit i bukur për ju, në kuptimin që do të mundni që më në fund të shihni të realizuara shumë nga projektet tuaja në nivelin profesional, gjëra që kanë lidhje me ligjet, administratën, financat apo trashëgimi që në të shkuarën ju dukeshin si rrugë pa fund. Edhe në studime do të keni një aftësi të veçantë të mbushni boshllëqet e lëna në të shkuarën dhe një rimarrje e menjëhershme dhe suksesi do t'ju lërë fillimisht me gojë hapur, të habitur nga puna e madhe e bërë brenda një kohe shumë të shkurtër.
    Me fjalë të tjera, në këtë vit të ri do të çoni në krye shumë çështje të lëna pezull dhe do të arrini rezultate me të vërtetë të shkëlqyera, të cilat do t'ju afrojnë mjetet dhe masat e nevojshme për një ndryshim tuajin 360 gradë.
    Pikërisht në fushën profesionale, por edhe në studime, do të keni dy raste të mëdha brenda vitit, për të arritur rezultate të shkëlqyera. Tani ka ardhur momenti të vini në vend, çështjet e ngelura pezull, për të mbyllur situata të sikletshme, për t'u hapur rrugën kështu sipërmarrjeve të reja, në periudhën kur Mërkuri do të kalojë në mënyrë transitore në shenjën e Demit, pra nga 2 prilli deri në 10 qershor. Ky kombinim i mrekullueshëm do t'ju japë mundësinë të mbyllni hesapet me të shkuarën dhe të hidhni baza të reja dhe më konkrete, si në fushën profesionale, por edhe në jetën tuaj të përditshme.
    Por, qëndrimi i gjatë, gjithnjë i Mërkurit në shenjën tuaj, nga 27 korriku deri në 3 tetor, mund t'ju bëjë të nisni projekte të reja, ku ju do të jeni protagonistë dhe mbi të gjitha të aftë për të bërë atë që ndieni në të vërtetë, që i përket mënyrës suaj të të qenit, fryt kjo e ndryshimit të ngadaltë, por rrënjësor që u ka ndodhur dhe që për të lindurit e shenjës së tretë është ende duke ndodhur, falë kundërvënies rrënjësore të Uranit nga shenja e Peshqve.
    Nëntori dhe dhjetori më shumë për ata që kanë lindur në dekadën e tretë, por edhe për të tjerët për shkak të bashkimit të Jupiterit dhe Uranit te Peshqit, mund të jenë muaj me të vërtetë domethënës për ndryshime ekzistenciale, por jo vetëm, duke qenë se duhet t'u paraprini shpenzimeve të tepërta për të konkretizuar kështu diçka që e keni shumë për zemër. Kujtoni ama që duhet të jeni të kujdesshëm të mos bini në ndonjë kurth të bërë nga nxitimi, pasi ndryshe rrezikoni të hidhni poshtë pjesë të gjatë pune të bërë deri në atë moment.
    Sfera sentimentale
    Për sa i përket fushës së ndjenjave, 2010 do të jetë një vit i gëzueshëm, kjo dhe falë mundësive të reja për të jetuar forma të reja dashurie, ose mundësisë për t'u dashuruar me njerëz tërësisht të ndryshëm nga ata çfarë keni takuar deri më tani.
    Në fakt, Urani dhe Jupiteri në fushën e ndjenjave do të luajnë një rol thelbësor dhe natyrisht do t'ju shtyjnë në drejtime shumë më të ndryshme se zakonisht, duke u mësuar të lini veten të lirë dhe të jetoni me më shumë spontanitet dhe natyrshëm atë që mund t'ju ofrohet në fushën e ndjenjave.
    Për disa nga ju mund të vijnë raste që duhet t'i kapni që në ajër dhe që brenda disa muajve rrezikojnë të ndryshojnë rrënjësisht jetën tuaj sentimentale, ose ka shumë mundësi që brenda një jave të gjeni veten duke bashkëjetuar me një njeri që sapo e keni njohur, ose më në fund do të gjeni më në fund kurajën për të mbyllur përfundimisht një lidhje që e vazhdoni, por as ju vetë nuk e dini se për çfarë arsye.
    Por, disa periudha të vitit do të jenë me siguri më të mbara, si për shembull ato në të cilat Venusi do të formojë një paralel nga shenja e Demit, pra nga pasditja e 31 marsit deri në orët e para të 25 prillit. Në këto ditë mund të jenë kthime të "flakëve", ose për një arsye ose për një tjetër do të ktheheni të rishikoni të shkuarën tuaj dhe për të ndrequr diçka, që do të ngrohë shumë zemrën tuaj.
    Ndërsa stina e vërtetë e dashurisë për ju nis me hyrjen e Venusit në shenjën tuaj në datën 10 korrik, ku do të takojë dhe Marsin, edhe ai mik në shtëpinë tuaj, kështu që deri në fund të muajit priten takime shumë speciale, pasionante, drithërues, por dhe takime me të ardhme të mëdha, veçanërisht këto mund të ndodhin në ditët 14, 15 dhe 16 korrik.
    Në fund, Venusi do të hyjë në shenjën armike të Akrepit në datën 8 shtator, dhe do të qëndrojë aty, përveç një periudhe të shkurtër pushimi, deri në janar të 2011, duke favorizuar kështu jetën tuaj sentimentale dhe jetën në çift, duke stabilizuar takimet e lindura në muajin e korrikut, ose do të sjellë emocione dhe rigjetje pasioni në lidhjet tuaja ekzistuese prej vitesh.

    Familja
    Por, po ky qëndrim i gjatë i Venusit është veçanërisht i rëndësishëm për jetën tuaj familjare, pasi do t'ju mundësojë rigjetjen e harmonisë dhe do t'ju ndihmojë të zgjidhni keqkuptime të vjetra dhe duke qenë se Venusi është i lidhur edhe me paratë, ka mundësi që të arrini të keni shumë më shumë dhe këto para të mund t'i investoni për jetën tuaj familjare, të realizoni projekte që prej shumë kohësh i keni pasur në mendje, por që për arsye familjare i keni shtyrë.

    Shëndeti
    Për sa i përket shëndetit mbani nën kontroll gjithçka që është burim stresi, pasi këtë vit do të jeni të ndikuar nga stresi.
    Është aparati tretës dhe veçanërisht zorrët ato që do të nënshtrohen nga kjo gjendje stresi dhe nëse mundeni është mirë t'i paraprini kësaj duke rregulluar më shumë ushqimin tuaj, sepse ndryshe rrezikoni, veçanërisht në pjesën e parë të vitit, ndonjë çrregullim që mund t'ju krijojë probleme, zgjidhja e të cilave do të kërkojë kohë dhe kura shumë të gjata.




    vertet po me dalin keto qe ke shkruar per kete shenje.......
    Para se te jepemi me zemer pas dickaje..lete vezhgojme sa te lumtur jane ata qe e zoterojne ate....!

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •