Njė ngjarje me Abdullah Ibėn Mubarek

Nė kohėn e Abdullah Ibėn Mubarekut nė Meke pėr njė kohė tė gjatė nuk po binte shi.
Kudo zotėronte njė thatėsirė e tmershme.
Bagėtia po rrezikohej tė ngordhte , ndėrsa bimėsia po thuaj ishte zhdukur.
Tė gjithė , duke filluar nga imami i Mekes ( qė nė atė kohė ishte Fudejl Ibėn Ijadi i njohur pėr devotshmėrinė e tij ) ,dijetarėt nė mesin e tyre edhe Abdullah Ibėn Mubarek (tė cilit Allahu shpeshherė ia pranonte duan , njė herė ai luti Allahun qė t'ia kthente sytė njė tė verbėri dhe Allahu ia pranoi duan dhe ia ktheu sytė tė verbėrit) dhe besimtarėt , i bėnin dua Allahut qė t'u lėshonte shi .
Por prapė se prapė shi nuk po binte , ose thėnė nė mėnyrė tjetėr Allahu nuk po ua pranonte duatė!

Abdullah ibėn Mubarek ishte shumė i shqetėsuar , pėr gjėndjen qė ishte krijuar dhe nuk po dinte se ēfarė tė bėnte .
Duke ecur i shqetėsuar atij ia tėrheq vėmendjen njė zė fėmije qė po qante nė heshtje!
Abdullah ibėn Mubareku u afrua pėr tė parė se kush ishte ai qė po qante .
Dhe pa aty njė djalė tė vogėl , me fytyrė shumė tė zezė dhe tė shėmtuar.
Kur e shihje pėr shkak tė shėmtisė qė kishte tė shkaktonte neveri.
Ky djalė i veēuar nga njerėzit e tjerė , po i bėnte dua Allahut duke qarė .
Abdullahu pa u hetuar nga djaloshi , u afrua mė afėr me qėllim qė tė dėgjonte duan qė po bėnte ky djalė.
Abdullah ibėn Mubareku arriti tė dėgjonte fajlėt qė ky djalė po ia drejtonte Allahut Zotit tė botrave !
Ato fjalė nuk ishin fjalė tė veēanta , por ishin fjalė tė thjeshta dhe nga fjalėt mė tė pėrdorshme ato ditė .
Teksti i atyre fjalėve ishte:

"O Allah ! Tė lutem dėrgoje shiun tani , tani, tani!"

Thotė Abdullah ibėn Mubarek:

"Sa mbaroi duan djaloshi , ēova sytė nga qielli dhe pasha Allahun aty s'pashė kurrėfarė reje.
Djali sikur tė kishte marrė pėrgjigjen se duaja iu pranua , u ngrit dhe filloi tė ikte qetė qetė.
Kur pashė kėtė veprim tė djaloshit ēova edhe njėherė sytė nga qielli kur ētė shoh:
Kishin filluar tė dilnin retė e para.
Nuk po u besoja syve .
Ngela i mahnitur nga kjo gjė ."

Pas kėsaj Abdullah ibėn Mubareku filloi tė ndiqte nga mbrapa djalin dhe tė shihte se ku do tė shkonte.
Pasi e pa se ku u fut , u nis pėr tek imami i Qabes , qė siē thamė mė sipėr ishte Fudejl ibėn Ijadi, me qėllim qė t'i tregonte ngjarjen qė e kishte parė me sytė e tij .

Rrugės duke shkuar pėr tek Fudejli e zuri shiu .
Sapo arriti tek Fudejli , ky i fundit i gėzuar i tha :

"O Abdullah ! Allahu na e pranoi duan!"

Kurse Abdullahu ia ktheu :

"O Fudejl ! Allahu e pranoi duan , por jo duatė tona !"

Dhe i tregoi ngjarjen qė kishte parė.
Pasi u konsultuan me Fudejlin , Abdullahu u nis pėr tek shtėpia ku u fut djali , tė cilit iu pranua duaja.
Trokiti nė derė dhe po rrinte duke pritur .

Derėn e hapi njė burrė qė pėr habi tė Abdullahut kishte njė fytyrė tė bardhė.
E kuptoi Abdullahu se djali qė iu pranua duaja ishte rrob i kėtij burri qė Abdullahu e kishte para syve.
Nga ana tjetėr burri kur pa Abdullah ibėn Mubarekun tek dera e shtėpisė sė vet u gėzua shumė dhe e ftoi brenda.
Ai mundohej qė tė bėnte ēdo gjė me qėllim qė ta kėnaqte mysafirin e nderuar.
Nė fund Abdullahu i tha :

"Kam ardhur qė tė blejė njėrin prej rrobėrve tė tu!"

Tha burri me gjithė qef dhe ia nxorri , para tė gjithė rrobėrit me pėrjashtim tė djaloshit qė iu pranua duaja .
Tha Abdullahu :

"Nuk ėshtė nė mesin e kėtyre ai rob qė kėrkoj unė !"
Prandaj tė lutem m'i nxirr tė gjithė rrobėrit e tu !

Tha burri:

"Kam edhe njė djalė tė vogėl , tė shėmtuar , dhe qė s'ėshtė i aftė pėr punė .
Atė doja ta mbaja pėr vete , sepse qė kur ka ardhė nė shtėpinė time Allahu mė ka dhuruar shumė tė mira .
Unė mendoj se ai ėshtė sebepi qė Allahu m'i ka dhuruar tė gjithė ato tė mira !"

Por pėr shkak tė respektit qė kishte ndaj Abdullah Ibėn Mubarekut , pronari i djalit pranoi qė t'ia jepte djalin Abdullah Ibėn Mubarekut .

Abdullah Ibėn Mubareku u gėzua shumė qė ia arriti qėllimit dhe sė bashku me djaloshin dolėn dhe filluan tė iknin pėr tek Fudejl Ibėn Ijadi .

Ecėn njė copė rrugė , bukur tė gjatė dhe asnji nuk po i fliste njėri-tjetrit.
Abdullah Ibėn Mubareku kishte turp t'i fliste kėtij djali , sepse atij Allahu ia kishte pranuar duan , kurse Abdullahit Jo!
Nga ana tjetėr edhe djali kishte turp qė t'i fliste Abdullah Ibėn Mubarekut , pėr shkak tė famės sė tij tė madhe si dijetar dhe muxhahid.
Kėshtu pra tė dy ecnin pa i folur njėri-tjetrit , derisa djali mori guximin i pari qė tė flasė duke i thėnė :

"Pėrse mė bleve mua , kur ti kishe mundėsi tė merje nga rrobėrit e tjerė , qė janė mė tė fuqishėm se unė dhe qė janė mė tė dobishėm se unė ?" .

Tha Abdullah Ibėn Mubarek :

"O djalosh mua nuk mė duhet shėrbėtor qė tė mė bėjė punėt , por unė ty tė mora pėr shkak tė lidhjes tėnde me Allahun dhe i tregoi gjithėēka qė kishte parė !

-Cfarė the?
Ti ke zbuluar lidhjen time me Allahun ?! - tha djaloshi- dhe filloi tė qante me zė!

Abdullah Ibėn Mubareku pėr ta qetėsuar i tha :

-O djalosh mos qaj , se vetėm unė dhe Fudejl Ibėn Ijadi e dimė kėtė gjė! .

-E dika edhe Fudejl Ibėn Ijadi ?! -tha djaloshi dhe filloi tė qante akoma mė shumė!
Abdullah Ibėn Mubareku nuk dinte se ēfarė tė bėnte qė ta pushonte djalin sė qari!
Ndėrkaq djali fshiu lotėt dhe i tha Abdullah Ibėn Mubarekut :

"Mirė , mė jep leje sa tė fali dy rekate namaz !
Abdullah Ibėn Mubareku kur pa se djali pushoi , sikur u ēlirua nga njė barė e rėndė dhe i dha leje me gjithė qejf.

Djaloshi mori abdes dhe filloi tė falej , pasi fali dy rekate namaz , hapi duart dhe filloi tė bėnte dua .
Kur e pa nė atė gjendje Abdullah Ibėn Mubareku , pėrsėri u afrua , pa u hetuar nga djaloshi , me qėllim qė tė dėgjonte se ēfarė duaje do tė bėnte tani djali.
Ndėrsa djali , pasi lavdėroi Allahun dhe dėrgoi salavatė mbi profetin filloi t'i bėnte dua Allahut me fjalėt:

"O Zoti im ma merr shpirtin tani , tani , tani!" .

Kur dėgjoi kėto fjalė Abdullah Ibėn Mubareku u shtang!
Nuk dinte ēfarė tė bėnte!
Nuk vonoi shumė dhe djaloshi ra pėrtokė i vdekur.
Abdullah Ibėn Mubareku filloi tė qante .
Pastaj tha ajetin:

"Kjo ėshtė dhuratė e Allahut ia jep Ai kujt tė dojė."