Efektet e mėkatit

El-Arbiah 14 Dhul Hixheh 1430 / 02 12 2009

1 – Njeriu pengohet prej diturisė pėr arsye se dituria ėshtė dritė qė Allahu e bėnė qė ta arrin zemrėn, ndėrsa mėkati e fik dritėn. Kur el-Shafiu ishte ulur para Malikut dhe i lexonte atij, ai e admiroi atė pėr shkak tė inteligjencės, vigjilencės dhe tė kuptuarit e tij qė e pa tek ai. Ai tha, “Unė mendoj qė Allahu ka bėrė qė drita tė hyjė nė zemrėn tėnde, prandaj mos e fik atė me errėsirėn e mėkatit.”

2 – Do tė pengohesh prej furnizimit. Nė Musnedin e Ahmedit ėshtė transmetuar se Theubani ka thėnė: “I Dėrguari i Allahut (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė) ka thėnė: ‘Njeriu pengohet prej furnizimit pėr shkak tė mėkateve qė i bėnė.’ ” (Transmetuar prej Ibn Maxheh, 4022, i klasifikuar si hasen prej Albanit nė Sahih Ibn Maxheh).

3 – Ai ndien largim (izolim) qė vije ndėrmjet njė personi dhe Zotit tė tij, dhe ndėrmjet tij dhe njerėzve tjerė. Njėri prej selefėve tha: “Nėse i bėjė mėkat Allahut, e shohė atė nė sjelljen e shtazės ngarkuese dhe nė gruan time.”

4 – Gjėrat bėhen tė vėshtira pėr atė, kėshtu qė ai nuk e drejton vėmendjen e tij drejt ndonjė ēėshtje pėrveē se e gjen rrugėn tė bllokuar apo e gjen atė tė vėshtirė. E njėjta shenjė, pėr atė qė e ka frikė Allahun, gjėrat bėhen tė lehta pėr atė.

5 – Mėkatari do tė gjen errėsirė nė zemrėn e tij, ku do ta ndijė atė ashtu siē e ndien errėsirėn e natės. Kjo errėsirė do tė ketė ndikim nė zemrėn e tij ashtu siē ka ndikim errėsira fizike nė shikimin e tij. Se dėgjueshmėria ėshtė dritė dhe mos dėgjueshmėria ėshtė errėsirė.
Sa mė e fuqishme tė bėhet errėsira, aq mė i fuqishėm bėhet hutia e tij, derisa tė bije nė bidate-risi , nė devijim dhe nė gjėra tė tjera qė e shpien nė njė pėrfundim tė keq, pa e vėrejtur fare, sikurse i verbėri i cili del nė errėsirė, duke ecur i vetmuar. Kjo errėsirė bėhet e dendur derisa ti mbulon sytė, pastaj bėhet mė e dendur derisa ta mbulon fytyrėn, ku duket e errėt dhe mund tė shihet nga ēdonjėri.
Abdullah Ibn Abasi ka thėnė: “Veprat e mira e ndriēojnė fytyrėn, i japin dritė zemrės, dhe sjellin furnizim tė bollėkshėm, fuqi fizike dhe dashuri nė zemrėn e njerėzve. Veprat e kėqija e bėjnė fytyrėn tė errėt, i japin errėsirė zemrės, dhe sjellin dobėsi fizike, mungesė tė furnizimit dhe urrejtje nė zemrėn e njerėzve.”

6 – Pengohet prej ibadetit dhe dėgjueshmėrisė. Nėse mėkati nuk sjell diē tjetėr pėrveē asaj qė e pengon njeriun prej veprave tė adhurimit e qė ėshtė e kundėrta me mėkatin, dhe e mbyll hyrjen tek aktet e ibadeteve tjera, kjo do tė ishte e mjaftueshme.
Pra mėkati e pret rrugėn e tret dhe tė katėrtė dhe kėshtu me radhė, dhe pėr shkak tė mėkatit ai pengohet prej shumė akteve tė ibadetit, ku secila prej tyre do tė ishte mė e mirė pėr atė se sa kjo botė dhe e tėrė ajo qė gjendet nė tė. Pra ai ėshtė si njė njeri i cili han ushqim i cili me tė sigurt do ti shkaktoj sėmundje tė gjatė, dhe se ai pengohet prej shumė ushqimeve tjera qė janė mė tė mira se ai. Dhe Allahu ėshtė Ai tek i Cili duhet kėrkuar ndihmė.

7 – Mėkati lind mėkate derisa ta dominon personin dhe ai s’mund ti ik asaj.

8 - Mėkatet e dobėsojnė vullnetin e njeriut. Gradualisht e forcon vullnetin e tij pėr tė bėrė mėkate dhe dobėsohet vullneti i tij pėr tu penduar, derisa mos tė mbetet aspak vullnet nė zemrėn e tij pėr tu penduar...pra ai kėrkon falje dhe e shprehė pendimin, por ato janė vetėm fjalė nė buzė, sikurse pendimi i gėnjeshtarit, ku zemra e tij ende ėshtė e vendosur qė tė bėjė mėkate dhe tė insistojė nė ato. Kjo ėshtė njėra prej sėmundjeve mė serioze qė mund ta shpie nė pėrfundim tė keq.

9 – Ai do tė bėhet i pandjeshėm dhe mė nuk do ta sheh mėkatin si tė neveritshėm, pra do tė bėhet zakon i tij, dhe ai nuk do tė shqetėsohet nėse njerėzit e shohin duke e bėrė mėkatin apo flasin pėr atė.

Pėr prijėsit e imoralitetit, kjo ėshtė paturpėsi pėrfundimtare nė tė cilėn ata gjejnė kėnaqėsi tė madhe, saqė ndihen krenar pėr mėkatin e tyre dhe ju tregojnė njerėzve pėr atė tė cilėt nuk e din se e kanė bėrė atė, duke ju thėnė, “O ti dhe ti, e kam bėrė kėtė dhe kėtė.”
Njerėzit tė tillė nuk mund tė ju ndihmosh dhe rruga e pendimit nė shumicėn e rasteve ėshtė e bllokuar pėr ata. Pejgamberi (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė) ka thėnė: “I tėrė umeti im do tė jetė mirė pėrveē atyre qė e bėjnė mėkatin haptas, dhe ajo pėrfshin raste kur Allahu e mbulon mėkatin e njė personi, por nė mėngjesin e nesėrme ai e zbulon veten dhe thotė, ‘O ti dhe ti, mbrėmė e kam bėrė kėtė dhe kėtė, pra ai me paturpėsi e zbulon veten e tij kur Zoti i tij tėrė natėn e ka mbuluar mėkatin e tij.’” (Transmetuar prej el-Buhariut, 5949; Muslimi, 2744).

10 – Kur tė bėhen shumė mėkate lėnė njollė nė zemrėn e personit i cili i bėnė ato, pra ai bėhet njeri prej neglizhentėve. Ashtu siē thotė njėri prej selefėve, nė lidhje me ajetin –

“Jo, nuk ėshtė ashtu! Por tė kėqijat qė i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan (u mbuluan me mėkate dhe vepra tė kėqija).”

[el-Mutafifin 83:14 ] –

kjo donė tė thotė mėkat pas mėkatit.

Si fillon kjo ėshtė se zemra njolloset prej mėkateve, dhe nėse mėkatet shtohen atėherė njolla rritet mė shumė derisa tė bėhet ran (e mbuluar me mėkate dhe me vepra tė kėqija), pastaj rritet derisa tė vuloset dhe zemra mbulohet dhe mbyllet.
Nėse kjo ndodh pasi qė personi tė jetė udhėzuar dhe tė ketė kuptuar, atėherė zemra e tij ėshtė pėrmbysur, dhe nė atė pikė shejtani e merr kontrollim mbi atė dhe e drejton ashtu siē dėshiron ai.

Shejh Muhamed Salih El-Munexhid
botaislame.com