-
“O ithtarë të librit, përse nuk i besoni ajetet (Kuranin) e Allahut, e duke e ditur të vertetën? O ithtarët e librit, përse, duke qenë se ju e dini të vërtetën e ngatërroni me gënjeshtrën dhe fshihni realitetin?”. (Ali Imran 70-71)
-
-
i/e regjistruar
بسم الله الرحمن الرحيم
"O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju."
(Nisa 1)
-
-
i/e regjistruar
"As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri që të pasosh fenë e tyre. Thuaju: "Udhëzimi i All-llahut është Udhëzim i drejtë. E nëse pasiqë të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të ndihmojë e as të mbrojë nga All-llahu." (El-Bekare, 120)
-
-
i/e regjistruar
Kush i përmbahet udhzëimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)". E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër. (Ta Ha: 123, 124)
-
-
i/e regjistruar
"Thuaj (O Muhammed): "O ithtarë të Librave të Parë! (jehudi e të krishterë): Ejani te
një fjalë që është e drejtë dhe e përbashkët mes nesh dhe jush: që të mos adhurojmë
askënd përveç Allahut, që të mos i vëmë shokë Atij në adhurim, dhe që asnjë prej nesh
të mos marrë të tjerë për zot përveç Vetëm Allahut." Pastaj në qoftë se ata largohen,
thuaju: "Dëshmoni për ne se jemi muslimanë (besimdrejtë)." (Al Imran: 64)
-
-
i/e regjistruar
Nuk ka dyshim se për myslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.
(Ahzab,35)
-
-
i/e regjistruar
"Lexo me emrin e Zotit tend,i Cili krijoi(gjithqka),
e krijoi njeriun nga nje droqke gjaku!
Lexo!Zoti yt eshte Bujari me i madh,
i Cili,me ane te penes ia mesoi,
ia mesoi njeriut ato qe nuk i dinte."(96/1-5)
-
-
i/e regjistruar
Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, pa dyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinim.
Suretul Ankebut - Ajeti 64
-
-
i/e regjistruar
ـٰٓأَيُّہَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱجۡتَنِبُواْ كَثِيرً۬ا مِّنَ ٱلظَّنِّ إِنَّ بَعۡضَ ٱلظَّنِّ إِثۡمٌ۬ وَلَا تَجَسَّسُواْ وَلَا يَغۡتَب بَّعۡضُكُم بَعۡضًاۚ أَيُحِبُّ أَحَدُڪُمۡ أَن يَأۡڪُلَ لَحۡمَ أَخِيهِ مَيۡتً۬ا فَكَرِهۡتُمُوهُۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ تَوَّابٌ۬ رَّحِيمٌ۬ .١٢
• "O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njeri tjetrit, dhe mos përgjoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin."
(Kur`an, 49:12)
-
-
✯
" All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lidjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon nga drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë."
[Nur : 35]
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt